Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet, ja si më 1949 Greqia kërkonte nga SHBA ndërhyrje ushtarake në Shqipëri, presion ndërkombëtarëve për të sulm në rrugë detare

Postuar: 08/06/2019 - 07:04

Sulmet, akuzat dhe dashakeqësia e Greqisë kundër nesh duket se është një histori shumë e vjetër. Në disa letërkëmbime të deklasifikuara nga DASH, jepen detaje se si në vitin 1949, Greqia u bënte presion ndërkombëtarëve që të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri. Në një takim që ambasadori grek ka pasur me përfaqësuesin e DASH, i ka dhënë dhe argumente, ku kërkonte që ulmi të bëhej përmes detit.

Uashington, 1 prill 1949

Propozimi grek për veprim ushtarak kundër Shqipërisë

Ambasadori grek erdhi në takimin me kërkesën e tij për të prezantuar memorandumin e ministrisë së tij të Jashtme në lidhje me zhvillimet në Maqedoni dhe presionin e bllokut sovjetik ndaj regjimit të Titos. Memorandumi thekson pasojat “shumë të rrezikshme” për Greqinë, Jugosllavia, Turqinë, Italinë dhe demokracitë perëndimore të përmbysjes së mundshme të regjimit të Titos ose me forcë direkte ose me aktivitete subversive në Maqedoni. Në rast të një lëvizjeve të vendeve të Kominform në këtë drejtim, deklaratat e protestës nga fuqitë perëndimore apo rezolutat e OKB nuk do të kenë efekt pro vetëm do të dëshmonin paaftësinë e Perëndimit ndaj përhapjes së valës së komunizmit teksa do të shuhen mes procedurave dhe shtyrjeve. Në fakt vendimet duhet të merren me shpejtësi me qëllim të provojnë “vendosmërinë e demokracive perëndimore dhe indinjatën e tyre përballë zhvillimeve të tilla, jo vetëm me procedurat e ligjit ndërkombëtar por dhe me veprim të fortë e deçiziv.” Kjo do të preferohej të merrte formën e “operacionit detar nga fuqitë perëndimore për sulm në Shqipëri,” që sipas ambasadorit “do të sillte me siguri rënien e shpejtë të regjimit të Hoxhës dhe pushtimin perëndimor të Shqipërisë. Ky veprim mund të justifikohet me arsye defensive dhe premtimi për tërheqje të shpejtë me kusht përmirësimin e sjelljes së sovjetikëve në Ballkan. Kjo gjithashtu do të mbulonte krahun perëndimor të Titos dhe veriun e Greqisë duke i dhënë fuqive perëndimore një peng të fuqishëm për negociatat e mundshme me BRSS”. Ambasadori tha se në operacion do të dëshirohej pjesëmarrja turke pasi vendet e Kominform mund të realizojnë objektivat në Maqedoni dhe kjo do të shoqërohej me një lëvizje për kapjen e ngushticave. Memorandumi propozon se fuqitë perëndimore të nisin kontaktet fillestare me turqit fillimisht pa pjesëmarrjen greke. Udhëzimet e ambasadorit thoshin se qeveria nuk e konsideron të paevitueshëm agresionin e vendeve të Kominform kundër Jugosllavisë dhe as nuk kërkon veprim të menjëhershëm kundër Shqipërisë por vetëm propozon që fuqitë perëndimore të marrin në konsideratë së bashku cështjen dhe të përcaktojnë bazat për veprim të mundshëm nëse ngjarjet e kërkojnë. Satterthuaite i tha Ambasadorit se memorandumi grek do të merrej në konsultim.

