BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Dokumentet, ja si nisën përplasjet e CIA me shqiptarët e arratisur nga regjimi komunist, Ahmet Zogu kishte mbështetja nga Roma

Dokumentet, ja si nisën përplasjet e CIA me shqiptarët e

Edhe pse CIA bashkëpunoi ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu me qëllim rrëzimin e regjimit komunist në vendin tonë, në disa dokumente janë dhënë detaje interesante mbi aktivitetin e tij në migrim. Ka pasur shumë akuza dhe deklarata kundër tij, teksa sipas një dokumenti të deklasifikuar nga CIA, thuhet se Zogu kishte bashkëpunim me zyrtarë arabë dhe përfaqësues të lëvizjeve myslimane dhe ata e ndihmonin financiarisht. Nga ana tjetër Mit’hat Frashëri cilësohet si një njeri që kishte bashkëpunuar me fashistët fillimisht dhe më pas me nazistët. Në dokumentet e tjera të deklasifikuara nga CIA, tregohen përplasjet e amerikanëve me shqiptarët që u arratisën nga regjimi komunist.

 

 

 

12 gusht 1954

Merret në konsideratë shpërbërja e NCFA

Një memorandum i datës 1 korrik 1954 mbi Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë i është dërguar divizionit të sigurisë si një çështje me interes të lartë. CIA ka kërkuar që të njoftohet për çdo zhvillim në lidhje më këtë çështje. Pas kërkesës për largimin e katër anëtarëve të forcës prej 4000 njerëzish të NCFA (Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë) në Gjermani, grupi nisi hetimet nëse aktiviteti politik brenda kompanisë po trazonte efektivitetin e saj. Ne u përgjigjën se në mungesë të informacioneve për kërkesën, rekomandohej jo vetëm pezullimi i liderëve por edhe i liderëve të mundshëm zëvendësues. Propozimi u diskutua në degën e luftës psikologjike, por ata nuk ishin dakord me rekomandimin për arsye se Ushtria kishte shumë pak informacion dhe se rreziku i propagandës ishte tepër i madh për të lëvizur para kohe. Më 13 maj 1954 Departamenti i Ushtrisë këshillonte se një prej katër individëve kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij, prandaj u kërkua shkarkim i tre të mbeturve. Më 25 maj rezultatet e hetimit u studiuan nga oficerët e CIA, të cilët përcaktuan se nuk kishte baza të logjikshme sigurie për të shkarkuar tre individët. Një shënim i ushtrisë i datës 17 mars 1954 reflekton se Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë, i financuar nga SHBA dhe i kontrolluar nga SHBA/Britania, ka rekrutuar sipas rekomandimit të SHBA rreth dyqind refugjatë shqiptarë për Kompaninë e punës në Gjermani. Departamenti i ushtrisë nuk kishte ndonjë interes për këtë kompani, ndër zyrtarët e NCFA e konsideron kompaninë si ushtrinë e saj personale me të cilën një ditë do të çlirojnë vendin e tyre. Pas katër vitesh e gjysmë që NCFA financohet nga Shtetet e Bashkuara, grupimi i vogël pro-britanik brenda tij Balli Kombëtar Agrar po kërkon që financimet amerikane për komitetin të përdoren për përcaktimin e Ballit Kombëtar Agrar si qeveria e ardhshme e Shqipërisë.

Takimi

Në një takim të departamentit të ushtrisë me autoritetet britanike në tetor 1953, u kërkua një riorganizim i NCFA për të barazuar kontrollin dhe influencën britanike brenda organizatës. Balli Kombëtar Agrar kuptoi se nuk mund të shfrytëzonin më mbështetjen financiare të SHBA dhe u tërhoqën nga Komiteti. Menjëherë pas tërheqjes liderët e tij nisën një fushatë propagande anti-NCFA dhe anti-SHBA, kundër organizatës për të cilën ne kemi investuar më shumë se 1 milionë dollarë. Për fat të keq këta liderë të Ballit Kombëtar Agrar kishin rreth tetëdhjetë ndjekës në Kompaninë Shqiptare të Punës në Gjermani të cilët gjithashtu po përhapnin propagandën anti-amerikane mes shqiptarëve në emigracion. Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara po bëheshin në dukje qesharake duke financuar armiqtë e tyre, të cilët punonin për shkatërrimin e grupit që SHBA mbështeste financiarisht dhe moralisht. Kësaj i shtohet edhe fakti se rreth 120 shqiptarë të Forcës së Punës në Gjermani që mbështesin parti miqësore me SHBA, mund t detyrohet të largohen nga Kompania nga liderët e tyre politikë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk marrin hapa kundër atyre që kërkuan t’i shkatërrojnë. Zgjidhja ideale është sigurisht shkarkimi i të gjithë tetëdhjetë militantëve, por ky veprim nuk është praktik për arsye të vështirësisë së zëvendësimit të tyre në Kompaninë gjermane. Prandaj, në një diskutim me kolonelin Smith u vendos se zgjidhja më e mirë ishte shkarkimi i katër apo pesë liderëve kryesore të opozicionit. Emrat e tyre ishin Çaush Basho, Rustem Kuqka, Kasem Alimehmeti, Adnan Ypi.

