BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet, ja si nisën përplasjet me Pekinin pas vdekjes së Mao Ce Dun, CIA parashikonte fundin e izolimit pas tensioneve me Kinën

Dokumentet, ja si nisën përplasjet me Pekinin pas vdekjes së Mao

CIA i ka kushtuar një rëndësi edhe marrëdhënieve me Kinën. Në një dokument të vitit 1977 tregohet për fundin e bashkëpunimit mes dy vendeve. CIA tregon se si nisën përplasjet pas vdekjes së Mao Ce Dun. Po ashtu amerikanët parashikuan se shumë shpejt do niste reduktimi i izolimit të vendit.

Gusht 1977

Pak opsione të mbetura për Tiranën

Përkeqësimi i shpejtë i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën këtë vit, po bën serioze mundësinë e një ndarjeje mes dy aleateve të ngushta. Informacionet mbi çështjen janë të pamjaftueshme për të dhënë një shpjegim të plotë të motivimit. Por ka sinjalizime se Tirana po përpiqet të hartojë një strategji për të ndjekur në rast të humbjes së mbështetjes politike dhe materiale që kinezët i kanë dhënë vendit këto 16 vitet e fundit. Duke parë vendndodhjen strategjike gjeografike të Shqipërisë, kursi i saj i ardhshëm politik është me interes nga të gjithë fqinjët e saj mesdhetarë. Bashkimi Sovjetik i cili ishte aleat me Tiranën deri në 1961, do të përpiqet të përfitojë nga një prishje e aleancës me Kinën për të rivendosur influencën e tij në vend, por me siguri kjo do refuzohet nga autoritetet vendase. Nëse sovjetikët ia dalin, atëherë gjendja relativisht e qetë në Ballkan do të prishet, dhe fqinjët e Shqipërisë si Italia, Greqia e Jugosllavia do ta konsiderojnë si rrezik për sigurinë e tyre. Të nxitur nga ksenofobia dhe bindjet radiale ideologjike, udhëheqësit shqiptarë e kanë mbajtur vendin në izolim nga bota e jashtme. Vendi është i prapambetur ekonomikisht dhe për 15 vitet e fundit ka qenë i varur krejtësisht nga ndihmat e Kinës për zhvillimin e tij industrial. Ndërsa përpjekjet e fundit për riorientimin e politikës së jashtme kanë nisur të shkaktojnë trazira brenda udhëheqjes. Një provë për këtë janë spastrimet masive të aparatit shtetëror kulturor, ushtarak dhe ekonomik që prej vitit 1973. Garda e vjetër komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha i ruan frerët e pushtetit, por funksionarët e rinj që kanë hyrë në strukturën e pushtetit pas spastrimeve mund të pritet të lënë gjurmën e tyre se shpejti në politikat e regjimit. Janë disa prova rrethanore që tregojnë tendenca të reja të politikës së jashtme po lindin në Shqipëri. Megjithëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze janë në gjendjen më të keqe që kanë qenë ndonjëherë, Shqipëria ende mund të evitojë prishjen finale me Pekinin. Në mesin e gushtit shqiptarët sinjalizuan se ishin të gatshëm të flisnin me Kinën për diferencat e tyre. Nëse prishja finale ndodh, regjimi nuk pritet ta mbyllë përsëri veten nga bota e jashtme.

Zbutja e izolimit

Në këtë rast Shqipëria pritet të nisë përpjekje graduale të përmirësimit të lidhjeve me një numër vendesh, duke përfshirë dhe ato perëndimore të industrializuara. Ka prova se regjimi tashmë ka bërë avancime në këtë drejtim. Por gjithsesi për krijimin e lidhjeve të reja do të ketë kufizime pasi që prej ndarjes me Moskën shqiptarët janë të fiksuar me frikën nga BRSS. Hoxha ishte arkitekti i ndarjes dhe ashtu si shumica e udhëheqjes shqiptare do të mbeten kundër rivendosjes së marrëdhënieve me Moskën. Por megjithëse për momentin nuk ka sinjale interesi për afrimin me BRSS, ndryshime politikash mund të ndodhin në çdo kohë. Ndryshimet ideologjike së bashku me tensionet etnike e territoriale e parandalojnë Tiranën nga normalizimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë, që në kushte të tjera do të ishte partneri i saj kryesor ekonomik. Suksesi i Titos në përmirësimin e lidhjeve me Kinën ka ngritur dyshimet e Tiranës për tradhti nga Kina dhe rrethim politik të vendit, dhe kjo e bën akoma më të vendosur opozicionin e saj ndaj “revizionizmit” jugosllav. Me gjithë përpjekjet e Tiranës për përmirësimin e lidhjeve me Evropën Perëndimore, ashpërsia ideologjike e Hoxhës pengon shumë progresin, prandaj nuk parashikohet që Perëndimi të zëvendësojë Kinën si “protektor” kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së Shqipërisë. Shqipëria shpreson të kompensojë humbjen e ndihmës kineze me lidhje tregtare me Perëndimin por gjithsesi Tirana nuk do të jetë më e aftë të ruajë ritmet zhvillimit industrial. Shqipëria tashmë përballet me detyrën e gjatë e të vështirë të daljes nga gjendja e lidhjeve ekskluzive vetëm me Kinën por opsionet në dispozicion të saj janë shumë të kufizuara. Ndoshta largimi i Hoxhës dhe ardhja e një qeverie të re mund t’i hapë derën ndryshimit të politikave, por njohuritë tona janë të kufizuara për të përcaktuar drejtimin e saktë që politikat mund të marrin.

