BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Ja pasqyrimi që i bëri Beogradi vdekjes së Mehmet Shehut, aludime për përplasje me armë me Hoxhën, BRSS ktheu sërish sytë nga Tirana më 1983

Ja pasqyrimi që i bëri Beogradi vdekjes së Mehmet Shehut, aludime

Vdekja e Mehmet Shehut bëri bujë në arenën ndërkombëtare. Edhe sot ka shumë aludime nëse ai u vra apo vrau veten. Por në atë kohë, manipulimi më i madh është bërë nga mediat jugosllave. Ato kanë folur për përplasje me armë mes Hoxhës dhe Mehmet Shehut, si dhe kanë deklaruar se është përfshirë dhe nipi i këtij të fundit. Mediat ndërkombëtare kanë treguar detaje nga kjo periudhë.

18 nëntor 1982

Shqipëria kalon një vit të trazuar

Sipas informacioneve zyrtare, Shqipëria e vogël dhe e izoluar ka kaluar një vit të trazuar. Ministria e Brendshme e vendit ka njoftuar së fundmi se një forcë pushtuese kishte zbarkuar në brigjet e saj të Adriatikut, por u asgjësua nga forcat e sigurisë. Kryeministri i vendit për 29 vjet rezultoi se ishte një spiun që tentonte të vriste Enver Hoxhën, sipas versionit zyrtar të ngjarjeve nga Agjencia Telegrafike Shqiptare. Gjithsesi shumë pak lajme mund të dalin jashtë Shqipërisë, vendi i cili pretendon se është ndjekësi i vetëm i marksizëm-leninizmit, duke refuzuar si linjën sovjetike dhe atë kineze. Ajo që ka ndodhur 11 muajt e fundit më shumë ka ngritur pyetje nga sa i është përgjigjur. Shumica e zhvillimeve ka qenë e mbushur me intriga spiunazhi. Agjencia shqiptare ka raportuar në 18 dhjetor se Mehmet Shehu, kryeministri i vendit që prej 1954 dhe i dyti në hierarkinë e vendit, kreu vetëvrasje gjatë një periudhe krize të fortë nervore. Por në Jugosllavinë fqinje, e cila ka marrëdhënie të tensionuara me Shqipërinë, e përditshmja Novosti tha se Shehu është vrarë nga Hoxha gjatë një përplasjeje me armë në një takim të partisë. Raportimet e mëpasshme jugosllave thanë se nipi i Shehut, ministri i Brendshëm, mori hak duke qëlluar ndaj Hoxhës. Për t’i dhënë fund spekulimeve mbi ngjarjen, Hoxha dha një fjalim disa ditë më vonë në radio-Tirana. Një zyrtar në ambasadën shqiptare të Vjenës e quajti të padrejtë raportimin e Jugosllavisë mbi ngjarjen dhe “vepër armiqësore”. Në një fjalim në kryeqytetin Tirana më 10 nëntor, pra rreth 11 muaj pas incidentit, Hoxha tha se kryeministri i tij kishte qenë një spiun që punonte për inteligjencën amerikane, sovjetike dhe jugosllave, që prej Luftës II Botërore. Hoxha shtoi se Shehut i jepnin urdhra për vrasje jugosllavët. Jugosllavia i mohoi menjëherë akuzat. Më 28 shtator agjencia shqiptare raportoi se një “bandë kriminale” e armatosur kishte zbarkuar natën në brigjet shqiptare, por ishte eliminuar totalisht nga ushtarët dhe banorët lokalë. Ai nuk raportoi për numrin e “agjentëve” apo qëllimet e tyre. Princi Leka, pretenduesi në ekzil i fronit mbretëror shqiptar që nuk ekziston më, tha se sulmi në fjalë ishte kryer nga komandanti i ushtrisë mbretërore çlirimtare me ndjekësit e tij. Detaje të betejës, e cila raportohet se kishte zgjatur për disa orë, ende nuk janë bërë të qarta. “Shqipëria është ende një vend totalisht i mbyllur dhe shumë paranojak ndaj vendeve të tjera”, tha një analist perëndimor nga Vjena. Në shumicën e rasteve politika në Shqipëri nuk ka ndryshime me epokën staliniste të viteve 1950-të kur anëtarë të ndryshëm të partisë zhduken papritur nëse shprehin ndryshime ideologjike me linjën e partisë dhe njerëzit paralajmërohen dhe mbahen vazhdimisht në tension për komplote të huaja që tentojnë të rrëzojnë shtetin. Feja është e ndaluar me ligj. Si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik përçmohen në mediat shtetërore dhe së fundmi edhe Kina e cila ndërpreu ndihmën ekonomike ndaj Shqipërisë në 1978. Qytetarët amerikanë ose sovjetikë shumë rrallë lejohen të hyjnë në vend, ku nuk ka asnjë agjenci perëndimore lajmesh. Pas vdekjes së Shehut edhe e veja e tij Fiqirete Shehu u zhduk nga jeta publike. Sipas raportimeve jugosllave e perëndimore dhe nipi Fekor Shehu është shkarkuar. Disa observues politikë thonë se rënia e Shehut erdhi si pasojë e luftës për pushtet me Hoxhën, i cili në moshën 74-vjeçare është udhëheqësi komunist që ka qeverisur më gjatë. “Të gjitha teoritë janë spekulime pasi asnjë nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur”, paralajmëronte analisti nga Vjena që dëshironte të mos identifikohej. Pro me gjithë telashet, komunistët ruajnë stabilitet në votime. ATSH raporton se të gjithë votuesit shqiptarë hodhën votën në zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit. Të gjithë ata përveç nëntë vetëve, votuan për Frontin Demokratik të Hoxhës. Agjencia tha: “Rezultati i zgjedhjeve tregon se ka unitet të çeliktë të popullit rreth partisë me shokun Enver Hoxha në krye”. Megjithë armiqësinë e saj Shqipëria ka rritur disi tregtinë me vendet e huaja. Një diplomat i huaj tha: “Shqiptarët besojnë se historikisht janë trajtuar keq nga bota prandaj dhe dyshojnë ndaj tyre. Në këtë mënyrë ata ndjehen edhe sot”.

