Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Enver Hoxha më 1964 në sulm ndaj Nikita Hrushovit: Çdo hap ndaj nesh do jetë katastrofik, fshihet pas revizionistëve

Postuar: 11/03/2018 - 08:26

Më 7 maj 1964 Enver Hoxha pret delegacionin e Koresë së Veriut dhe diskutojnë politikat e brendshme e të jashtme të Hrushovit, të cilat sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhimit bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën ndaj revizionizmit dhe bashkëpunimin pozitiv me Kinën. Hoxha pret në mesditë në komitetin qendror delegacionin koreano-verior të kryesuar nga kreu i sindikatave Li Bieongçan, të cilët kishin marrë pjesë në festimet e 1 Majit në Shqipëri. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm ambasadori korean në Shqipëri, An Jong dhe kreu i bashkimeve profesionale shqiptare Gogo Nushi.

 

7 maj 1964

Raport i takimit mes Enver Hoxha e Li Bieongchan

Hoxha: Jemi të lumtur që ju kishim këtu me ne ju shokë të bashkimeve profesionale koreane, të dërguar këtu në Shqipërinë e vogël nga shoku Kim Il Sung për të festuar 1 Majin.

Li Bieongçan: Edhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar shumë qytete dhe kemi takuar popullin dhe komunistët shqiptarë.

Hoxha: Ju vini në Shqipëri për herë të parë. Edhe unë kam qenë 1 herë në Kore. Kur të vendosim linjën e udhëtimeve do të kemi mundësinë të bëjmë vizita më të shpeshta. Populli dhe partia jonë kanë një dashuri të madhe për popullin korean, partinë tuaj heroike dhe shokun Kim Il Sung. Edhe unë kam përshtypjet më të mira nga vizita në Korenë e Veriut, pasi mund të shihja gjithçka me sytë e mi dhe kjo është më mirë se njëqind artikuj gazetash. Ne takohemi dhe flasim shpesh me ambasadorin tonë duke ndjekur sukseset e shokëve koreanë. Kemi lexuar direktivat e shokut Kim Il Sung për bujqësinë nga të cilat kemi përfituar këshilla dhe për vendin tonë pasi dhe për ne bujqësia është shumë e rëndësishme. Ekonomia e vendeve tona dhe Vietnamit po zhvillohet shumë në krahasim me vendet e tjera socialiste ku janë në pushtet revizionistët, të cilat po shkojnë drejt dështimit. Nëse nuk gabohem, Koreja ka arritur të prodhojë 4 kuintalë grurë për kokë. Ne jemi ende larg këtij objektivi por jemi duke u përmirësuar. Jemi të lumtur për këtë sukses të Koresë pas shkatërrimit të madh që ka pësuar pas luftës.

An Jong: Shqipëria gjithashtu ka një perspektivë të shkëlqyer për zhvillimin e bujqësisë.

Hoxha: Kjo është e vërtetë. Gjatë kohës kur ishim në Kore ne vumë re shumë vëmendje po i kushtohej nxitjes së bujqësisë, ujitjes, fertilizuesve etj.

An Jong: Përdorimi i fertilizuesve kimikë është shumë i rëndësishëm pasi toka e vendit tonë është përdorur prej mijëra vjetësh dhe është oksiduar. Fertilizuesit kimikë janë shumë të nevojshëm.

Hoxha: Ju jeni shumë përpara si në industri ashtu dhe në fushën e mbrojtjes. Unë fola me delegacionin tonë ushtarak që erdhi nga Koreja disa kohë më parë. Ata u kënaqën me pritjen e ngrohtë që i ofruan shokët koreanë dhe ishin të impresionuar nga ushtria koreane, sistem i saj i arsimit dhe sistemet mbrojtëse të vendit.

An Jong: Meqenëse jemi në pararojë të armikut tonë të përbashkët, këto janë të nevojshme.

