BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë, ose heroinat e heshtura me penë...

Gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë, ose heroinat e

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare, mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre, si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-kulturore dhe diskursit politik. Me këtë rast, dua të sjell pasqyrën freskuese dhe zërin e shpirtit femëror, intelektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të gruas shqiptaro-amerikane me vizionin, pozitën dhe historinë e saj dhe jo vetëm kaq, por e bukur dhe unike.

Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike në ambient e tolerancës për diversitet, për të qenë e barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist. Si kurrë më parë, gruaja shqiptaro-amerikane ka më shumë hapësirë mes zërave të ndryshëm multinacionalë, si ajo të arrijë ëndrrën dhe shpresën ende të papërmbushur në vlerën e diversitetit, për të ndërtuar urat e mundësitë me punën dhe kontributin e saj krijues, qytetar e intelektual, që nënkupton të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës.

Sot diaspora shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj gra intelektuale tashmë të afirmuara, shkrimtare e poete, publiciste e politikane, piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit të të drejtave të komunitetit shqiptar në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato janë heroinat e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ato përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimeve të ndryshme familjare e ekonomike. Ato i shërbejnë jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, kombit shqiptar. 

Fillimet në poezi dhe publicistikë
Sipas disa hulumtimeve, zbulova disa të dhëna të vakëta, por domethënëse, rreth tre vajza shqiptaro -amerikane, që së bashku me Sevasti Qiriazin, kanë shkruar disa poezi e shkrime publicistike në dekadat e para të shekullit të XX-të, përkatësisht në revistat “Përparimi”, 1917 dhe “Kalendar i Botës” e vitit 1938, rubrika kulturë e aktualitet. Njëra prej tyre është Vasiliqi Elia, e bija e Thoma Kondit nga Korça e lindur në Athinë dhe e emigruar në SHBA që fëmijë. Ajo ka shkruar në greqisht dhe anglisht. Tjetra është një vajzë nga Vithkuqi i Korçës e quajtur Bara, e rrëmbyer nga një grek dhe e shitur në Boston një tregtari me origjinë greke, i cili e mbajti grua që në moshën 13 vjeçe dhe kur ajo u bë 18 vjeçe, e divorcoi. Me ndihmën e Sevasti Qiriazit fitoi gjyqin duke i marrë edhe pjesën e pasurisë. Filloi të shkruajë në revistën “Përparimi” jetën e saj. E treta është gruaja Antoneta Limoni, e bija e Tasi dhe Thomaidha Limoni nga Shën Mërtiri. Do të më duhet të sjell në kujtesë edhe amerikanen Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Amerikë dhe botën shqiptare, “Dielli”, Qerim Panaritit.

Gazetaria
Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares, publicistes dhe intelektuales së shquar shqiptare, Nexhmije Zajmi, e cila bëri emër në median amerikane. Shumë personalitete të njohura të medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e reporteres e gazetares shqiptare, që për asnjë çast nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe shqiptarizmës. Ndër kujtimet, shkrimet e artikujt e shkruar prej saj, që ruhen nga i biri, fakte tejet domethënëse dhe me shumë vlerë, përveç mbresave dhe kujtimeve, ajo veçon konsideratat që senatorë e kongresmenë amerikanë shfaqnin hapur për kulturën, aftësitë diplomatike dhe inteligjencën e diplomatit shqiptar, Faik Konica. Ajo është ndër personalitet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare, nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”, titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian”, “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA, Franklin Delano Rusvelt. Ajo ka qenë zv/presidente e Vatrës në mes vitet '80, kryetare për degët e NYork & NJersey. Është autore e librit “Daughter of the Eagel” (Bija e Shqipes”.)

Zëri i Amerikës
Në mesin e komunitetit të gazetareve shqiptaro-amerikane të njohura dhe me influencë tashmë në median amerikane, ndërkombëtare dhe kombëtare, janë gazetaret e institucionit të transmetimit, një nga pesë transmetuesit ndërkombëtarë që operon në 43 gjuhë të botës, Zëri i Amerikës. Ato janë: Isabela Cocoli, Laura Konda, Mirela Milori, Rudina Dervishi, Ardita Dunellari e Keida Kostreci, të cilat nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirinformuar me ndryshimet social-ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Gazetaret
Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, ese, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën "Dielli", "Iliria", revista “Kuvendi" në SHBA, "Fjala e Lirë", Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si vendi i lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si "Pena e Artë" dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.