20 shkurt 1983

Andropov tenton të joshë Shqipërinë

Teksa vëmendja botërore është fokusuar në marrëdhëniet e Kremlinit me Evropën Perëndimore, udhëheqësi i ri sovjetik Juri Andropov po përpiqet qetësisht të sigurojë një bazë ruse në lindjen strategjike të Mesdheut. Objektivi i tij është Shqipëria, vendi i vogël stalinist 50 milje larg brigjeve italiane në ngushticën e Otrantos. Analistët e Kremlinit po shikojnë me nervozizëm sesi Moska i dërgon mesazhe të ngrohta urimi Shqipërisë për 38 vjetorin e çlirimit nga pushtimi italo-gjerman. Në letrën e tij Andropov propozonte marrëdhënie “të ndershme, të barabarta dhe reciproke në leverdi, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo ishte një hapje shumë e rrallë nga udhëheqësi sovjetik për vendin e vogël e të varfëruar prej 2.5 milionë banorë. Por nuk ka dyshime se Andropov dëshiron të bëjë paqe me diktatorin 74-vjeçar Hoxha, i cili e ka udhëhequr vendin me stil stalinist që prej ardhjes në pushtet në 1944. Kjo për arsyen e dy porteve të thella strategjike shqiptare në Durrës dhe Vlorë. Marina sovjetike është dëbuar nga bazat në 1960 kur Hoxha prishi lidhjet me Kremlinin prej fushatës së destalinizimit të udhëheqësit Hrushov. Nëse Kremlini rifiton aksesin e tij në Durrës dhe Vlorë, deti Mesdhe do të bëhej në mos “liqen sovjetik”, të paktën diçka e ndarë mes flotave amerikane e sovjetike. Për fat të mirë të interesave amerikane, mundësia e kësaj thike sovjetike në barkun e NATO-s është ende e largët, ose të paktën për sa kohë Hoxha mbijeton në pushtet. Megjithëse një raport sekret i DASH thotë se shëndeti i tij po përkeqësohet me diabet të rënduar, ai ka treguar që është një kockë e fortë. Hoxha pritet të refuzojë avancimet miqësore të Andropov përveç rastit kur ai i dëshmon se është një neostalinist radikal, pasi shanset e tij që të bindë Hoxhën me fjalë të bukura nuk janë më të mëdha se më parë ato të Krushovit apo Brezhnjevit. Hoxha pritet të jetë në kontroll të hekurt të Shqipërisë deri në frymën e tij të fundit. Ashtu si dhe Stalini në ditët e tij të fundit Hoxha po bëhet gjithnjë e më shumë një despot paranojak dhe doktrinar, i fiksuar me rolin e tij si ‘”babai i Shqipërisë”, sipas raportit të Departamentit të Shtetit. Duke ndjekur shembullin e idhullit të tij Stalinit, ai urdhëron spastrime të gjera në aparatin shtetëror në të njëjtën mënyrë që njerëzit urdhërojnë pica, thotë analisti shqiptar. Devijimi më i vigël nga linja personale e Hoxhës, së interpretimit të komunizmit mund të shkaktojë përjashtim të përhershëm nga aparati shtetëror. Spastrimi i fundit, i kryer së fundmi, është një ilustrim i mirë i paranojës dhe ashpërsisë së Hoxhës. Ai nisi një vit më parë me “vetëvrasjen” e numrit 2 të pushtetit Mehmet Shehu, i