
Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur dhe viktima

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare

Shkruar nga Nga Sakip Cami 19 Dhjetor 2022

4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënuar, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtrakëve të lartë që konntribuuan për krijmin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare, sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vjetorit të krijimit FA. Me këtë shkrim gazeta mbyll cikilin “dossier” kushtuar figurave kryesore të ushtrakëve që ngritën lart lavdinë e Forcave të Armatosura shqiptare.
Dhimitër Spiro Robo
Ka lindur në vitin 1949 në Shtikë të Kolonjës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit me avionin MIG-21 në Regjimentin e Rinasit. Më 12.06. 1974, ndërsa po fluturonte mbi rajonin e Ballshit, si pasojë e një defekti teknologjik, avioni MIG-21 që ai drejtonte pësoi katastrofë ajrore.
Veiz Halil Kovaçi
Ka lindur në vitin 1949 në Gjakovicë të Skraparit. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi.Kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës.Më 05.08.1974 ra në krye të detyrës, ndërsa po ngrihej me avion MIG-19, i cili pësoi një defekt të rëndë teknik.
Sefedin Hasan Tomçini
Ka lindur në Polozhan të rrethit të Dibrës në vitin 1942.Ka kryer studimet për pilot reaktiv në ish-Bashkimin Sovjetik dhe fluturonte me avion MIG-19.Ka kryer detyra të ndryshme deri në komisar skuadrilje.Ra në krye të detyrës më 07.06.1977 pas një katastrofe ajrore ndërsa fluturonte afër Karbunarës, në Lushnjë.
Vasil Thoma Noni
Ka lindur në 01.10.1951 në Sofratikë të Gjirokastrës.Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit me avion MIG-19.Ra në krye të detyrës me 15.08.1978 me avion MIG-19, në rajonin e Lezhës si rezultat i një defekti teknologjik.Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjrokastër.
Shpëtim Selman Sula
Ka lindur më 29 dhjetor 1951 në Shkodër. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit. Ra në krye të detyrës më 30.08.1979, ndërsa po kthehej nga fluturimi me avion MIG-19.Gjatë uljes avioni pati defekt të rëndë teknik.
Armando Liman Gjoka
Lindi më 1 prill të vitit 1954 në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme përfundoi studimet në Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot reaktivi. Ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit. Më 29.03.1980 ndërsa fluturonte me një avion reaktiv dyvendësh MIG-15, ra në krye të detyrës së bashku me pilotin Sabri Toçi.
Sabri Shefki Toçi
Ka lindur më 12 tetor 1942 në Cernen të rrethit të Dibrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka fluturuar me avionin MIG-19, duke kryer detyra të ndryshme deri në komandant skuadrilje. Ra në krye të detyrës me 29.03.1980, ndërsa fluturonte me një avion reaktiv dyvendësh MIG-15, së bashku me pilotin Armando Gjoka.
Luto Refat Sadikaj
Ka lindur më 1 shkurt 1944 në fshatin Çorrush të Mallakstrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë, për pilot reaktivi. Ai kreu detyra të ndryshme si komandues deri në detyrën e Komisarit të Regjimentit. Ra në krye të detyrës me datë 29.03.1982 ndërsa po ngrihej për fluturim me avion MIG-21.
Ndue Mëhill Logu
Ka lindur më 8 maj 1940 në Brashtë të Dukagjinit. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e më pas për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra të ndryshme si pilot me Klasin Dytë, deri komandant skuadrilje e Zëvëndëskomandant Regjimenti. Në vitin 1983 mbaroi studimet në Akaeminë e Mbrojtjes, pas së cilës u emërua Shef Armatimi për repartin. Vdiq në krye të detyrës me 13 shtator 1986 gjatë drejtimit të qitjeve me granata dore, ku u hodh mbi një granatë për të shpëtuar jetën e të pranishëmve në poligon.
Haki Abaz Skuqi
Ka lindur më 01.03.1958 në Lekaj të Kavajës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit me avion MIG-19 në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës me 22.10.1986 me avion MIG-19 gjatë një fluturimi në çift, ku pësoi avari të rëndë. Është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
