BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Ja si dhunoheshin dhe burgoseshin qytetarët nga regjimi i Enver Hoxhës, manipulim të gjyqeve dhe tortura çnjerëzore ndaj rivalëve të regjimit

Ja si dhunoheshin dhe burgoseshin qytetarët nga regjimi i Enver

Zbardhen goditjet që regjimi komunist i Enver hoxhës bënte ndaj fjalës së lirë. Historiani amerikan James S O’Donnel ka publikuar fakte mbi torturat gjatë periudhës komuniste. Sipas tij, Kushtetuta ishte manipuluar në mënyrë të tillë që të dënoheshin rivalët e regjimit. Nga ana tjetër po ashtu janë treguar dëshmi mbi torturat ndaj të burgosurve.

 

Të drejtat e njeriut

Dy çështje të rëndësishme për të marrë në konsideratë aspektet pozitive apo negative të shoqërisë shqiptare, janë mbrojtja ose shkelja e të drejtave të njeriut dhe liria e besimit fetar. Neni 53 i Kushtetutës shqiptare të vitit 1976 garantonte “lirinë e fjalës, shprehjes, organizimit, grumbullimit” etj. Kjo liri në dukje e garantuar nga Kushtetuta, kufizohej dhe ndoshta anulohej në nenin 39 të saj, i cili thoshte: “Të drejtat dhe liritë e qytetarëve vendosen në bazë të përshtatjes së interesave të individit me ato të shoqërisë socialiste, ku prioritet i jepet interesit të përgjithshëm. Të drejtat e qytetarëve janë të pandashme nga plotësimi i detyrave tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist”. Situata e krijuar nga neni 39 në fakt mohon nenin 53 duke i dhënë qeverisë së Hoxhës justifikimin për të udhëhequr qytetarët drejt linjës së partisë, ose ndryshe të përballeshin me dënime të ashpra. Një mangësi serioze e Kushtetutës shihet në qartësimin e mëposhtëm: “Lufta e klasave dhe diktatura proletariatit po bëhet gjithnjë e më e fortë në Shqipëri”. Kjo do të thotë se sipas Kushtetutës, shteti nuk nis dhe as nuk tërhiqet nga qëllimi tradicional i komunizmit por vetëm merr fuqi, prandaj kushtetuta shpeshherë i referohet shtetit dhe autoritetit të tij të gjerë. Si për shembull “shteti organizon, menaxhon dhe zhvillon ekonominë dhe jetën shoqërore të vendit me anë të planeve të përgjithshme dhe të veçanta”. Ky kombinim i kontradiktave kushtetuese dhe i konceptit të drejtësisë së njëanshme është një standard tjetër nga ato perëndimore dhe krijon një përzierje shumë të paqëndrueshme. Kodi i ri Penal shqiptar u prezantua në 1 tetor 1977 dhe edhe ai merrej kryesisht me objektivat politikë dhe ideologjikë. Neni 1 i Kodit është një reflektim i mungesës së lirive të qytetarëve gjatë qeverisë së Enver Hoxhës: “Legjislacioni penal i Shqipërisë shpreh vullnetin e klasës punëtore dhe masave të tjera, si një armë e diktaturës së proletariatit dhe e luftës së klasave. Kodi penal ka për detyrë të mbrojë shtetin socialist dhe partinë e Punës si forca kryesore drejtuese e shtetit dhe shoqërisë. Një detyrë e rëndësishme e legjislacionit është lufta kundër burokracisë dhe liberalizimit, si rreziqet kryesore ndaj shtetit dhe diktaturës së proletariatit”. Një tjetër problem që me shumë gjasa krijohej qëllimisht nga qeveria në këtë mes, është gjuha e mjegullt e shumë statuteve të kodit penal dhe mungesa e direktivave specifike që lejon që çdo veprim të përfshihet nga interpretime më të gjera ose të bjerë në kundërshtim me vetë statutin e deklaruar. Për shembull: “Veprimi ose mosveprimi me qëllim dobësimin e shtetit ose të partisë, të ekonomisë apo të shoqërisë, dënohet me 10 vjet burg ose me vdekje”.

