BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet, ja si Abdyl Këllezi kërcënonte Nikita Hrushovin më 1961, ultimatum të mos ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë

Dokumentet, ja si Abdyl Këllezi kërcënonte Nikita Hrushovin

Zbardhen te tjera detaje nga bisedat mes Kinës dhe Shqipërisë më 1961. Qendra ndërkombëtare “Wilson” ka publikuar një bisedë mes ministrit të Ekonomisë Abdyl Kellezi dhe kryeministrit kinez, ku flitet për marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Në bisedën e dytë të zbardhur nga gazeta flitet për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve dhe Pelkini pranon të ndihmojë qeverinë shqiptare, ndërsa nuk mungonin sulmet ndaj Hrushovit.

 

20 prill, 1961

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Shoku Abdyl Këllezi diskuton me shokun Çu En Lai për rezultatin e takimit Këshillit të Paktit të Varshavës, mbështetjen e Kinës për marksizëm-leninizmin dhe konfliktin shqiptaro-sovjetik. Në takim ishin gjithashtu prezentë Mihal Prifti nga pala shqiptare dhe Den Ciaoping, shefi i stafit Luo Riqing dhe drejtori i zyrës ndërkombëtare të partisë Vu Xiuquan. Në drekën e dhënë pas bisedimeve ishin gjithashtu prezentë dhe Li Xianian dhe anëtari i Byrosë Politike, Tan Zhenlin.

Deng Ciaoping:Çështjet që përmendi shoku Çu Enlai janë dhe opinioni ynë dhe i partisë sonë. Në lidhje me marrëdhëniet brenda kampit socialist, ju e dini që konferenca e Bukureshtit ishte një përpjekje kundër nesh, por ju u gjendët në mes të zjarrit dhe e tërhoqët atë drejt vetes. Kjo ishte një lëvizje e mirë. Ju ishit të guximshëm dhe ndoqët vullnetin tuaj të lirë. Më pas, në konferencën e Moskës ku të dyja partitë tona ishin në linjën e zjarrit, ju morët pjesën më të madhe të kritikave, ndoshta ngaqë ne jemi një parti më e madhe. Ko çështje duket se do të zgjasë. Gjatë konferencës së Moskës nuk kisha fatin të takoj shokun Enver Hoxha dhe shumicën e bisedave i bëra me shokun Hysni Kapo. Por ashtu dhe shoku Liu Shaoqi kreu shumicën e bisedave me shokun Liu Shaoqi. Të dyja partitë tona mendojnë se kjo çështje do të zgjasë. Por ne jemi në anën e të drejtës. Ne nuk u detyrohemi atyre, por ata ne. Prandaj në vazhdim duhet të veprojmë në mënyrë që të gjithë të kuptojnë që ne po veprojmë sipas të drejtës. Për shembull për çështjen e bazës, ju jeni në anën e të drejtës dhe duhet të kërkoni që marrëveshja e nënshkruar të zbatohet, ju duhet vetëm të vazhdoni të përsërisni këtë dhe të mos thoni asgjë tjetër, derisa ata të flasin dhe të kuptoni se çfarë kanë për të thënë. Ne mendojmë se metoda e përdorur nga shoku Beqir Balluku është korrekte. Ju nuk duhet të nxeheni dhe të shani, pasi kjo do t’i bëjë ata të mendojnë. Përpjekja do të jetë e gjatë prandaj dhe puna duhet të jetë e kujdesshme. Unë jam i bindur se ne kemi këndvështrime të përbashkëta dhe nuk kemi keqkuptime. Ne e njohim të vërtetën që me shikimin e parë, çështja është si të organizojmë punën tonë. Më parë kemi pasur koordinim të mirë me Moskën, por ata ju sulmuan në konferencën e fundit dhe reagimi juaj ishte i mirë. Ne nuk folëm, por do të kërkojmë kohën e duhur për të folur. Ne e kemi përmendur çështjen disa herë gjatë takimeve të komisioneve dhe shoku Liu Shaoqi ia ka përmendur zyrtarisht Gomulkës. Ne i thamë se nuk duhet të veprojnë në atë mënyrë ndaj Shqipërisë, dhe se gjithsesi Shqipëria ka të drejtë. Në përshëndetjet e tij shoku Liu Shaoqi foli për dymbëdhjetë vende socialiste. Ai tha se duhet të ketë unitet në vendet tona nga Shqipëria deri në Vietnam dhe nga Gjermania deri në Kore, dhe se kushdo që prish unitetin bën një krim historik. Kësaj here ne dërguam vetëm ambasadorin tonë në takimin e komisionit politik të Paktit të Varshavës, kurse në takimet e tjera kishim dërguar delegacion. Ata e kuptojnë qëndrimin tonë. Në instruktuam ambasadorin se nëse gjërat ishin në rregull ai të lexonte një përshëndetje, por nëse thuhej diçka kundër Shqipërisë ai të mbetej i heshtur. Nganjëherë, të mos mbash fjalim ndikon më shumë se të flasësh gjatë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të mbanim qëndrim në Moskë. Ata ju detyrohen ju dhe të gjithë lëvizjes komuniste. Ne do të flasim, por kur të jemi të sigurt që të flasim në momentin e duhur. Për shembull, në lidhje me bazën, Hrushovi nuk ka vendosur ende largimin e saj, dhe nëse e bën ne do të përpiqemi ta ndalojmë. Kjo është në favorin tuaj dhe të kampit socialist. Ndoshta deh ngjarjet në Kubë mund të kenë avantazhe për ju. Sigurisht që për momentin ne do të heshtim, por për çështje si këto nuk mund të heshtësh përgjithmonë. Çështja e dytë është në lidhje me asistencën ekonomike. Nëse ata vendosin të mos ju ndihmojnë do të jetë detyra jonë ta bëjmë këtë, pasi ju keni ndihmuar shumë lëvizjen komuniste botërore. Ne do t’ju ndihmojmë me të gjithë kapacitetin që kemi. Nëse ka gjëra që tani ose në të ardhmen e afërt nuk mund t’ju ndihmojmë, ne do t’jua themi. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet teknike e teknologjike, që ne do t’i zgjidhim në faza të ndryshme. Ne mendojmë se në fushën e bashkëpunimit ekonomik të veproni në mënyrë që për vitet e ardhshme e gjithë përgjegjësia të bjerë mbi ta. Çfarëdo që mund të merrni prej tyre merreni, duke ruajtur të drejtën në anën tuaj. Pjesën tjetër do ta shikojmë bashkë. Në kushtet tuaja ka të bëjë shumë mënyra e zgjidhjes së çështjeve. Ne i kemi ngritur këto çështje dhe me shokët kubanë kur sekretari i tyre i partisë ishte këtu në Moskë.

