BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x

Dossier

Interpelanca famëkeqe e Bashkim Gazidedes në Parlament në 26 mars 1997, kur ish-shefi i SHIK-ut zbuloi “komplotin” ndërkombëtar për copëtimin e Shqipërisë

Interpelanca famëkeqe e Bashkim Gazidedes në Parlament në 26 mars

Periudha janar-korrik 1997 do të mbetet përgjithmonë si një nga kohët më tragjike në historinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare ku për gati 6 muaj vendi u shyt në kaos, anarki totale dhe shteti “falimentoi” dhe bandat kriminale drejtonin nëpërmjet dhunës dhe terrorit. E gjithë zanafilla e kësaj kohe “të çmendur” i ka gjurmët te qeverisja e parë post-diktatoriale në Shqipëri teksa Partia Demokratike nën strategjinë e privatizimeve masive dhe “çekut të bardhë” premtoi një progres dhe mirëqenie ekonomike të jashtëzakonshme për vendin. Qeveria e kohës e drejtuar nga Aleksandër Meksi, por nën kontrollin e plotë të presidentit Sali Berisha përkrahën, stimuluan dhe mbështetën me ligj krijimin e firmave piramidale, të cilat morën kompetencat e sistemit bankar, i cili në atë kohë në Shqipëri nuk ekzistonte. Një pjesë e madhe e shoqërisë investuan gjithë kursimet e jetës së tyre për të përfituar shuma marramendëse me ëndrrën se do të arrinin të jetonin më në fund një jetë të lumtur dhe të begatë teksa përqindjet e kthimit të parave ishin marramendëse. Pavarësisht se sipërmarrje të tilla ishin provuar me kohë në përmasa të kufizuara në SHBA apo dhe shtete të tjera që në vitet ’30 dhe rezultuan skema mashtrimi financiar, qeveria e kohës nuk refuzoi të mbyllte firmat derisa në janar 1997, filloi tërheqja e beftë e 1.2 miliardë dollarëve nga firmat rentiere. Premtimet e qeverisë Meksi për likuidimin e plotë të të gjitha qytetarëve që kishin derdhur kapitale në firmat piramidale  nuk u realizuan. Ajo çfarë ndodhi më pas ishte një kohë e tmerrshme vuajtjesh, vrasjesh, ekzekutimesh, largimesh masive, hapje të burgjeve dhe depove të armëve, etj. Çmenduria arriti ekstremin ku brenda pak ditësh, shteti shqiptar humbi kontrollin dhe autoritetin e tij në mbarë vendin dhe elementë kriminalë dhe shumë persona të panjohur u bënë “ligjvënësit” në Shqipëri.

“Falimentimi” total i shtetit dhe rizgjedhja e Berishws nw pak ditw
Edhe pse mazhoranca e kohës e drejtuar nga Berisha, PD dhe strukturat shtetërore të sigurisë, mbrojtjes dhe shërbimit informativ kishin përgjegjësinë direkte për rrënimin dhe degradimin në kohë rekord të shtetit, selia blu që prej asaj kohe dhe deri më sot ka ngritur dhe mbrojtur vazhdimisht tezën se elementë të opozitës së kohës, ish-punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit, banda kriminale, ambasadorë dhe shtete të huaja planifikuan një plan ogurzi për falimentimin e shtetit shqiptar me qëllim realizimin copëtimit territorial të Shqipërisë për të zhdukur përfundimisht ekzistencën e shtetit tonë. Në periudhën 1-26 mars 1997, ra qeveria Meksi, u krijuan Komitetet e Shpëtimit Publik, u hapën depot dhe populli u armatos, u shfaqën bandat kriminale, Parlamenti i dha fuqi të plotë shefit të kohës së Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede për të drejtuar dhe realizuar operacionin e shtypjes së revoltave në jug të vendit, themelojet Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e përbërë nga të gjitha forcat politike, etj. Një akt që zemëroi akoma më shumë qytetarët ishte rizgjedhja e Sali Berishës president në 3 mars 1997, në kohën kur bëheshin thirrje që ai të largohej nga drejtimi i pushtetit. Njëri prej personave kryesore të ngjarjeve të rënda të vitit 1997 është Bashkim Gazidede, ish-drejtuesi i SHIK-ut në vitet 1992-1997. Ai cilësohej si dora e djathtë e Berishës gjatë periudhës së parë në pushtetin e demokratëve, por mbeti një figurë e anatemuar për shkak të veprimtarisë së SHIK në ato vite ku u akuzua për sulme ndaj medias, dhunë ndaj opozitës, zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, si dhe për rolin famëkeq të këtij organi në trazirat e ’97-ës. Në 26 mars 1997, pasi dështoi misioni i qeverisë për shtypjen e revoltave në jug të Shqipërisë dhe vendosjen e rendit në vend, Gazidede doli në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë ku demaskoi “megaplanin kriminal” të shkatërrimit të shtetit shqiptar, copëtimit dhe zhdukjes së tij nëpërmjet elementëve ish-komunistë në bashkëpunim me Greqinë, Jugosllavinë dhe SHBA. Në atë kohë, marrëdhëniet mes presidentit Berisha dhe Uashingtonit ishin prishur pasi vetë Berisha refuzoi të pranonte propozimin e tyre për t’u dorëhequr në mënyrë që të qetësohej situata në vend. Po ashtu, marrëdhëniet me fqinjin grek ishin përkeqësuar që prej arrestimit të disa minoritarëve për armëmbajtje pa leje dhe akuzat se shteti grek po sponsorizonte copëtimin e jugut të Shqipërisë duke krijuar “Vorio-Epirin” një ëndërr e vjetër e ultranacionalistëve grekë. Pak ditë pas kësaj interpelance, Gazidede u largua nga Shqipëria dhe kërkoi azil politik.