Vdekja e Mao Ce Dun

Vdekja e Mao Ce Dun tetorin e shkuar bëri që Shqipëria të humbasë bamirësin e saj më të madh. Udhëheqja shqiptare e kuptoi se me ardhjen e Hua Kuo Feng që ishte politikan më pak doktrinar, Kina do të niste politika më pragmatike. Spastrimi i anëtarëve radikalë nga udhëheqja kineze, Katërshen që Tirana i konsideronte si aleatët e saj kryesorë, ka nervozuar më shumë Shqipërinë, e cila e ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj fushatës së Hua kundër radikalëve. Në fillim të këtij viti Tirana nisi disa hapa për krijimin e një lëvizjeje komuniste kundër Pekinit me disa parti të tjera marksiste që më parë ishin pro-Kinës. Por Kina nisi të informonte partitë e tjera për diferencat e saj me Tiranën duke u përpjekur të parandalonte dezertimet. Në mesin e verës marrëdhëniet mes dy aleateve kishin arritur në pikën më të ulët ndonjëherë ndërsa muajt e fundit shtypi shqiptar ka nisur sulme të ashpra kundër parimeve bazë të politikës së jashtme të Kinës, siç janë formuluar nga Mao Ce Dun. Tirana ka thirrur personelin e saj ushtarak në forcat ajrore të Kinës dhe ka nisur fazat e tërheqjes së studentëve të saj atje. Ka zhurma që thonë se shqiptarët kanë kërkuar që Pekini të tërheqë ekspertët teknikë nga vendi dhe megjithë heshtjen nga të dyja palët, ka prova se teknikët kinezë po kthehen në shtëpi, formalisht “me pushime”. Tirana po përpiqet të integrojë në linjën e saj ideologjike disa parti të tjera të vogla, dhe të paktën njëra prej tyre ka pranuar se partia shqiptare është udhëheqësja e vetme e lëvizjes marksiste-leniniste. Por deri në fund të gushtit asnjë nga palët nuk kishte bërë akuza publike të drejtpërdrejta. Ka zhurma se udhëheqja shqiptare nuk është e bashkuar për të nisur ndarjen finale me Kinën, dhe se mund të pranojë bisedime për shtyrjen e mundshme të përplasjes finale. Pekini ende nuk i është përgjigjur kësaj oferte.

