Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet, zbardhet vizita e Tuk Jakovës në Departamentin Amerikan të Shtetit më 1946, ja si SHBA rrëzoi pretendimet e Greqisë për kufirin me Shqipërinë

Postuar: 21/05/2019 - 07:07

SHAB ka zbardhur të tjera dokumente s ai takon vitit 1946. Në një dokument të deklasifikuar tregohen detajet e një vizite të Tuk Jakovës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Po ashtu tregohen bisedimet në Konferencën e Paqes dhe kërkesat e Greqisë për territore në jug të Shqipërisë.

Uashington, 9 shtator 1946

Sekretari i shtetit për delegacionin në Konferencën e Parisit:Ministri pa portofol Tuk Jakova ka vizituar Departamentin me dëshirën e tij për të folur mbi çështjen e traktateve por meqenëse ai nuk ka autoritet për të folur për llogari të qeverisë së Shqipërisë, Hickerson e bëri të qartë dhe ai se nuk po fliste zyrtarisht për llogari të Departamentit. Jakova bëri të qartë mendimin personal se qeveria po përgatitet të njohë parimisht vlefshmërinë e traktateve me SHBA. Ai pranoi sugjerimin e Hickerson se do të ishte e dobishme të hartohej një gjuhë e re për tekstet që me aprovimin e gjeneral Hoxha, të shërbente si bazë e diskutimeve mes autoriteteve dhe përfaqësisë amerikane. Disa nga shembujt ishin si më poshtë:

-Qeveria shqiptare pranon në parim të gjitha traktatet dhe marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA para 7 prillit 1939, data e pushtimit italian të Shqipërisë.

-Qeveria shqiptare rezervon të drejtën për ndryshime apo anulime të traktateve në bazë të interesit të përbashkët, sipas diskutimeve mbi to që do të nisin pas njohjes së Shqipërisë nga qeveria e SHBA dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dy shteteve.

-Në varësi të ndryshimeve ose mbylljes së traktateve të caktuara, qeveritë e Shqipërisë dhe SHBA zotohen të respektojnë instrumentet aktuale.

Jakova tha se do të komunikonte me Hoxhën e më pas do të njoftonte Departamentin e Shtetit për reagimet. Atij iu bë e qartë se Departamenti e kuptonte propozimin si vetëm ndryshim të gjuhës së teksteve dhe jo sipas kërkesës origjinale për garancitë. Hickerson theksoi përsëri karakterin informal të bisedës dhe deklaroi se Departamenti dëshironte të konsultohej me përfaqësuesin në Shqipëri, Jacobs para se të mbante qëndrim dhe përsëriti nevojën që çdo çështje e lidhur me këtë duhet të ngrihet zyrtarisht me përfaqësuesin amerikan në Shqipëri dhe se Departamenti nuk ka për të diskutuar më shumë me Jakova për çështjen. Departamenti nuk propozon përgjigje ndaj letrës negative të Hoxhës më 13 gusht. Nëse zgjidhja rezulton e kënaqshme për SHBA, ne besojmë se nuk duhet të specifikojmë zyrtarisht kushtet e reja për njohjen.

14 shtator 1946

Shënime të delegacioni amerikan (Konferenca e Paqes)

Përfaqësuesit shqiptarë Kolonel Hysni Kapo dhe major Beban Shtylla, ishin prezentë. Kapo dha një fjalim të përgatitur ku thoshte se forcat e armatosura italiane duhet të reduktohen për të garantuar sigurisë e Shqipërisë. Shqiptarët thonë se kanë vuajtur pushtimin italian për 22 vjet dhe kolonel Kapo refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së delegatit italian për masën e ushtrisë shqiptare. Ai tha se është e ditur se popullsia e Shqipërisë është vetëm 1 milionë dhe si rrjedhim ushtria e saj është më e vogël se ajo italiane. Gjeneral Pika (Çekosllovakia) propozoi që raportuesi të japë një deklaratë shpjeguese për arsyet e komisioni për amendamentet jugosllave në traktatin paqes me Italinë. Ai i kërkoi përfaqësuesve të katër fuqive të mëdha nëse deklarata aplikohet dhe për Shqipërinë. Admiral Manola (Jugosllavia) tha se Jugosllavia sponsorizonte amendamentet dhe në nenet 47 e 52 të sugjeruara në memorandumin shqiptar. Admiral Rebuffel (France) tha se mendonte se deklarata e fuqive të mëdha nuk e përjashtonte Shqipërinë por nëse Tirana kishte pretendime duhet t’i shprehte këto te fuqitë e mëdha. Kjo deklaratë ishte në dukje një ndryshim opinioni mes fuqive të mëdha, dhe gjeneral Balmer tha se mbështeste pikëpamjen e delegatit francez dhe jo atë të Gjeneral Slavin në lidhje me procedurën për t’u ndjekur; ai tha se shqiptarët duhet të dërgonin një letër te fuqitë e mëdha që ato ta diskutojnë. Në përgjigje të pyetjes së Gjeneral Slavin (BRSS) kryetari tha se dy amendamentet e propozuara ishin marrë një nga SHBA e një nga Zelanda e Re.

