BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet, ja pse CIA nisi monitorimin e Shqipërisë, frika e amerikanëve ishte ngritja e bazave detare nga BRSS dhe rritja e rolit sovjetik në Ballkan

Dokumentet, ja pse CIA nisi monitorimin e Shqipërisë, frika e

Amerikanët kanë zbardhur arsyet se përse u angazhuan për të monitoruar situatën gjatë periudhës komuniste. Në një dokument të siguruar nga gazeta, ku bëhet një përmbledhje e situatës dhe operacioneve, tregohet se amerikanëve nuk u interesonte vendi ynë, por marrëdhënia me Bashkimin Sovjetik. Frika e tyre ishte se mos BRSS ngrinte një flotë të madhe detare në vendin tonë dhe kjo mund të ishte kërcënim për shtet e tjera. Në dokument tregohet se cilat ishin lëvizjet e SHBA. Një ndër tentativat e tyre ishte që të kapnin ambasadorët shqiptarë, por në dokument tregohet se shumë prej tyre i qëndruan besnik qeveris komuniste.

 

 

Viti 1952

Plani për Shqipërinë

Shqipëria është aktualisht i vemi satelit i BRSS me dalje në detin Mesdhe. Vendi kontrollohet nga një regjim i ashpër komunist por prej natyrës së pavarur e luftëtare të popullit të saj në të kaluarën ka pasur potencial të konsiderueshëm anti-komunist. Prandaj dhe vitet e fundit vendi po merr vëmendjen e Fuqive të Mëdha, duke u kthyer në një objektiv kryesor të agjencive të inteligjencës. Por kjo nuk është tërësisht e vërtetë dhe komentet e mëposhtme tregojnë se sa i përket interesave të SHBA, Britanisë e Italisë, Shqipëria është relativisht e parëndësishme dhe nuk duhet t’i kushtohet më shumë se një vëmendje minimale. Vendi është i izoluar nga komunikimet me Evropën perëndimore dhe raportohet se sovjetikët kanë ndërtuar një bazë nëndetësesh në Vlorë si dhe për aktivitet të konsiderueshëm grupesh guerile në veri. Ndërsa pas ndarjes së Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duhet se në ç’masë sovjetikët ushtrojnë kontroll mbi vendin teksa raportimet vazhdojnë të jenë kontradiktore. Disa burime thonë se BRSS po e kthen Shqipërinë një bastion force kurse të tjera thonë se forcat antikomuniste po marrin zona të shumta të vendit. Si rezultat i zhurmave grupe të shumta agjentësh po dërgohen në Shqipëri si nga SHBA, Britania, Greqia, Jugosllavia e Italia. Informacionet e marra prej tyre së bashku me ato të refugjatëve të larguar, flasin për pjesëza rezistence dhe antikomunistë të paorganizuar, pa burime dhe furnizime ushqimi apo municionesh, të cilët persekutohen vazhdimisht nga autoritetet. Ndërsa bazat sovjetike të nëndetëseve dhe instalacionet e tjera të rëndësishme ushtarake rezultuan inekzistente, megjithëse zyrtarët sovjetikë ushtrojë kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe aspektet civile të jetës së vendit. Arsyet e vendeve të ndryshme për dërgimin e misioneve në Shqipëri nuk është thjesht mbledhja e inteligjencës, Greqia kërkon të avancojë pretendimet territoriale ndërsa Italia kërkon të rivendosë influencën e saj. Jugosllavia po heton për shenja të simpatisë titiste në popullatën e veriut.

