BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet, ja si regjimi i Hoxhës fitoi zgjedhjet e para në dhjetor 1945, SHBA nuk donte të vendoste marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë

Dokumentet, ja si regjimi i Hoxhës fitoi zgjedhjet e para në dhjetor
Amerikanët kanë zbardhur detaje mbi zgjedhjet që mbajti Enver Hoxha në 1945, përmes të cilave zyrtarizoi qeverinë e tij. Sipas disa dokumenteve të zbardhura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, SHBA e ka monitoruar procesin dhe ka treguar se regjimi ftoi me rreth 90 për qind të votave. Po ashtu tregohet se si amerikanët refuzuan të vendosnin marrëdhënie diplomatike me vendin tonë. 
 
Uashington, 29 nëntor 1945 
Sekretari i shtetit për përfaqësuesin në Shqipëri: Ju lutem komunikojini Hoxhës pikëpamjet e Departamentit në lidhje me traktatet e hershme mes Shqipërisë dhe SHBA, sipas linjave të mëposhtme: “Qeveria amerikane duke vendosur marrëdhëniet diplomatike me regjimin aktual në Shqipëri dhe duke marrë parasysh shkatërrimin e arkivave të vendit, modifikon kërkesën e saj fillestare për marrëveshjet në fuqi mes dy vendeve prej 7 prillit 1939, duke kërkuar vetëm konfirmimin e njohjes, duke lënë për më vonë specifikimin e teksteve të marrëveshjeve. Duke u distancuar nga detyrimet kontraktore që mund të jenë të gabuara ose në dëm të popullit shqiptar, traktatet në fakt i përshtaten aspiratave të Shqipërisë për përfshirjen në familjen e kombeve. Edhe pse traktatet nuk kanë qenë operative prej disa kohësh prej rrethanave të luftës, detyrimet janë të një natyre që nuk kanë të bëjnë me të. Në disa prej tyre kërkohet që marrëveshjet të modifikohen ose anulohen prej ndryshimit të rrethanave apo për arsye të tjera të ligjshme. Rishikimet ose mbylljet e marrëveshjeve, nëse zbatohen sipas ligjit ndërkombëtar, rrjedhimisht nënkuptojnë se marrëveshjet kanë ekzistuar dhe janë në fuqi. Në lidhje me këto konsiderata qeveria amerikane nuk është e gatshme të vendosë marrëdhëniet diplomatike me autoritetet ekzistuese deri sa të marrë garanci për statusin e traktateve mes dy vendeve para 7 prillit 1939. Ne shpresojmë që jutë ekzaminoni këto marrëveshje, kopje të të cilave po ju dërgohen sa më shpejt.
Tirana, 1 dhjetor 1945
Përfaqësuesi në Shqipëri për sekretarin e shtetit: Dorëzova sot në mëngjes letrën për Hoxhën sipas instruksioneve tuaja. Hoxha u shpreh i zhgënjyer që pranimi i traktateve të mëparshme është bërë kusht për njohjen e regjimit të tij, veçanërisht pasi qeveria britanike e kishte bërë një gjë të tillë. Ai tha se qeveria e tij ishte shumë dyshuese ndaj traktateve të nënshkruara nga qeveritë e mëparshme, sa që vetë fjala “traktat” ishte kthyer në mendjet e shqiptarëve në një sinonim të shitjes ose dhurimit të të drejtave të Shqipërisë për fuqitë e huaja. Derisa unë i dorëzova dje kopjet e katër traktateve mes dy vendeve (arbitrazh, riafrim, ekstradimi dhe të natyralizimit të qytetarëve) ai dhe qeveria e tij nuk dinin gjë se ato kishin ekzistuar. Hoxha tha më tej se plotësimi i kësaj kërkese e kishte vënë në dilemë qeverinë e tij. Nga njëra anë regjimi nuk mund të konfirmonte vazhdueshmërinë e traktateve dhe kjo do të vononte njohjen e qeverisë nga SHBA, por nga ana tjetër nuk respekton parimin ndërkombëtar të anulimit të dekreteve që dëmtojnë interesat e popullit shqiptar. Unë tentova t’i shpjegoj pikëpamjen e Departamentit por nuk arrita gjëkundi, edhe pse Hoxha tha se do ta rishqyrtojë çështjen. Unë trembem se insistimi në pozicionin tonë do të shtyjë për disa kohë njohjen dhe do t’i kushtojë SHBA miqësinë e Shqipërisë, dhe për arsye se në përgjithësi ne kemi qenë më shumë tolerantë ndaj tyre sesa Britania dhe Bashkimi Sovjetik, të cilat në këto kushte do të përfitojnë prej përpjekjeve tona. Këto dy vende i kanë pranuar garancitë e regjimit dhe po negociojnë këmbimin e përfaqësive. Nuk e di sesa fuqishëm e dëshiron këtë Departamenti këtë por sugjeroj të modifikohet qëndrimi në pranimin e garancive të Shqipërisë.
 