Sistemi i drejtësisë

Në fjalë të tjera, çdo devijim nga “normat” e caktuara nga Partia e Punës mund të konsiderohej krim. Ky ishte dhe skenari me anë të të cilit kaq shumë njerëz u arrestuan e u dënuan me punë të detyruar në kampet e përqendrimit. Një aspekt intrigues i jetës në Shqipëri ishte kontrolli i ashpër i vendosur nga Hoxha në të gjitha fushat. Të gjithë shqiptarët duhet të regjistroheshin në polici nëse zotëronin një makinë shkrimi, në mënyrë që autoritetet të mund të gjurmonin ndonjë që do të guxonte të qarkullonte literaturë anti-partiake. Funksioni i sistemit të “drejtësisë” në Shqipëri anonin shumë më tepër nga padrejtësia. Një ish-i burgosur ka thënë se i lejohej të pyeste dëshmitarët dhe se kundërshtimet e tij në gjyq ishin hedhur poshtë nga prokurori i cili i kishte thënë: “Ulu aty e mbyll e gojën, e dimë ne atë punë”. Dy raste gjyqi të ish-të burgosurve do të diskutohen në detaje për të dhënë një panoramë të plotë të gjyqeve në sistemin shqiptar të drejtësisë. Aleksandër Dako, një 80- vjeçar që ka studiuar inxhinieri në universitetin e Harvard, ka kryer shtatë vjet burg pasi është denoncuar si armik vetëm sepse kishte studiuar jashtë vendit. Dako shpjegon eksperiencën e tij si më poshtë: Gjatë gjykimit gjykatësi më pyeti nëse i pranoja akuzat apo jo. Unë thashë ‘jo’, dhe ai shtoi se kjo do të provohet. Ai solli në sallë një rus që kishte punuar si kamerier dhe i tha: Na thuaj Nikolla atë që the për Aleksandrin gjatë marrjes në pyetje. Nikolla ishte i dënuar me burgim të përjetshëm dhe kishte guximin të thoshte: “Aleksandri është i pafajshëm dhe çdo gjë thashë për të nuk është e vërtetë”. Anëtarët e gjykatës e shanë dhe morën duke e nxjerrë përjashta. Edhe një tjetër person erdhi dhe tha të njëjtën gjë: “Nuk di asgjë për këtë person dhe ato që kam thënë i thashë nga torturat”. Çështja u ndalua për dy orë. Pas dy orësh erdhi një tjetër dëshmitar që ishte përgatitur të thoshte atë që duhet të thoshte. Ai foli me dënesë ndaj Aleksandrit edhe nuk ishte takuar asnjëherë me të, por njihej nga dy dëshmitarët e mëhershëm. Një tjetër rast tipik i procedimeve gjyqësore në Shqipëri përshkruhet nga Nika Stajka: “Në gjykatë të akuzuarit ulen në bankën e të akuzuarve. Salla është plot me njerëz të ashtuquajtur ‘të zgjedhur’ dhe asnjë person tjetër i paautorizuar nuk mund të hyjë. Të vetmit që mund të hyjnë janë komunistët, simpatizantët e tyre dhe bashkëpunëtorët, të cilët pas njëfarë kohë nisin të thërrasin: “Pushkatim! Pushkatim! Varini tradhtarët! Te muri!”. Në sallë ka mikrofonë të lidhur në megafonë ose me stacionet e radios, kështu që njerëzit në rrugë apo në sheshet e qytetit mund të dëgjojnë atë që po ndodh në gjyq. Më pas rojet shoqërojnë të akuzuarin jashtë, teksa turma kërkon ta godasë apo ta linçojë të burgosurin. “Gjyqi nis në kohën e caktuar dhe prokurori duket se është shefi kryesor i seancës, aq sa ai mund të ndërhyjë edhe kur flet gjykatësi. Ky i fundit vetëm hap sesionet e prezanton të akuzuarit duke lexuar akuzat e sigurimit ose të prokurorisë. Si dhe jep dënimin. Akuzat e prokurorisë janë diskutuar dhe studiuar në mënyrat më absurde filozofike. Prokurori ka gjithmonë të drejtë dhe i akuzuari gjithmonë është fajtor, vetëm nga fakti se është ulur në bankën e të akuzuarve. Pas argumentimit të tij, prokurori i kërkon gjykatësit t’i japë të akuzuarit dënimin e merituar: Vdekje me skuadër pushkatimi, me varje apo burgim të përjetshëm, 100 vjet, 50 vjet, 25 vjet, 10 vjet apo 5 vjet burgim dhe punë të detyruar. Si dhe konfiskim të të gjitha pronave të tyre. Këtu mbaron misioni i prokurorit. Gjykatësi më pas i thërret të akuzuarit me emër një nga një dhe pranon akuzat e bëra nga prokurori për secilin prej tyre dhe vendos nëse njerëzit duhet të kenë mëshirë për t’i ulur dënimin”.