Hoxha: Është e vërtetë, por njërën anë të vendit tuaj e keni të siguruar nga republika Popullore e Kinës. Ndërsa ne këtu jemi të rrethuar nga të gjitha anët. Ju mund t’i përqendroni të gjithë mbrojtjet tuaja në vijë të drejtë në paralelin e 38-të dhe në bregdet, ndërsa ne duhet t’i ndërtojmë në formë rrethi. Ju shokë koreanë fituat kundër imperializmit amerikan dhe të tjerëve sepse linja juaj është korrekte. Vendi ynë është i rrethuar nga armiqtë por megjithatë reziston, ndërton socializmin dhe arrin suksese pasi linja e tij është korrekte. Njerëzit tanë e duam shumë udhëheqësin korean Kim Il Sung sepse ju ndiqni linjën korrekte marksiste-leniniste, e cila përfaqëson dëshirat dhe aspiratat e popullit tuaj dhe proletariatit ndërkombëtar, kundër Hrushovit dhe revizionistëve të tjerë. Hrushovi i ka provuar edhe këtu te ne komplotet që ka organizuar kundër jush por ne i kemi treguar udhën.

An Jong: I keni lexuar tekstet e plota të teorive të Kim Il Sung? Mund t’ua dërgojmë.

Hoxha: Faleminderit. Jo, nuk kam lexuar tekstet e plota, por kam lexuar përmbledhjet. Shokët e bujqësisë dhe të Komitetit Qendror lexojnë materiale të tilla pasi nuk merren vetëm me çështjet e bujqësisë, por dhe ato organizative, që kanë të bëjnë me qasjen konkrete në detaje të bujqësisë. Ne do të vazhdojmë të marrim masa në të ardhmen për të ndjekur këtë linjë. Nëse nuk gabohem në këto teza të Kim Il Sung përmendet rëndësia e këshillave rajonalë bujqësorë. Ju nuk keni një ministri të Bujqësisë por një komitet të bujqësisë, kjo është një qasje e rëndësishme dhe ne do ta studiojmë me hollësi. Mund të dërgojmë një delegacion bujqësor në Kore për të studiuar mundësitë tona.

An Jong: Do t’ju dërgojmë menjëherë materialet.

Hoxha: Ju faleminderit shumë. Edhe fakti që në Republikën Popullore të Kinës bujqësia po shkon mirë pas vështirësive që ata hasën, është i rëndësishëm për ne dhe për lëvizjen komuniste. Sot ne morëm një telegram nga ambasadori në Kinë, ku na tregon për vizitën në qytete të ndryshme të Kinës me ambasadorët e tjerë. Dyqanet janë të mbushura me ushqime, në Pekin ka plot mish, vezë, perime dhe artikuj të tjerë. Dhe në qytete të tjera ushqimet janë të bollshme dhe me çmime më të ulëta. Ky është një sukses i madh.

An Jong: Shokët tanë kinezë e kane zgjidhur çështjen e bujqësisë. Ky është nj sukses i madh.

Hoxha: Është një fat i madh për lëvizjen komuniste që kemi një aleat si republika e Kinës, e cila ndjek linjën korrekte marksiste-leniniste dhe është kthyer në flamurtare të komunizmit ndërkombëtar, si mali i Olimpit në Greqinë e lashtë dhe si një mjet i fortë goditjeje për të gjithë armiqtë.

An Jong: Kina marksiste-leniniste ka nj rol të madh. Revizionistët po përpiqen ta izolojnë atë por çdo përpjekje e tyre po dështon. Kampi socialist nuk mund të ekzistojë pa Kinën. Gjatë situatës kaotike që po krijohet në kampin ndërkombëtar komunist, ne kemi publikuar shumë artikuj ku flasim për dështimin e revizionistëve në ndarjen kampit. Deri tani revizionistët nuk kanë thënë asgjë për këtë fakt, ndërsa vetëm Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka botuar në buletinin e lajmeve.

