BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet, ja si CIA nisi operacionet për të zbuluar të fshehta e krerëve të regjimit komunist, nga pseudonimet e veset, te morali e besnikëria ndaj partisë

Dokumentet, ja si CIA nisi operacionet për të zbuluar të fshehta

Në fillimet e saj, CIA operacionet kundër regjimit komunist i përqendroi te zbulimi i të fshehtave për anëtarët e Partisë Komuniste. Në një dokument të deklasifikuar tregohet se si do të niste puna për të mësuar rreth veseve, inteligjencës apo besnikërisë së tyre. Po ashtu do kërkoheshin të dhëna dhe mbi organizmin e partisë dhe të gjitha pikat e dobëta të saj.

4 shkurt 1950

Memorandum mbi kërkesat dhe tipin e inteligjencës

Kemi nevojë urgjente për inteligjencë specifike për aktivitetet tona operacionale, prandaj kemi listuar më poshtë guidën dhe kriteret për personelin e terrenit, mbi marrjen në pyetje të refugjatëve të arratisur nga Shqipëria, si dhe për përgatitjen e grupeve të infiltrimit. Personeli duhet të jetë vigjilent për marrjen në pyetje të refugjatëve shqiptarë të sapoardhur, sipas këtyre linjave, madje edhe shqiptarët e tjerë që kemi në dorë, të merren në pyetje në të njëjtën mënyrë. Duam të theksojmë se detajet e vogla lokale kanë rëndësi të madhe dhe asnjë pjesë informacioni nuk është i parëndësishëm. Informacioni mbi sendet lokale të jetës së përditshme është po aq i madh sa informacioni mbi gjithë vendin.

Grumbullimi i të dhënave

-Pjesëtarët e qeverisë: Emra të deputetëve, prefektëve, anëtarëve të këshillave lokalë, të zyrtarëve të policisë, drejtorëve të fabrikave e minierave apo fermave kolektive. Në zbulimet të përfshihen zakonet e tyre, veset, virtytet, thashethemet, pseudonimet apo reputacioni publik. Premtimet e bëra nga zyrtarët lokalë e kombëtare dhe mbajtja e tyre.

-Partia Komuniste: Masa e saj, morali, besnikëria dhe anëtarësia, duke u fokusuar më shumë në masën e simpatisë për “komunizmin kombëtar”. Organet e hierarkisë së partisë, sindikatat e punës, stafi i gazetarëve, organizatat e grave apo të akademikëve.

-Ekonomia: Rrogat dhe kushtet e punës, valuta dhe pranimi publik i saj, sistemi bankar etj.

-Kushtet e jetesës: Të dhëna mbi kushtet mesatare të jetesës në qytet dhe në fshat, kushtet e punëtorëve dhe fshatarëve. Pabarazinë që ekziston mes zyrtarëve anëtarë dhe jo-anëtarë të partisë, mes fshatarëve dhe punëtorëve. Ndikimi që ka moti në kushtet e jetesës, ndikim i thatësirës apo përmbytjeve. Gjendja e shëndetit publik, mjekimet e gjindshme ne treg, gjendja e epidemive në vend, kushtet e spitaleve. Çmimet me të cilat prodhuesit shesin mallrat e tyre dhe çmimet me të cilat ato shiten në treg, mangësitë dhe tepricat, të dhëna mbi racionimit e ushqimit dhe shkeljet e racionimeve, gjendja e të korrave. Gjendja e tregut të zi dhe çmimet e tregut të zi.

-Terrori dhe policia: Mënyrat e përdorura të terrorit, vendndodhja e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit, selive të policisë dhe dhomave të torturës. Torturat e përdorura dhe emrat e torturuesve. Kushtet e burgjeve dhe të kampeve të përqendrimit. Emrat e spiunëve të policisë, informatorëve dhe agjentëve të provokimeve.

-Sovjetikët: Reagimet specifike të zonave të ndryshme ndaj akteve specifike dhe politikave të pushtetit. Reagimet ndaj prezencës së rusëve në Shqipëri dhe paragjykimet ndaj aktiviteteve komuniste.

-Morali publik: Prova për rritje të ankthit publik, të ankesave dhe zhgënjimeve. Zhurmat e thashethemet optimiste e pesimiste. Interesi në çështjet aktuale në lidhje me individin. Apatia publike dhe indiferenca ndaj regjimit. Lajme nga qytetet, zjarret, krimet jo-politike, prova të korrupsionit, thashetheme. Politika sociale të qeverisë që bien ndesh me traditën.

Projekte të ndërmarra për arritjen e objektivave

1. Projekti OBVERSE. Ky është një projekt për vendosjen e një agjenti shqip-folës në Trieste, i cili të jetë në pozicionin e dallimit të agjentëve të mundshëm që vijnë aty si refugjatë. Në rast se Trieste merret nga Italia, agjenti planifikohet të vendoset në një kamp italian për këta persona, ku të vazhdojë të kryejë shërbimet e tij.

2. Kjo përbëhet nga një agjent i kontraktuar i asistuar nga disa agjentë terreni që jetojnë në qytetin grek të (...) që do të jetë një qendër monitorimi për refugjatët e ardhur shqiptarë. Ata do të punojnë bashkë me hetuesit greke për marrjen e tyre në pyetje.