16 shtator 1946

Përfaqësuesi shqiptar paraqiti pikëpamjet e tij mbi nenin 65 (Kompensimet) dhe kërkoi që Italia të bëjë kompensime në vlerë ekuivalente. Ai shtoi se Italia ishte përgjegjëse për floririn shqitpar të marrë gjatë luftës. Por nëse Komisioni nuk ishte dakord me pretendimet shqiptare për floririn, ai sugjeroi që një gjuhë e përshtatshme të shtohej në draft në lidhje me kthimin e floririt shqiptar nga Italia. Përfaqësuesi italian shprehu shqetësimin për valën e alarmit që po përhapej në Itali prej pasojave të ashpra të Traktatit të Paqes, si dhe shprehu tronditje për amendamentet e propozuara nga disa delegacione të cilat sipas tij kërkonin të zëvendësonin “një draft të ashpër me një traktat Paqeje akoma më të ashpër”. Ai përmendi me keqardhje se Konferenca nuk po bënte përpjekje të vlerësonte pasojat ekonomike për Italinë. Ai shtoi se sugjerimet sovjetike në lidhje me kompensimet kishin merita por nuk duhet të përdoren për të përfituar më shumë kompensime. Komisioni më pas diskutoi për tre orë çështjen se kur duhet të lejohet Shqipëria të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe në debate. Aroutiunian (BRSS) tha se përfaqësuesit shqiptarë nuk ishin trajtuar si duhet nga Komisioni dhe kërkoi që Shqipëria të ishte pjesë e diskutimeve në paragrafët 2 e 8 të nenit 65. Pas disa replikave mes kryetarit dhe Aroutiunian, Komisioni pranoi që delegacioni shqiptar të ishte prezent në diskutimet e paragrafëve 2 e 8 neni 65, diskutimet e përgjithshme për nenin 65 dhe paragrafin 1 të nenit 66.

Tirana, 21 shtator 1946

Përfaqësuesi në Shqipëri(Jacobs) për sekretarin e shtetit: Pas vlerësimit të motiveve përgjegjëse për agjitacionin shqiptar dhe mobilizimin e saj kundër Greqisë, zyrtarët ishin kundër dhënies së territoreve shqiptare për Greqinë. Shqipëria kishte mobilizuar një ushtri prej rreth 70-90 vetë në gjashtë muajt e fundit, por ata ishin kryesisht ushtarë pa eksperiencë dhe të papërgatitur për luftë moderne, kështu që Shqipëria gjithsesi nuk mund të shpresonte për një luftë të suksesshme kundër Greqisë. Gjithashtu opozicioni i brendshëm dhe politikat vendore i jepnin zë tezës së autoritetet shqiptare po përdornin rrezikun e rremë grek për forcimin e indoktrinimit dhe të kontrollit ndaj elementëve disidentë. Por ka dhe faktorë që mbështesin tezën e mobilizimit shqiptar për agresion kundër Greqisë:

(1) aktiviteti ushtarak i 6 muajve të fundit përbën një shterrim të burimeve të dobëta të brendshme në Shqipëri dhe mund të mos jetë i aftë të vazhdojë pa veprim;

(2) numri i madh i këshilltarëve sovjetikë e jugosllavë në Shqipëri duket se tregon për agresion të mundshëm ndaj Greqisë dhe jo vetëm veprime mbrojtëse, ose të paktën agjitacion për motive të tjera (luftë nervash);

(3); që prej kthimit nga Parisi, Hoxha është takuar disa herë me krerët ushtarakë dhe raportohet se ka thënë: “Duhet të sulmojmë Greqinë”.