Informacione mbi Zogun

Në një përmbledhje informacioni të datës 17 maj 1954 reflektohej informacioni i mëposhtëm mbi partinë shqiptare të Legalitetit; ajo rezulton të jetë eksponenti politik i ish-mbretit Zog të Shqipërisë dhe përbëhet kryesisht nga ish-anëtarë të ushtrisë shqiptare të Zogut. Pas largimit nga Shqipëria të Zogut partia nisi të veprojë jashtë shtetit me në krye Abaz Kupin, ish-major të ushtrisë. Anëtarë të tjerë përfshijnë gjeneral Peverskin, Xhemal Rantista, Avdul Suija. Partia e Legalitetit kishte dy qendra kryesore, njëra në Egjipt, ku partia merrte ndihmë nga liderë arabë dhe lëvizje të tjera myslimane, dhe tjetra gjendej në Romë në Via Laverno 42. Kjo e fundit ishte qendra teknike e politike e partisë e drejtuar nga Kupi. Grupi merrte mbështetje financiare nga një grup italian simpatizantë të Shqipërisë gjatë regjimit të Zogut. Legaliteti ishte gjithashtu në kontakt me inteligjencën britanike me të cilën takoheshin në ishullin grek të Kretës, ku janë mbajtur dhe kurse kundra-inteligjencë për agjentët që do të dërgoheshin më vonë në Shqipëri për llogari të britanikëve. Grupimi ishte pjesë e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë të formuar në SHBA, i cili kishte gjithashtu qendra në Romë.

Roli i Mit’hat Frashrit

Raportimi i 5 maj 1954 mbi partitë politike shqiptare në emigracion, tregon se Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mit’hat Frashërit (më parë president i Shqipërisë nga 1929-1931). Frashri ishte kolaboracionist me fashistët dhe më pas me gjermanët që e emëruan drejtues të administratës së Shqipërisë. Pas kapitullimit të Italisë, Balli Kombëtar i përça dhe nuk ishte më i organizuar. Shumica e grupit u zhvendos në Itali bashkë me trupat italiane, ku fillimisht u mbajtën si t burgosur lufte. Të tjerë iu bashkuan lëvizjes partizane të rezistencës në Shqipëri në udhëheqjen e Enver Hoxhës apo në Jugosllavi nën drejtimin e Titos. Vetë Frashëri emigroi drejt Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kaluar disa vite në vende të tjera duke u përpjekur të organizojë grupe të rezistencës shqiptare, dhe më 26 gusht 1949 në Paris arriti të krijojë Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, qëllimi i të cilit ishte organizimi i të gjitha grupeve shqiptare kundër regjimit komunist. Frashri ka qenë lideri i Ballit Kombëtar deri në vdekjen e tij në 4 tetor 1950, kur u zëvendësua nga Hasan Dosti, i cili hubi postin e tij kohët e fundit pas zgjedhjeve të 24 shkurtit 1954 në Napoli. Aktualisht Balli Kombëtar është i ndarë në dy fraksione. I pari është ai Agrar me seli në Nju Jork dhe i drejtuar nga Abaz Ermeni, i cili ka degë në Londër, Paris e Athinë. Ky fraksion dëshiron vendosjen e një qeverie demokratike në Shqipëri dhe përfaqësohet gjithashtu në Bashkimin Ndërkombëtar Fshatar ashtu si dhe në NCFA.