Dhuna ndaj të arrestuarve

Probleme të tjera me sistemin e drejtësisë në Shqipëri shihen dhe në nenin 115 të Kodit Penal i cili ndalon përdorimin e dhunës nga hetuesit për marrjen e pranimit të fajit. Por raportimet për përdorimin e torturës nga autoritetet komuniste në Shqipëri janë të shumta dhe praktika përdorej në mënyrë të përhershme. Për shembull disa nga trajtimet e marra nga të burgosurit kuptohen në dëshminë e mëposhtme të dhënë nga një komision i të drejtave të njeriut: “Një emigrant në vendet perëndimore ka dëshmuar se është mbajtur i lidhur nga duart e nga këmbët për një muaj e gjysmë. Gjatë kësaj kohe ai rrihej për dy-tre orë nga policët çdo dy tre ditë. Një tjetër dëshmon se është mbajtur në një qeli 8 metra katrorë në stacionin e policisë për pesë ditë, gjatë të cilave pësoi dy episode rrahjeje deri sa dha pranimin e tij të fajit. Më pas ai u çua në selinë e Sigurimit ku vazhdoi tortura dhe marrjet në pyetje, me gjithë pranimin e mëparshëm të fajit. Një tjetër dëshmitar u mbajt për më shumë se një vit në një qeli të nëndheshme 3 metra katrorë, ku rrihej e merrej në pyetje rregullisht, me forma të ndryshme torture fizike e psikologjike. Ai ishte lidhur në karrige, rrahur dhe torturuar me shok elektrik. I është treguar plumbi që është përgatitur për të dhe i është thënë se zhurma e makinës që po nisej, është dukke çuar për ekzekutim dhe se radha tjetër është e tij. Të tjera raportime tregojnë detaje të tmerrshme për torturat e Sigurimit, mes të cilave për fshiheshin dhe teknika ekstreme. Një prej tyre është ajo e morrit, i cili i vihet të burgosurit në kokën e rruar, i mbyllur në një gotë të kthyer mbrapsht. Pas dy-tre minutave morri përpiqet të dalë dhe gërmon në lëkurën e të burgosurit, duke shkaktuar fillimisht një zhurmë të mërzitshme dhe më pas dhimbje të forta. Teknika e dytë është ajo e maces. Kjo torturë kryhej zakonisht me gratë, të cilat sipas raportimeve, zhvisheshin dhe futeshin në një thes bashkë me një mace, në një kohë që macen e godisnin me shop nga jashtë. Keqtrajtimet nuk ndalonin dhe kur i akuzuari shpallet fajtor dhe dërgohet në burg ose në kampet e punës, dhe në fakt ku trajtim çnjerëzor përforcohej.

