Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet, ja si SHBA nisi të forconte rivalët e Shqipërisë për shkak të rrezikut nga BRSS, mbi 458 mln USD për Greqinë dhe aleancë me Titon

Postuar: 09/06/2019 - 07:37

Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik gjatë regjimit komunist shiheshin me mjaft shqetësim nga SHBA dhe shumë shtete të tjera. Për këtë arsye, amerikanët nisin të ndihmojnë fuqishëm Greqinë, ndërkohë vendosën marrëdhënie të mira dhe me Jugosllavinë. E gjitha kjo bëhej për të mbajtur nën kontroll rrezikun sovjetik që vinte nga zbarkimi i trupave të Moskës në Shqipëri. Këto të dhëna janë bë të ditura në disa dokumente të deklasifikuara nga DASH.

14 shtator 1949

Memorandum bisede nga sekretari i shtetit

Sforza më kërkoi opinionin mbi atë që po ndodh në Jugosllavi. Unë i thashë se zhvillimet aktuale në vendet satelite sovjetike nuk ishin një parantezë e vërtetë për veprim ushtarak kundër Jugosllavisë. Nëse ndodh veprimi ushtarak Rusia do të flakte tej idenë e miqësisë me vendet e vogla satelite apo të fushatës së saj “të paqes”. Lëvizjet e trupave ishin tepër të vogla për të sugjeruar përgatitje për veprim. Ne kemi marrë gjithashtu në konsideratë mundësinë se Rusia po nxit vendet satelite për veprim, por nuk besojmë se është kështu. Sforza tha se kishte elementë të sëmundjes në Rusi Çekosllovaki. Unë thashë se ndoshta intensifikimi i përpjekjeve sovjetike ndaj Jugosllavisë mund të jetë konceptuar si një paralajmërim ndaj Titos për të qëndruar jashtë Shqipërisë, ose dhe për të krijuar probleme brenda Jugosllavisë. Sforza tha se politika e tij ishte ajo e miqësisë me jugosllavët edhe pse italianët nuk i pëlqejnë shumë ata. Tito do të mbetej gjithmonë një komunist por ka mundësi që ai të jetë një komunist siç ishte Lutheri për katolicizmin. Nëse Tito i mbijeton presionit sovjetik, italianët mund të ulin pretendimet e tyre për Triesten, dhe mund të japin mbështetjen e tyre për bashkimin Jugosllavi-Bullgari. Nëse Tito bëhet bashkëpunues dhe ndalon krijimin e vështirësive për Triesten, Italianët mund të lejojnë që ai të ketë influencë të veçantë në Shqipëri. Megjithëse ai kërkonte të tregohej miqësor me Jugosllavinë, tha se nuk mund të tradhtonte italianët që donin të qëndronin në Itali. Ai shtoi se këto çështje kërkonin marrje të kujdesshme në konsideratë. Ne thamë se do të tregojmë simpati në kohën e duhur por duam ta shikojmë gjerësisht problemin shqiptar, për shkak se ai trazon çështjet me Greqinë dhe Bashkimin Sovjetik dhe mund të bëhet eksploziv. Sforza tha se mendonte kryesisht për të ardhmen por shtoi se ishte i lumtur që amerikanët ishin në Trieste.

