BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Ja çfarë shkruanin Ymer Doda dhe Qemal Lepenica

Ja çfarë shkruanin Ymer Doda dhe Qemal Lepenica

CIA zbardh letrat e rivalëve të Enver Hoxhës, ja si e përshkruanin ata situatën në Shqipëri dhe tentativat për rrëzimin e regjimit

CIA ka zbardhur detaje të tjera s ai takon tentativave të tyre ëpr rrëzimin e regjimit komunist. Amerikanët kanë deklasifikuar disa letra të rivalëve të E3nver Hoxhës, të cilët tregojnë situatën në Shqipëri dhe tentativat për rrëzimin e regjimit komunist.

16 prill 1952

Përmbledhje e Ymer Dodës mbi operacionet në Shqipëri

Letra e 28 marsit 1952 nga Ymer Doda përmban përshkrime të zymta mbi gjendjen e brendshme në Shqipëri, sa i përket mundësisë së suksesit të operacioneve tona aty, por është me interes të veçantë prej planeve aktuale për ta përdorur atë si drejtues të misionit. Rëndësia e këtij aspekti në moralin e Dodës aktualisht nuk është aq sa për të anulluar rolin e tij, edhe pse është një rënie nga entuziazmi i tij i mëparshëm për të bashkëpunuar. Ne jemi të bindur për nevojën e zbatimit të misionit të Ligës dhe besojmë se do të injektojmë te Doda entuziazmin e tij në takimet tona. Doda hap letrën me fjalimin e tij privat jashtë kampit dhe kërkon që t’i dërgohet aty “Albanie Libre” dhe materiale të tjera të printuara të BKI. Ai më tej raporton mbi aktivitete dhe fatin e misionit të drejtuar nga njëfarë Hysejan Sallku, i lëshuar në Kuzni pranë Peshkopisë në tetor 1951. Gjatë betejës që ndodhi pas lëshimit të tyre Sallku dhe një shok i tij kosovar u vranë. Dy të tjerët, gjithashtu kosovarë, ia dolën të kalonin në Greqi nga Jugosllavia. Informatori i Dodës është një nga kosovarët e mbijetuar dhe deklaron se morali i popullatës shqiptare do të ishte shumë më i lartë nëse komuniteti i emigracionit do të fokusohej në çlirimin e atdheut të tyre dhe jo në interesat partiake. Më tej ai citoi një deklaratë të një shqiptari nga Lura, i cili ishte arratisur në Jugosllavi disa muaj më parë: Populli shqiptar e di se emigracioni nuk është i bashkuar, dhe kjo ndikon në rritjen e apatisë së përgjithshme dhe mungesës së rezistencës. Shpresat për çlirim po dobësohen dhe si rezultat vihet re një nënshtrim ndaj komunizmit. Nëse populli shqiptar do të shikonte krerët e emigracionit të bashkuar me të gjithë partitë e tyre, shpresat e tyre do të shtoheshin dhe do të bënte hapa konkretë për çlirimin e tij”. Doda deklaron më tej se një numër të njohurish të tij në Shqipëri po kthehen në komunistë pasi është e nevojshme për të siguruar jetesën, si dhe sepse kanë humbur shpresat për ndihmë nga jashtë vendit.