Lëvizjet Britanike

Por përpjekja kryesore është organizuar nga anglo-amerikanët të cilët duke vepruar prapa fasadës së Komitetit Shqipëria e Lirë kanë angazhuar vegla të shumta propagande dhe një numër të madh agjentësh. Ata u përpoqën të organizojnë një rezistencë të gjerë kombëtare që do të shërbente si shembull për lëvizje në vende të tjera komuniste. Por rezultati i këtij programi të pakoordinuar ishte vetëm forcimi i kontrollit sovjetik në vend. Një numër i madh antikomunistësh që ndihmuan agjentët nga jashtë u zbuluan dhe u ekzekutuan, ndërsa të tjerë u zhgënjyen nga dështimet e fuqive të mëdha dhe të grupeve të emigracioni që premtonin çlirimin e shpejtë të Shqipërisë. Përgjegjësia për dështimin e Fuqive të Mëdha nuk mund t’i lihet vetëm një grupi, por kontradiktave mes disa politikave dhe natyra e vendit. Shqipëria e vogël fshatare ka qenë prej shekujsh e pandryshuar, ndërsa tani edhe një agjent me dokumente të plota nuk mund të lëvizë lirisht në vend pasi edhe para regjimit aktual nuk kishte arsye që dikush të lëvizë nga komuniteti i tij. Të gjithë anëtarët e komuniteteve e njohin njëri-tjetrin ose njihen nga dialekti dhe mënyra tipike e veshjes, kështu që një i huaj nuk mund të kalojë i pa dalluar mes tyre. Kështu që në prezencë të një agjenti, përveçse në raste të rralla, kjo mësohet nga një numër i madh njerëzish dhe mbijetesa e tij varet tërësisht nga ndjesitë pro apo antikomuniste të secilit prej tyre. Edhe sikur të kishte unanimitet me popullatës mbi opinionin për regjimin, kjo do të thyhej nga kontradiktat partiake si ato të grupeve shqiptare të emigracionit. E vetmja fuqi që ka përfituar dhe nuk ka humbur nga ky konfuzioni shqiptarëve është Jugosllavia, e cila ka një kufi të gjatë me Shqipërinë veriore dhe ka gjithashtu më shumë aftësi për të njohur mendësinë e tyre por apo antititiste. Kështu ata kanë orientuar përpjekjet e tyre në mbështetjen e një lëvizjeje jo-politike për një Shqipëri të “lirë, të pavarur dhe vërtet demokratike”. Ata i kanë bërë oferta dhe shqiptarëve kolaboracionistë në emigracion, ndaj të cilëve disa kohë më parë po bënin propagandë negative duke i quajtur “kriminelë lufte” “tradhtarë” etj. Kjo situatë e krijuar ka dëmtuar përpjekjet amerikane për operacionet e inteligjencës në Shqipëri, ndërsa një tjetër pengesë është përjashtimi nga operacionet i grupit politik BKI (Blloku Kombëtar Indipendent) i cili ishte përdorur më parë gjerësisht për operacionet. Por me mendojmë se aktualisht nuk ka arsye për zgjerim të operacioneve dhe nuk as sinjalizime se mund të ketë në të ardhmen. S

Lëvizjet e CIA

Shqipëria ka mbetur e izoluar nga pjesë tjetër e bllokut sovjetik dhe kjo ndoshta ka ndikuar në vendimin e sovjetikëve për të mos e përdorur si bazë të mirëfilltë detare kundër Perëndimit. Për kohë paqeje tashmë CIA dëshiron vetëm të jetë e informuar mbi zhvillimet shqiptare aq sa për të mësuar ndonjë ndryshim të objektivave sovjetike që do të sillte rritjen e rëndësisë strategjike të vendit. Në lidhje me bashkëpunimin me shërbimet fqinje të inteligjencës ndoshta më e vlefshme se lidhjet greke e italiane, mund të jetë ndërlidhja jonë e vendosur së fundmi me UDB, e cila kryen operacione të gjera në Shqipëri prej rajonit të Kosovës dhe Maqedonisë. Në përpjekjet tona për të stimuluar bashkëpunimin me ta, kohët e fundit u kemi kaluar një studim të gjerë të Shqipërisë të marrë nga deponimi i një dezertori shqiptar të rangut të partë në 1949. Ende asnjë informacion nuk na është dhënë në këmbim por UDB ka premtuar një vlerësim të studimit tonë. Ndërkohë nuk kemi në plan për përfshihemi në operacionet e tyre ndërkufitare, meqenëse Jugosllavia e konsideron Shqipërinë zonë ku ka interes parësor. Si rezultat i kushteve operacionale, aktivitetet tona shqiptare janë kryer nga impiante të vendeve të huaja, të cilat janë ekzaminuar me imtësi dhe janë shfrytëzuar në maksimum. Grupet e emigrantëve në Greqi dhe Itali kanë qenë burimi i kryesor i personelit, por mundësitë e shfrytëzimit të tyre po zvogëlohen prej shumë faktorësh, duke përfshirë emigracionin e një numri të madh refugjatësh shqiptarë, rekrutimin nga agjenci të tjera të OPC si dhe vdekjet e figurave me influencë që ishin dërguar fillimisht në mision. CIA ka ende një masë të gjerë nga të zgjedhë personelin e operacioneve të saj siç është Garda prej 250 vetash në Gjermani, të cilët mbahen kryesisht si rezervë personeli për rast lufte. Edhe në Greqi ka një stabiliment të konsiderueshëm për trajnimin e agjentëve në komunikime, hedhje me parashutë dhe aspekte të tjera të operacioneve. Në Itali kemi disa impiante që mund të na ofrojë stabilimenti italian, por për arsye të distancës gjeografike me Shqipërinë nuk janë aq të rëndësishme sa ato të Greqisë. Operacionet nga Italia deri tani kanë qenë vetëm lëshime nga ajri, kurse nga Greqia janë kryer thuajse të gjitha infiltrimet tokësore dhe në disa raste nga deti.