15 shtator 1949

Memorandum bisede nga sekretari i shtetit

Biseda me Bevin e Schuman për Jugosllavinë: Bevin tha se ai dhe Schuman kishin folur për rreziqet që po lindin në Jugosllavia dhe hapat që duhen marrë për të ndihmuar Titon të ruajë pozitën e tij ekonomike gjatë muajve në vijim. Sipas shtypit lëvizja e nëndheshme kundër Titos tashmë po del hapur. Cilat do të jenë efektet e vështirësive të Jugosllavisë në lidhje me Greqinë e Shqipërinë dhe çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tyre në OKB? Sigurisht që është në interesin tonë mbështetja e Titos nëse mund ta bëjmë këtë në mënyrë jo të dukshme. Britanikët i kanë dhënë kredi Jugosllavëve tetë milionë paund dhe Export Bank gjithashtu po jep një hua, por këto nuk mjaftojnë. Qeveritë evropiane dhe Britania duhet të luajnë një rol më pozitiv, të asistuar nga autoritetet financiare në Amerikë. Unë thashë se banka Export-Import Bank ka pranuar një hua prej 1 milionë dollarë. International Bank nuk beson se mund të japë më hua, pasi jugosllavët nuk po paguajnë kreditë e tyre. Por gjithsesi ka eksporte të mjaftueshëm që po shkojnë drejt zonave të lirës dhe stërlinës, që do të shërbejnë për të paguar këstet e huave në këto valuta. Banka botërore po merr në konsideratë dhënie huash në lira dhe sterlina, por nuk mund t’i japë ato pa miratimin e qeverive britanike dhe italiane. Bevin u përgjigj se ndoshta mund të organizohet një hua e përbashkët mes italianëve, belgëve, francezëve e Britanikëve. Unë komentova se nëse Jugosllavët marrin huat brenda gjashtë muajve në vijim ata do të jenë jashtë rrezikut ekonomik edhe pse pamja aktuale afatshkurtër duket shumë e vështirë. Schuman ndërhyri duke thënë se dhe situata politike ishte po aq e vështirë se ajo ekonomik, dhe unë pranova se është e vërtetë. Schuman tha më tej se francezët po negociojë një traktat komercial me Jugosllavinë. Ai tha se kredia nga Franca do të ndihmojë ndërsa do të studiohet dhe ndihma evropiane në kuadër të traktateve tregtare. Bevin pranoi se kjo duhej studiuar dhe se veprimi kolektiv mund të suplementonte dhe ndërhyrjen direkte. Bevin shtoi se sipas informacioneve agjitacioni në Jugosllavi mund të jetë duke u shkaktuar nga sovjetikët për të larguar vëmendjen e Titos nga Shqipëria. Ai më pas pyeti Schuman se çfarë mendonte për situatën e brendshme jugosllave. Schuman tha se mendonte se ka rrezik serioz për tentativa kundër jetës së Titos ose sabotazh për rrëzimin e pushtet nga një grup i fshehtë i brendshëm. Ai tha se nuk besonte se ka rrezik për ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga jashtë. Nuk jam i sigurt por nuk ka sinjalizime për rrezik të menjëhershëm të jashtëm. Unë pyeta Schuman nëse mendonte se situata e brendshme e Titos ishte e dobët. Ai u përgjigj pozitivisht dhe shtoi se rreziku ishte shtuar dhe nga grupet politike të djathta. Tito ka qenë shumë i ashpër me njerëzit që e kanë kundërshtuar më parë dhe ka shumë zemërim në Jugosllavi kundër tij. Por Schuman përsëriti se kjo ishte më shumë një rrezik sesa një ngjasi. Më tej ne diskutuam për ndihmën që Tito duhet të marrë dhe për atë që ka nevojë aktualisht. Thorp tha se SHBA i ka dhënë Jugosllavisë hua 20 milionë dollarë nga të cilat 12 u dhanë menjëherë deh tetë janë për projekte në të ardhmen. Ajo çka jugosllavët kanë më shumë nevojë për momentin është pambuku, qymyri, nafta dhe produktet e saj. Qymyri është nga më të vështirët për t’u furnizuar. Naftën mund të sjellin britanikët të cilët do të paguhen për këtë në stërlina. Ndërsa jugosllavët mund t’ia dalin për momentin pa importe ushqimesh.

Nju Jork 3 tetor 1949

Memorandum bisede nga nënsekretari në OKB, Thomas F. Poëer: Cordier më tha sot se ambasadori Vishinsky ka pritur për darkë në shtator sekretarin e përgjithshëm General Romulo, Dr. Arce dhe Dr. Padilla Nervo. Ai më la përshtypjen se eventi ishte dominuar nga urrejtja e sovjetikëve për Jugosllavinë. Në lidhje me këtë General Romulo po merr në konsideratë propozimin e një marrëveshjeje sipas së cilës hiqet dorë nga anëtarësia e Jugosllavisë në Këshillin e Sigurimit në këmbim të një vendi për të në agjencinë ekonomike ECOSOC. Gjithashtu do të hiqet paragrafi i parë i rezolutës sovjetike për të siguruar një qëndrim më të afrueshëm drejt Greqisë, gjë që do ta bëjë dhe Shqipëria e Bullgaria. Vishinsky u pyet nëse deklarata e tij do të thoshte se Bashkimi Sovjetik do të marrë një qëndrim më miqësor ndaj Greqisë dhe përgjigja e tij ishte “Sigurisht që po”. Përkthyesi fillimisht e përktheu përgjigjen në thjesht ‘po’ ndërsa vetë Vishinsky e korrigjoi duke thënë “sigurisht që po”. Cordier është duke u konsultuar me Lie e Romulo në mënyrë që tolerimet reciproke nga sovjetikët të jenë në masë të pranueshme dhe jo vetëm siç është sugjeruar nga disa vetëm për heqjen e paragrafit të rezolutës. Cordier tha se në pasionin e tyre kundër jugosllavëve sovjetikët do të kërkonin të ruanin prezencën ushtarake në Austri, si një kërcënim nga veriu për Titon, dhe në të njëjtën kohë të shkëpusnin Shqipërinë e Bullgarinë nga konflikti me Greqinë për t’i angazhuar kundër Jugosllavisë. Me këto rrethana në mendje Cordier ka shtyrë seancën plenare të Asamblesë ku do të mbahen zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit, deri sa të shihet një mundësi për të siguruar një zgjidhje për çështjen greke. Ai pranoi se mundësia për këtë do të gjykohet më mirë pas takimeve fillestare me grekët e shqiptarët.