Biseda

Në pjesën e tretë të letrës së tij Doda raporton për një bisedë me një shqiptar nga Dubrovnik (i cili thotë se është i lindur në Berat), anëtar të Partisë Agrare, i cili ka marrë pjesë në një mision të gushtit 1951 në rajonin Dushar-Skrapar. Anëtarët e këtij misioni të caktuar mbanin karta identiteti të Komitetit Shqipëria e Lirë, dhe nxisnin banorët të ndihmonin grupin e tyre duke i kërcënuar se në të ardhmen kur të vinin në pushtet do të gjykoheshin për tradhti. Ky ish-agjent thotë se popullata në fakt e mbështet regjimin komunist pasi i beson pretendimeve se po mbrojnë vendin nga planeve greke për aneksim të zonave jugore të Shqipërisë, prandaj dhe i tremben dhe i urrejnë agjentët e ardhur nga Greqia për aktivitete propagande. Në lidhje me moralin e popullit informatori i Dodës thotë se popullata është në dijeni të sherreve politike mes grupeve shqiptare të emigracionit, të cilat nuk i lejojnë të avancojnë seriozisht në çështjen e çlirimit të atdheut, por ai thotë se nëse lihen mënjanë këto çështje të kota dhe operacionet anti-Hoxha përgatiten dhje ekzekutohen si duhet, shumica e vendit do të rreshtohet e vendosur kundër komunizmit. Në pjesën e fundit të letrës Dosa i referohet debatit të tij të nervozuar kohët e fundit me Ihsan Toptanin dhe tensionet që rezultuan prej kësaj. Duke mbuluar çështjen ai thotë se ka dorëzuar një raport të shkruar te komandanti amerikan i kampit për t’ia kaluar Komandës së Lartë Amerikane. Doda raporton se raporti përmban akuzat e padrejtësive të kryera në kamp për arsye politike, dhe deklaron se këta faktorë politikë janë arsyeja kryesore e dështimit të misioneve klandestine në Shqipëri, të dërguara nga ky kamp. Ai përshkruan sjelljen e ashpër të dy oficerëve vendas të kampit dhe më tej bën një përshkrim të situatës politike të emigracionit shqiptar. Doda raporton se megjithë nuk është dakord me shokët e tij në kamp, marrëdhëniet me personelin ushtarak amerikan janë të shkëlqyera. Ai mbyll letrën duke shkruar se po përpiqet të kursejë para, për t’i përdorur në rast se detyrohet të largohet nga kampi, siç i ndodhi mikut të tij Telas, i cili nuk identifikohet më tej.

 Mars 1954

Më poshtë kemi përmbledhjet e letrave të marra e të dërguara nga shqiptarët rezidentë në Greqi. Letër e datës 3 dhjetor 1953 nga Ismail Verlaci për Xhevdet Blloshmi dhe anëtrët e partisë së tij: Komiteti administrativ i Bllokut Indipendent ka vendosur të thërresë asemblenë e përgjithshme të partisë për të zgjedhur komitetin e ri. Kjo konsiderohet e rëndësishme për pjesëmarrjen e anëtarëve të Bllokut në Komitetin Shqipëria e Lirë. Anëtarët që nuk banojnë në Itali kanë dërguar përfaqësues të tyre të autorizuar. Letra e mësipërme e Verlacit jep detaje për përcarjen e partisë në lidhje me KSHL dhe duke deklaruar se Verlaci, Ndue Gjon Markaj, Eqrem Vlora, Spiro Sleko dhe Eduard Liço ishin delegatët e Bllokut në KSHL. Të gjitha përpjekjet e Bllokut për pranim në Protokollin e Aleksandrisë (burimi: e ka fjalën për grupin pro-italian të Mustafa Krujës) janë refuzuar për arsye të kushteve të politikës ndërkombëtare. Verlaci thotë se “ne nuk kemi qenë kurrë kaq pranë këtyre vëllezërve tanë, të cilëve po i mohohen të drejtat kombëtare. Ne do të jemi gjithmonë pranë tyre për realizimin e dëshirave të tyre. Ne u kërkojmë shqiptarëve të cilësdo partie i përkasin, të zgjidhin këtë çështje në mënyrën më të mirë ...”

6 janar 1954

Letra e datës 6 janar 1954 nga Qemal Lepenica, Munih, për Mehmet Kuçin, kampi i Lavrion, Greqi: Ai shkruan se Dosti kishte ardhur disa ditë më parë dhe se “shokët tanë të gjtihë pa përjashtim ishin të bashkuar aq sa miqtë tanë u mahnitën”. Pas disa komenteve mbi brutalitetin e Hoxhës, ai thotë se as tradhtarët e tjerë nuk do të falen.

Letër e 6 janarit nga Ismail Verlaci për Xhevdet Blloshmi:

Pas disa komenteve mbi asemblenë e partisë, Verlaci deklaron se i vjen keq të dëgjojë se Nuri dhe Naumi janë vrarë. Ai thotë se Nuri u tregua budalla duke vepruar ashtu, dhe duke mos ndjekur udhëzimet e Verlacit. “Herën tjetër që Blloshimi do të shkruajë, Verlaci kërkon emrat e njerëzve që shoqëruian Hamitin (Matjanin) dhe Nurin, si dhe detaje për kohën e largimit apo përbërjen e grupeve të tyre. Letër me datë 22 janar nga Këlcyra në Romë për Qemal Bej Mesare në Athinë: Këlcura falënderon Mesare për ndjenjat e shprehura për pjesëmarrjen e tij në KSHL dhe thotë se kjo e inkurajon të vazhdojë politikat e tij të së shkuarës. Këlcyra mendon se objektivat janë grumbullimi i të gjithë patriotëve, intelektualëve dhe aseteve të tjera kombëtare në Komitetin Shqipëria e Lirë, me qëllim çlirimin e Shqipërisë.

