BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Ja si CIA parashikoi që më 1953 se Mehmet Shehu mund të eliminohej, Enver Hoxha nisi të humbiste shumë terren ndaj tij, kishte përplasje mes tyre

Ja si CIA parashikoi që më 1953 se Mehmet Shehu mund të

Amerikanët për vite e vite me radhë tentuan të nxisin përçarje në qeverinë komuniste. Synimi i tyre ishte ndezja e një lufte mes Hoxhës dhe Shehut. Në një dokument të vitit 1953 amerikanët parashikonin përplasje mes tyre dhe madje paralajmërohej se Mehmet Shehu mund të eliminohej. Si për ironi vite më pas Shehu u vetëvra, edhe pse ka zëra se thonë se ai u eliminua.

Mars 1955

Rotacioni në qeverinë e Shqipërisë në qershor 1954 ishte si rezultat i parimit sovjetik të udhëheqjes kolektive dhe jo ndryshim në lidhjet e pushtetit. Kreu i partisë shqiptare Hoxha, është ende njeriu më i fuqishëm, ndërsa Mehmet Shehu nuk pritet të ketë sukses në marrjen me forcë të kryesimit nga Hoxha. Nëse i vjen rasti për eliminimin e Shehut, Hoxha mund të përdorë ndaj tij dy akuza kryesore: brutalitetin e Shehut gjatë luftës, dhe e dyta, në 1952 ose 1953 kur Hoxha ishte në udhëtim në Moskë, Shehu njoftoi publikisht intensifikimin e programit të kolektivizimit të bujqësisë, i cili i anulua menjëherë nga Hoxha pas kthimit të tij.

Riorganizimi i qeverisë nuk shkaktoi shumë zhurmë në Shqipëri. Pak pas vdekjes së Stalinit në shtypin rus doli një artikull me titull “Ekzaltimi i individit” i cili u ripublikua në shtypin shqiptar dhe theksonte se ishte e dëmshme për partitë të nxisnin vetëm një individ të udhëheqjes, duke argumentuar se edhe Marksi e Lenini e kishin refuzuar këtë. Që prej majit apo qershorit 1954 në Shqipëri janë ndaluar brohoritjet me emër për Hoxhën, Shehun, Malenkovin apo udhëheqës të tjerë të partisë. Brohorimat e lejuara janë vetëm “Rroftë partia e Punës së Shqipërisë”, “Rroftë bashkimi Sovjetik” dhe “Rroftë populli shqiptar”. Hoxha dhe Shehu janë udhëheqësit e vetëm me pushtet në regjimin e Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë vetëm vartës servilë. Anëtarët e tjerë të byrosë politike sipas rendit të autoritetit janë Hysni Kapo, Gogo Nushi, Beqir Balluku, Liri Belishova e Spiro Koleka. Heqja e Kolekës nga ministria e Industrisë dhe vendosja në krye të Komisionit Shtetëror të Planifikimit ishte një ulje e konsiderueshme në detyrë. Kjo ulje në përgjegjësi vinte më shumë nga përçmimi i Shehut ndaj tij dhe prej mungesës së kompetencës. Tuk Jakova pritet të zëvendësojë shumë shpejt Kolekën në Byronë Politike. Politikat ekonomie të qeverisë për rritjen e mallrave të konsumit të nisura në 1953, kanë qenë zhgënjyese. Por në 1954 për herë të parë konsumatori shqiptar mund të blinte thuajse të gjitha mallrat ushqimore që përcaktohen në kartën e tij të racioneve. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë nuk u shoqërua me zhurmë apo festivitet në Shqipëri, dhe ardhja e ambasadorit jugosllav në Tiranë thuajse nuk u përmend në shtypin vendas. Makina e ambasadorit jugosllav nuk shoqërohet gjatë lëvizjes në Tiranë, ndërsa të gjitha automjetet e ambasadorëve të vendeve jo-sovjetike shoqërohet para dhe prapa nga mjete dhe motoçikleta të sigurisë.

Komente

Ndryshimet në qeveri nuk shkarkuan zhurmë por u dhanë zë spekulimeve se Hoxha po humbiste terren ndaj Shehut. Para ndryshimeve anëtarët e partisë bënë mbledhje.

Përçmimi i Shehut ndaj Kolekës daton që prej nëntorit 1941 kur grupe të ndryshme komuniste u mblodhën për të diskutuar veprimin kundër forcave pushtuese italiane. Koleka drejtonte atë që quhej “Grupi i zjarrit” dhe kishte kontradikta me grupet e tjera për strategjinë kundër itlaianëve. Grupi i Kolekës mbronte idenë se nuk shihte arsye për të luftuar italianët, pasi ata do të avanconin industrinë e vendit dhe si rrjedhim do të rrisnin dhe proletariatin në vend. Deri në verën e vitit 1942 “Grupi i Zjarrit” ishte shpërndarë dhe të gjithë luftëtarët, përfshi dhe Kolekën, dhe kishin nisur të luftonin fashizmin. Port Shehu duket se nuk e ka falur kurrë Kolekën për faktin se refuzoi të luftonte me ta në 1941.

Ardhja e komunistëve në pushtet

Partia Komuniste shqiptare u formua në vitin 1941 nga Tito dhe në fillim ajo kishte vetëm dymbëdhjetë anëtarë. Pushtimi italian i Shqipërisë favorizoi formimin e partisë. Para hyrjes së Rusisë në luftë, rëndësia e kësaj partie ishte zero. Gjatë luftës komunistët fituan terren. Në vitin 1942, pas një manovre të shkathët të Moskës së aplikuar në të gjithë Evropën, komunistët ia dolën të krijonin “komitetin kombëtar të çlirimit”. Ashtu si dhe në vende të tjera, edhe në Shqipëri partitë e tjera u tradhtuan dhe pushteti kaloi në duart e komunistëve. Vetë Enver Hoxha hyri vonë në skenën politike. Ai e nisi karrierën gjatë pushtimit italian. Në vitin 1944 me urdhër të Titos, ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste shqiptare, e cila asokohe kishte disa qindra anëtarë. Forcat aleate ndihmuan shumë në ardhjen e komunistëve në pushtet, pasi donin t’i përdornin ata kundër pushtuesve gjermanë dhe Italisë fashiste. Prandaj ata ndihmuan në organizmin e komunistëve dhe disorganizmin e forcave nacionaliste. Forcat aleate, veçanërisht Anglia, u dhanë atyre materialet e nevojshme për të krijuar brigadat luftuese komuniste dhe dërguan këshilltarë ushtarakë. Po ashtu, media britanike mbështeste lëvizjen komuniste me anë të transmetimeve të përditshme në shqip. Mangësia kryesore e aleatëve ishte mungesë dijenie ndaj komunistëve, të cilët përfituan nga ndihmat, jo për të luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve, por për të vendosur diktaturën komuniste në Shqipëri.

Situata e brendshme në Shqipëri

Sapo erdhën në fuqi, komunistët ndoqën recetën e Moskës duke aplikuar terrorin. Kjo metodë dha rezultate në të gjitha vendet sllave, përveç Polonisë katolike. Ndërsa në Shqipëri ndodhi e kundërta. Që në fillim të vitit 1946 një opozitë kundra terrorit dhe metodave të Moskës nisi të marrë formë brenda Partisë Komuniste. Kjo ishte arsyeja për arrestimet dhe dënimit të ministrit të Instruktimit Publik, Gjergj Kokoshi, avokatin Suad Asllani dhe shumë të tjerë. Më vonë u zhvillua një gjyq ku u dënuan me vdekje 10 komunistë të tjerë. Një tjetër gjyq u hap për oficerët e lartë dhe një tjetër për inxhinierët e lartë, të akuzuar për kabotazh dhe shërbim ndaj imperialistëve anglo-saksonë. Në një takim të ministrave në Tiranë, një prej ministrave vrau ministrin e Ekonomisë Nako Spiru.

Marrëdhëniet me Titon dhe eliminimet

Situata e komunistëve të Shqipërisë u përkeqësua pas konfliktit mes Titos e Moskës. Fakti është se Shqipëria nuk është një satelit i Moskës por një nën-satelit. Shqipëria nuk qeverisej nga Stalini por nga Tito. Drejtimi politik, ushtarak dhe ekonomik ishte në duart e Titos. Instruktorët e ushtrisë dhe specialistët dërgoheshin nga Jugosllavia dhe portreti i Titos dhe Stalinit ishin të detyrueshëm në çdo zyrë, dhe debati mes Stalinit dhe Titos u ndje shumë në Partinë Komuniste shqiptare. Partia u nda në dy grupime të kundërta. Prova më e mirë për këtë ishte gjyqi i Koçi Xoxes dhe i shokëve të tij. Ne e dinim se përpara prishjes me Titon, Koçi Xoxe ishte diktatori i vendit dhe influenca e tij shkonte më tej se ajo e Enver Hoxhës. Xoxe ishte një njeri i përgjakshëm që ka pasur funksionet më të larta si ministër i Brendshëm, president i Këshillit të Ministrave, president i Gjykatës së Popullit. Ai u dënua me vdekje më 12 të këtij muaji(qershor), i akuzuar si agjent i Titos. Pas gjyqit të tij pati një valë arrestimesh dhe arratisjesh drejt Jugosllavisë. Në Jugosllavi ka tani rreth 2000 emigrantë nga Shqipëria, të cilët u pritën shumë mirë nga Tito. Grupe të tjerë që nuk guxuan të shkonin në Jugosllavi u larguan në zona malore.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij.

Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj, prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin.

Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet, municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët. Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm është: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Planet e SHBA për rrëzimin e regjimit

Që kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine, me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë. Shërbimet e Inteligjencës Amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA. NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA-s dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Roli i Komitetit për Shqipërinë e Lirë

Anëtarët e NCFA janë të vetëdijshëm për mbështetjen zyrtare dhe interesin e SHBA. Dega britanike e shërbimeve është përfshirë gjithashtu në krijimin dhe funksionimin e komitetit, ndërsa qeveria greke është në dijeni të operacioneve të kryera nga Greqia kundër regjimit në Shqipëri, në emër të NCFA. Oficerë të rëndësishëm amerikanë që punojnë me shqiptarët përdorin pseudonime. Megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit se SHBA mbështet qëllimet e NCFA, nuk është informuar tërësisht për mbështetjen dhe ndihmën tonë financiare. Gazeta dhe buletinet e lajmeve publikohen haptazi nga NCFA, kurse materialet për lëshime nga ajri në Shqipëri shtypen në Frankfurt në vende të sigurta. Aktivitetet klandestine të kryera në emër të NCFA nga Greqia, bëhen me dijeninë e plotë të palës greke dhe asistencën e tyre.

Koordinimi

Projekti OBLIVIOUS përfshihet në programin për vendin e Shqipërisë dhe lidhet drejtpërdrejt me projekte të tjera kundër Shqipërisë. OBLIVIOUS është pjesë integrale e programit për vendin e Shqipërisë. Zyrtarët mbahen të informuar për aktivitetet e NCFA dhe japin udhëzimet e tyre. Drejtimet politike të programit jepen nga Departamenti i Shtetit. Propaganda e programit aprovohet në mënyrë të përbashkët nga përfaqësuesit amerikanë dhe britanikë. Ministria e Jashtme britanike konsultohet për politikat me Departamentin e Shtetit.

Mënyrat e kontrollit

Ofrohet mbështetja financiare ndaj NCFA dhe motivim ideologjik i anëtarëve të NCFA. Anëtarëve të NCFA u kërkohet të dorëzojnë një raport të përmuajshëm të aktiviteteve të tyre sipas rregullave tona të terrenit 50-11. Përveç kësaj, të dhëna të plotë fiskale të NCFA mbahen në zyrat e tyre në Nju-Jork.

Situata politike në Shqipëri (1952)

Duke gjykuar nga raportet e ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty, por nuk ka tregues se mund të ketë një përplasje më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit.

Kushtet ekonomike. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëruar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dimrit, BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materiale dhe makineri për ndërtimin e kapaciteteve industriale, por zhvillimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e Jugosllavëve

Raportet e fundit tregojnë se ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë, Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspiracion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog, duke thënë se nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952, Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej republikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejohej asnjë agresion mbi Shqipërinë prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gatishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Më të lexuarat