Gazidede dhe Berisha me strategji propagandistike alla “komuniste” 
Në parlament, drejtuesi i kohës së SHIK-ut akuzoi me emra konkretë ish-gjeneralin e ish-ministrin e Mbrojtjes Kiço Mustaqin si dhe Gramoz Ruçin, në atë kohë pjesë e Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos në periudhën shkurt-maj 1991 se kanë dhënë informacione sekrete të shtetit grek për të nxitur kaosin dhe rrëmujat në jug të Shqipërisë në mënyrë që realizohej ndarja e shtetit shqiptar. Nëpërmjet planit “Lotos”, Gazidede dhe qeveria e kohës kërkonin të krijonin bindjen në shoqërinë shqiptare se shkaktare e degradimit dhe rrënimit të shtetit nuk ishte vetë qeveria, por kundërshtarë të brendshëm dhe armiq të jashtëm të Shqipërisë. Raportimi i tij në Parlament ngjan me strategjitë e krijimit të armiqve imagjinarë dhe demonizimit të kundërshtarëve. Po në këtë fjalim, nënkuptohet fryma armiqësore e nxitur nga Berisha kundër çdo force apo individi që nuk pajtohej me qëndrimet apo politikat e tij. Por, ky zbulim dhe demaskim i planit ogurzi për copëtimin e Shqipërisë jo vetëm që nuk e qetësoi situatën, por nuk ia doli as të shpëtonte PD dhe Berishën nga rrëzimi prej pushtetit. Sot do të publikojmë një pjesë të fjalës në Kuvend të ish-Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede në 26 mars 1997.