Paris, 3 dhjetor 1945
 
Ambasadori në Francë (Caffery) për sekretarin e shtetit: Qeveria greke me anë të ambasadës në Londër kërcënon se do të tërhiqet nga Konferenca e Reparacioneve të Luftës nëse aty ftohet edhe Shqipëria, pa u zgjidhur ende ajo që ata pretendojnë se është çështje kufitare mes vendeve, si dhe për arsye se sipas tyre Shqipëria ka bashkëpunuar me gjermanët gjatë luftës. Ualey tha se dhe britanikët kanë dyshime mbi përfaqësimin e shqiptarëve në konferencë pro mohimi i ftesës për ta do të sillte probleme me marshall Tito. Ishte pikërisht delegati jugosllav që kërkoi dhënien e ftesës për Shqipërinë. Prandaj zyra britanike ndërhyri me përfaqësuesit grekë që ata të tërheqin protestën e tyre. Tashmë është arritur marrëveshje e plotë dhe ftesa për Shqipërinë është lëshuar nga Franca për llogari të Francës, Britanisë dhe SHBA, delegati shqiptar ka ardhur.
 
Uashington, 5 dhjetor 1945 
Sekretari i Shtetit për të dërguarin në Shqipëri: Bazuar në arsyetimet e dhëna nga Hoxha, Departamenti nuk mund të modifikojë më tej kërkesat e garancive nga Shqipëria për vlefshmërinë e traktateve në fuqi mes dy vendeve prej 7 prillit 1939. Por gjithsesi ne kemi dëshirë që Gjeneral Hoxha të kuptojë qartë se kërkesat për këto garanci nuk tregojnë dëshirë për mohim të njohjes nga ana jonë. Gjithsesi shumica e traktateve në fjalë një propozuar për ndryshime apo anulime. Nëse sipas opinionit tuaj Hoxha nuk ka kuptuar plotësisht situatën ju duhet ë përsërisni me të në mënyrë informale esencën e qëndrimit tonë, pra që SHBA gjithsesi do të japë njohjen për regjimin e tij.
Sekretari i shtetit për ambasadorin në France (Caffery): Meqenëse dëmshpërblimet gjermane të luftës po negociohen pas aprovimit të pjesës kryesore të Britanisë, Francës e SHBA, Departamenti beson se duhet të pranojnë disa nga pretendimet greke e jugosllave kundrejt Italisë. Ato gjithsesi do të jenë të vogla pas pranimit të pjesës franceze. Departamenti beson se dëmshpërblimet e Italisë do të bëhen vetëm për vendet e vogla deh jo për fuqitë e mëdha të cilat pretendojnë pjesën e tyre nga Gjermania. Departamenti beson se pretendimet e Shqipërisë ndaj Gjermanisë nuk duhet të jenë të ngjashme me ato të Italisë, pasi Shqiëpria nuk është shkatërruar nga Italia, ashtu si dhe Greqia e Jugosllavia, por ekonomia shqiptare ka përfituar shumë nga përmirësimet e Italisë në atë vend.
 
