Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fuqitë e mëdha synonin naftën shqiptare që në 1924, ja presionet ndaj qeverisë së Nolit nga Amerika, Italia, Franca e Britania

Postuar: 21/06/2019 - 07:11

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur së fundmi dokumente të tjera për Shqipërinë. Në këto dokumente flitet për synimet e fuqive të mëdha për të kapur zonat naftëmbajtëse të Shqipërisë, nëpërmjet marrëveshjeve koncesionare shtetërore me qeverinë e kohës, atë të vitit1924, e cila udhëhiqej nga Fan Noli. Që nga Amerika, Italia, Franca, Anglia, etj., ishin të interesuara për pasuritë nëntokësore shqiptare dhe për të arritur këtë, ato ushtronin presion ndaj qeverisë me njohjen e kësaj të fundit.

Ambasadori në Shqipëri (Grant-Smith) për sekretarin e shtetit

Tirana, 22 qershor 1924

U takova sot me Fan Nolin, i cili bëri lutjen për njohje nga SHBA, në terma thuajse të njëjta me ato të konsullit shqiptar në Nju Jork.

 Ai përmendi telegramet që kishte marrë nga shtetet e Ligës së Kombeve dhe nga kryeministrat grekë, jugosllavë e italianë që njoftonin formimin e qeverisë së re shqiptare. Reagimet greke e jugosllave ishin të sjellshme por nuk ngrinin çështjen e njohjes. Qeveria italiane e kishte njoftuar Fan Nolin një ditë më parë, por ai nuk e përmendi këtë me mua. Dhe në fakt telegrami i Mussolinit nuk mund të kuptohet si njohje zyrtare nëse fuqitë e mëdha kanë arsye për të mos e bërë këtë.

Unë përmenda politikën tonë të evitimit të veprimeve të nxituara në lidhje me njohjet, veçanërisht në Evropë, dhe i kujtova Fan Nolit se regjimi i fundit nuk kishte plotësuar detyrimet në lidhje me mundësitë e barabarta dhe për sjelljen e vrasësve para drejtësisë.

Ai u përgjigj se në lidhje me çështjen e parë qëndrimi i tij ishte i ditur dhe nuk kishte nevojë ta përsëriste, ndërsa një përgjigje e favorshme do të jepet në lidhje me dënimin e vrasësve.

Rekomandimi im është që të marrim nga qeveria e re premtime zyrtare për dy çështjet e përmendura.

Grant-Smith

Ambasadori në Shqipëri (Grant-Smith) për sekretarin e shtetit

Tirana, 2 qershor 1924

Mora udhëzimet e Departamentit në lidhje me nisjen e negociatave për një traktat për përcaktimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

 Marrëdhëniet mes dy vendeve për momentin bazohen në korrespondencën e 23 dhe 25 qershorit mes komisionarit tonë Maxëell Blake, dhe kryeministrit e ministrit të Jashtëm shqiptar Xhafer Ypi, kopje të të cilave janë dërguar për Departamentin. Në to shihet se qeveria shqiptare pret njohjen nga qeveria e SHBA dhe premton të

(1)   “njohë pasaportat e dhëna nga SHBA për personat me origjinë shqiptare të natyralizuar si qytetarë amerikanë sipas ligjeve amerikane të kombësisë.

(2)   në rast të traktateve tregtare të mbyllura mes dy vendeve do të përfshhet klauzola e ‘“vendit më të favorizuar”’ … dhe në lidhje me konkluzionin e tyre, interesat amerikane në Shqipëri do të marrin trajtimin e kombit më të favorizuar. Gjithashtu qeveria shqiptare është e gatshem të mirëpresë kapitalin amerikan në vend dhe të japë koncesione për kompanitë amerikane.

Departamenti është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që janë hasur në arritjen e statusit të kombit më të privilegjuar për korporatat amerikane në Shqipëri, megjithë faktin se disa prej tyre u ftuan nga qeveria shqiptare për të dorëzuar oferta në lidhje me kërkimin e naftës. Në disa raste përfaqësuesit e këtyre korporatave kanë qenë pranë tërheqjes nga vendi por në të gjitha rastet qeveria shqiptare i ka lutur ato të qëndrojnë.

Kushtet e përmendura më sipër përforcohen nga deklaratat e bëra në mars 1923 në SHBA, në mbështetje të politikës së dyerve të hapura për investimet, që është pranuar tërësisht nga qeveria shqiptare. Kjo duket se është bazë e mjaftueshme për të nisur marrëdhëniet.

Në mënyrë që qeveria shqiptare të mos ketë justifikime për disa akuza ndaj ministrisë për mungesë organizmi, eksperience etj, unë përmenda dokumentin e ministrisë së jashtme më 17 prill 1924, në lidhje me statusin e kombit më të preferuar. E bëra këtë pasi zyrtari aktual Ilias Bej Vrioni, më shprehu opinionin se asnjë nuk kishte të drejtë të shihte tekstin e një traktati që nuk ishte ratifikuar ende nga organi legjislativ.

Kjo kopje e traktatit tregtar shqiptaro-Italian me deklaratat shoqëruese më janë dhënë privatisht nga një koleg italian. Qëllimi italian i depërtimit ekonomik duket qartësisht në nenet e krijimit të magazinave aksionere, të të drejtës së kompanive italiane për të operuar në Shqipëri, për monopolet, të drejtat e importit, eksportit, magazinimit, të drejtat e lundrimit dhe të përdorimit të mjeteve kombëtare të komunikimit.

Qeveria jugosllave e ka kundërshtuar traktatin për këto arsye dhe mund të ngrejë opozicion serioz kur të vijë radha për ratifikim në parlament ose nga organe të tjera legjislative.

