BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Dossier

“E mori një skuadër me uniformë”, Artan Hoxha nxjerr detajet tronditëse: Kush e preu në besë Ervis Martinajn. Ja çfarë shfaqet në videon e mistershme

“E mori një skuadër me uniformë”, Artan Hoxha nxjerr

Zhdukja e Ervis Martinajt vijon të mbetet mister. Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje të reja nga ditët e fundit që Martinaj është bërë i gjallë nëpër Tiranë. Hoxha u shpreh  se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”. Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë.Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

Sipas Hoxhës skuadra, Martinaj është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e ka marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt.

“Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet”, shprehet Hoxha. Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.

Itinerari
Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha tha se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë. Sipas gazetarit, Martinaj ka ndejtuar në Vlorë deri më datë 5 gusht dhe në atë datë është kthyer për në Vorë po me këtë person.

Më pas, Martinaj ka ardhur më datë 6 gusht sipas gazetarit Artan Hoxha në një qendër tregtare në Tiranë ku ka takuar një person. Më pas Martinaj ka shkuar në një kafe përballë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Hoxhës, Martinaj është kthyer më datë 7 në Tiranë duke ndjekur të njëjtin itinerar.

“Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Madje, edhe policët nuk raportonin”, tha Hoxha.

Më të lexuarat