 

Synimet

Objektivi kryesor i operacioneve është marrja e informacionit të mjaftueshëm nga Shqipëria sa për të na paralajmëruar në rast të ndryshimeve strategjike apo të ndërtimit të një baze detare sovjetike. Ne po ndjekim çdo zhvillim një ndërtimet e mundshme të impianteve ajrore dhe zhvillimit të forcës ajrore të Shqipërisë, apo dje lëvizjet tregtare të anijeve nga vendet satelite mbulimi i zhvillimeve për momentin vjen nga intervistat me refugjatët e sapoardhur si dhe nga inteligjenca italiane që heton lëvizjet komerciale të anijeve. Këto besohet se plotësojnë dhe nevojat tona të inteligjencës. Aktualisht kemi një punonjës shqiptar-folës me kohë të plotë për operacionet shqiptare dhe një oficer i vjetër në Romë që përfshihet pjesërisht. Gjithsesi nevojat tona të inteligjencës mbeten të kufizuara. Ashtu siç i kemi kushtuar vëmendje në të shkuarën, do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar dokumentacione shqiptare në mbështetje të operacioneve. Nuk është me dobi sigurimi i dokumenteve false në një vend të vogël ku popullsia është thuajse gjithmonë statike dhe edhe i huaji me të gjithë dokumentet tërheq vëmendje të madhe. Një tjetër çështje me rëndësi është sigurimi i lekëve shqiptare në mbështetje të operacioneve. Për arsye se leku shqiptar nuk përdoret në veprimet tregtare me vendet jo-komuniste, sigurimi i kësaj valute vazhdon të mbetet problem, por besohet se një zgjidhje mund të jetë ndihma e UDB e cila ka premtuar të na japë një sasi të kufizuar, që siç thotë ajo është siguruar nga operacionet e saj dhe nga refugjatët.

Objektivat prioritarë

Siç është përmendur më herët, në Shqipëri ka disa objektiva që mund të justifikojnë vëmendjen e kushtuar. Roli i luajtur nga Shqipëria brenda sferës sovjetike është shumë i vogël prej izolimit të saj gjeografik. Informacionet mbi objektivat sovjetikë mund të merreshin sikur të kishin akses në komunikimet telegrafike mes Tiranës dhe Moskës ose me kryeqytetet e tjera satelite, por ashtu siç u shpjegua më poshtë përpjekjet tona për të bindur dy diplomatë shqiptarë të dezertonin ishin negative. Për momentin jemi të detyruar të kufizojmë objektivat tona shqiptare në monitorimin e ndryshimeve të mundshme të rëndësisë së saj strategjike për BRSS. Në rast të rritjes së rëndësisë së saj strategjike, e cila sipas mendimit tonë nuk ka shumë gjasa, të tjera prioritetet do të ngrihen që do të shoqërohen me operacione përkatëse. Për momentin nuk kemi në plan operacione konkrete kundër spiunazhit shqiptar. Spiunazhi i Shqipërisë bëhet kryesisht me anë të ambasadave të tyre në Romë dhe Paris, aktivitetet e të cilëve nuk kanë një rëndësi të tillë që të justifikojnë kundër-operacionet tona. Gjithsesi ambasada shqiptare në Romë mbahet nën mbikëqyrje nga bashkëpunimi ynë me shërbimet italiane. Mbulimi për ambasadën shqiptare në Paris është më i paktë prej këmbimeve të kufizuara mes zyrës tonë në Paris dhe agjencisë franceze Surete Generale.

Subversion dezertime

E vetmja mundësi për subversion të zyrtarëve shqiptarë ishte ajo e projektit Throttler në janar 1952 kur u tentua subversioni i kreut të sigurisë së ambasadës shqiptare të Parisit. Për disa faktorë kjo tentativë rezultoi e pasuksesshme, mes të cilëve ishin mbikëqyrja e ashpër ndaj individit në fjalë si dhe qëndrimi jo-bashkëpunues i shërbimeve franceze ndaj përpjekjeve të CIA në tokën franceze. Një tjetër mundësi dezertimi e autoriteteve shqiptare ishte ajo e atasheut të shtypit në ambasadën shqiptare në Romë, nga e cila u detyruan të hiqnim dorë për arsye të dështimit në vendosjen e kontakteve nga pala britanike.