Britanikët besohet se kundërshtojnë në veçanti pjesët që mbulojnë monopolet dhe kanë arritur të kthejnë vëmendjen e publikut te neni 10. Italianët e kanë kundërshtuar këtë duke shprehur vullnetin për të korrigjuar interpretimet e nenit me anë të këmbimit të ideve. Kolegu im italian dëshironte që unë ta mbështesja në lidhje me nenin 10 për arsye se ishte përshtatur me kërkesat e bëra nga amerikanët, italianët e francezët për politikën e dyerve të hapura.

 Unë u përgjigja se mënyra se si neni ishte perifrazuar aktualisht mund të interpretohej në sensin se asnjë koncesion në Shqipëri nuk mund të jepej për të huajt nëse në të nuk merrte pjesë kapitali italian; për shembull, në shërbimet telefonike vendi ishte i vogël dhe nuk mund të përballonte më shumë se 1 kompani. Unë thashë se pikëpamja amerikane mund të arrihet vetëm nëse lejohet kompeticioni i lirë dhe i hapur për të gjitha koncesionet, qofshin ato monopole apo ndryshe.

Disa negociatorë italianë shpresonin që neni 10 të kalonte i pasfiduar duke i dhënë Italisë një “kapje” të fortë mbi Shqipërinë. Kolegu im italian nuk i sfidoi kritikat e mia me shumë energji por përmendi propozimet për riparimin e interpretimit me anë të këmbimit të dorëshkrimeve me qeverinë shqiptare.

Nëse revolucioni që po zhvillohet aktualisht rezulton në një fitore deçizive për një palë, një periudhë e gjatë qetësie do të pasojë dhe rrjedhimisht një qeveri e qëndrueshme do të diskutojë në mënyrë të favorshme sugjerimet. Traktati italian dhe aty që janë hartuar me Turqinë janë ende të paratifikuar dhe nuk ka sinjalizime se do të veprohet për to para dimrit.

U. Grant-Smith

Sekretari i shtetit për të dërguarin në Shqipëri (Kodding)

Uashington, 31 mars 1925—7 p.m.

Departamenti ka marrë informacionin nga zoti Cole, zv. president i grupit Standard Oil në lidhje me dhënien e të drejtës së dorës së tretë dhe pagesën e kontributeve prej 20 deri në 40 mijë dollarë. Cole tha se kompania nuk mendonte të jepte një kontribut të tillë dhe shtoi se Sheffield do të vazhdojë në mënyrë aktive negociatat por nuk do të pranojë sugjerime të tilla.

Ju mund ta sillni këtë në vëmendje të qeverisë shqiptare, gojarisht ose me shkrim, duke thënë se Departamenti nuk e kupton sugjerimin se plotësimi i premtimeve të mëparshme nga qeveria shqiptare mund të bëhet objekt kushtesh të tjera, të cilat qeveria amerikane i konsideron si të papërshtatshme.

Kellogg

Ambasadori në Itali (Fletcher) për sekretarin e shtetit

Romë, 26 mars 1925

Siç tregohet në bisedat e mëparshme me Zyrën e Jashtme Britanike, Italia ishte e kënaqur për të siguruar bashkëpunimin amerikan në Tiranë dhe për politikën e dyerve të hapura për sa kohë që kjo ekzistonte vërtet. Nënkuptohej se pas koncesionit Anglo-Persian bëhej e nevojshme që Italia, në varësi të kushteve të tjera të mos jepte përshtypjen se kishte pësuar një humbje të prestigjit në Shqipëri, dhe kjo shpjegon përpjekjet italiane si në Londër e Tiranë për të siguruar koncesionet. Britanikët duket se vepruan në frymë mbështetëse.

Unë kuptova nga bisedat me Sheffield se nëse selektoheshin me kujdes, 50,000 hektarë mund të përfshinin të gjitha zonat naftëmbajtëse në Shqipëri, dhe italianët nuk e dinin se ku ndodheshin këto territore naftëmbajtëse.

Qeveria italiane ka më shumë interes në situatën gjeopolitike të Shqipërisë prandaj interesat amerikane mund të vazhdojnë me shanset e tyre si zgjedhje e tretë; nëse britanikët nuk zgjedhin zonat e duhura atëherë është e sigurtë se italianët nuk mund ta bëjnë.

Pas studimit të mëtejshëm të çështjes, unë tërhoqa sugjerimin për prezantimin e çështjes te ambasadori italian në Uashington.

Fletcher

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:11

Amerikanët kanë publikuar të tjera dëshmi për zhvillimet gjatë regjimit komunist. Në dokumentin e sotëm po publikojmë një dëshmi të Aleko Bimlit, i cili e ka njohur Hoxhën gjatë studimeve në Korçë.

Postuar: 19/11/2019 - 07:11

CIA zbardh të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 17/11/2019 - 15:50

Lufta e Tiranës ka hyrë në histori si momenti i kalimit të forcave partizane në formacione të rre

Postuar: 17/11/2019 - 10:30

Profesori dhe historiani Bernard Zotaj, ka hedhur dritë mbi betejën që u bë për Çlirimin e Tiranë

Postuar: 14/11/2019 - 07:14

Amerikanët kanë hedhur të tjera detaje mbi zhvillimet gjatë regjimit komunist.

Postuar: 13/11/2019 - 07:11

Shërbimi amerikan i CIA ka deklasifikuar të tjera dokumente për Shqipërinë.

Postuar: 12/11/2019 - 07:10

Amerikanët kanë hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në sistemin komunist.