Instruksionet e Pekinit

Shoku Mao Ce Dung tha: “Së pari duhet të forcohet policia e popullit, dhe së dyti duhet të ndryshohet ekonomia e njëanshme dhe të forcohet bujqësia”. Tani në zhvillimin e ekonomisë së tyre ne e kemi parasysh këtë dhe në vend që të mbillet vetëm kallam-sheqeri, ata do të zhvillojnë dhe prodhimin e orizit dhe kultura të tjera. Tani ata kanë një forcë policie me rreth 300 000 njerëz. A mund të përdoren vërtet raketat sovjetike të stacionuara në Kubë? Kjo nuk është një çështje e thjeshtë pasi mund të ndizet një luftë botërore. Kurse luftërat lokale kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Sot forca e policisë është më e rëndësishme sesa ushtria e rregullt. Armiku mund të pushtojë qytetet kryesore, por lufta mund të vazhdohet në prapaskenë nga policia e popullit. Sigurisht që kjo këshillë nuk është për kushtet e Shqipërisë, pasi i gjithë populli është me ju. Për ju është e rëndësishme rindërtimi dhe ekonomia. Bujqësia juaj ka potencial të madh. Edhe zhvillimi i industrisë suaj duhet të bazohet te zhvillimi i bujqësisë. Në fillim duhet të mbushim barkun pastaj të pushojmë. Ndërsa për çështjet e tjera ju i shikoni vetë pasi tani keni eksperiencë. Ju nuk mund të zhvilloni në fillim industrinë pastaj bujqësinë, sepse kjo kthehet në pengesë. Për shembull çdo vit ne furnizojmë provincën e Mançurisë me 1.6 miliardë ton grurë. Ka gjithashtu shembuj të tjerë në Kinë ku shumë projekte industriale janë pezulluar. Ne tashmë kemi ngadalësuar zhvillimin e industrisë për t’i dhënë përparësi bujqësisë. Kur të ktheheni në Shqipëri ju lutem t’i thoni shokut Hoxha që ne do t’ju ndihmojmë me të gjithë fuqinë, por nuk jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha nevojat tuaja.