Politika e Hrushovit

Aleanca e Kinës me Shqipërinë e ka origjinën në nisjen e politikave të bashkë-ekzistencës paqësore të Hrushovit. Inovacionet e tij teorike të shprehura në kongresin e 20-të të partisë sovjetike në 1956, u pritën me habi si nga Tirana dhe nga Pekini, të cilat ishin skeptike për opsionin e “rrugës parlamentare” për politikën e jashtme, dhe mendonin se nuk kishte opsion tjetër përveç “dhunës revolucionare” kundër armiqve të socializmit. Ata i quajtën politikat e Hrushovit “oportuniste” dhe demonizonin SHBA si armikun kryesor të paqes në botë dhe të fitores së komunizmit. Gjithashtu duke iu trembur humbjes së kontrollit dhe trazirave të brendshme udhëheqja shqiptare ruajti linjën e saj staliniste, në dukje për arsye “ideologjike”. Pas afrimit të Moskës me Jugosllavinë në fillim të viteve 1960-të shqiptarët dhe kinezët i bashkonte gjithashtu armiqësia ndaj “revizionizmit” të Titos. Teksa debati i tyre ideologjik me Hrushovin përkeqësohej Tirana e shikonte gjithnjë e më shumë BRSS si kërcënim prandaj nisi spastrimet e elementëve që i konsideronte si të afërt me Moskën dhe nisi të mbështetej më shumë te Kina për mbrojtje të mundshme nga agresioni sovjetik. Për kinezët refuzimi i Moskës nga Shqipëria përfaqësonte një mundësi të rrallë për të marra pas vetes një regjim komunist që mbështet politikat e tyre. Megjithëse Tirana përfaqësonte një barrë ekonomike, Pekini ishte i bindur se ky çmim justifikohej me fitimin e një aleati në një rajon që tradicionalisht ishte sferë e dominimit sovjetik. Ndërsa kontradiktat mes Kinës e Shqipërisë mbi politikën e jashtme lindën fillimisht në fund të viteve 1960-të kur Kina nisi zgjerimin e lidhjeve të saj të jashtme, duke përfshirë dhe anëtarë të NATO, që për shqiptarët ishin një neglizhim i parimeve revolucionare dhe tendencë drejt oportunizmit. Ndryshimet mes qasjeve praktike në lidhjet me jashtë, u reflektuan në ndryshime të deklaratave të Maos i cili sinjalizonte se tashmë konsideronte Bashkimin Sovjetik si një rrezik më të madh sesa SHBA. Kjo u dënua nga Shqipëria që tha se “nuk mund të mbështetesh në imperializëm për të dënuar një tjetër”. Tirana vazhdonte të bënte të barabartë rrezikun e të dyja superfuqive dhe pretendonte se mes të dyjave kishte komplot në dëm të lëvizjes komuniste.

Ndihmat e Kinës

Gjatë viteve 1960-të Shqipëria ishte shumë e varur nga ndihmat ekonomike të Kinës, të cilat që prej vitit 1961 kishin arritur në 600 deri në 900 milionë dollarë. Në fillim të viteve 1970-të u pa një reduktim i ndihmës kineze, që me sa duket ishte një tentativë e qëllimshme e Pekinit për të shantazhuar udhëheqjen shqiptare. Por kjo e fundit e konsideroi zhvillimin si një konfirmim të dyshimeve të saj për “oportunizmin” e Pekinit. Me gjtihë ndryshimet ideologjike, në sipërfaqe marrëdhëniet mes të dyjave mbetën të sjellshme deri në vdekjen e Mao Ce Dun. Një muaj pas vdekjes së liderit, në një fjalim publik në kongresin e partisë, Hoxha bëri një përmbledhje të kontradiktave të Shqipërisë me politikën e jashtme kineze dhe ndaj qëndrimit të Pekinit për grupin e ndarë të partive marksiste-leniniste. Raporti nuk sulmoi drejtpërdrejt Kinën por përsëriti kundërshtimin e Shqipërisë për afrimin e saj ndaj Perëndimit dhe e portretizoi qëndrimin shqiptar si më shumë revolucionar sesa ai kinez. Në fjalimin e tij mungonin lavdërimet e zakonshme dhe referimet për borxhin moral dhe material të Shqipërisë ndaj Kinës për ndihmën e saj. Masa e dëmit në marrëdhënien mes dy vendeve u bë e ditur vetëm korrikun e kaluar kur shtypi shqiptar botoi një kritikë të ashpër për “teorinë e tre botëve” që ishte kthyer në bazën e politikës së jashtme kineze që prej fundit të viteve 1960-të. Tirana e denonconte teorinë si anti-marksiste dhe dëmtuese të entuziazmit të proletariatit botëror. Pas sulmit të parë shqiptarët nisën të bënin lidhje mes Kinës dhe eurokomunizmit. Ata akuzonin se “teoria e tre botëve” ishte e ngjashme me eurokomunizmin pasi shërbente për të ngatërruar proletariatin dhe heqjen e vëmendjes nga lufta e klasave. Edhe para vdekjes së Maos lidhjet mes vendeve ishin penguar nga diferencat në vlerësimin e partive të vogla komuniste. Shqipëria i konsideronte këto parti si aleatë të rëndësishëm dhe në vitet 1970 Tirana i ka dhënë udhëzim organizativ dhe ideologjik grupeve të tilla në Amerikën Latine dhe në Evropën Perëndimore. Përfshirja e Tiranës me partitë e vogla marksiste është intensifikuar këtë vit dhe po i përdor ato për publikimin e debatit të saj me Kinën, e cila po bëhej gjithnjë e më e ndërgjegjshme e sfidës shqiptare. Ndër masat e Kinës kundër fushatës ishte ngritja e grupeve të reja besnike ndaj saj. 

Më të lexuarat