Hoxha: Revizionistët nuk kanë asgjë për të thënë mbi këtë. Qëndrimi i partisë suaj është plotësisht marksist-leninist dhe nëse Hrushovi guxon të thotë diçka për partinë koreane, do të jetë katastrofike për të, sepse duhet të përballet me goditjet tuaja të fuqishme. Tani Hrushovi nuk thotë gjë sepse kërkon të bëjë të duket sikur partia koreane nuk është në solidaritet me Kinën. Por ata që i lexojnë artikujt tuaj e kuptojnë se revizionistët drejtohen nga Hrushovi dhe grupi tij. Ata po organizojnë aktivitete kundër marksizëm-leninizmit, kundër Kinës, Koresë dhe Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë po krijojnë aleanca me imperialistët amerikanë. Por ata nuk do të kenë kurrë sukses dhe çdo hap që marrin do të jetë katastrofik, si në fushën ekonomike, ideologjike e të tjera. Ata po përpiqen të marrin kontrollin e bashkimeve profesionale. Kanë fituar në krahun e tyre dhe Luis Sayan. Por shikoni sukseset tona ekonomike! Ne jemi të lumtur të shikojmë që tezat ekonomike të Kim Il Sung kanë krijuar rezerva të rëndësishme që tashmë ju lejojnë ju të zhvendosni vëmendjen të ndërtimi i banesave të punëtorëve e fshatarëve. Kjo është një arritje e madhe në lidhje me reduktimin e ndryshimeve të fshatit me qytetin. Kur ju të nisni debatet tuaja me Hrushovin ai do t’ju akuzojë për “kapërcimin e madh” dhe do të thotë se ajo që po bëni nuk është korrekte, sepse dëshiron që ju të ecni së prapthi. Hrushovi mori një goditje të rëndë nga dështimet bujqësore. Ai po përpiqet të ndryshojë bujqësinë sovjetike në stil kapitalist, duke krijuar polarizimin e fshatarësisë, në fjalë të tjera duke krijuar fshatarët e pasur, krerët e kolkozeve, dhe nga ana tjetër sovkozët e varfër. Ai kërkon të risjellë polarizimin që Lenini eliminoi.

An Jong: Vitin e kaluar në të gjitha vendet me revizionistët në pushtet, kishte rënie të prodhimit bujqësor.

Hoxha: Ju keni dëgjuar për manifestimet e 1 Majit në Çekosllovaki, sipas informacioneve që kemi, ka pasur dhe arrestime. Kriza të tilla po ndodhin kudo në vendet revizioniste si Poloni, Bullgari etj. këto kriza janë të një natyre ideologjike, politike dhe ekonomike. Kur një trëndafil humbet petalet i mbeten vetëm gjembat. Presidenti Xhonson tha sot përsëri se do të vazhdojë bllokadën ekonomike dhe spiunazhin kundër Kubës. Nga kjo kuptojmë se Hrushovi ka bërë tolerime ndaj imperialistëve amerikanë. Gjatë krizës kubane të raketave ai mund të ketë bërë një kompromis me ta pa e ditur lëvizja ndërkombëtare socialiste. Nga ana tjetër, sot McNamara tha se do të shkojë së shpejti në Bon, kur Gjermania Perëndimore dhe SHBA kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Në fjalë të tjera Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane. Njerëz si këta janë tradhtarë të lindur dhe duhen varur në shtyllat e telefonit. Do të vijë dita, herët a vonë. Po si duket moti këtë vit për bujqësinë në Kore?

An Jong: Kemi pasur shumë shira deh duket se do të kemi një prodhim të mirë.

Hoxha: Edhe ne parashikojmë një vit të mbarë. Punët e pranverës kanë shkuar mirë dhe këto ditë përfundojmë mbjelljet e pambukut. Kemi mbaruar me mbjelljen e panxharit dhe mbjellja e misrit është në nivel të mirë, bashkë me drithërat e tjera. Kemi nisur studimin e zhvillimit të bujqësisë në zonat kodrinore. Kemi krijuar grupe specialistësh për çdo rajon dhe në fund të vitit studimi do të prezantohet në plenumin e komitetit qendror për të caktuar masat specifike për zgjerimin e kullotave, krijimin e burimeve ujore për kafshët dhe zhvillimin bujqësor të zonave kodrinore. Edhe ndërtimet tona po shkojnë mirë. Shokët kinezë janë shumë të kujdesshëm dhe po na ndihmojnë me projektet e fabrikave dhe materialet e ndërtimit. Meta nuk kemi probleme, nëse kemi vështirësi vijnë nga pala jonë.