9 tetor 1952

Memorandum i bisedës me mbretin Zog të Shqipërisë

Vizitova mbretin Zog në vilën e tij në Aleksandri më 8 shtator 1952 për të marrë një raport paraprak të emisarëve të tij në Jugosllavi, që ishin kthyer atë mëngjes në Egjipt. Emisarët ishin Irfan bej Ohri dhe kolonel Baralla, të cilët në udhëtimin e tyre u shoqëruan nga Lutfi Tesani, turku që funksiononte si përfaqësues i Zogut në kontaktet e para me marshall Titon. Zogu deklaroi se delegacioni kishte udhëtuar nga Turqia drejt Shkupit përmes Greqisë dhe se Irfan Beu ishte zëdhënësi i tij, ndërsa Tozani po shoqëronte grupin sepse ishte i aftë në organizimet e takimeve me jugosllavët. Grupi ishin pritur mirë nga jugosllavët dhe ishin shoqëruar në një vilë jo shumë larg Shkupit, ku kishin qëndruar gjatë kohës së bisedimeve që zgjatën 2 ditë. Jugosllavët thirreshin me emrat kolonel Branko dhe Cedo. Pas disa bisedimeve Irfan Beu përcaktonte emrat e tyre të saktë si Branko Stankoviç dhe Osdomit Mijoviç. I pari dukej si më i rëndësishëm se tjetri, ndoshta përfaqësues i shërbimeve sekrete UDB, apo ministrisë së jashtme, pasi ishte më shumë në brendësi dhe fliste me autoritet për çështje politike. Nga theksi dukej si kroat, kurse tjetri fliste si malazez, dhe ishte ndoshta një oficer i nivelit të ulët të çështjeve shqiptare në UDB, pasi ishte më në brendësi të çështjeve dhe figurave shqiptare.

Detajet e bisedës me jugosllavët

Zogu tha se në takim, pas disa bisedimeve, koloneli Cedi i tha Irfan Beut se jugosllavët kuptonin se Zogu ishte i interesuar për armë dhe fonde. Irfan beu the se kishte një keqkuptim në mesazhin e mbretit të përçuar nga Tozani. Mbreti ishte i interesuar në krijimin e një plani për çlirimin e Shqipërisë, në bashkëpunim me jugosllavët, dhe nëse lindte nevoja për mbështetje të jashtme jugosllavët ta siguronin këtë nga Shtetet e Bashkuara. Kryesore për Zogun ishte ruajtja e integritetit të Shqipërisë në kufijtë e saj aktualë. Koloneli Branki tha me entuziazëm se jugosllavët ishin mirënjohës që po flisnin me njerëz seriozë dhe jo me aventurierë. Në një tjetër fazë të negociatave jugosllavët morën veçmas Irfan Beun dhe Darallën për t’i kërkuar nëse Tozani mund të eliminohej nga diskutime të ardhshme. Irfan beu u shpjegoi se as ai e as Daralla nuk ishin njerëz politikë dhe se qëllimi i vizitës së tyre ishte të bindnin jugosllavët të dërgonin një përfaqësues që të fliste drejtpërdrejt me Zogun. Brano tha se kjo mund të bëhej, ndërsa kur Irfan Beu sugjeroi nisjen e bisedimeve me ndërmjetësimin e ambasadorit në Kairo, Branko tha se kjo nuk mund të bëhej. Prej mënyrës së refuzimit të propozimit, Irfan Beu kishte përshtypjen se jugosllavët nuk kishin besim të plotë të ambasadori i tyre në Kairo, ose kishin arsye të tjera që e mendonin të papërshtatshëm për negociatat me mbretin.