Abdyl Këllezi: Shoku Çu En Lai dhe shoku Deng Ciaoping përmendën pikat tona të përbashkëta dhe ne nuk kemi kundërshtime. Ne jemi të bindur për këtë pasi ishin në të njëjtën linjë në Bukuresht pa e planifikuar. Ne ishim të përgatitur në takimin e komitetit politik pasi udhëheqja jonë kishte parashikuar që mund të kishte sulme, siç ndodhi në të vërtetë. Ju e patë sesi Nikita Hrushov e kaloi çështjet e mosmarrëveshjeve ideologjike në çështje ndër-shtetërore. Nuk e nisëm ne konfliktin në komitetin politik të Paktit të Varshavës. Fjalimi i shokut Beqir Balluku ishte korrekt dhe me parime. Fjalimi ynë mbështetej në deklaratën e Moskës, duke përmendur nevojën e forcimit të ushtrive socialiste dhe rrezikun e imperializmit amerikan. Ai demaskoi publikisht aktivitetet e imperialistëve si Kenedi dhe të revizionistëve jugosllavë. Ndërsa Hrushov dhe të tjerët sulmuan Shqipërinë me deklarata të turpshme apo argumente kundër vendit dhe partisë suaj. Shpifjet dhe fabrikacionet për çëshjten e bazës detare janë të ulëta. Asgjë nuk ka ndodhur në bazë që është bërë qëlliisht nga ne.

Deng Ciaoping: Kemi dëgjuar për çështjen e pesë grave sovjetike të ndaluara nga policia dhe se sovjetikët kanë përdorur mënyra të ngjashme kundër jush.

Këllezi: Arsyeja për sulmin e tyre nuk është kjo ngjarje por ajo që ndodhi në takimin e Bukureshtit dhe fakti që ne folëm hapur. Që prej konferencës së Bukureshtit ata kanë filluar sabotazhet në gatishmërinë e bazës detare dhe të ushtrisë në përgjithësi. Ata nuk kanë kryer dërgesat e pajisjeve dhe ne e kemi ngritur çështjen herë pas here. Ata kanë kërkuar që vetëm personel sovjetik të qëndrojë në bazë ose ndryshe ajo të hiqet. Ne i kemi shpjeguar se partia shqiptare e ka ndërtuar bazën së bashku me partinë sovjetike dhe se për këtë ka një marrëveshje mes dy qeverive. I thamë se nuk do të pranojmë kurrë të largojmë personelin shqiptar prej saj dhe se nëse dëshirojnë le ta heqin, por i kujtuam gjithashtu se kjo do të ishte shkelje e marrëveshjes së nënshkruar dhe se ata do të mbanin përgjegjësi para popullit, para lëvizjes komuniste dhe para historisë. Heqja e bazës dëmton Shqipërinë, Bashkimin Sovjetik dhe të gjithë kampin socialist. Pra në fjalë të tjera nuk ishim ne që nisëm sherrin. Ata e nisën dhe ne u dhamë përgjigjen e duhur.