15 janar 1963

Regjistrim i bisedës mes kryeministrit kinez Çu En Lai, ambasadorit sovjetik në Kinë, Stepan V. Chervonenko dhe ambasadorit të Mongolisë në Kinë, Dondogiin Tsevegmid. Tsedenbal dhe En Lai diskutojnë dërgimin e punëtorëve në Mongoli, dhe të mallrave nga Mongolia në Kinë, si dhe për linjën ideologjike, propagandën dhe Shqipërinë.

Çu En Lai: Pra ju ndiqni verbërisht partinë sovjetike?

Tsedenbal: Nuk është kështu, ne jemi të bindur për drejtësinë e qëndrimit të partisë sovjetike dhe jemi të përkushtuar në zbatiin e politikave të saj.

Çu En Lai: A keni bërë të njëjtën gjë ju gjatë periudhës së kultit të Stalinit? A i shikonit edhe ateherë kështu çështjet e kultit të individit?

Tsedenbal: Për çfarë e keni fjalën kur flisni për Stalinin? Edhe vetë liderët sovjetikë e kanë deklaruar se ai kishte të drejtë për disa gjëra. Sovjetikët nuk kanë vulgarizuar të gjitha çka ka bërë Stalini, ata i kanë dhënë akreditimin e duhur, por në të njëjtën kohë kanë evidentuar krimet dhe gabimet e tij.

Çu Enalali: Në lidhje me punëtorët kinezë në Mongoli, kjo politikë nuk e ndihmon çështjen.

Tsedenbal: Ju nuk duhet të shqetësoheni per faktin se punëtorët kinezë janë në mesin e kolektivit punëtor të Mongolisë. Nëse dëshironi ata mund të vendosen veçmas, ashtu si dhe rreth 5000 punonjësit e tjerë kinezë të kompanive të ndërtimit.

Çu En Lai: Në rregull, atëherë çështjen e diskutojnë përfaqësuesit e posaçëm të partive. Qëllimi im ishte të theksoja vështirësitë që kemi hasur dhe të sigurohesha që ju i kuptoni drejt.

Tsedenbal: Ndoshta punëtorët kineze duhet të përqendrohen në një vend të vetëm. Ne mund të gjejmë njerëzit për të organizuar negociatat dhe për të gjetur në zgjidhje.

Çu En Lai: Jam dakord me ju, nuk jam i nevrikosur pro ju më parë po përpiqeshit të më jepnit leksion.

Tsedenbal: Partia e Mongolisë e respekton shumë partinë e Kinës dhe përpjekjen e saj për ndërtimin e socializmit dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit. Partia juaj ka shumë më tepër eksperiencë se partia e Mongolisë, prandaj vetëm ju kujtoj këto parime të marksizëm-leninizmit.

Çu En Lai: Nuk keni nevojë të tregoni të turpshëm apo të përulur. Ju Tsedenbal jeni kryetar shteti dhe partie.

Ambasadori Tsevegmid tha se kur ishte në Moskë në vitin 1961, partia mongole kishte këshilluar partinë sovjetike që mosmarrëveshjet të mos kalonin përtej linjave ndërpartiake komuniste dhe të kryheshin konsultime partinë e Shqipërisë. Por për fat të keq partia sovjetike nuk i pranoi propozimet tona dhe rrjedhimisht mosmarrëveshjet në bllokun tonë u ekspozuan ndaj armikut.