Jorgji Fane
Ka lindur më 03.07.1950 në fshatin Podë të rrethit të Kolonjës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për teknik avioni në Vlorë. Ka punuar si teknik avioni në Regjimentin e Rinasit e më pas në atë të Gjadrit. Ra në krye të detyrës në verën e vitit 1989, ndërsa po kryente punime në avionin e tij.
Agron Hasaf Galanxhi
Ka lindur më 11 janar të vitit 1939 në Gjirokastër. Studioi për pilot në ish-BRSS. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyra të ndryshme deri zëvendëskomandant skuadrilje. Ishte pilot i Klasit të Dytë. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës, në përpjekje për të shpëtuar një grup studentësh e pedagogësh të Institutit të Lartë Bujqësor, që kishin pësuar një aksident automobilistik.
Enver Osman Haka
Ka lindur më 14 prill të vitit 1956 në Petrelë të Tiranës.Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për teknik aviacioni dhe ka kryer detyrën e teknikut-fluturues në Regjimentin e Farkës me helikopterët Mi-4.Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës.
Pandeli Jorgo Zhupa
Ka lindur më 15 shtator të vitit 1946 në Jergucat të Gjirokastrës.Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore dhe ka kryer detyrën e teknikut-fluturues me helikopterin Mi-4.Gjatë një misioni humanitar më datën 22.11.1989, ra në krye të detyrës.
Tafil Njazi Agai
Ka lindur më 10 janar të vitit 1950 në Gjuzë të Tepelenës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot dhe ka kryer detyra të ndryshme deri komisar skuadrilje. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989, së bashku me pilotët dhe teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor.
Vangjel Vangjel Postoli
Ka lindur më 19 mars të vitit 1940 në Berat. Ka mbaruar studimet në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu detyra të ndryshme deri në atë të Zëvendëskomandantit të Regjimentit. Ishte pilot i Klasit të Dytë me helikopter. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989 së bashku me pilotët e teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor, pas një aksidenti automobilistik që ata kishin pasur në Llogara, Himarë.
Veledin Delo Resuli
Ka lindur më 26 nëntor 1950 në Vlorë. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit me helikopter. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të datës 22.11.1989 në Himarë së bashku me ekuipazhin.
Eduart Qirjako Kostëdhima
Ka lindur më 10.11. 1968 në Piqeras të Sarandës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës me 22.03.1991, së bashku me pilotin Fluturim Molla, ndërsa fluturonte me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15, afër rajonit të Stan-Karbunarës në Lushnjë.
Fluturim Qani Molla
Ka lindur më 17.08.1958 në Torovec të Korçës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi.Ka shërbyer në Regjimentin e Kuçovës në detyrat e komandantit të ekuipazhit e të katërshes. Ra në krye të detyrës së bashku me pilotin Eduart Kostëdhima, ndërsa fluturonin me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15.
Idriz Ibrahim Hoxha
Ka lindur më 15 korrik të vitit 1945 në Dajç të Shkodrës.Kreu Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi.Ka shërbyer në Regjimentin e Rinasit ku ka kryer detyra të ndryshme, deri Komandant Regjimenti.Më datë 20.08.1993, ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 mbi Detin Adriatik, në rajonin e Divjakës.
Jani Prokop Tarifa
Ka lindur më datë 05.12.1958 në fshatin Hundëkuq të rrethit Gjirokastër. Mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1977, në vitin 1981 përfundoi studimet në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, ku u titullua Pilot Gjuajtës Bombardues për avionët reaktivë. Që nga data 15.02.1984 e deri në fund të jetës së tij Jani punoi në Regjimentin e Rinasit,- sot Baza Ajrore, ku ka kryer detyra të ndryshme deri në atë të komandantit të katërshes.Më 16 shtator 2004, ra në krye te detyrës, pasi avioni MIG-19 humbi komandimin dhe pësoi katastrofë.