Moskë, 12 prill 1949

I dërguari në BRSS(Kohler) per sekretarin e shtetit: Telegrami nga Budapesti sjell disa arsye të pranueshme se përse sovjetikët mund të tundohen të përfshijnë disa vende satelite si Hungaria edhe pse ideja e prezantuar nga ambasada është për planet afatgjata dhe jo për zhvillime të menjëhershme. Megjithë mungesën e detajeve specifike, doktrina Marksiste bazë nënkupton ekzistencën e këtij qëllimi. Për këtë mund të përmendim betimin historik të bërë nga Stalini për “konsolidimin dhe zgjerimin e unionit të republikave” e cila është përsëritur nga Pospelov në janar, në fjalimin e ditëlindjes së Leninit. Stalini i është referuar kësaj gjithashtu në shkrimet “Probleme të Leninizmit” duke thënë: “… organizimi i veçantë dhe bashkëpunimi kombeve në atë që quhet Unioni i republikave Socialiste Sovjetike është prototipi në jetë i unionit të ardhshëm të kombeve në një sistem të vetëm ekonomik botëror”. Në të njëjtën kohë, dogma Leniniste-Staliniste nuk hedh dritë mbi kushtet apo afatet e përfshirjes së zonave të reja në Bashkimin Sovjetik. Trajtimi standard i vendeve nën kushtet aktuale botërore thekson te drejtën teorike të tyre për “ndarjen” në vend të qëndrimit në Bashkimin Sovjetik. Por duket me vend të replikojmë mbi dogmën bazë se a do të preferonin shtetet të përfshiheshin në union dhe a ishin të gatshme për këtë. Megjithëse objektivi afatshkurtër i vendosjes së kontrollit të plotë sovjetik është përgjithësisht i arritur, ne besojmë se ka ende faktorë të tjerë që mund të ndalojnë Kremlinin nga përfshirja e satelitëve të tjerë në të ardhmen e afërt, veçanërisht fakti që shumica e këtyre avantazheve mund të arrihen qetësisht me metodat aktuale, pa qenë nevoja për goditje fatale ndaj elementëve “nacionalistë” të grupeve komuniste. Qeveria sovjetike ka tashmë në dorë shumë pjesë të Evropës dhe më gjerë të botës. sovjetikët janë gjithashtu të zënë me punët e brendshme prandaj me shumë gjasa do të preferojnë konfigurimin aktuale të vendeve satelite, ku kukullat e tyre komuniste ekzekutojnë urdhrat politike të Moskës duke shmangur përgjegjësinë drejte për mangësitë. Vazhdimi i frikërave për ringjalljen gjermane dhe agresionin, gjithashtu mund të influencojë Kremlinin të ruajë gjendjen aktuale të satelitëve, me të cilën ai i mban ato të varura dhe të bindura, duke u hequr si mbrojtës i tyre. Nëse dëshira e dukshme e Kremlinit për eliminimin e Titos do të rrisë dëshirën e vendeve satelite për përfshirje në BRSS, kjo do të varet nga metodat që do të përdoren. Ambasada beson se Sovjetikët nuk do të ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta ushtarake pro duan të mbeten të dukshëm në terren. Nga kjo pikëpamje duket e preferueshme për të ruajtur konfigurimin aktual të satelitëve për të ruajtur presionin ndaj Jugosllavisë fqinje. Megjithëse Kremlini vazhdon t’i kushtojë shumë vëmendje çështjes së Titizmit (dhe deviacioneve kombëtare) në zonën e vendeve satelite, ambasada nuk beson se Moska i trembet apo parashikon që fuqitë perëndimore të arrijnë të shkëpusin nga influenca e saj vende si Shqipëria e Bullgaria e të tjera.” Siç ka sugjeruar ambasada në Budapest. Dhe në fakt shpejtësia me të cilën Gomulka u eliminua në Poloni, së bashku me spastrimet e ngjashme të kryera në Shqipërie Bullgari, sugjeron se sovjetikët kanë besim në vetvete për aftësitë e ruajtjes së linjës së vendeve satelite. Edhe pse është i trazuar disa nga prezenca e misioneve diplomatike të vendeve perëndimore në zonën satelite, BRSS ka shumë shpresë që këto qendra influence dhe mbledhjeje informacioni të izolohen brenda një deri në dy vjet. Këto më sipër janë vetëm arsyetime spekulative dhe nuk përmbajnë konkluzione të sigurta. Dhe në fakt planet apo afatet e kohore të Kremlinit për përfshirjen e mundshme të vendeve satelite janë ende shumë intriguese.

 

Uashington, 12 prill 1949

Sekretari i shtetit për përfaqësuesin në OKB: Departamenti është i shqetësuar për rinisjen nga Evatt të bisedimeve të afrimit mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë, të cilat mund të rezultojnë në përkeqësim të të gjithë situatës në Ballkan, nëse nuk trajtohen në mënyrën më të kujdesshme. Kërkojmë që në rastin më të marrë të kontaktoni me Evatt dhe të shpjegoni se pikëpamja amerikane mbi çështjen është si më poshtë:

Gjendja aktuale në Ballkan është e tensionuar, sidomos në lidhje me pozitën e Jugosllavisë. Ne besojmë se është e rëndësishme që asgjë të mos bëhet me anë të bisedimeve të Evatt të cilat ose do të detyrojnë jugosllavët të konfirmojnë kursin e tyre të solidaritetit me bullgarët e Shqipërinë, ose ndryshe do të theksojnë izolimin e tyre nga grupi i Kominform. Gjithashtu perspektiva e afrimit mes Greqisë e Jugosllavisë mund të dëmtohet nëse pika të mprehta në marrëdhëniet e tyre neglizhohen ose lihen në harresë.