Faktori kryesor është të mësojnë se çfarë dëshirojnë sovjetikët që të bëhet.

Athinë,30 shtator 1946

Ambasadori në Greqi (MacVeagh) për sekretarin e shtetit: Në përgjigje të kërkesës së Departamentit për pikëpamjet e mia mbi konfliktin kufitar, dua të them se përkeqësimi i situatës në kufirin verior të Greqisë mund të konsiderohet si e bazuar në antagonizma racore dhe pretendime territoriale konfliktuese. Që prej çlirimit politika greke ka qenë evitimi i konflikteve me fqinjët edhe pse e djathta greke ka pikëpamje ekstreme ekspansioniste. Qëllimet e Greqisë kanë qenë shpresa dhe besimi te Konferenca e Paqes dhe OKB. Ndërsa për kukullat e sovjetikëve ka qenë e kundërta. Ka prezencë të gjerë të agjentëve sovjetikë në Maqedoni. Siç raportohet nga ushtria greke, britanike dhe amerikane, incidentet e kufitare duket si provokime nga ana tjetër e kufirit ndoshta për të nxitur reagime nga grekët me qëllim të rusët të justifikohen se ata janë rrezik për paqen. Propaganda anti-greke e Moskës dhe kontrolli sovjetik ndaj partisë komuniste greke ka nxitur shumë aktivitete subversive në veri të vendit, dhe së fundmi veto sovjetike në OKB ndaj hetimit të Greqisë ishte tepër e shpejtë prandaj është e paevitueshme që BRSS t’i bërë fajin Greqisë për incidentet. Duket se Rusia, që tashmë është në kontroll të detit Adriatik me anë të dominimit në Shqipëri, kërkon të fitojë kontroll të ngjashëm dhe në detin Egje duke mbështetur kukullat bullgare de jugosllave në pushtet. Propaganda botërore e sovjetikëve kundër trupave britanike në Greqi mund të interpretohet si një përgatitje për këtë, siç është dhe propaganda ndaj qeverisë greke, e cila është quajtur kërcënuese, monarko-fashiste, kolaboracioniste etj. Bazuar në këto sinjalizime unë nuk shoh arsye për tërheqjen e trupave birtnanike , çka me shumë gjasa do të sillte grumbullim pranë Maqedonisë të trupave bullgare e jugosllave gjoja për ndihmuar vëllezërit e tyre. Kolegu im turk shprehu një mendim të ngjashëm dje duke thënë se tërheqja britanike nga Greqia, do ta mbushte Selanikun me trupa jugosllave “brenda 24 orëve”. Për të parandaluar këtë ne duhet t’i japim të gjitha p[publicitetin e mundshëm këtyre përgatitjeve.

[Sekretari Byrnes dhe Mattheës kanë diskutuar me përfaqësuesin grek Dragoumis për situatën në Greqia e cila përmblidhet si më poshtë: “Greqia thotë se popullata neveri është e bindur se Greqia do të pushtohet nga Shqipëria dhe Jugosllavia dhe fermerët po lënë fushat e tyre në një kohë kur duhet të përgatisin mbjelljet; ka një vërshim të popullatës drejt qyteteve, çka po shoqërohet me rënie të vlerës së dhramisë dhe rritje të kërkesës për flori. Qeveria greke është e shqetësuar se prodhimi ekonomik në muajt e ardhshëm do të humbasë. Sekretari tha se ishte i ndërgjegjshëm për situatën dhe shprehu keqardhje për zhvillimet”.

