BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më 1965, akuza BRSS, SHBA, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë, kritika Titos e Hrushovit

Enver Hoxha në sulm ndaj të gjithëve më 1965, akuza BRSS,

Enver Hoxha në vitin 1965 nisi një valë sulmesh ndaj të gjithë shteteve të fuqishme në botë. Gazeta zbardh pjesën e tretë të bisedës s137 tij me kryeministrin kinez Çu En Lai, ku shihet se si diktatori shqiptar sulmon Bashkimin Sovjetik, SHBA, Italinë, Poloninë apo dhe Gjermaninë. Po ashtu nuk ka kursyer sulmet ndaj Nikita Hrushov dhe Titos.

Hoxha: Amerikanët po përpiqen të dëmtojnë objektivin francez të ringjalljes së aleancave të vjetra me vendet evropiano-lindore, qendrore dhe juglindore, dhe në të njëjtën kohë e lidhur ngushtë me Bonin për “luftën kundër komunizmit”. Aktualisht por në fakt Franca po përpiqet të krijojë një dominancë të sajën. Kjo është dhe arsyeja e avancimeve Goliste drejt vendeve të demokracive popullore, me anë të dhënies së huave dhe zhvillimit të marrëdhënieve kulturore me to. Nga ana tjetër amerikanët po përpiqen të mbrojnë dhe të forcojnë aksin Bon-Uashington, të forcojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik në mënyrë të BRSS të ndjekë kursin amerikan dhe mos të bëhet aleat me Francën. Në këtë situatë, opinionet e vendeve të tjera të NATO nuk do të merren fare në konsideratë me përjashtim të Londrës dhe Bonit. Cilado parti që të jetë në pushtet në Britani, do të vazhdojë balancimin tradicional të politikave që si zakonisht do të anohet drejt favorizimit të SHBA. Tradita,historia apo interesi i aleanca vetë vjetra e ka bërë Britaninë gjithmonë aleate të SHBA,edhe pse kontradiktat mes tyre ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Në të njëjtën kohë, dihen qëllimet e qeverisë revanshiste të Bonit, e cila lufton për dominim në Evropë, për sofistikimin e armëve të saj bërthamore dhe për t’u dukur si aleati më i parë në krah të SHBA në NATO. Gjermania Perëndimore kërkon të gëlltisë republikën demokratike gjermane dhe të rivendosë kufijtë e Rajhut të Tretë. Ajo kërkon aleanca të reja dhe kërcënon nisjen e konfliktit bërthamor sa herë e konsiderojnë të nevojshëm partnerët e saj. Prandaj Boni është arma kryesore mbështetëse e SHBA dhe përpiqet të mos prishë marrëdhëniet me vendet e tjera përfshi dhe De Gol, apo vendet e demokracive socialiste. Me aq sa mund ta gjykojmë situatën, koalicioni imperialist në Evropë nuk është ende gati për të shkuar në luftë. Së pari çështja franceze ka tronditur ekuilibrat dhe do të duhet ca kohë për ta rivendosur, dhe së dyti, kapitullimi i revizionistëve sovjetikë dhe i satelitëve të tyre në Evropën lindore po krijon një peizazh të ri për imperialistët. Ata kanë tani më shumë shpresë dhe mundësi për koalicione. Ata nuk do t’i lënë pa shfrytëzuar këto momente deh do të nisin aventura të reja ose konflikte të armatosura. Ne kemi arritur në konkluzionin se një re e zezë është ngritur mbi Evropën, mbi kontinentin që tashmë është kthyer në parkun e lodrave të imperialisto-revizionistëve dhe intrigat e tyre. Por megjithatë mes tyre ka kontradikta të thella, edhe pse këto nuk mund të çojnë në një atmosferë revolucioni.Ndërsa në lidhje me situatën brenda kampit revizionist, mund të thuhet se uniteti politiko-ekonomik është dobësuar, edhe pse ekziston formalisht. Pakti i Varshavës është ende në fuqi por ne mendojmë se tashmë është kthyer vetëm në një “mburojë” formale. Revizionistët sovjetikë do të vazhdojnë ta përdorin Paktin pikësëpari për të forcuar hegjemoninë e tyre ushtarake dhe për të mbajtur nën kontroll ushtritë e partnerëve të tyre, duke i dominuar ata me ndihmën e kërcënimit të perceptuar ndaj anëtarëve të paarmatosur të Paktit. Ata do ta përdorin atë për të ndërhyrë si grup nëse ndonjë nga partnerët ndryshon politikat e tij. BRSS e përdor gjithashtu aleancën si një treg për të shitur armatimet e saj pro mbi të gjithë për t’i mbajtur nën kontroll. Kjo situatë politike pa stabilitet, në një kohë marrëdhëniesh të shumëfishta diplomatike me SHBA, konsiderohet nga vendet e tjera si një mbrojtje nga kërcënime të jashtme, por ne mendojmë se mes tyre nuk ka harmoni dhe unitet, por vetëm pakënaqësi dhe mosbesim. Në marrëdhëniet e tyre me imperialistët, sovjetikët kanë një tendencë të sigurohen se çdo gjë që arrihet të marrë vulën e tyre dhe pjesa tjetër e kampit pranon në heshtje. Por ka dhe një tendencë tjetër (thuajse në të gjitha vendet revizioniste) të mos pranojnë diktatin sovjetik dhe të shikojnë çështjet nga pikëpamja e tyre apo të veprojnë në nivel qeveritar kombëtar, pran në fjalë të tjera të refuzojnë ose sabotojnë urdhrat sovjetikë, duke dëmtuar hegjemoninë e tyre.