Operacione depërtimi

Aktivitetet e instilacioneve diplomatike shqiptare nuk besohet se janë aq të rëndësishme sa për të tentuar depërtime personeli, përveç rasteve kur na paraqiten mundësi të gatshme, si për shembull me anë të agjentëve të dyfishtë. Ndërkohë në bashkëpunim me inteligjencën detare të Italisë po monitorohen gjerësisht komunikimet shqiptare

Selia qendrore

Duke parë natyrën e kufizuar të operacioneve shqiptare dhe të faktit se nuk kemi personel brenda Shqipërisë, selia jonë aktuale është e mjaftueshme për nevojat tona. Shqipëria. Gjithashtu për arsye të mungesës së udhëtimit mes vendeve jo-komuniste dhe Shqipërisë, instalacionet e infiltrimit në Shqipëri nuk është nevoja të jenë të fshehta.

Personeli

Përdorimi i oficerëve që nuk janë të identifikuar si të CIAs nuk është i nevojshëm për operacionet tona të kufizuara shqiptare. Kemi dy pika kryesore nga ku mund të nisim e të bazojmë operacionet tona në kohë paqeje, që janë Italia e Greqia. Ka gjithashtu një mundësi të vogël për operacione të përbashkëta me Jugosllavinë dhe UDB, edhe pse për momentin një rrugë e tillë nuk po merret në konsideratë. Plan grek parashikon ngritjen e një stabilimenti klandestin në rast të mbylljes së bashkëpunimit mes shërbimeve të inteligjencës. Siç kemi përmendur më sipër rëndësia e Shqipërisë është relativisht e vogël por ajo kërkon vëmendje nga aspekti i inteligjencës në lidhjet me qëllimet e armikut ndaj saj. Por duke marrë parasysh kërkesat në rritje të zonave më urgjente ne nuk mund të kushtojmë më shumë burime nga sa kemi aktualisht. Ne do të përdorim dy apo tre persona që zotërojmë aktualisht me eksperiencë operacionale shqiptare. Por ashtu si në Luftën II Botërore asnjë palë nuk ka shumë për të fituar nga Shqipëria pasi është një zonë që nuk mund të mbrohet me efikasitet dhe në rast se kthehej në një bazë mund të kishte humbje të konsiderueshme në pajisje dhe personel. Prioriteti ynë fillestar do të jetë të sigurohemi që hipotezat tona janë korrekte, dje për këtë nevojiten infiltrime nga ajri ose rrugë të tjera, siç kemi bërë dhe në të kaluarën.

 Skenari i luftës

Për momentin nuk kemi arsye të besojmë se një skenar i mundshëm lufte në Shqipëri do të ishte ndryshe nga ajo me të cilën po përballemi aktualisht. Për arsye të vendndodhjes gjeografike ajo do të luante rol shumë të vogël në konflikt. Ajo është e distancuar nga rrugët kryesore të avancimit të forcave tokësore dhe nuk ka avantazhin e një baze ajrore, por përkundrazi vuan nga shumë disavantazhe në krahasim me vende të tjera që janë nën kontrollin sovjetik, prej mungesës së hekurudhave dhe infrastrukturës rrugore me vendet fqinje. Për këto arsye vendi nuk do të kishte kaosin që lufta sjell në shumë vende. Detyra për nxitjen e kushteve të tilla do të ishte shumë e vështirë. Nevoja e përfitimit nga kushte të tilla kaosi e konfuzioni do të ishte pozitive, por në këtë rast ka shumë faktorë të panjohur që do ta bënin të pamundur planifikimin. Ndoshta në kohë lufte Shqipëria mund të jetë më e suksesshme në nxitjen e rezistencës.

Personeli, logjistika

Është bërë tashmë kërkesa për një individ që besohet kompetent, i cili pas një trajnimi do të drejtojë degën shqiptare të aktiviteteve. Dy oficerë të rinj do të rekrutohen për të mbushur dy postet e tjera. Përveç instruksionit në gjuhën shqiptare ata nuk kërkojnë trajnime të tjera. Mësimi do të bëhet nga një ish-agjent i terrenit, kur të jetë e nevojshme. 

Më të lexuarat