Falja e disa personave

Më pas, kolonel Cedo nxori një listë prej rreth 40 emrash dhe pyeti nëse Mbreti do të pranonte këta njerëz. Kur u pyet se çfarë donte të thoshte me “pranon” ai u përgjigj nëse mbreti do të falte këta njerëz dhe do të lejonte që t’i puthnin dorën. Irfan Beu nuk u lejua të mbante listën por ai vërejti se në të kishte disa njerëz të Lidhjes së Prizrenit, të sponsorizuar nga Jugosllavia, një numër personazh në Shqipëri përfshi edhe gjashtë komunistë titoistë. Një prej këtyre të fundit Irfan Beu besonte se ishte gjeneral. Lista kishte gjithashtu emra të shqiptarëve në emigracion si Muharrem Bajraktari, Said Kryeziu, Abaz Kupi e Gjon Markagjoni. Irfan Beu tha se ishte i sigurt se mbreti do të falte këta persona dhe do të punonte me të gjithë shqiptarët që kërkojnë çlirimin e vendit të tyre. Jugosllavët pyetën se çfarë do të bënte mbreti në lidhje me grupet e organizuara të shqiptarëve në emigracion si komiteti i Shqipërisë së Lirë me qendër në Romë. Irfan beu u përgjigj se mbreti do të vepronte si me të gjithë grupet e tjera dhe do të përpiqej të bashkëpunonte. Kur koloneli Cedo tha se Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë financohej nga të huajt, Irfani pyeti “Kush e financon Lidhjen e Prizrenit?”, gjë që shkaktoi të qeshura dhe diskutimet kaluan në pikën e ardhshme. Col. Branko pyeti se përse Mbreti nuk kishte bërë asgjë deri tani për nxitjen e revolucionit në vendin e tij. Irfan Beu u përgjigj se kjo varej nga mendësia e fqinjëve të Shqipërisë, pasi mbreti nuk donte të vepronte derisa të kishte garanci se vendi nuk do të ndahej mes tyre. Kolonel Branko përsëriti se Jugosllavia ishte në favor të integritetit të Shqipërisë.

Plani

Duke diskutuar mënyrën e nisjes së revolucionit, Mbreti Zog mendonte se veprimi mund të niste 30-40 km larg kufirit jugosllav, ndërsa jugosllavët thanë se do të ishte më mirë që Shqipëria të çlirohej nga shqiptarët, por nëse ata nuk kishin aftësinë e përmbysjes së pushtetit të Hoxhës, jugosllavët do ta bënin në mënyrën e tyre, pasi gjendja aktuale e gjërave në Shqipëri është e patolerueshme. Kur u pyetën për rekomandimet e fundit, jugosllavët dhanë dy: Mbreti Zog të ruante fshehtësinë dhe të ishte sa më i sinqertë në marrëdhëniet me ta, dhe e dyta, mbreti të mos përfshinte asnjë fuqi tjetër në këto diskutime deri sa të arrihej një marrëveshje e plotë me jugosllavët. Irfan Beu komentoi edhe mbi përçmimin e jugosllavëve kur flisnin për Bashkimin Sovjetik. Zogu tha se bisedimet me jugosllavët po merrnin një karakter interesant, por mendonte se ata thjesht po mundoheshin të zbulonin mbi qëllimet e tij dhe mënyrat sesi mund ta përdornin për interesat e tyre. Ai e konsideron thelbësore përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në përmbysjen e regjimit aktual.

5 maj 1949

Kontaktet me mbretin Zog

Informacioni i mëposhtëm është marrë në rrugë jozyrtare prandaj duhet të bëhet kujdes me diskutimet e degës në lidhje me çështjen. Burimi ynë është një tregtar zviceran me interesa në Egjipt, dhe partner në kompaninë e Veh... Frashërit, anëtarit të shërbimit personal të sigurisë së Zogut, dhe biri i Mehdiut, ish-kryeministrit të Shqipërisë tashmë në ekzil me mbretin Zog në Aleksandri të Egjiptit. Burimi ynë dhe Frashëri bëjnë udhëtime të shpeshta në Egjipt për punë biznesi. Gjatë periudhës tetor nëntor 1948 ai ka bërë disa biseda me Mbretin Zog, në një prej të cilave Zogu i ka propozuar bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për operacione inteligjence në Shqipëri, me nënkuptimin që SHBA të përdorte dy apo tre agjentë të zgjedhur prej tij në operacione. Zogu pretendonte se kishte kontakte me zyrtarë të ushtrisë apo disa ministrive në Shqipëri që ishin besnikë ndaj kauzës së tij, me anë të të cilëve ai beson se mund të përmbysë regjimin dhe të shpallet vetë mbret brenda disa javëve. Por përpara se të nistë këtë sipërmarrje ai kërkonte të kishte mbështetjen moral apo materiale të Shteteve të Bashkuara apo të Anglisë, si një farë premtimi për njohjen e qeverisë së tij të ardhshme. Zogu i bëri të qartë burimit se do të negocionte vetëm me një përfaqësues të veçantë të ambasadës amerikane. Për të provuar pretendimet e tij Zogu i dha burimit një listë të kontakteve dhe agjentëve të tij në Lindjen e Afërt e të Mesme apo të shqiptarëve të tjerë në Evropë.

Më të lexuarat