4 tetor 1946

Ditari delegacionit SHBA

Kardelj(Jugosllavia) kërkoi që vendet që nuk kishin vuajtur nga agresioni i Italisë të kuptonin ndjenjat e një vendi që kishte vuajtur aq shumë sa Jugosllavia. Aroutiunian(BRSS) nuk bëri rekomandime për shumën totale të kompensimeve ndaj Shqipërisë, Etiopia, Greqisë e Jugosllavisë, por sinjalizoi se kjo e fundit duhet të merrte dy herë më shumë se Greqia bazuar në kriteret e dëmeve të pësuara sipas Konferencës së Kompensimeve në Paris. Ai shtoi se vendimi i Britanisë dhe SHBA në lidhje me Shqipërinë ishte një vendim politik, sipas linjës që ata po mbajnë drejt vendit, dhe shtoi se Shqipëria duhet të marrë kompensim sa Etiopia pasi të dyja vendet kishin vuajtur pushtimin dhe kolonizimin nga Italia. Përfaqësuesi bjellorus simpatizoi me vendet e dëmtuara dhe tha se i kuptonte vuajtjet e tyre. Ai theksoi se Shqipëria ishte në listën e vendeve për dëmshpërblime dhe nuk e kuptonte se përse SHBA mendonte se Shqipëria nuk duhet të kompensohej. Rueff(Francë) tha se Franca i pranonte shifrat e Britanisë për Jugosllavinë, Greqinë e Etiopinë, por në bazë të llogaritjes së dëmeve mendonte se Shqipërisë përveç aseteve italiane në Shqipëri t’i jepeshin dhe $5 milionë në reparacione. Ai tha në përgjigje të deklaratës së Aroutiunian se Konferenca e Parisit nga bërë raportim e kompensimeve mes Jugosllavisë e Greqisë në 2 me 1 por ko ishte bërë vetëm në lidhje me dëmet e shkaktuara nga Gjermania prandaj nuk vlente për çështjen në diskutim. Thorpsugjeroi më pas një plan për votimin e procedimeve në Komision, duke nisur me votimin nëse Shqipëria duhet të merrte reparacione, dhe më pas për të llogaritur reparacionet e Etiopisë, Greqisë e Jugosllavisë, dhe më në fund shumën totale të reparacioneve. Përfaqësuesi polak foli kundër llogaritjeve të mëtejshme.Në votën e parë çështja nëse Shqipëria duhet të marrë reparacione apo jo ishte e barabartë 10 me 10 dhe kryetari vendosi se nuk kishte fitues. Përfaqësuesi shqiptar më pas dha një deklaratë ku tha se Shqipërisë nuk i ishte dhënë trajtimi i duhur siç mund të rritej për një vend aleat. Përfaqësuesi sovjetik tha se rezervonte të drejtën e ringritjes së çështjes dhe propozoi që Shqipëria të merrte të njëjtën shumë sa dhe Etiopia. Komisioni votoi më pas për shumë e reparacioneve të Etiopisë. Edhe një propozim i Australisë për rritjen e shumës së sugjeruar nga $25 milionë në $35 milionë humbi me barazim votash 10 me 10. Shuma $25 milionë për Etiopinë u aprovua unanimisht. Pretendimi jugosllav për $400 milionë humbi me 8 vota pro dhe 12 kundër. Parimi që reparacionet për Etiopinë [Greqinë] e Jugosllavinë u aprovua me dy të tretat e votave 15 me 1, 4 abstenime. Aroutiunianpërdori përsëri të drejtën e vetos duke thënë se reparacionet për Jugosllavinë duhet të ishin dy herë sa Greqia. Komisioni më pas aprovoi shumën totale të reparacioneve $225 milionë siç ishte propozuar nga Britania. Përfaqësuesi sovjetik rezervoi të drejtën për ta ngritur çështjen në Këshillin e ministrave të Jashtëm.