Albana Mëlyshi -Lifschin, një nga pionieret e para të gazetarisë shqiptare–femra. Diplomohet në vitin 1973, në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe në vitin 1977, në (TVSH) punoi si gazetare dhe përgjegjëse e redaksisë për moshat shkollore, deri në vitin 1992, para largimit në Nju Jork. Në vitin 2001, mbaron studimet në Universitetin prestigjioz të Nju Jorkut (NYU). Është bashkëpunëtorja më e vjetër e gazetës shqiptaro-amerikane “Iliria”, e ka filluar bashkëpunimin me këtë gazetë që në dhjetor të vitit 1992, me reportazhe, opinione, ese, këndvështrime letrare dhe shkrimeve publicistike. Ka më shumë se një dekadë që mban rubrikën e përjavshme në ndihmë të emigrantëve: “Çështje të emigracionit”. E vlerësuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në New York, për kontributin e saj si gazetare e karrierës me “Certificate of Achivement”, dhe shoqata e grave shqiptaro-amerikane e mirënjohur “Motrat Qiriazi” e ka vlerësuar si “Gruaja e Vitit”.  

Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari –Mçormack, arritjet dhe eksperiencat e saj studimore, akademike dhe profesionale janë të nivelit të admirueshëm. Kontribuuese në shtypin shqiptar të diasporës, veçmas të gazeta “Dielli” dhe në Shqipëri, Itali, dhe Kroaci, me artikuj, kolona, analiza letrare e sociale dhe shkrime publicistike. Merita është shkrimtarja e zgjedhur dhe e vetmja nga mëmëdheu ynë, mes 130 e ca kombeve që marrin pjesë nga Lewis Carroll Society of North America, për të kërkuar e shkruar mbi historinë 150 vjeçare të librave “Liza në botën e çudirave”, me rastin e botimit të vëllimit të parë nga Leëis Caroll. Ajo është edhe një aktiviste e shquar e çështjes kombëtare. Presidente e Degës së Vatrës për zonën e Washington DC dhe shteteve përreth. Dega e Vatrës në këtë zonë u krijua për herë të parë në historinë shekullore të Vatrës dhe shënoi rigjallërimin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Kontaktet e para janë rivendosur me institucionet qeveritare amerikane dhe organizata të ndryshme që kanë të bëjnë me kombin shqiptar.  

Elida Buçpapaj, poetja, publiciste, analiste dhe përkthyese. Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj, bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi. Elida Buçpapaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë –letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e post diktaturës, si te gazetat "Atdheu", "Kosova", "Rilindja Demokratike" dhe "Tribuna Demokratike". Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në diasporë dhe 22 vjeçar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste tek "Zëri i Amerikës", tek "Rilindja Demokratike", "Zëri i Rinisë", "Republika", "Revista RTSH", dhjetë vjet editorialiste tek "Bota Sot". Prej 5 vitesh, së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin Skënder Buçpapaj, janë editorë të portalit "Voice of Albania".  

Poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi, me urtësinë e mençurinë, madhështinë që e karakterizon për nga krijimtaria dhe personaliteti i saj, jeton midis New York-ut dhe Shqipërisë, mes poezisë e gazetarisë. Ajo nuk ndalet, por vargu dhe pena e saj poetike e gazetareske vërshon vrullshëm kudo, në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Amerikë, kudo në trojet shqiptare. Gjithkush që lexon publicistikën e Iliriana Sulkuqit befasohet nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga "vrapimi” i saj për të shkruar e krijuar me mesazhin e virtytit të mirësisë e një shportë sa qielli me dashuri, që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe. Kryeredaktore e revistës tremujore “Pelegrini”, në bashkëpunim me botuesin e saj Nase Jani, bashkëpunëtore e korrespodente e gazetave në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, diasporë e SHBA në gazeta “Iliria”, "Fjala e Lirë", "Londër" etj.  

Aida Dismondy-i, e diplomuar Bachelor për gjuhën gjermane në Shqipëri dhe masterin 2 vjeçar në SHBA, këtë muaj mbaron doktoratën në jurisprudencë. Ajo ka ravijëzuar profilin e saj në diasporën shqiptare për kontributin, angazhimin shoqëror dhe atë të artit në veçanti, si poete, pikturiste, kritike letrare, publiciste, eseiste, bashkëpunëtore në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht te revista “Kuvendi”, gazeta "Iliria", "Dielli", "Fjala e Lirë", "Londër", etj. Shkrimet e saj publicistikë kanë paraqitjen e dukshme e të ndjeshme që prekin tema sociale: mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet seksuale dhe dhuna ndaj femrave.  