Gjermania

Çështja gjermane është ngritur lart si diçka e një rëndësie të madhe politike e ushtarake. Ata hiqen se kanë një mendim të unifikuar mbi të, por kjo nuk është e vërtetë pasi secili kërkon ta zgjidhë sipas mënyrës së tij. Të gjitha këto manovra bien në kurriz të Republikës Demokratike Gjermane. Thirrjet e sekretarit gjerman të partisë Valter Ulbricht për takime të Paktit të Varshavës nuk po merren parasysh. Asnjë nuk mendon për mbrojtjen e Gjermanisë Lindore, por të gjithë kanë frikë nga beteja e luftës. Gomuaka përpiqet të vendosë kushte kapitulluese ndaj Berlinit, për sa kohë qe vendet imperialiste pranojnë vijën e ndarjes. Sovjetikët dhe të tjerët janë të interesuar në zgjidhjen e çështjes gjermane, por mendimi ynë është se Gjermania po përdoret nga sovjetikët për pazare dhe shantazhe mes imperialistëve dhe revizionistëve modernë. Ky është një tjetër faktor që thellon kontradiktat mes revizionistëve dhe dobëson pozitën e tyre. Ata po demaskohen vazhdimisht. Ndërsa marrëdhëniet mes revizionistëve dhe vendeve borgjeze të botës, nuk po ndjekin një kurs të unifikuar. Secili prej tyre ka tendencë të punojë sipas interesave të veta kombëtare. Secili kërkon të sigurojë përfitimet e veta ekonomike, politike apo të prestigjit, duke shkelur mbi parimet e aleancës. Në fjalë të tjera, te këto vende mbizotëron ligji i xhunglës. Natyrisht kjo thellon kontradiktat dhe i demaskon ato. Marrëdhëniet ekonomike mes vendeve revizioniste dominohen nga Bashkimi Sovjetik, edhe pse jo si më parë. BRSS dominon ekonomitë më të dobëta të partnerëve, të cilat për momentin nuk mund të çlirohen për t’u shkëputur prej tij. Ky është dhe burimi i presionit të BRSS ndaj tyre, në një marrëdhënie në fakt kapitaliste dhe skllavërues. Gjithkund shihen presione, shantazhe dhe kërcënime. Me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, i cili tanimë po i ruan më mirë rublat e tij, asnjë nga vendet e tjera revizioniste nuk udhëhiqet nga parimi ndërkombëtar i ndihmës ekonomike. Por përkundrazi ata në mënyrë kapitaliste mendojnë si të përfitojnë sa më shumë nga njëra-tjetra. Çdo lëvizje e tyre ekonomike shihet vetëm me syrin kapitalist. Kriza ekonomike që ka kapur Bashkimin Sovjetik nuk i lejon atij të ndihmojë më vendet aleate, të cilat gjithashtu janë në krizë të thellë. Prandaj e vetmja mënyrë për to është të pranojnë kapitalin e huaj, atë amerikan, francez, anglez apo gjerman. Huat e tyre kanë nisur të depërtojnë dhe të shumëfishohen si ushujzat, brenda ekonomive të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të Lindjes. Bashkë me këtë vjen dhe influenca politike, degjenerimi i sistemit dhe përmbysja politike dhe ushtarake e vendeve, të cilat pak nga pak bëhen të varura nga imperialistë të ndryshëm dhe kthehen në zonat e tyre të influencës.Natyrisht që kjo thellon kontradiktat dhe redukton dominimin ekonomik e politik të BRSS. Kjo i varfëron vendet dhe polarizon