Tiranë, 11 dhjetor 1945
Përfaqësuesi në Shqipëri (Jacobs) për sekretarin e Shtetit: Zgjedhjet shqiptare për Asamblenë Kombëtare janë mbajtur dhe opinioni im është se garancitë e dhëna nga regjimi i Hoxhës në lidhje me këtë janë plotësuar. Zgjedhjet u kryen me votim të fshehtë pa prova të dukshme kërcënimesh apo intimidimesh, por opozita nuk prezantoi asnjë kandidat, edhe pse mund ta bënte. Meqenëse mungonin kandidatët e opozitës autoritetet kërkonin të regjistronin kundërshtimin duke vendosur një kuti të veçantë për ata që nuk dëshironin të votonin kandidatët e Frontit. Nga 603,000 votues të regjistruar 543,000 ose 90% hodhën votën, 93% për kandidatët e Frontit dhe 7% kundër. Sikur të supozojmë të të gjitha 10% abstenimet të ishin kundër regjimit, atëherë Fronti përsëri do të kishte 84% të votuesve. Nga 111 kandidatët, 29 ishin ‘të pavarur’ (pa mbështetjen e Frontit por në favor të programi të tij) asnjë nga kandidatët e rëndësishëm të Frontit nuk humbi. Nga 82 të zgjedhurit 79 ishin burra 3 gra, 56 myslimanë 22 ortodoksë e 4 katolikë. Dhjetë gazetarë ishin në Shqipëri një javë para zgjedhjeve dhe gjatë tyre dhe shumica e tyre flisnin shumë pozitivisht për to. Mbetet vetëm kushti i Departamentit për respektimin e traktateve të mëparshme për të cilat unë pres që Hoxha e Nishani t’i përmendin në komunikimet e tyre.
Shënime: Vëzhguesit dhe Jacobs raportonin se kishin qenë personalisht në disa qendra votimi në Tiranë dhe ishin pritur mirë gjatë monitorimit të tyre. Sipas tyre “zgjedhjet duken të kryera në mënyrë të kënaqshme dhe të pranueshme si shprehje e vullnetit të lirë të shumicës së popullit të Shqipërisë. Ky është jo vetëm opinioni i Misionit britanik por dhe i shumicës së korrespondentëve që erdhën në Shqipëri për të vazhduar zgjedhjet”. Raporti i Brigadier Hodgson për rezultatet: Elektorati total 637,746; 15 për qind nuk votuan; kandidatët e frontit Demokratik morën 505,842 vota (79.3 për qind), 37,024 vota shkuan për opozitën (5.8 për qind)
Departamenti i Shtetit për ambasadën greke 
Memorandum 
Në lidhje me pikëpamjet e qeverisë greke për vendimin e SHBA të njohjes së qeverisë së Shqipërisë dhe garancive të kërkuara nga Greqia, qeveria e SHBA nuk i paragjykon pretendimet e Greqisë për jugun e Shqipërisë (Epirin e Veriut). Por SHBA nuk i ka dhënë kurrë Greqisë garanci për njohjen e pretendimeve dhe nuk e ka konsideruar kurrë Shqipërinë një shtet armik. Siç tregohet nga deklarata e sekretarit të shtetit më 10 dhjetor 1942, dhe në disa raste të tjera, ne kemi njohur përpjekjen e popullit shqiptar kundër fuqive të Aksit dhe për pavarësinë e tyre. Vendimi i qeverisë për njohjen e qeverisë aktuale në Shqipëri u bë pas studimeve të gjera e të kujdesshme dhe konsultimeve me qeveritë e tjera aleate, nënshkruese të Deklaratës së Krimesë për Evropën e Çliruar. Në përgjigje të ankesave territoriale greke, SHBA siguron qeverinë e Greqisë se vendosja e marrëdhënieve me qeverinë aktuale të Shqipërisë nuk nënkupton në asnjë mënyrë zgjidhjen e çështjeve të saj territoriale me fqinjët, pasi këto janë çështje të karakterit ndërkombëtar dhe do të diskutohen e zgjidhen në konfernecën finale të paqes, siç kemi theksuar dhe në paragrafin e fundit të deklaratës së njohjes për gjeneral Hoxhën. SHBA beson se edhe zgjedhjet e mbajtura në dhjetor në Shqipëri paragjykojnë pretendimet greke për territorin.
 
Uashington , 12 dhjetor 1945
Në memorandumin e 15 dhjetorit 1945, ambasada greke kalonte shqetësimet e qeverisë së saj se as Britania e as SHBA nuk ishin interesuar për pretendimet greke në takimin e Moskës, në kundërshtim me garancitë e tilla që ishin dhënë gjatë luftës. Greqia shpreson të ketë mbështetjen e SHBA dhe Britanisë për pretendimet e saj të ligjshme, por tashmë është e varur nga vendimet që mund të merren në Moskë që mund të jenë kundër interesave të saj dhe kështu nuk do të mundë të nënshkruajë traktatet e paqes që mund të arrihen mes fuqive.
 

Më të lexuarat