Elmira Muja, gazetare profesioniste, jeton prej vitesh në West New York, New Jersey, USA. Që në moshë fare të re angazhohet në Radio-Kukësi e më pas në Radio–Tirana, gazetare dhe spikere e RTSH, deri në ditën që emigroi. Në Amerikë ajo tashmë është gazetare e medias së shkruar e vizive në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht në gazeta "Iliria", "Dielli", revista "Kuvendi", në TV- Albanian Culture i Adem Belliut, në "Telegraf", etj., me artikuj të temave të ndryshme nga jeta social-ekonomike, kulturore e politike, analiza, reportazhe, mbulon rubrikën e aktualitet dhe të kulturës në diasporë. Dallohet në veçanti për pasqyrimin në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan të historikut, aktivitetit dhe kontributit të Organizatës të Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”.

Mimoza Dajçi, gazetare profesioniste dhe aktiviste e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan. Me artikuj të ndryshëm, shkrime, analiza, opinione, kolumna reportazhe dhe dosier, emrin e saj e has në shtypin shqiptar dhe diasporë, në gazeta "Iliria", "Dielli", "Kuvendi" në SHBA, e "Republika", "Rilindja Demokratike" në atdhe, "Fjala e Lirë" në Londër etj. Rrëfimet e Mimozës për komunizmin çnjerëzor në Shqipëri, janë të vërtetat drithëruese. Mimoza Dajçi, si përfaqësuese e asaj shtrese të popullsisë së persekutuar më egër nga diktatura, që s’donte të dinte se i përkiste një familje patriotësh me lidhje në trungun mes Isa Buletinit dhe Çerçiz Topullit, është konsekuente deri në fund në luftën e saj, shprehje e humanizmit njerëzor dhe respektit për viktimat e diktaturës, të cilat ajo i sjell nëpërmjet rubrikës dosier.

Shkrimtarja dhe publicistja, Dr.Yllka Filipi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega letërsi dhe gjuhë shqipe, e specializuar në degën e letërsisë dhe ka mbrojtur masterin dhe doktoraturën. Shkruan kritikë, publicistikë, poezi, prozë dhe ese. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda e jashtë Shqipërisë, dhe e vlerësuar nga kritika kombëtare dhe ndërkombëtare si një zë unikal në letërsinë modern shqiptare. Ka mese dy vjet që është bërë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Aktualisht jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën "Illyria" në New York dhe revistën "Kuvendi" në Michigan, "Tirana Observer", Shqipëri.  

Elinda Marku, gruaja krijuese në mërgim, e angazhuar si editore në revistën periodike "Kuvendi", së bashku me bashkëshortin e saj, botuesin e kësaj reviste, shkrimtari e publicisti Pjetër Jaku. Poete dhe publiciste Elinda, e thotë fjalën e saj të guximshme, të thuktë e kryeneçe, nëpërmjet opinioneve, analiza, replika, komente, por edhe si krijimtari letrare-artistike. Shkruan vazhdimisht në revistën "Kuvendi", "Fjala e Lirë" në Londër, "Tirana Observer" në Shqipëri, "Iliria" e "Dielli", "Gazeta Kritika" në Amerikë.

Publicistja e poetja Julia Gjika-Naci me emigrimin në SHBA, natyrisht në vendin e lirisë e të fjalës, shpalosi talentin krijues përveçse në poezi edhe në publicistikë. Brenda një dekade në Amerikë, ajo na ka dhënë pesëfishin e asaj ç'ka ka krijuar më herët në Shqipëri. Është bashkëpunëtore dhe korrespondente në organet e shtypit shqiptaro-amerikan të diasporës , si në gazetën "Dielli", "Iliria", gjithashtu në atdhe, gazeta "Shqip", "Korça", etj, në shumë forume, web-site, gazeta dhe lista bashkatdhetarësh online, duke sjellë portrete, reportazhe nga jeta e emigrantëve në Amerikë e më gjerë, tema sociale, kolumniste dhe opinione të ndryshme nga aktualiteti e kultura.

Shpresa Vrana- shkrimtare, eseiste dhe publiciste. Aktualisht jeton e punon në Boston, SHBA. Bashkëpunëtore dinjitoze me organet e shtypit në diasporë, si në gazeta "Iliria", "Dielli", revista "Kuvendi", "Fjala e Lirë", Londër e në shumë website e lista internetike e gazeta të ndryshme në Shqipëri, veçmas në gazetat e Vlorës nga ajo ka edhe origjinën. Autore e librit publicistik “Saga e një Gruaje”, alegoria e një figuracioni të plotë që udhëton mes rreth treqind faqeve të librit. Autore e disa librave me publicistikë, prozë dhe e qindra- qindra rreshtave eseistike në shtyp.

