BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Fëmijët e bindur të politikës!

Fëmijët e bindur të politikës!

Një nga skenat më sinjifikative të asaj komedie të turpshme parlamentare është kur deputetja e futur si përfaqësuese e popullit pa mbaruar akoma një shkollë si në fakt duhet ta bëjë njeriu normal - merr urdhëra "bombardimi" me ujë. Sigurisht nuk ishte në nerv, nuk kishte kaluar në delir politik dhe moment të bashkimit të këtij deliri me veprime fizike që e demostrojnë këtë gjendje nervash e cila shpesh herë ndodh te njerëzit. Po pra që ndodh shpesh dhe mbase në këtë kushte dhe mund të "justifikohet" edhe në ndonjë marrëzi veprimi që vjen si pasojë reagimi ndaj një tjetër veprimi që e kërcënon apo sfidon! Por vajza politikane në dukje shumë e qetë e me sa duket "e rrezikshme" në qetësinë e saj - dëgjon shefen mbi të, e cila i flet në vesh! Nga ky moment, skena është shumë interesante në marrëzinë që jep një kuvend tashmë i mbarsur me akte djemsh dhe vajzash lojcake. Deputetja e bindur e partisë dhe sigurisht përfaqësuese e rëndësishme e grave dhe vajzave politikane, nuk gjuan me çizme në ftohtësinë e saj të mrekullueshme, por me - ujë që dilte nga shishja. Sigurisht ishte një lojë fëmijësh që binden "baballarëve dhe nënave" të tyre politike. Një veprim qëështë akoma më dëshpërues, sepse nuk ishte pasojë e nervave të çastit, por mbas urdhërit dhe qetësisë personale dhe padyshim dhe më shumë dëshpërues për moshën dhe gjininë e "veprimtares deputete" të Kuvendit të Shqipërisë! Ishte shembulli më i qartë i përdorimit të moshës dhe detyrimit politik që "madhorët" në klasën politike ju bëjnë të rinjve dhe moshës tashmë tejet të vogël, për t’u marrë qetësisht dhe pavarësisht në ide dhe mendime në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte një turp e gjithë seanca. Ishin dhe dy të rinj në moshë si Klevisi dhe Ervini që padyshim dukeshin njerëzit e "gjeneratës së re" e cila po vjen ose pothuaj ka ardhur në klasën politike shqiptare dhe në opozitën e sotme në kuvend! Pehlivanë të ujit, shisheve dhe miellit - por modeli i tyre ishte më i bukur se sa nervat e dikurshme të të rriturve që tani i përfaqëson vetëm ish ministri mjek i brendshëm si deputet i Kukësit! Fëmijët e bindur dhe lojcakë me ujë e miell të politikës janë edhe me më pak parime dhe ideale politike se sa brezi i dytë që mjeku ish ministër i brendshëm përfaqëson në atë kuvend. Po po - ka shkuar keq puna dhe këtë e tregon dhe momenti "fëmijë të bindur e lojcakë me ujë e miell të politikës". Po çfarë them unë?! Këta janë më të mirë. Këta gjuajnë me shishet me ujë vezë e miell, kur brezi i padronëve të tyre politikë gjuajtën në këto 27 vite me armë dhe me ura zjarri e padyshim shkatërruan shtetin në vitin 1997. Po, gjuajtën në rrugë e bulevarde, prishën kuvend dhe çfarë ju doli përpara. Në saj të nervave pushtembajtëse të tyre janë vrarë si pasojë mijra shqiptarë. Ky prodhim i sotëm i këtyre fëmijëve të politikës është qesharak e akoma nuk jam bindur se sa mund të jetë i rrezikshëm si brezi i urdhërdhënësve të tyre! Tani këtij modeli u pa qartë se dhe një nga brezi i ri në PS-në e zotit Rama, ju përgjigjet po me ujë. Bushati e di se me 17-të të këtij muaji (e ka thënë vetë) Shqipërisë do ti vijnë dhe japin lajm të madh, e di se duhet të qëndrojë fort dhe të mos përgjigjet si "policët në rrugën e kombit që i përgjigjeshin djemve të urdhëruar" që gjuanin me gur! Për më tepër, se në dukje sëpaku është paqësor dhe me autokontroll - por dhe ai ju kthen fëmijëve të bindur të politikës opozitare lagien me ujë e me lojën e shisheve! Janë brezi që kënaqet me lojra uji dhe rëre (mielli) që nganjëherë ju duhet dhe ndonjë vezë! Janë brez që nuk ju bën përshtypje jo vetëm etika, por duke qenë se janë dhe frikacakë, duket sikur nuk ju bën përshtypje dhe modeli forcës së përdorur përpara kamerave. Para kamerave, sepse në rrugë të tillë fëmijë lojcakë nuk pranohen as në tavolina normale në bisedë. I ka katapultuar partia që të shërbejnë qorrazi dhe tashmë sa shikojnë kamera - bëjnë gati shishet e ujit për të treguar bindje ndaj shefit apo shefes! Absolutisht nuk kanë ideale (shyqyr se në emër të tyre dhe mund të vrisnin) e një pjesë e madhe nuk kanë kurrfarë zanati ose profesioni të zbatuar sepse si të them, kanë lindur në kuvendin e Shqipërisë. Aty i ka lindur partia menjëherë! Ishin njerëz që llapnin (flisnin shpejt që sa kanë lindur) politikisht dhe kishin arsye të llapnin dhe pse kot - e partia mbasi u mbars me dashnorët e vjetër të saj, polli dhe të tillë fëmijë të lumtur që luajnë me ujë e miell në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk duhet të dëshpërohemi prej fëmijëve të tillë! Nuk besoj se do të bëhen gangsterë si shefat e tyre! Jo jo, janë me mikroçipe të tjerë dhe nuk kanë funksione të tilla! Partia dhe lideri apo liderja nuk i ka marrë si veten. Pse? Po sepse nëqoftëse do të rekrutonin dhe katapultonin gangsterë në parti, rreziku më i madh do të ishte pikërisht i tyri. Nuk e kam fjalën se "nuk donin gangsterë që partia të ishte e pastër jo joooo" - por nuk i donin gangsterët, sepse kanë frikë se nesër pikërisht fëmijët gangsterë i largojnë me forcë nga përfitimet dhe nga drejtimi. Pra kanë katapultuar vetëm "fëmijë të llastuar dhe jo kaq mirë të shkolluar" sepse i duan vetëm t’ju japin urdhëra dhe ato t’i zbatojnë. Kaq, asgjë më shumë! Mirëpo me fëmijët e llastuar dhe lojcakë të ujit dhe miellit në Kuvendin e Shqipërisë - nënat e baballarët e tyre politikë nuk e ndalin dot Mogherinin dhe Hahn, të mos i japin shansin Shqipërisë për në BE. Kurse gangsterët e vërtetë të tyre ose drejtuesit realë të sabotimit të ditës së "hapjes së negociatave" janë nën syrin e ciklonit të drejtësisë dhe agjensive të fuqishme perëndimore. Ata kanë dosjet gati për të shkuar përpara drejtësisë. Le të "kënaqemi" me fëmijët që luajnë me ujë, vezë e miell, sepse në fund të fundit edhe demokracia e sotme te ne nuk vlen më shumë se sa kaq! / Nga Besi BEKTESHI 

Më të lexuarat