Tiranë, 5 tetor 1946

Përfaqësuesi në Shqipëri (Jacobs) për sekretarin e Shtetit: Në përgjigje të kërkesës së Departament, më poshtë keni observimet e mia në lidhje me gjendjen në kufirin shqiptaro-grek. Me gjithë faktorët e huaj të lidhur me thelbin e problemit një nga çështjet kryesore është pretendimet territoriale greke për jugun e Shqipërisë të cilat po trumbetohen me agresivitete prej dy vjetësh nga shtypi dhe radio e propagandistëve grekë. Pretendimet janë të pabaza pasi kufiri aktual është caktuar nga marrëveshjet ndërkombëtare çerek shekulli më parë mbi baza të drejta dhe kufijtë kanë qenë të qetë derisa Greqia nisi të nxiste çështjen përsëri me dokumentin e pretendimeve për Epirin e Veriut, për të cilin Departamenti tha që në fillim se nuk e mbështeste. Propaganda e ashpër greke në mbështetje të pretendimeve vjen pjesërisht prej mbështetjes britanike dhe njëfarë heshtjeje prej Shtetet e Bashkuara të cilat nuk kanë dashur të hedhin poshtë zyrtarisht pretendimet e tyre. Për rreth 4 apo 5 muaj Shqipëria nuk i dha rëndësi pretendimeve të propagandës por më vonë nisi propagandën e saj të vetëmbrojtjes duke krijuar një luftë nervash e cila rrjedhimisht çoi në incidentet e para kufitare që kanë kulminuar në situatën aktuale. Kur u mblodh konferenca e paqes Shqipëria besonte se as Britania dhe as SHBA nuk dukeshin të gatshme për të mbrojtur kufijtë e vendit nga dy alternativat, dhia e Epirit të Veriut Greqisë, apo ngrirjen e kufijve të kësaj të fundit. Ky ishte motivi ndërkombëtar i mobilizimit të gjerë ushtarak në zonat kufitare dhe gjithashtu për të manovruar me kërcënimin e jashtëm duke larguar vëmendjen nga problemet e brendshme; si dhe duke përdorur mobilizimin për të forcuar kapjen e pushtetit nën maskën e emergjencës kombëtare. Përveç faktorëve të pastër shqiptarë situata sjell avantazh për sovjetikët dhe jugosllavët pasi Shqipëria është gjithnjë e më shumë e detyruar të mbështetet te këto dy vende, të cilat nga e tyre sigurojnë pushtet në Shqipëri dhe në lindje të Adriatikut. Teksa BRSS po merr një rol kryesor në këtë çështje, bëhet gjithnjë e më e domosdoshme që çështje e kufirit grek të eliminohet nga axhenda e problemeve ndërkombëtare me të cilat përballet sot bota. Tërheqja e këtyre pretendimeve në Konferencën e dytë të Parisit do ta eliminonte problemin. Por ekziston ende rreziku që Shqipëria me ndihmën e rusëve dhe jugosllavëve të vazhdojë të përbëjë një kërcënim ushtarak edhe pas heqjes së arsyeve për këtë. Dhe në fakt vazhdimi i përgatitjeve ushtarake të Shqipërisë dhe mbështetje e peticionit të popullsisë së Çamërisë për kthim në shtëpitë e tyre në Greqi, tregon se kjo mund të ndodhë. Ky zhvillim mund të bëhet i vështirë ose i pamundur nëse SHBA gjen rastin më të parë për të deklaruar se tërheqja e pretendimeve greke eliminon të gjitha problemet mes dy vendeve, për t’i lejuar atyre vazhdimin e rindërtimit të pasluftës. Së bashku me influencën britanike në Greqia të insistohet që Greqia të heqë dorë nga agjitacioni i mëtejshëm kufitar dhe të binden sovjetikët të marrin masa të ngjashme dhe për Shqiëprinë. Një lëvizje e tillë nga SHBA do të kishte avantazhet e mëposhtme:

(1) Përgatitjet e mëtejshme ushtarake nga Shqipëria, Jugosllavia dhe BRSS kundër Greqisë mund të nxjerrin në dritën botërore qëllimet e vërteta të tyre dhe mund të denoncohen në OKB ose drejtpërsëdrejti.

(2) Kështu ne do të fitonim një pjesë të prestigjit të humbur në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit.

(3) Kërcënimet serioze për paqen në Ballkan mund të zbuten.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/06/2019 - 07:08

Amerika kërkonte me ngulm të shfrytëzonte burimet natyrore të Shqipërisë.

Postuar: 21/06/2019 - 07:11

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur së fundmi dokumente të tjera për Shqipërinë.

Postuar: 20/06/2019 - 19:58

Si pasojë e gazit helmues ka mbetur i lënduar edhe ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka d

Postuar: 20/06/2019 - 07:17

Inteligjenca amerikane raportonte në vitin 1959 mbi një destabilizim të mundshëm të Ballkanit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:19

Në 1949, SHBA po mendonte seriozisht formimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë për rrëzimin

Postuar: 18/06/2019 - 07:17

“SHBA të veprojë në koordinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare, ash

Postuar: 16/06/2019 - 08:30

Në vitin 1949, Shqipëria shihej nga fuqitë e mëdha si një pikë e rëndësishme strategjike e sovjet