Uashington, 19 shtator 1950

Sekretari i shtetit për sekretarin e Këshillit të Sigurimit (Lay): Deri në fund të fitit financiar 1950, rreth $458.7 milionë i janë kushtuar pajisjes, mirëmbajtjes konsultimit dhe trajnimit të forcave të armatosura greke e turke të nisur në 1947. Guerrilasit në Greqi, tashmë në numër vetëm rreth 300, në krahasim me më të lartën e tyre 28,000, përbëjnë vetëm një problem të vogël kontrolli. Me mundjen e lëvizjes guerile, objektivat e ndihmës ushtarake janë dhënia e pajisjeve bazë, zëvendësimeve dhe furnizimeve të përgjithshme për forcat greke, aq sa për ruajtur sigurinë e brendshme, për të ndaluar riorganizimin e lëvizjeve të tjera guerile nga vendet satelite sovjetike, dhe në rast të rinisjes së tyre, krijimit të rezistencës së përshtatshme para një mobilizimi të përgjithshëm”. Në ndjekje të këtyre objektivave po mendohet një tjetër $52.5 milionë do të jepen për Greqinë nga $131,500,000 të autorizuara për Greqinë, Turqinë e Iranin. Përveç rrezikut të agresionit ushtarak nga BRSS, kërcënimi i jashtëm për Greqinë qëndron te ushtritë shqiptare e bullgare vende në të cilat janë përqendruar forcat guerile. Forcat bullgare llogariten në 85,000–150,000 njerëz të pajisur e të stërvitur, nga rreth 600,000 që mund të mobilizohen. Ndërsa forcat shqiptare llogariten në 45,000 njerëz të pamotivuar. Numri i guerilasve grekë në Bullgari llogaritet në 3,000 deri në 12,000 ndërsa në Shqipëri nga 300 deri 3,000. Nuk ka organizuata të njohura lufte në Shqipëri ose Bullgari edhe pse llogaritet se ka të paktën 2,000 “teknikë” ushtarakë sovjetikë në Bullgaria dhe një numër më të vogël në Shqipëri. Raportimet e inteligjencës nuk flasin për rrezik të menjëhershëm lufte nga Bullgaria ose Shqipëria kundër Greqisë (ose kundër Jugosllavisë, e cila në situata të tjera do të ishte rreziku kryesor për sigurinë e Greqisë). Nga ana tjetër disa faktorë shqetësues janë (a) provokimet e vazhduara kufitare ndaj Greqisë, (b) raportimet për akumulim të trupave dhe municioneve sovjetike në Bullgari, dhe (c) propaganda e vazhdueshme e vendeve të Kominform me qëllim ngritjen e psikologjisë së luftës në Bullgari dhe përshkrimi prej tyre i “Aksit Athinë-Beograd” si një instrument i politikës agresive Anglo-Amerikane. Duke marrë parasysh sa më sipër, një riekzaminim po kryhet mbi aftësitë e forcave të armatosura greke për të përballuar mundësitë e ndryshme të veprimit agresiv, me qëllim përcaktimin e ndryshimeve në forcë, organizim dhe pajisjen e forcave, të cilat do të reflektohen në programin tonë të ndihmës.

Ndihma ekonomike

Në vitin fiskal 1950 Greqia mori $158.3 milionë ndihma direkte ECA dhe rreth $127.5 milionë në të drejta, ose një total prej $283.8 milionë. Për vitin fiskal 1951, ndihmat direkte arrijnë në $100 milion e $120 milion. Me ndihmën ekonomike që po i jepet Greqisë dhe fundin e veprimit të guerilasve, ekonomia e vendit po mbahet në nivel të arsyeshëm dhe ndërtimi i kapitalit të vendit po vazhdon. Pas vendosjes së paqes refugjatët janë kthyer në fshatrat e tyre dhe ka një rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor.

Marrëdhëniet me jashtë

Një problem i mbetur nga lufta guerile greke ka qenë dështimi i vendeve komuniste të Evropës lindore për të vepruar ndaj rezolutave të OKB për riatdhesimin e rreth 20,000 fëmijëve të larguar nga vendi nga guerilasit. Ne kemi vazhduar të ushtrojmë presion për kthimin e këtyre fëmijëve me të gjitha mjetet. Megjithëse problemi është humanitar gjendja e situatës nuk është e mirë me përjashtim të Jugosllavisë. Veprimi ynë në këtë çështje shërben si një kundërpeshë për propagandën sovjetike dhe akuzat e “imperializmit” në Greqi dhe mund të konsiderohet si i dobishëm për interesat e sigurisë së SHBA dhe Greqisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 07:35

Amerikanët kanë dhënë detaje nga kalimi i pushteti te Ramiz Alia. Pas vdekje së Hoxhës ishte ai që mori frenat e PPSH.

Postuar: 20/08/2019 - 07:12

Amerikanët kanë nxjerrë në pah detaje të tjera sa i takon zhvillimeve në sistemin komunist.

Postuar: 18/08/2019 - 14:44

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga vdekja e Mehmet Shehut.

Postuar: 17/08/2019 - 18:00

 Gazeta amerikane “New York Times” ka zbardhur të tjera detaje nga vdekja e Mehm

Postuar: 16/08/2019 - 07:14

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje sa i takon përplasjeve në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 15/08/2019 - 07:14

Pasi prishi marrëdhëniet me Kinën, Hoxha humbi të gjitha ndihmat ekonomike.

Postuar: 14/08/2019 - 07:09

Amerikanët i kanë kushtuar rëndësi edhe Familjes Mbretërore.