Letër e 22 janarit nga Ndue Gjon Markaj në Romë, për Kol Ndue Bajraktarin në kampin e Lavrion: Markaj nxit Bajraktarin t’i qëndrojë besnik ideve të tij dhe të mos lejojë “ata” të ndryshojnë rrugën e tij (me sa duket të mbështesë Partinë Indipendente) dhe as të mos lejojë ta dërgojnë në Shqipëri. I kërkon Bajraktarit të kontaktojë me Xhevdet Blloshmi dhe të mos bëjë asgjë pa pyetur atë. Ai sugjeron gjithashtu të këmbejnë mendime për gjithçka, Markaj përmend se nuk ka marrë letra nga Jugosllavia aq shpesh sa më parë, edhe ata që janë arratisur kohët e fundit në Jugosllavi nuk po shkruajnë.

Letër e 23 janarit nga Celad Dine në Jugosllavi, për babanë e tij rezident në Nenidhi, Greqi: I biri i Fiqiriut ka marrë një pasaportë dhe do të mund të largohet nga Jugosllavia për në Trieste. Huameri është larguar dy javë më parë ndërsa Celadi nuk ka marrë asnjë lajm prej tij. Nëse Fiqiriu e do Celadin prenë vetes atëherë duhet të dërgojë para dhe dokumente për ushqimin e Celadit.

Letër e datës 23 janar nga Liaze Berto në Londër, për Celio Neloj në kampin e Lavrion: Berto thotë se ngjarjet e kohëve të fundit (ndoshta riorganizmi i KSHL) i kanë nervozuar shqiptarët në Londër, por ka pasur një rritje të numrit të Ballistëve, siç ishte Aziz Allarupi nga Tirana dhe një tjetër nga përmeti.

Letër e 29 jaanr nga H. Kazazi, Via Fiave 24/g Romë, për Zef Shllaku Athinë: Kazazi deklaron se Nihat Bakalli ka ardhur në Trieste dhe s shpejti pritet të vijnë të tjerë si Lejkë Harapi, Shyqyri Mlika dhe kushëriri i tij Osmani. Ndoj Prendui ka ardhur në Trieste dhe Pepi e ka dërguar në Zvicër për trajtim mjekësor. Adresa e Prenduit është: Senatorium Les Chamassaires, Leysin, Zvicër. Si Ramazan Tundi dhe Vasil Andoni dërgonin urime për Zef e Gani Hamiti , të cilët kishin nënshkruar letrën.

Letër e 30 janar nga Evangjelos Kirkos në Athinë, për Ismail Verlaci: Kirkos thotë se thotë se zoti Gocis është kthyer nga Italia dhe i bëri shumë përshtypje biseda me Verlacin. Kirkos thotë se nuk ka lajme të tjera pasi nuk përfshihet dhe gjëra dhe njerëz që nuk janë kompetentë.

Letër e 2 shkurtit nga Petrit Kalo nga Australia, për Skënder Dume në kampin e Lavrion, Athinë:

Kelo shkruan se Hasan Dosti ka bërë një marrëveshje pa marrë parasysh opinionin e komitetit të Ballit Kombëtar dhe parashikon që Dosti do të gjejë veten shumë peshat pa mbështetje, pasi Balli Kombëtar do të vazhdojë zbatimin e programit të tij. Sipas tij, të gjithë ballistët në Australi kanë aprovuar politikat e programit të BK dhe kanë marrë mbështetje unanime për zgjedhjet e12 anëtarëve të komitetit qendror. Egiup Binjaki nga Kosova ka marrë numrin më të madh të votave, i ndjekur nga Qazim Prodari. Kelo thotë se mbledhja e kontributeve për shtypin dhe komitetin e Ballit vazhdojnë si më parë.

Më të lexuarat