Çu En Lai: Nuk dua të prek shumë këtë çështje por ju Tsedenbal më kritikuat dhe unë duhet të përgjigjesha. Unë për shembull besoj se partia mongole nuk po ndjek linjën e duhur ideologjike, por unë nuk kërkoj që ju të ndryshoni linjën tuaj. Prandaj nëse jemi bashkë në jë takim të partive vëllazërore ju kërkoj të mos më godisni në mjekër. Ju shoku Tsedenbal bëtë një deklaratë në takimin e Moskës në 1960 ku thatë se Çu En Lai ishte përpjekur t’ju bindte të mbështesnit Shqipërinë. Unë ju thashë atëherë se në Shqipëri ka shumë forca të brendshme, dhe se duhet të kemi vëmendje për këtë vend. Por ju e prezantuat çështjen sikur unë po përpiqesha që t’ju bindja të ndiqnit rrugën e Shqipërisë. Nuk dua të hyj në detaje tani por nuk do të pranoj akuzat që drejtuat ndaj meje në takimin e 1960. Megjithëse dy partitë tona janë komuniste, ne kemi ndryshime ideologjike por megjithatë nuk duhet të lejojmë që ato të ndërhyjnë në çështjet ndërshtetërore. Tsedenbal gjithashtu pohoi se kishte si qëllim të fliste për këtë. Ai shtoi se e dinte se kishte mosmarrëveshje mes partisë sovjetike dhe partive të tjera por tani nuk ishte koha për të folur përto. Tsedenbal shtoi se linja e partisë së Shqipërisë ishte e dyfishtë. Çu En Lai e nxiti të fliste më shumë për këtë.

Tsedenbal: Sjellja e partisë shqiptare është kthyer në një formë busulle për të testuar sinqeritetin e partive të tjera në lidhje me partinë sovjetike.

Çu En Lai: Çështja shqiptare nuk duhet të trajtohet bashkë me çështje të tjera. Disa parti dhe disa vende nuk janë të mëdha,por kjo nuk do të thotë se duhet të lihen mënjanë e të mos respektohen. Këtë e ka thënë edhe Hrushovi, çështjet e parive të vogla nuk mund të zgjidhen të gjitha nga dy partitë e madhe.

Tsedenbal: Mendoja se nënshkrimi i demarkacionit kufitar do të kishte ndryshuar për mirë marrëdhëniet mes vendeve tona.

Ambasadori Tsevegmid shtoi se megjithëse udhëheqësi mongol nuk e përfundoi mendimin e tij, me sapo shihet caktimi i kufirit nuk ka përmirësuar lidhjet mes Kinës e Mongolisë. Në mbyllje të bisedës Tsedenbal shprehu falënderimet e tij për pritjen e delegacionit mongol dhe tha se këmbimet e opinioneve ishin të vlefshme. Ai tha se ishte koha të shkonin për të pritur të ftuarit e ambasadës. Biseda me Çu En Lai u mbyll këtu. Më vonë gjatë pritjes çështjet serioze nuk u ngritën më mes dy palëve. Ambasadori Tsevegmid tha se në përkthimin e bisedës duhen marrë parasysh edhe paqartësitë e mundshme, pasi përkthyesit nuk ishin mjaftueshëm të kualifikuar.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 08:44

Zbardhen detajet e ndalimit të fesë nga Enver Hoxha. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr të tjera fakte si i takon vendimit të hoxhës. Ai ka treguar se si u prishën kisha e xhamia, ndërsa po ashtu janë zbardhur dhe fjalimet e diktatorit kundër fesë.

Besimi fetar

Postuar: 24/04/2018 - 08:23

Zbardhen goditjet që regjimi komunist i Enver hoxhës bënte ndaj fjalës së lirë.

Postuar: 20/04/2018 - 08:41

Zbardhen detajet e plota se si u arrit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kinës më 1966 dhe arsyet që më pas sollën fundin e këtij pakti.

Postuar: 19/04/2018 - 08:54

Dalin detaje të reja sa i takon prishje së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 18/04/2018 - 08:33

Dalin detaje të reja sa i takon prishje së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 17/04/2018 - 09:04

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Enver Hoxha largoi nga Shqipëria brenda 48 orëve të gjithë njerëzit e Titos.