Departamenti beson se duke parë qëllimin në dukje të vendeve të Kominform e rrjedhimisht dhe sovjetik për të përdorur guerilasit grekë e bullgarë në shkëputjen e Maqedonisë nga Greqia, dhe duke parë ndihmën e vazhdueshme dhe të konsdierueshme të Shqipërisë për guerilasit grekë në zonën e Gramozit , shanset për çfarëdolloj suksesi duken mjaft të limituara. Prandaj ju lutem këshilloni Evatt që fillimisht të konsultohet me përfaqësues të vendeve të Ballkanit, mbi bazën e të cilave të procedihet me tej me përpjekjet e rikëshillimit. Nëse bisedimet avancojnë ne gjithsesi besojmë se ka shumë pak shanse suksesi dhe një dështim i ynë do t’i jepte makinerisë sovjetike të propagadës një sukses që do të reduktonte prestigjin tonë në OKB.

Paris, 29 prill 1949

Ambasadori në Francë(Caffery) për sekretarin e shtetit: Britanikët kanë vetëm pak materiale të detajuara statistikore mbi Shqipërinë, e cila po zhvillohet në një pikë të rëndësishme ushtarake sovjetike mes Jugosllavisë e Greqisë, me një kontroll total sovjetik prej rreth 4000 teknikëve civilë dhe rreth 1300 ushtarakë. Këta të fundit po trajnojnë ushtrinë shqiptare prej rreth 25–30,000 njerëz e cila gjithashtu po merr pajisje të shumta sovjetike. Kontrolli politik mbi regjimin e Hoxhës ushtrohet nga njeriu i Moskës, Shehu, ministër i Brendshëm dhe pasues zyrtar i Hoxhës. Kontrolli ekonomik sovjetik, i cili para prishjes më Titon, ushtrohej nga Jugosllavia, është gjithashtu total. Tashmë të gjithë teknikët jugosllavë janë larguar dhe vendin e tyre e kanë zënë rreth 4000 rusë. BRSS ka gjithashtu monopol mbi tregtië shqiptare, dukee furnizuar vendin nga deti me importet e ushqimit pa të cilat vendi do të vdiste urie, pro gjithashtu me fertilizues, traktorë dhe mallra të tjera industriale, pra kemi një përpjekje serioze, qoftë kjo e vërtetë apo për propagandë, për të krijuar një shtet modern të varur totalisht nga BRSS. Përveç lidhjeve datare kemi dhe një linjë ajrore ruse çdo dy javë, e cila kalon nga Jugoslalvia dhe rrjedhimisht kontrollohet prej tyre. Kontrolli kulturor dhe i artistik është në dorë të BRSS, që zëvendësoi atë që më parë bëhej nga Jugosllavia e para saj nga Italia. Gjuha ruse është lënda kryesore e studiuar në shkollat shqiptare dhe shumica e studentëve që shkojnë jashtë shtetit me bursa qeveritare mësojnë në universitetet ruse. Për rreth 1300 oficerët sovjetikë që janë rezident në Shqipëri me qëllim organizimin dhe stërvitjen e ushtrisë shqiptare, ka dhënë një numër të paditur zyrtarësh të tjerë të lidhur me forcat guerilase greke që përdorin si bazë territorin e Shqipërisë, ndërsa vetë rebelët nuk kanë funksione në Shqipëri. Francezët thonë se shumica e popullsisë e kundërshton regjimin e Hoxhës dhe gjithashtu janë antirusë. Por autoritetet janë në kontroll të plotë të vendit me anë të mjeteve të dhunës e të shtypjes kështu që asnjë disident apo grup rezistence nuk mund të kryejë aktivitetet. Ish-ambasadori francez në Shqipëri, Menant është pasuar tashmë nga Chartier, ish-konsull në Milano, dhe ka ardhur në Tiranë në shkurt. Zyra britanike na ka dhenë një përmbledhje të komunikimeve të fundit me Tiranën, të cilat ne i studiuam por nuk kishin më shumë informacione nga sa kemi komunikuar zakonisht.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 07:35

Amerikanët kanë dhënë detaje nga kalimi i pushteti te Ramiz Alia. Pas vdekje së Hoxhës ishte ai që mori frenat e PPSH.

Postuar: 20/08/2019 - 07:12

Amerikanët kanë nxjerrë në pah detaje të tjera sa i takon zhvillimeve në sistemin komunist.

Postuar: 18/08/2019 - 14:44

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga vdekja e Mehmet Shehut.

Postuar: 17/08/2019 - 18:00

 Gazeta amerikane “New York Times” ka zbardhur të tjera detaje nga vdekja e Mehm

Postuar: 16/08/2019 - 07:14

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje sa i takon përplasjeve në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 15/08/2019 - 07:14

Pasi prishi marrëdhëniet me Kinën, Hoxha humbi të gjitha ndihmat ekonomike.

Postuar: 14/08/2019 - 07:09

Amerikanët i kanë kushtuar rëndësi edhe Familjes Mbretërore.