Burgjet dhe kampet e përqendrimit

Ka pasur gjashtë institucione kryesore të burgosjes dhe punës së detyruar ku të burgosurit politikë dhe ata kriminalë punonin bashkë. Në vitin 1985 llogaritet që numri i të burgosurve në Shqipëri ishte rreth 32.000 por kjo është vetëm një fraksion i numrit të tyre në vitet e mëhershme. Udhëheqësi fetar mysliman Myfti Haxhi Hafiz Sabri Koçi i cili ka kryer 21 vjet punë të detyruar në minierat e bakrit, ka thënë në vitin 1992: “Edhe një qen nuk do të flinte aty ku kemi fjetur”. Një nga kampet më famëkeq ka qenë ai i Spaçit në veri të vendit, ku të burgosurit ishin krah pune falas për industrinë e minierave. Mes dëshmive të dhëna nga të burgosurit e atjeshëm, janë përshkrimet e mëposhtme. “Kushtet e jetesës në Spaç ishin të tejmbushura. Një nga ish-të burgosurit thotë se 16 njerëz flinin në një dyshek kashte, në një dhomë 3 metra me 7 metra të gjerë. Një tjetër i burgosur në një nga pesë barrakat e Spaçit thotë se ishin ngritur krevate druri tre-katësh dhe se rreth 100 njerëz flinin në një dhomë. Uji merrej nga lumi dhe nuk kishte pajisje sanitare. Të burgosurit vuanin rregullisht nga sëmundje diarreje. Në mëngjes dhe në darkë të burgosurve u jepej çaj. Në drekë ata merrnin supë me oriz, fasule ose makarona. Supa supozohej të kishte mish por zakonisht vetëm vinte era mish. Atyre u jepej gjithashtu një gotë me qumësht pluhur të holluar dhe pak bukë. Të burgosurit që nuk mund të punonin në miniera merrnin racione më të vogla. Një tjetër i burgosur në Spaç në fillim të viteve 1970-të me akuza tentativë arratisjeje, thoshte se të burgosurit punonin tetë orë në miniera dhe tetë orë pushonin. Një tjetër emigrant, vëllai i të cilit ka qenë 12 vjet në burgun e Spaçit, raporton se nëse të burgosurit nuk plotësonin normën e tyre të tetë-orarëshit prangoseshin ose liheshin pa ushqim. Një i burgosur i Spaçit, i arrestuar në 1977, deklaronte se nganjëherë turnet e punës nuk ndalonin asnjëherë përveç kohës për disa orë gjumë mes tyre. Në galeritë e minierave nuk kishte ventilim dhe punëtorët nuk lejoheshin të prisnin sa të spastroheshin gazrat helmues pas ndonjë shpërthimi. Në minierat aksidentet ishin të shpeshta dhe punëtorët vdisnin rregullisht nga shembjet e dherave. Ish-të burgosurit raportojnë se disa prej tyre ishin aq të tmerruar nga puna sa qëllimisht thyenin krahët ose këmbët për të evituar punën në miniera. Një nga të emigruarit përshkruan se masa disiplinore e burgosjes vetmitare në Spaç zgjaste një muaj. Në një korridor kishte katër qeli të burgosjes vetmitare, të cilat kishin dysheme të drunjtë dhe rrinin të varura mbi një burim malor. Secila nga qelitë kishte vetëm një hapje tre gisht të gjerë për ajër. Qelitë ishin shumë të ftohta në dimër, prej ujit që rridhte poshtë tyre. Gjatë dimrit të burgosurve u jepeshin batanije në orën 11 të darkës, të cilat u merreshin në ora 4 të mëngjesit. Të burgosurve u lejohej të përdornin tualetin vetëm një herë në ditë. Shumica e të burgosurve në Spaç vuanin dënime nga tetë vjet e lart. Kur një i burgosur vdiste, familja e tij nuk njoftohej deri në mbarimin e dënimit të tij. Siç evidentohet në përshkrimet e mësipërme, brutaliteti nuk hasej vetëm nga për burgosurit politikë, por në marrëdhëniet e përditshme me Partinë e Punës së Shqipërisë. Pasojat e burgosjeve në shoqërinë shqiptare shihen në jetën e personave si Dhurata Meksi, e cila ka pasur katër të burgosur në familjen e saj, që kanë kryer një total prej 69 vitesh burgim. Partia e Punës së Shqipërisë komandonte çdo detaj të jetës së qytetarëve shqiptarë, dhe kjo situatë bënte që të gjithë shqiptarët të dëshironin të largoheshin nga vendi. Por largimi nga vendi pa leje konsiderohej akt tradhtie. Neni 47 i kodit kriminal të Kushtetutës thotë se “largimi jashtë shtetit pa leje dhe refuzimi për t’i kthyer në atdhe nga një person që është dërguar me shërbim përkohësisht, është tradhti dhe dënohet me minimumi dhjetë vjet burgim ose me vdekje. Prandaj masa ekstreme merreshin për të siguruar që qytetarët shqiptarë të mos largoheshin nga vendosi dhe që të huajt të mos hynin në vend. Një ish-roje kufiri i Shqipërisë tregonte për masat e marra në kufi për parandalimin e arratisjeve: Një gardh elektrik metali është vendosur 600 metra deri në 1 km para kufirit. Prekja e gardhit jo vetëm rrezikon vdekjen por dhe jep alarmin te rojet në të dyja anët e gardhit për të arratisur ose të infiltruar. Ndërsa zona mes gardhit elektrik dhe kufirit është e minuar ose e mbushur me kurthe të tjera për zbulimin e kaluesve të kufirit. Kjo situatë shpjegohet me kontekstin e rrethimit mendor që theksohet gjithmonë nga Partia e Punës, dhe është tregues i ksenofobisë së regjimit komunist, siç është dhe ndërtimi i mijëra bunkerëve të parafabrikuar në të gjithë vendit të ndërtuar mes viteve 1977 e 1981. Në fund të viteve 1940-të e fillim vitet 1950-të kishte shumë raste kur vendet perëndimore e veçanërisht Britania e SHBA përpiqeshin të infiltronin agjentë antikomunistë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, me mënyra të fshehta, duke përfshirë dhe lëshimin e parashutistëve. Por tentativat dështuan të gjitha jo vetëm nga vigjilenca e autoriteteve komuniste, por dhe prej aktivitetit të spiunit të dyfishtë rus Kim Filbi, i cili njoftonte Moskën me hollësi për operacionet e infiltrimeve. Agjentët e lëshuar priteshin nga forcat shqiptare të sigurisë në vendet e uljes.