Këllezi: Hrushov tha se shqiptarët po përpiqen ta përmbysin atë dhe fjalë të tjera. Kjo është absurde dhe anti-marksiste ... por ai e konsideron veten si dikush që mbron armiqtë e partisë shqiptare. Si është e mundur që ne kërkojmë përmbysjen e një lideri të një partie komuniste? Ne nuk kemi fare të bëjmë me këtë, por i kemi thënë hapur Hrushovit se nuk duhet të merret me tradhtarët e partisë sonë dhe as të ndërhyjë në punët tona të brendshme, sepse ne nuk do ta lejojmë. Kështu që ne nuk e nisëm sulmin ndaj Hrushovit, por e nisi dhe ne i dhamë një kundër-goditje. Partia jonë ka luftuar dhe do vazhdojë të mbrojë deklaratën e Moskës, kundër atyre që mbajnë lart flamurin e oportunizmit dhe revizionizmit. Ata erdhën në kongresin tonë të 4 dhe përsëri shkelën mbi deklaratën e Moskës. Ndërsa ne përkundrazi vazhduam procedimet e Kongresit në frymën e deklaratës së Moskës. Ata u përpoqën të gjenin të çara në punën tonë por mbetën të zhgënjyer pasi partia jonë ishte e fortë si një monolit. Ne jemi dakord se kjo do të jetë një përpjekje e gjatë dhe se nevojitet durim, por ne do të triumfojmë. Ngjarjet në Kubë, Laos dhe në Kongo tregojnë se ne jemi në krahun e të drejtës. Hrushov thotë se ne kemi raketat, por nuk kanë rëndësi vetëm raketat, pasi njerëzit tanë duhet të armatosen, duhet të jenë vigjilentë dhe duhet të forcohen për demaskimin e imperializmit. Hrushov thotë se duhet të heqim bazën detare nga Shqipëria, ai sillet sikur rreziku për Paktin e Varshavës nuk vjen nga imperializmi amerikan por nga baza detare në Vlorë. Këtu kemi dy ideologji të ndryshme. Ju nuk folët në takimin e Moskës ashtu si dhe disa vende të tjera. Por ju jeni në anën tonë dhe mbështesni qëndrimin tonë. Ne e dimë se ju flisni kur është e nevojshme dhe se nuk do të qëndroni gjithmonë të heshtur. Ne ju besojmë dhe ju e dini më mirë këtë. Shoku Çu En Lai foli për nevojën e grumbullimit të rezervave dhe përgatitjen e popullit për ditë të mira dhe të këqija, ne jemi realistë dhe e kuptojmë se mund të kemi ditë të vështira përpara por nuk kemi frikë. Ne do të vazhdojmë të jemi të përgatitur me sloganin “Në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën”. Ne nuk kemi rezerva gruri dhe karburantesh por po marrim masa serioze. Për shembull, grupe të partisë kanë shkuar fabrikë më fabrikë në të gjithë vendin për të bërë ekonomizimin e materialeve dhe fondeve, dhe në një kohë të shkurtër do të kemi një plan për forcimin e regjimit të kursimit. Disa nga vendet e tjera socialiste nuk kanë ndaluar ndihmat për ne, si për shembull Hungaria, por edhe çekët, që janë tregtarë nga natyra, nuk pritet të prishin marrëveshjet tregtare pasi i japin rëndësi hekurit dhe bakrit që marrin nga ne. Në lidhje me ndihmën ushtarake, unë i kam thënë shokut Li Xianian se që prej ngjarjeve të Bukureshtit ata nuk na kanë dërguar më materiale. Edhe në këtë çështje ata e treguan veten në shkelje të deklaratës së Moskës. Përfaqësuesit tanë i kërkuan palës sovjetike kohën kur do të bëhen dërgesat ushtarake, ndërsa përfaqësuesi i tyre tha se përgjigja e dhënë nga Hrushov dhe Grecho ishte më se e mjaftueshme, që do të thotë se ata nuk do të dërgojnë më ndihma të tjera. Kjo u duk dhe nga vendimi i komisionit për mënyrën e prodhimit të municioneve dhe ndryshimet në listën e pajisjeve që do të merrnim nga Bashkimi Sovjetik. Ata kërkuan që 50 për qind e pajisjeve të bliheshin me shumicë pa interesa, dhe 50 % në formë huaje me interes vjetor. Ne e kundërshtuam këtë dhe u hoq nga protokolli. Nga ju shokë kinezë ne nuk kërkojmë plotësimin e listës por vetëm municionet.

(Shënim i përkthyesit: Dy palët ranë dakord për dërgimin ekspertëve ushtarakë kinezë në Shqipëri për të trajtuar çështjen. Shoku Abdyl Këllezi i falënderoi shokët kinezë për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe theksoi se populli dhe partia shqiptare do të luftojnë për mbrojtjen e atdheut dhe të revolucionit. Ai i soguroi se gjithçka do t’i transmetohet udhëheqësit Enver Hoxha. Çu Enlai tha se në ditët në vijim do të ketë një manifestim të madhe në mbështetje të Kubës ku do të marrin pjesë mbi 100 000 njerëz, dhe të tjerë do të dëgjojnë nga sheshet publike. Ai ftoi shokun Këllezi të merrte pjesë dhe ai pranoi me kënaqësi.)

Këllezi: Ne duhet t’ju falenderojmë sikur vetëm për të zbatuar urdhrat e udhëheqësit Hoxha, edhe pse e ndjemë në zemrat tona. Ju po na ndihmoni në mënyrë të jashtëzakonshme dhe si shokë dhe vëllezër komuniste ne po ju themi hapur se cilat janë kapacitete tona ose ku mund të na ndihmoni më shumë. Ne e kuptojmë se nganjëherë është e vështirë për ju të refuzoni ndihmën tonë dhe ne e vlerësojmë shumë këtë pasi ju po hiqni prodhimin nga tryeza juaj për të na e dhënë ne. Kjo është një sjellje internacionaliste.

Çu En Lai: Ka ende vështirësi për disa materiale dhe probleme transporti që mund të shkaktojnë shtyrje të afateve të caktuara, por ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe rëndësi ka uniteti. Mund të ketë gjithashtu raste kur ndihmat apo materialet mund të mos jenë të përkryera dhe çështjet mund t’i diskutojmë ose të ktheni materialet.

Këllezi: Do të zgjidhim gjithçka si komunistë.

(Pas bisedës u shërbye dreka dhe shumë dolli u ngritën për miqësinë e dy partive dhe shëndetin e liderëve Enver Hoxha dhe Mao Ce Dun.)

 

Më të lexuarat