Këze-Kozeta Zylo, bashkëpunëtore dhe korrespondente në periodikë të ndryshëm të diasporës, median e shkruar dhe vizive, mbulon rubrikën aktualitet dhe kulturë, me artikuj, shkrime e reportazhe, në gazetat on-line, gazeta "Iliria", "Fjala e Lirë" në Londër, web-site e lista internetike, dhe operon në rubrikën intervista nëpërmjet TV lokal Albalife disa orësh në javë në State Island,N. Është autore e disa librave me poezi dhe publicistike.

Flutura Zavalina,-Presidente e Organizatës Jofitimprurëse “New Life”, (Jeta e Re) AACO, NY, SHBA. Editore e gazetës “Our Words”, që lindi si domosdoshmëri e kohës dhe është e përjavshme. Me anë të shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike reportazhe dhe profile historike, qytetare e intelektuale, Flutura sjell nëpërmjet gazetës, jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë, Shqipëri, Londër e të shqiptarëve jashtë trungut amë.

Valentina Vila, gazetare televizive e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, nën logon ALBTVUSA, Detroit, Michigan, në Departamentin e Informacionit dhe përgatitjes së lajmit,spikere e lajmeve qendrore në këtë televizion. Në stafin e ALBTVUSA, bashkëpunojnë edhe dy gazetare të reja në moshë Blerina Lumaj dhe Manjola Tërshana.

Makfire Maqedonci Canolli, adhuruese e gazetarisë, e ka bërë atë që të jetë bashkëpunëtore dhe moderatore e Radio-Diaspora, në rubrikën "Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, dhe drejtuese e rubrikës “Me krijuesit shqiptarë në Diasporë”, e Radio Projektit e shqiptarëve të Danimarkës, që operon në New York.

Ermira Babamusta, editore e portalit mediatik online, Prishtina 24 orë, shkruan editoriale në rubrika të ndryshme, politikë, speciale, aktualitet, reportazhe, kulturë, intervista, analiza, komente, replika në gjuhën shqipe dhe angleze. Autore dhe eksperte në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Mbështetëse e fortë e fushatës së presidentit amerikan Barak Obama fizikisht dhe me penën e saj publicistike.

Nastila Mano, gazetare profesioniste e Radio –Korça, e Radio ABC, që përcillte me zë nëpërmjet mikrofonit emisionet dhe lajmet, kryesisht në radiofoninë moderne, jeton e punon aktualisht në Florida. Është e para gazetare femër që përgatiste dhe drejtonte emisionin sportiv në TV KORÇA, “Energy Sport”, dhe emisionin për rininë “Studio Kontakt”, vendlindje. Por gazetarja simpatike korçare nuk e ka ndërprerë pasionin e saj për gazetarinë edhe në mërgim. Është bashkëpunëtore e gazetës "Tirana Observer", "Fjala e lirë", Londër, "Iliria", "Kuvendi", SHBA, në gazetat online, website e forume bashkatdhetarësh, me një penë gazetarie profesionale, intensive, të suksesshme dhe të admirueshme.

Dr.Ruki Kondaj, korrespondente dhe bashkëpunëtore e gazetës "Iliria", "Dielli", revista "Kuvendi", në SHBA, "Fjala e Lirë" Londër, "Zemra Shqiptare", Evropë etj, nëpërmjet opinioneve, komenteve, reportazheve, kryesisht në rubrikat kulturë dhe aktualitet, sjell mbresa dhe momente nga jeta në komunitet. Aktualisht jeton e punon në Kanada, është presidente e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze dhe autore e disa librave studimorë e shkencorë.

Raimonda Moisiu, shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, më lejoni të shtoj disa rreshta rreth veprimtarisë sime publicistike. Kryesisht prej disa dekadave jam marrë me krijimtari në lëvrimin e të trejave zhanreve, poezi, publicistikë, prozë, ese dhe kritika letrare. Vlerësime nga kolegë, institucione të ndryshme të medias e shtypit shqiptar e dashamirës të artit e letërsisë, më kanë dhënë kurajën të vazhdoj dhe të ndjehem e motivuar për më tej. Jam autore dhe bashkëpunëtore e dhjetëra vëllimeve me poezi, prozë, ese dhe publicistikë dhe e vlerësuar me mbi dhjetë çmime kombëtare e ballkanike, në Amerikë, Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan për poezinë dhe publicistikën. Për kontributin qytetar e intelektual jam nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit CT USA, ku unë jetoj me Official Citation si: "Gruaja e Vitit në Komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderoj në Partinë Demokratike Amerikane. Jam bashkëpunëtore e rregullt me statusin e Freelancer (gazetare e pavarur) e gazetës "Tirana OBSERVER" dhe "Albanian Daily News" që del në gjuhën angleze, në Shqipëri, "Fjala e Lirë", "Albanianews", Londër, "Iliria", "Dielli", etj. Nga Raimonda MOISIU

Më të lexuarat