Besimi fetar

Neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1944 thotë se qytetarëve u garantohet liria e opinionit dhe besimit fetar. Por me gjithë këto garanci komunitetet fetare në fakt sulmoheshin, në fillim në mënyrë të përmbajtur, e cila me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e hapur, deri në sekuestrimin e provave të kishës e klerit mysliman, apo burgosjes dhe vrasjes së klerikëve. Partia e Punës argumentonte se përpjekja kundër fesë lindi prej ideologjisë fetare si armike ndaj socializmit. Partia e konsideronte përpjekjen kundër fesë dhe paragjykimeve fetare si përpjekje kundër zakoneve të prapambetura dhe si thelbësore për çlirimin shoqëror të klasës punëtore. Ka një faktor të rëndësishëm që nuk duhet lënë mënjanë mbi lidhjet historike të fiksimit të Shqipërisë zhdukjen e fesë. Siç kemi thënë më herët Shqipëria ka një histori të trazuar pushtimesh të shumta dhe shtetesh që e kanë trajtuar atë si vend vasal, gjë që ka lënë mbresa në popullin shqiptar dhe udhëheqjen e Enver Hoxhës. Historianët shqiptarë Stefanaq Polio dhe Arben Puto besojnë se Shqipëria është ndarë në dy fe, katolikë dhe ortodoksë në shekullin e 11-të, dhe më pas në tre pas shekullit të pesëmbëdhjetë me pushtimin otoman turk. Fetë kanë ardhur me ushtritë pushtuese dhe gjithmonë janë përzier në politikën e vendit në mbështetje të pushtuesve. Ato kanë qenë agjente të përçarjes mes vendeve.

 

Më të lexuarat