
Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Ja roli i gjeneralëve Hito Çako dhe Rrahman Parllaku në ushtrinë shqiptare dhe luftën partizane

Shkruar nga Nga Sakip Cami 13 Dhjetor 2022
4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënura, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtrakëve të lartë që konntribuuan për krijmin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur gjeneralët Hito Çako dhe Rrahman Parllaku gjatë luftës partizane dhe në ringritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vejtorit të krijimit FA.
Gjeneral Hito Çako, Hero i Popullit, ish zv/ministër i mbrojtjes dhe drejtor politik i ushtrisë
Gjeneral Hito Çako, lindi më 3 mars 1923, në Progonat të Kurveleshit. Arsimin e mesëm e përfundoi në Sarandë. Gjatë kësaj kohe punonte si shegert në Sarandë. Merr pjesë aktive në lëvizjen nacionalçlirimtare. Më datë 28 maj1944 i jepet detyra e komisarit të Brigadës V. U shqua veçanërisht në luftimet për çlirimin e Lurës, marrjen e kalasë së Prizrenit dhe çlirimin e qytetit të Prizrenit.
Më 9 maj1945, Hito Çako emërohet komandant i Divizionit të Parë, detyrë të cilën e kryen deri më 15 gusht1945. Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaron tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “Frunze” në Moskë (1950-1954), akademinë “Voroshillov” po në Moskë (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë Akademinë Detare në Leningrad. Të tri këto akademi i mbaron me rezultate të shkëlqyera. Në gusht1960 emërohet komandant i FLD. Me datë 15 janar1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor i jepet grada e gjeneralit. Po ashtu i jepet titulli "Hero i Popullit". Hito Çako ka kryer detyra të tjera të larta si Drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes. Më 10 tetor1974, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQPPSH, dënohet veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tij, gjeneralëve të njohur të ushtrisë shqiptare si Petrit Dume dhe Hito Çako, duke i “zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore. Grupi i gjeneralë u akuzua për veprimtari anti-parti, për hartimin e "Tezave të zeza" dhe "Teorisë së rrëshqitjes. Në Pleniumin e 6-të të KQPPSH (16 dhjetor1974-17 dhjetor1974), Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume e Rrahman Parllaku, të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga (ndalimi u krye mbasditen e datës 16 dhjetor1974) brenda në sallën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Më 5 dhjetor1975, tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako pushkatohen në Linzë, Tiranë.
Gjen.Leit. Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, ish-komandant i Divizionit V të LANÇ, ish-zv/ministër i Mbrojtjes dhe ish-zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Gjen.Leit. Rrahman Parllaku, u lind më 17 prill të vitit 1919, në fshatin Novosej të Lumës, rrethi i Kukësit. Shkollën fillore e ka kryer në Shishtavec. Në moshën 12-vjeçare ka filluar punë me babanë dhe vëllanë në profesionin e pastiçierit nga viti 1932 në Cakran të Mallakastrës dhe nga viti 1936 në Selenicë të Vlorës.
Në prag të pushtimit fashist të 7 prillit 1939 me vëllanë Selimin kushëririn Baftjarin bashkë me popullin e Selenicës zbritën në Vlorë për të kërkuar armë për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist. Në nëntor 1939, hapën një lokal pastiçeri në qytetin e Vlorës. Aty Rrahmani u lidh me të rinjtë dhe u përfshi në lëvizjen antifashiste. Më 6 janar 1943 u caktua komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës deri më 28 nëntor 1943, kur e transferuan me detyrë komisar batalioni. Pas rezultateve të mira në drejtimin e batalionit në luftimet kundër forcave naziste dhe ruajtjen e kompaktësisë të efektivit gjatë Operacionit armik të Dimrit 1943-1944, emërohet zëvendëskomisar i Brigadës së 8-të, e përuruar më 26 prill 1944 në Sheper të Gjirokastrës. Gjatë muajit maj u muar me organizimin e Brigadës së 12-të Sulmuese dhe mbrojtjen e Kongresit të Përmetit. Më 8 qershor 1944 transferohet në Brigadën e 3-të Sulmuese dhe së bashku me anëtarët e shtabit që drejtonin këtë njësi përballoi me sukses Operacionin e Qershorit të ushtrisë naziste. Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Rrahman Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë.
Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat. Me shkrirjen e saj e nxorën në lirim dhe e caktuan sekretar politik i Komitetit Qarkor të PK të Shkodrës. Me kërkesën e tij rikthehet në ushtri në detyrën e drejtorit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1947 i jepet grada kolonel. Në dhjetor të vitit 1947, Rrahman Parllaku u caktua në detyrën e drejtorit Politik të Ushtrisë, detyrë të cilën e kreu deri në prill të vitit 1948, kur u dërgua të studionte jashtë shtetit. Parllaku ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov”. Pas kthimit nga studimet, ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Organizim-Mobilizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë. Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-leitnant. Në vitet 1969-1970 do të shërbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe një vit më vonë u emërua zëvendësministër për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë. Për merita të veçanta i është dhënë titulli “Hero i Popullit” dhe është dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak.
Rrahman Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973. “Heroi i Popullit” Rrahman Parllaku është dënuar dhe burgosur nga diktatura komuniste për pjesëmarrje në të ashtuquajturin Grupi armiqësor në ushtri. Pas daljes nga burgu në vitin 1990 dhe derisa vdiq shërbeu si kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar. Në 95-vjetorin e ditëlindjes, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderon gjeneralin legjendar Rrahman Parllaku “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e dekorimit që u zhvillua në Presidencë më 17 prill 2014 ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nënkryetari i OBVL, z.Skënder Malindi, si dhe familjarë të z.Parllaku. Në fjalën e rastit, Presidenti Nishani vlerësoi gjeneral Parllakun si i një figurë shumëdimensionale që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe terrorit komunist.
Më të lexuarat


1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Sot aleatë, ja si Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në vitin 2000 pas revoltave që nisën për zgjedhjet lokale, “grushti i shtetit” në Tropojë prodhoi 1 viktimë dhe 30 të plagosur

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare

Ja kush ishte Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës dhe ish-komandant i armës së tankeve rënë në krye të detyrës

Kontribuan në luftën partizane dhe ngritjen e ushtrisë shqiptare, ja kush janë gjeneralët Veli Dedi, Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi dhe Vehbi Hoxha