forcat reaksionare, duke favorizuar kushtet e revolucionit. Armiqësia e tyre kundër marksizëm-leninizmit dhe kundër dy partive tona është e vendosur. Liderët imperialistë dhe revizionistë e kanë kristalizuar rrugën e tyre anti-marksiste. Duket se linjat e tyre të orientimit vijnë nga kongreset e 20-të, 21-të dhe 22-të të BRSS. Ata po zbatojnë linjën sovjetike në unitet për të shkatërruar marksizëm-leninizmin. Gjatë kësaj linje sigurisht që ka tendencat të ndryshme, të cilat po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Kjo vjen nga anësitë e udhëheqësve, presioni i borgjezisë, rezistenca ndaj partisë dhe faktorë të tjerë.

Taktikat e revizionistëve

Në luftën për të arritur objektivat e tyre anti-marksiste, revizionistët modernë po shfaqin disa karakteristika specifike. Titistët po ndjekin një rrugë të përcaktuar e të hapur drejt kapitalizimit, në unitet me borgjezinë dhe me imperializimin amerikan. Por në fakt klani titist nuk mund të konsiderohet si maja e revizionizmit modern. Ndoshta revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë ose ndryshe “Toliatistët”. Meqenëse nuk janë në pushtet në vendin e tyre ata i kanë vënë vetes rolin zbatimit të revizionizmit gërmë për gërmë, që çon në likuidimin total të demokracisë së proletariatit dhe përpjekjes revolucionare. Ata po përpiqen të zhdukin kontradiktat me social-demokratët dhe të bashkohen me ta dhe me borgjezinë. Revizionistët italianë duan të shkojnë përtej titistëve në shkeljen e parimeve dhe në përshpejtimin e degjenerimit të tyre, duke menduar se m und të arrijnë më shpejt rezultateve politikat poli-centriste. Ndërsa qasja e revizionistëve polakë është një strategji demagoge që përpiqet të na bindë të zbusim polemikat, dhe se ata janë të pavarur nga sovjetikët. Por ata janë në fakt armiqtë më brutalë të marksizëm-leninzimit. Revizionistët e tjerë evropianë, me gjithë nuancat e tyre të ndryshme të cilat dallohen më shumë te Ulbricht e Kadari, ndjekin në masa të ndryshme kursin sovjetik, duke i shpallur luftë marksizëm-leninizmit dhe dy partive tona. Vetmja tërheqje për ta është rubla e cila financon aktivitete e tyre anti-marksiste e anti-socialiste. Revizionistët sovjetikë po pësojnë disfata të shumta. Qëndrimet tona parimore i kanë dëmtuar ata dhe kanë bllokuar aktivitetet e tyre subversive. Ne kemi penguar rrugën e tyre tradhtare revizioniste dhe jemi kthyer në një fener ndriçues për masat komuniste që ato të shohin të vërtetën për marrëveshjet mes revizionistëve sovjetikë dhe imperialistëve amerikanë. Që prej kongresit të tyre të 20-të sovjetikët morën frerët në dorë dhe ishin të bindur se nuk do të hasnin pengesa në tradhtinë e tyre dhe se rruga e tyre do të triumfonte. Por revizionizmi e mban të keqen e tij me vete, pasi ai ka dobësuar Bashkimin Sovjetik duke e vënë në mëshirën e klasës së re borgjeze dhe gjithnjë e më shumë të varur nga kapitalizmi ndërkombëtar.

