BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

E rrallë/ Motrat e mbretit Zog në Muzeun e Vjenës për Skënderbeun

E rrallë/  Motrat e mbretit Zog në Muzeun e Vjenës për

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka ka publikuar një tjetër foto të rrallë në profilin e tij në Facebook.

Këtë herë në qendër të vëmendjes të studiuesit Plaka janë motrat e mbretit Ahmet Zogu të cilat në vitin 1937 patën ndërmarrë një udhëtim të gjatë njohës në Europë e SHBA, për të cilat shtypi shqiptar tashmë pas demokracisë ka raportuar në detaje.

Shkrimi i plotë i Armand Plakës: 

Tashmë ka hyrë në histori dhe veç Konicës e Zoi Xoxës, të cilët patën rastin t’i shoqërojnë fizikisht e të shkruajnë kujtime në lidhje me to, ishin dhe vetë gazetat e kohës, të cilat i bënë një jehonë të jashtëzakonshme turneut transatlantik të motrave të Mbretit të Shqiptarëve. Kërshëria e shtypit perëndimor shpesh u shoqërua edhe me kritika, por në përgjithësi raportimi ishte pozitiv, dashamirës dhe realist. Ishte viti 1937 dhe duket se Mbretëria Shqiptare po investonte edhe në imazh për të përjetuar tashmë një fazë tjetër pas 9 vjetësh themelim. Megjithëse është raportuar në hollësi mbi vizitën e tyre, duke gërmuar në arkivat e gazetave perëndimore të kohës, më la shumë mbresa një foto e rrallë nga një revistë e mirënjohur vjeneze, e cila shfaq motrat ( princeshat) e Mbretit Zog ndërsa kundronin nën interpretimin plot pasion të drejtorit të Muzeut të Vjenës, Dr. Gross, përkrenaren dhe shpatën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky set i dy objekteve më të çmuara ndër shqiptarët, do të mund ta shihte dritën e ekspozimit shumë dekada më vonë, për një periudhë të limituar edhe në Muzeun tonë Kombëtar, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk dua të futem në diskutime, por besoj se foto në fjalë shpreh më së miri përmbushjen e një axhende të mirëprogramuar dhe me objektiva kombëtariste dhe jo të një axhende të hartuar “sipas dëshirave e pasioneve të ditës të disa zonjushave të llastuara”, sikurse do të shpreheshin disa kritikë. Foto më rezulton e pabotuar më parë dhe i përket majit të vitit të largët 1937.

 

 

Më të lexuarat