Raportimi i Gazidedes në Kuvendin e Shqipërisë
SHIK-u është në dijeni të një plani të detajuar, të hartuar dhe të quajtur ‘Plani Lotos’. Pra, bëhet fjalë për vitet ‘90, i hartuar nga qarqe të caktuara vorio epiriote dhe që kishin si strategji çlirimin e ‘Vorio Epirit’ nga ‘sundimi shqiptar’, si dhe mënyrën për realizimin e këtij plani. Plani përcaktonte me hollësi të gjitha etapat e nevojshme për fillimin e një kryengritjeje të armatosur për çlirimin e Vorio-Epirit. Unë po ju lexoj disa pjesë të këtij plani, i cili disponohet i plotë nga SHIK-u dhe që nuk është realizuar në vitin 1990, natyrisht për disa arsye, por që sipas mendimit tonë, është realizuar pothuajse pikë për pikë tani. Pika e parë e këtij plani përcakton se qëllimi është ‘çlirimi i Vorio Epirit’ nga ‘pushtuesit shqiptarë’. Pika e dytë e planit: ‘Logjika e zhvillimit të luftës’. Kjo shihet ne dy plane: në planin politik dhe atë luftarak, me parimin që ‘asnjëherë’ nuk ka arritur në mënyrë paqësore të fitojë lirinë e tij, kështu që rruga e vetme për çlirimin e Vorio Epirit është lufta e armatosur me mbështetje politike. Për këtë qëllim duhet të krijohet ligjërisht pushteti politik si organizëm, domethënë një këshill që do të marrë përgjegjësinë e veprimeve e do të përfaqësojë kudo lëvizjen kryengritëse; të hapen zyra, ku të ligjërohet vendi i kryengritjes, ku do të gjendet nga të interesuarit organi i pushtetit politik për kryengritjen; të vihet në zbatim një pjesë e mjaftueshme e programit, kryesisht për pikat që bëjnë fjalë për ndërkombëtarizimin e kryengritjes. Ideja në këtë plan është që te populli shqiptar të shfrytëzohen pakënaqësitë e ndryshme ndaj shtetit dhe kur populli shqiptar do të konstatojë se kryengritja ka për qëllim çlirimin e Vorio Epirit, atëherë ai s’do të ketë mundësi të vendosë për fatet e Shqipërisë. Për çështjen e tij do të jenë të interesuara SHBA-ja, Greqia, Jugosllavia etj. Greqia do të jetë nga vendet më të interesuara për problemin e kryengritjes, me gjithë rezervat e vetë shtetit grek. Veprimet fillestare: Lëvizja Çlirimtare për Vorio Epirin, si hap të parë duhet të krijojë veprime të pastra politike, ku theksi duhet të vihet te krijimi i këshillit ilegal të kryengritjes, i përgjegjshëm për përballimin e punës së përditshme për programimin dhe në përgjithësi për përfaqësimin ligjor të lëvizjes; organizimi i informacionit; krijimi i sillogjeve të miqve vorio epirotë; organizim zyrash, që duhet të zihen në vende qendrore dhe të dukshme, me qëllim që të sigurohet një publicitet sa më i madh.

Armatosja e minoritarëve grek dhe sponsorizimet nga Athina
Në vitet 1991-1992, mbi bazën e kërkesës së bërë kryeministrit grek të asaj periudhe, Micotaqisit, nga shoqata e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë vorio epiriotë me qendër në Athinë kërkohej armatosja e minoritarëve. Prej shumë vitesh çështjes së Vorio Epirit i kanë shërbyer institucione të ndryshme, të krijuara me këtë qëllim. Kështu, për shembull, Instituti i Kërkimeve Vorio Epiriote, i krijuar që në vitin 1960, gjatë gjithë kohës ka përgatitur kuadro, të cilët do të punonin për çështjen e Vorio Epirit. I kamufluar si institucion që merret me studime shkencore dhe etnografike, në thelb veprimtaria e tij ka pasur për qëllim rekrutimin e shqiptarëve që emigronin në Greqi. Përmes këtij institucioni bëhej infiltrimi i shqiptarëve që shkonin në Greqi dhe kryesisht i oficerëve të liruar nga ushtria dhe ish-Sigurimi i Shtetit, sidomos gjatë viteve 1991-1992.

Për kryengritjen kishin dijeni Ruçi dhe Mustaqi
Për të njohur gjendjen sa më mirë ne Shqipëri u infiltruan ish-oficerë të liruar të ushtrisë, te policisë, të Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë këtu edhe ish-ministrin e Mbrojtjes të kohës së komunizmit, Kiço Mustaqi, i cili ka informuar, sipas te dhënave të sakta që kemi, mbi gjendjen e teknikës luftarake në Shqipëri, për vendndodhjen e armatimit të rëndë, të aviacionit, për bazat luftarake detare dhe pothuajse hollësisht për çdo gjë. Po kështu, nga ish-oficerë te Sigurimit të Shtetit është dekonspiruar rrjeti i bashkëpunëtorëve te tyre si dhe të dhëna të tjera me karakter sekret. Nga ana jonë disponohen të dhëna që edhe Gramoz Ruçi së bashku me Kiço Mustaqin kanë qenë në dijeni dhe janë integruar në planet për organizimin e kësaj kryengritjeje të armatosur.

Më të lexuarat