cili ka qenë kryeministër i vendit për 28 vjet. Edhe pse agjentët e inteligjencës amerikane kanë informacione të pakta për Shqipërinë, raportimet sugjerojnë se Hoxha ose ka urdhëruar që Shehu të vritet ose e ka detyruar të kryejë vetëvrasje. Por nuk është se për Shehun duhen derdhur lot pasi ishte krahu i djathtë entuziast i Hoxhës gjatë spastrimeve të aparatit shtetëror. Spastrimet e 1975 eliminuan gjysmën e Byrosë Politike, të qeverisë dhe të gjithë drejtuesit e ushtrisë, sipas një dokumenti. Tashmë dhe kryeministri besnik duket se ka rënë viktimë e të njëjtit virus të rrezikshëm kundër disidentëve. Shehu besohet se favorizonte tregtinë me botën e jashtme; një javë para vdekjes së tij Shehu ishte takuar me delegacione tregtare greke dhe rumune, si dhe me disa ambasadorë perëndimorë. Natën e 17 dhjetorit 1981, sipas raportimeve të inteligjencës, një diskutimi i gjatë në komitetin e partisë u mbajt në Tiranë. Raportimet flasin për një debat të nxehur mes Hoxhës dhe Shehut për çështjet e tregtisë dhe ekonomisë. Një ditë më pas Shehu ishte i vdekur. Ndoshta Hoxha e ndjeu të nevojshme të shpjegonte vdekjen e papritur të bashkëpunëtorit të tij të vjetër. Në një libër kujtimesh të kohëve të fundit, Hoxha ofron një shpjegim që do të kishte bërë krenar edhe Stalinin. Ai e akuzon Shehun se ka qenë një tradhtar i përmasave botërore; agjent i Bashkimit Sovjetik, i Shteteve të Bashkuara dhe i Jugosllavisë. Sipas tij një ose të gjitha këto qeveri e kishin udhëzuar Shehun të vriste Hoxhën. Ajo që i intereson studiuesve amerikanë të Shqipërisë është fakti i skenarit qesharak politik që Hoxha u mundua të sajojë për rrethanat de arsyet e vrasjes së krahut të tij të djathtë. Ata vrasin mendjen nëse Hoxha është duke u tretur në moshën e tij të plakur. Kjo e fundit nuk ka shumë gjasa. Ksenofobia e Hoxhës është pjesë e ideologjisë komuniste. Ai u prish me Kremlinin për arsye të “tradhtisë” ndaj idhullit të tij personal Stalinit. Ai më tej krijoi lidhje të afërta me Kinën komuniste për ruajtjen e besimit stalinist dhe më pas i prishi dhe ato kur udhëheqja e re kineze ndryshoi linjën e Mao Ce Dung duke u afruar me Shtetet e Bashkuara. Kështu ndërkohë që Hoxha ruan frikën paranojake me Bashkimin Sovjetik, siç e thotë CIA në raportet e saj, kjo nuk duhet të merret si inkurajim për hapje të SHBA ndaj Shqipërisë. Nëse ai refuzon hapjen e vjetër të kërkuar nga Andropov, siç duket se do të ndodhë, është e sigurtë që Hoxha do të refuzojë dhe çdo hapje tjetër nga vendet perëndimore. Por gjithsesi Hoxha nuk do të jetojë përgjithmonë dhe analistët amerikanë aktualisht po shqetësohen më shumë për jetën pas Hoxhës, ku supozohet se Andropov mund të jetë më i preferuar me pasuesit e diktatorit.

Më të lexuarat