Muhamet Bisho Hasmuja
Është lindur më 5 tetor 1959 në Grizhë të Shkodrës.Pas përfundimit të Shkollës së Lartë Ushtarake, në vitin 1984 u emërua komandant i Togës Radio-teknike, në Regjimentin e Artilerisë Kundërajrore në Shkodër. Ra në krye të detyrës së komandantit të Baterisë Kundërajrore më 12 mars 1997.
Arben Tajar Hoxha
Është lindur më 9 prill 1973 në Klos të Elbasanit.Pas përfundimit të Shkollës së Lartë Ushtarake në specialitetin e artilerisë kundërajrore, u emërua komandant toge në Fierzë të Tropojës dhe më pas në Shkodër. Ra në krye të detyrës më 12 mars 1997 në Shkodër. Prehet në vendlindje, në Klos të Elbasanit.
Albert Xhelo Lelaj
Ka lindur më 26 maj 1958 në Gjirokastër.Kreu studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1973-77 dhe 1978-19882 Shkollën e Lartë të Oficerëve në specialitetin e artilerisë kundërajrore.Në vitin 1994 përfundoi Akademinë Ushtarake dhe u emërua në Divizionin Labëria, Gjirokastër.
Bardhyl Selami Këlliçi
Ka lindur më 6 shkurt 1966 në Leskoj të Permëtit.Oficer i mbrojtjes kundërajrore në Divizionin Labëria. Ra në krye të detyrës në depot e Picarit në Gjirokastër, më 15 qershor 1997. Prehet në vendlindje.
Vangjel Çondi
Vangjel Çondi lindi në Sarandë në vitin 1960. Njëri prej dy pilotëve të helikopterit të rrëzuar qeveritar Bell 222 me datë 16 korrik 2006 gjatë transportimit të Gramoz Pashkos për mjekime në Itali. Ai mbante gradën e majorit. Detyra: punonjës i helikopterëve të shërbimeve qeveritare. Ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Demush Heba
Demush Heba lindi në Malësinë e Madhe në vitin 1960. Ai ishte një nga dy pilotë e helikopterit të rrëzuar qeveritar Bell 222 me datë 16 korrik 2006. Ai mbante gradën e Majorit. Detyra: punonjës i helikopterëve të shërbimeve qeveritare. Demush Heba ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Toger Donald Hoxha
U lind me 17.06.1988 në Berat. Kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot.Pas shkollimit, u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku dhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshmëri. Detyra e fundit e toger Hoxhës ishte “pilot (SAR)” në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore të Farkës
Kreu kurse të ndryshme kualifikimi, brenda dhe jashtë vendit, për pilotimin e helikopterëve të tipit EC145 (SAR).
Kapiten Floran Delia
Kapiten Floran Delia lindi në 01.10.1973 në Dibër. Kreu studimet e në akademinë ushtarake “Skënderbej” nga ku u diplomua në vitin 1996 në specialitetin “Oficer Aviacioni”.Nga viti 2004 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme në Repartin e Farkës, si pilot ekuipazhi i parë në BO105 dhe komandant ekuipazhi SAR. Kapiten Delia ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Kapiten Delia ishte i martuar me 3 fëmijë.
Dëshmorët e Forcave Detare
1. Mujo Ulqinaku
2. Spiro Kote
3. Celik Hoxha
4. Isuf Galcic
5. Thoma Karafili
6. Pamdi Zisi
7. Jani Samara
8. Bibë Kola
9. Adem Reka
10. Aleksandër Prifti
11. Ismail Muhameti
12. Rruzhdi Hallka
13. Andrea Allkanjari
14. Esat Haxhiraj
15. Pëllumb Baholli
16. Fatmir Beqiraj
17. Haxhi Turhani
18. Ilir Kacilja
19. Jorgo Nini
20. Fran Ndue Ivanaj
21. Ilia Kici Dashi
22. Halil Latifi
23. Fatmir Koka
24. Petrit Jahaj
25. Edmon Hiliaj
Më të lexuarat


Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga forca e shpullave, ja si Meta e Topalli “skuqën” njëri-tjetrin me akuza dhe fyerje nga më të rëndat ndër vite, sot s´ka asnjë njollë të kuqe në faqet e tyre

Kur ligjet dhe Kushtetuta ndryshohen për të deformuar demokracinë, Berisha dhe Rama tjetërsuan “dokumentin e shenjtë” në 2008 me telefon për të monopolizuar politikën, ja “krimet” e kryera ndaj sistemit politik në vend

1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Sot aleatë, ja si Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në vitin 2000 pas revoltave që nisën për zgjedhjet lokale, “grushti i shtetit” në Tropojë prodhoi 1 viktimë dhe 30 të plagosur

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare
