BREAKING NEWS

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend me koronavirus, Ministria zbardh të dhënat e fundit

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend
x

Dossier

Ja si CIA skanonte anëtarët e Ballit Kombëtar, intervista me një prej tyre dhe përplasjet e forta të Enver Hoxhës me Jugosllavinë

Ja si CIA skanonte anëtarët e Ballit Kombëtar, intervista me

CIA ka kaluar në skaner një pjesë të madhe të atyre që donin rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës. Në një dokument tregohet kontakti me një qytetar nga Kosova, por që ishte pjesë e Ballit Kombëtar dhe kishte punuar kundër regjimit. Po ashtu tregohen detaje nga përplasjet Shqipëri-Jugosllavi.

Dokument i Departamentit të Shtetit

Nga Napoli Itali

Data e fillimit të investigimit 30 Janar 1956

Data e raportimit 20 korrik 1956

Emri i subjektit: Abdyl Mustafa Henci

Ditëlindja 15 tetor 1911; Vendlindja Prishtinë Jugosllavi

Zyrtarisht rezident në Austro-Hungari.

Në intervistën personale subjekti deklaroi se ka lindur në 15 tetor 1911 në Prishtinë, Jugosllavi. Në mbështetje të kësaj deklarate subjekti dorëzoi në këtë zyrë dokumentin e noterizuar të certifikatës së lindjes të lëshuar nga prefektura në 20 nëntor 1953. Dokumenti noterial të cilit i jemi referuar më lart duket se mbështet deklaratën e subjektit gjatë intervistës se ai është i biri i Salih dhe Sherife Henci. Kuestura e Caserta, Salerno, Napoli dhe Bari nuk gjetën asnjë informacion që ta kundërshtonin deklaratën e subjektin. Subjekti deklaroi në intervistën personale që u martua me Bedrie B., në 23 gusht 1937 dhe se kanë tre fëmijë, dhe kjo mbështetet nga certifikata martesore e lëshuar nga Prefektura e Aversas më 20 nëntor 1953. Edhe pse i lindur në Jugosllavi subjekti rezulton i kombësisë shqiptare. Bashkangjitur është edhe një listë me kushërinjtë e tij që jetojnë në Prishtinë. Subjekti deklaroi se që kur u largua nga Jugosllavia nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij. Në intervistën personale, subjekti deklaroi se personalisht nuk i është afruar asnjë person që ta detyronte forcërisht të kthehej në Shqipëri. Gjithsesi anëtar të Partisë së Legalistëve të Shqipërisë në Romë kanë zhvilluar propagandë në kampet e refugjatëve dhe kanë informuar refugjatët shqiptarë se shpesh qeveria shqiptare shpallte amnisti fiktive për t’i bërë emigrantët të ktheheshin në atdhe. Gjatë intervistës nuk u vu re asnjë defekt fizik tek subjekti dhe dukej në gjendje optimale mentale. Kjo mbështetet edhe nga investigimi lokal i kryer për subjektin. Me raste subjekti punon si orëndreqës. Nuk ka asnjë të dhënë militare për të megjithatë subjekti deklaron se u përjashtua nga detyrimi për të kryer ushtrinë duke qenë se ishte kreu i familjes, gjithsesi ai pranon se ka marrë pjesë në luftë guerrilase kundër komunistëve në malet pranë Prishtinës nga nëntor 1944 deri në nëntor 1945, kohë në cilën aderoi dhe ishte pjesë e Ballit Kombëtar, nën lidershipin e Adem Selimit. Subjekti deklaron se ka marrë pjesë në këto lufta guerrilase derisa u detyrua të tërhiqej në Greqi ku u bë pjesë e Kasmoit të refugjatëve në Volos deri në mars 1946. Në intervistën personale subjekti deklaron se nuk ishte pjesë e asnjë partie deri në 1941, kohë kur iu bashkua Ballit Kombëtar, pjesë e së cilës është edhe sot. Subjekti gjithashtu deklaroi bindjet e tij anti komuniste dhe kjo ishte edhe arsyeja se përse u largua nga Jugosllavia. Kuestura e Casertas dhe Napolit raportojnë se subjekti nuk është bashkuar me asnjë parti ndërkohë që ka jetuar në këto provinca.

Subjekti deklaroi se nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Marrëdhëniet me Jugosllavët

Ashtu si pjesa tjetër e bllokut, Shqipëria nisi të zgjeronte marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe në fund të korrikut nënshkroi një marrëveshje tregtare, ndërsa në shtator Tirana mbështeti fuqimisht propozimin e Stoicas për konferencën ballkanike të bashkëpunimit. Gjatë vizitës së marshall Zhukov në Shqipëri në tetor, Hoxha përmendi avancimin e raporteve me Jugosllavinë. Disa ditë më vonë në Zërin e Popullit u botua një artikull ku kërkohej që për përmirësimin e marrëdhënieve “shumë varet nga udhëheqësit jugosllavë, të cilët duhet të bëjnë dhe ata përpjekje të barabarta”. Pak pas kthimit të tij nga vizita në Shqipëri, marshalli Zhukov u përjashtua nga byroja politike sovjetike, gjë që duhet të ketë shqetësuar shqiptarët, pasi vizita e Zhukov ishte e para e një anëtari të byrosë politike në disa vjet. Vizita e tij kishte bërë shumë zhurmë në Shqipëri dhe në largimin e tij Zhukov ishte përcjellë në aeroport nga Hoxha, Shehu dhe e gjithë byroja politike. Por gjithsesi Komiteti Qendror Shqiptar mbështeti dhe përjashtimin e Zhukov dhe ministri i Mbrojtjes, Balluku i dërgoi përgëzimet pasardhësit të tij marshall Malinkovskit. Më 5 nëntor 1957, Hoxha, Shehu e ministri i Mbrojtjes Balluku i nisën me avion për në Moskë për 40 vjetorin e Revolucionit të Tetorit dhe për takimin e partive komuniste. Gjatë kësaj vizite BRSS nënshkroi dhe për 160 milionë rubla ndihma për Shqipërinë dhe Gjermania Lindore anuloi borxhin shqiptar që arrinte në 61.5 milionë rubla. Përkeqësimi i marrëdhënieve BRSS-Jugosllavi i hapi rrugë dhe njëherë ngrohjes së lidhjeve Shqipëri-BRSS. Në vitet 1958-1959 sovjetikët forcuan prezencën e tyre në Shqipëri dhe rinisën sulmet ndaj Jugosllavisë. Viti 1958 u hap me emërimin e ambasadorit të ri shqiptar në Moskë, Nesti Nase, i cili zëvendësoi Mihal Priftin. Në prill u themelua shoqëria e Miqësisë Shqipëri-BRSS në Moskë (në Shqipëri ajo ishte formuar që në vitin 1945) dhe lidhjet vazhduan të forcoheshin me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Moskë. Në verën e 1958 katër nëndetëse sovjetike erdhën në Vlorë duke konfirmuar zhurmat për ndërtimin e një baze detare. Një vit më vonë u shtuan dhe katër nëndetëse të tjera.

Përplasjet BRSS-Jugosllavi

BRSS ishte zemëruar me Jugosllavinë prej refuzimit të nënshkrimit të deklaratës së 12 partive në Moskë në 1957 dhe nga shenja të tjera që tregonin se jugosllavët nuk dëshironin të modifikonin qëndrimin e tyre, prandaj ata rinisën sulmet ndaj Beogradit dhe refuzuan ftesën për të marrë pjesë në kongresin e partisë jugosllave 22-26 prill. I gjithë blloku komunist sulmonte Jugosllavinë në propagandën e tij, por kjo kryesohej nga Shqipëria dhe Kina. Ndërsa Hrushovi nuk foli personalisht kundër Jugosllavisë, deri më 3 qershor, në kongresin e partisë bullgare, ku i quajti jugosllavët “kali i Trojës i imperialistëve” dhe i akuzoi se kërkojnë të prishin unitetin mes vendeve komuniste. Ashtu siç kishin bërë më herët shqiptarët dhe kinezët, Hrushovi tha se akuzat e vjetra të Kominform ndaj Jugosllavisë nuk ishin tërhequr kurrë. Edhe në fjalimet e mëvonshme, Hrushovi vazhdoi retorikën anti-jugosllave dhe në Kongresin e Berlinit në 11 korrik ai bëri komente që ishin pritur shumë nga shqiptarët, si një autokritikë e vonuar. Hrushovi tha: “Disa shokë të veçantë kishin menduar se jo gjithçka ishte bërë për përmirësimin e lidhjeve mes vendeve socialiste dhe Jugosllavisë, por Kongresi i Partisë Jugosllave tregoi se nuk është çështje e përmirësimit të lidhjeve, por ata thjesht kishin marrë një linjë false e artificiale të marksizëm-leninizmit”. Hrushov tha më tej se qëndrimi që duhet mbajtur ndaj Jugosllavisë ishte ai i vitit 1948: “Në mbrojtje të kauzës sonë komuniste ne nuk duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje nga sa meritojnë jugosllavët revizionistë. Sa më shumë vëmendje që t’i japim aq më shumë ata besojnë se po luajnë rol të madh. Udhëheqja sovjetike është e opinionit se nuk duhet të bashkëpunojmë me jugosllavët dhe as të mos përkeqësojmë relatat. Ne dhe ata kemi një armik të përbashkët prandaj megjithë rrethanat në të ardhmen mund të bashkohemi kundër armiqve tanë imperialistë për mbrojtjen e socializmit”. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje të udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër thoshte se kishin armik të përbashkët imperializmin. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje te udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër thoshte se kishin armik të përbashkët imperializmin. Por mënyrë të tërthortë ai pranoi se kishte gabuar me politikat e afrimit në Beogradin dhe kjo e qetësoi disi Hoxhën e Shehun. Ndërsa thirrja e tij për reduktim të polemikave sugjeronte se nuk kishte hequr dorë nga ambiciet e tij për ta risjellë Titon në Bllok. Rreth 3 vjet më vonë (11 janar 1962) në “Zërin e Popullit” një artikull iu referua këtyre fjalëve të Hrushov, duke i quajtur provë e linjës themelore të Hrushov “që vjen si rezultat i pikëpamjeve revizioniste dhe gjithmonë ka pasur si qëllim rehabilitimin e Titos”. Në pranverën dhe verën e 1958, udhëheqja shqiptare nuk kishte rezerva ndaj Moskës, por po kënaqej me fushatën e re të bllokut kundër Jugosllavisë dhe me statusin e saj të rritur në çështjet e bllokut. Hoxha e Shehu morën pjesë në takimin e Paktit të Varshavës në maj në Moskë, ku u morën vendime të rëndësishme për koordinimin e planeve ekonomike, bujqësore dhe reduktimin e forcave ushtarake të Paktit të Varshavës. Në qershor Hoxha mori pjesë në kongresin e partisë bullgare në Sofie, ndërsa Hysni Kapo ishte në kongresin e partisë çekosllovake në Pragë. Në fund të muajit kryeministri çek, Siroki erdhi në krye të një delegacioni të lartë në Shqipëri. Në korrik Gogo Nushi ishte në krye të delegacionit shqiptar në kongresin e partisë gjermano-lindore. Në të gjitha këto takime udhëheqësit shqiptarë shprehnin ndjenjat e forta kundër Jugosllavisë dhe konfirmonin besnikërinë ndaj Moskës. Zgjedhjet e majit në Shqipëri sollën një tjetër mundësi për këtë dhe në fjalimin e tij më 29 maj Hoxha u përpoq të siguronte dëgjuesit dhe Moskën se sjellja shqiptare e viteve 1955-1956 nuk kishte ekzistuar kurrë. Hoxha tha: “Partia shqiptare i ka ndjekur ngjarjet që ndodhën pas prishjes me Jugosllavinë dhe aprovon plotësisht iniciativën e partisë sovjetike dhe deklaratën e Beogradit në 1955. Ne jemi të bindur se përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për eliminimin e diferencave me Jugosllavinë janë të admirueshme, korrekte dhe marksiste-leniniste”. Ishte e qartë se Hoxha dhe partia e tij në 1958 po kërkonin të siguronin Moskën se e kaluara mund të harrohej dhe se besnikëria e tyre ishte e plotë. Gjatë këtyre muajve udhëheqësit shqiptarë u munduan të mbështesnin me zë të gjitha iniciativat sovjetike në politikën e jashtme, duke përfshirë dhe vendimin e tyre për pezullimin e testeve bërthamore apo për reduktimin e forcave të armatosura.