3. OBOPUS/OBLIVIOUS. Si një produkt dytësor ky projekt (i cili përshkruhet më poshtë në detaje) me anë të Komitetit për Shqipërinë e Lirë, jep strukturat për dallimin e agjentëve të mndshëm në Itali dhe në kampin e refugjatëve në Lavrion pranë Athinës dhe në vende të tjera. Aëntarët e Komitetit, të cilët kanë zyra në Romë e Athinë marrin në pyetje të sapoardhurit. Ndërsa dallimi dhe rekrutimi i tyre nuk bëhet me anë të Komitetit.

Marrja në pyetje e refugjatëve

1. Të tre projektet e mësipërme japin shërbime të marrjes në pyetje dhe dallimit të agjentëve të mundshëm.

2. Projekti OBSERVANT ka si qëllim të rrisë mbulimin e refugjatëve shqiptarë në Greqi. Ai përbëhet nga dy agjentë terreni, një prej të cilëve merr në pyetje refugjatët kurse tjetri përkthen raportet e marrjeve në pyetje.

Ngritja e strukturave të mbështetjes

Struktura të tilla të trajnimit e mbështetjes për operacione të kalimit të kufirit kemi në Greqi, që është i vetmi vend fqinj me Shqipërinë ku CIA ka akses të lirshëm. Aty oficerët tanë marrin mbështetje ajrore, administrative de materiale me anë të oficerëve grekë të ndërlidhjes, për misionet e kalimit të kufirit. Ky projekt ka si qëllim ndërtimin e strukturave të trajnimit në tre ishuj të izoluar në gjirin e Korintit. Strukturat përfshijnë një shtëpi për stërvitjen e agjentëve, tenda për stafin, një port të vogël për marrjen dhe dërgimin e materialeve në ishull, dhe komunikim radio me bazën. Vendndodhja është zgjedhur për arsye të izolimit të saj. Qëllimet e saj nuk janë të deklaruara me grekët por ata mund ta kuptojnë rrjedhimisht natyrën e operacioneve. Qendra nuk është vetëm për përdorim të operacioneve shqiptare por edhe projekte të tjera ku mund të nevojitet.

Zhvillimi i të dhënave të operacioneve ZODIAC e ZOMBIE

Nga vendet e botës së lirë, Shqipëria ka marrëdhënie vetëm me Francën e Italinë, ku ka dhe instilacione diplomatike, ndërsa nuk ka fare këmbime tregtare apo kulturore. Dega jonë shqiptare është e varur nga pikat pritëse (të Romës dhe Parisit) për struktura dhe personel për zhvillimin e informacioneve. Ndihmë mund të merret edhe nga një agjent i divizionit SA në Paris dhe nga dy oficerë në Romë, një prej të cilëve është oficer karriere kurse tjetri punonjës i stafit. Një prej oficerëve të Romës ka si detyrë parësore drejtimin e OBOPUS/HTNEIGH kurse i dyti është një oficer ndërlidhjeje që ka punuar më parë me inteligjencën italiane dhe ende punon me problemet shqiptare.

Kundra-spiunazhi

Kemi aktualisht dy projekte kundra-spiunazhi në fazën e zhvillimit. Xhevdet Skenderaj- Ky individ është një i arratisur në Romë, ish-oficer i ushtrisë shqiptare me të cilin ka folur drejtori inteligjencës në ambasadën shqiptare. Ky i fundit ka bërë shumë përpjekje që ta rekrutojë atë, dhe duke raportuar detajet e takimeve të tyre thotë se ka pranuar të rekrutohet dhe të veprojë si agjent i dyfishtë. Mehmet Kuci- Ky individ ka kaluar kufirin drejt Greqisë në fund të vitit 1953 dhe ka pranuar me oficerin e parë të CIAs që ka rënë në kontakt se është dërguar me mision spiunazhi nga ministri i brendshëm shqiptar. Ai po merret në pyetje nga oficer në Athinë për të përcaktuar nëse thotë të vërtetën. Në rast se historia e tij rezulton e saktë dhe vlerësimi i aftësive të tij është pozitiv, do të marrim në konsideratë përdorimin e tij si agjent i dyfishtë.

Përdorim produktiv i komiteteve të emigracionit

-OBOPUS/OBLIVIOUS- Ky është projekti për krijimin e komitetit të liderëve politikë në emigracion (Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë) i cili do të vërë në fokus rezistencën brenda Shqipërisë. I maskuar si i tillë, ai do të drejtojë propagandën e tij për popullatën shqiptare duke vlerësuar aktivitet e agjentëve. Një komitet i tillë ekziston dhe publikon një gazetë periodike mbi aktivitetet e tij. Qendra e tij e aktivitetit është në Romë por ka zyra edhe në Nju-Jork e Athinë. Ky projekt ashtu si dhe projektet OBOPUS/STGRUBBY e OBOPUS/OBTUSE, po kryhet me dijeninë e shërbimeve britanike MI-6 dhe me një farë bashkëpunimi me këto shërbime; broshurat janë sponsorizuar së bashku kurse lëshimet nga ajri janë kryer veçmas. OBOPUS/HTGRUBBY është një projekt i pavarur i CIA edhe pse MI-6 janë në dijeni të ekzistencës dhe oficerëve britanikë u janë treguar materialet e broshurave. Në përgjithësi politikat e OBOPUS janë të koordinuara me MI-6. Kemi edhe marrëveshje për koordinimin e aktiviteteve kufitare, siç është këmbimi i planeve të dy palëve në mënyrë që të mos pengojmë aktivitetet e njëra-tjetrës. Në asnjë nga këmbimet nuk është bërë fjalë për informacione të detajuara mbi identitetin e agjentëve, kontakteve lokale apo të tjera si këto.

Më të lexuarat