Akuza Hrushovit

Kur revizionistët sovjetikë konfrontohen me disfatën e madhe ata zgjedhën të keqen më të vogël dhe eliminuan një vit më parë ideologun e tyre Nikita Hrushov, duke i hedhur të gjitha fajet mbi të. Duke forcuar marrëdhëniet e tyre me amerikanët ata po kapitullojnë çdo ditë e më shumë. As largimi i Hrushovit nuk i ka forcuar, por përkundrazi i ka diskredituar. Tani ata po përpiqen të mbledhin bashkë ato që prishi Hrushovi, duke krijuar njëfarë uniteti për t’u përballur me katastrofën që i pret. Kjo u duk dhe në takimin e Moskës ku ata po përpiqeshin të hartonin një platformë të përbashkët ideologjike për situatën e re, por tashmë aleatët e tyre janë bërë të pavarur. Nocionet vjetra sovjetike të “bashkë-ekzistencës paqësore” apo të “botës pa luftëra dhe armë” nuk i beson më njeri. Kjo duket në luftërat në Vietnam, Kongo, Laos. Amerikanët i kanë detyruar sovjetikët të mbështesin masa diplomatike të natyrës imperialiste. Sovjetikët janë duke luajtur me zjarrin kur mendojnë se mund të përfshijnë në luftë Kinën, duke e rrethuar atë me armiq, si India, prandaj ne duhet të shkatërrojmë këto planet sa janë ende të hershme. Qëndrimi parimor i partisë së Kinës ndaj sovjetikëve në takimin e ardhshëm të Moskës do të ketë efekte kolosale në botë. Ne duhet të përdorim çdo mundësi që imperialistëve t’ju djegë toka nën këmbë. Është e qartë se objektivi kryesor i imperializmit amerikan dhe i revizionizmit sovjetik është nisja e një lufte në Azi, për ta transferuar më pas drejt Kinës dhe vendeve të tjera socialiste. Ata po përdorin të gjitha mjetet me reaksionarët indianë që ata të përsërisin sulmin e armatosur kundër KInës. Nga ana tjetër imperializmi amerikan po forcon lidhjet me Japoninë, në mënyrë që tambajë nën kontroll dhe kur të jetë nevoja ta shtyjë drejt agresionit. Për këtë amerikanët po bashkëpunojnë me Britaninë,ish-kolonitë e cilës në Azi janë në rrezik. Në këtë situatë në shikojmë me admirim dhe besim në suksesin e saj, politikat e drejtat Kinës që kanë afruar me të dhe vende si Indonezia, Pakistani,Nepali, Burma, Afganistani e të tjera, sidomos ato ku imperializmi amerikan ka kryer agresione. Ne besojmë se nga ana jonë, duhet të intensifikojmë fushatën e propagandës e demaskimit të imperializmit luftë nxitës amerikan dhe të revizionistëve modernë sovjetikë. Ne duhet të intensifikojmë sulmet ndaj çdo aleance dhe marrëveshjeje që ata arrijnë, duke u bërë thirrje popujve të tyre të ndalojnë agresionin amerikan, këtë hitlerizëm tëri që kërcënon botën me zjarr dhe çelik. Ne admirojmë rezistencën heroike të Vietnamit të Jugut i cili me ndihmën tuaj po lufton kundër imperializmit mesjete të pabarabarta. Ne do t’ju ndihmojmë me të gjitha ato që kemi,pasi lufta juaj është lufta jonë, është lufta e socializmit kundër imperializmit e lakejve të tyre. Populli vëllazëror vietnamez meriton çdo mbështetje të mundshme. Imperializmi amerikan ka përdorur madje gazra helmuese kundër luftëtarëve në Vietnamin e Jugut,ndërsa ka bombarduar vazhdimisht Veriun. Prandaj është detyra revolucionare e të gjithë popujve të mbrojnë kauzën e popullit vëlla vietnamez, në mënyrë që ata të dalin fitimtarë. Në mbyllje dua të përsëris se ashtu siç kemi deklaruar edhe ju,ne duhet të forcojmë mbrojtjen dhe armatimet për betejat që na presim. Të gjithë marksistët e botës e vlerësojnë përpjekjen e madhe të partisë dhe qeverisë së Kinës, dhe këtë t’ua shpjegojnë dhe të tjerëve, pra se fitorja jonë dhe e Kinës së shokut Mao Ce Dung, është fitorja e marksizëm-leninzimit dhe e proletariatit ndërkombëtar. Këto ishin fjalët tona të fundit mbi subjektet, për ju populli vëlla kinez, për partinë tuaj dhe shokun Mao. Ju falënderoj shoku Zhu Enali dhe shokët e tjerë kinezë për vëmendjen që treguat,edhe ju kërkoj falje për fjalimin e gjatë. Ju lodha.

Çu En Lai: Faleminderit për opinionet tuaja të gjithanshme, jeni ju që u lodhët.

Hoxha: Propozoj që ta mbyllim këtë sesion dhe të marrim diçka për të ngrënë, jashtë protokollit.

Çu En Lai: Së pari dua të them se ndjehemi shumë të lumtur që vijmë për herë të dytë në Shqipëri. Dua të falënderoj partinë shqiptare dhe popullin tuaj për mikpritjen e ngrohtë. Kjo mikpritje na bëri shumë përshtypje dhe është një tregues i miqësisë mes dy popujve,partive dhe vendeve tona, e cila bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e pathyeshme. Përfitoj nga rasti për të falënderuar komitetin qendror dhe shokun Enver Hoxha për demonstrimin e kësaj miqësie mes nesh. Dua të falënderoj gjithashtu shokun Hoxha për demonstrimin që bëri dje në shpjegimin e opinioneve dhe aktiviteteve në lidhje me problemet në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare. Sot ne duam të prezantojmë pikëpamjet tona mbi çështjet, edhe pse do të ndryshoj pak radhën e tyre. Në fillim do të mbuloj çështjet ndërkombëtare dhe më pas ato të bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Opinionet e dy partive e qeverive tona mbi çështjet kryesore të arenës ndërkombëtare janë në përputhje të plotë. Këtu e kam fjalën për luftën kundër imperializmit me në krye atë amerikan, kundër revizionizmit modern me në krye atë sovjetik dhe kundër reaksionarë vetë vendeve të tjera, me qëllim formimin e një fronti të përbashkët të popujve revolucionarë të botës. Nuk ka dyshim se ku front duhet të ketë në bërthamë grupet e majta të vendeve socialiste dhe të lëvizjes komuniste, pra partitë marksiste-leniniste. Forcat e përpjekjes socialiste kërkojnë paqen dhe demokracinë në botë, në favor të socializmit dhe popujve të botës,në dëm të imperialistëve e revizionistëve.

 

Më të lexuarat