BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Ja si u pasqyrua në mediat ndërkombëtare vdekja e Enver Hoxhës, si Ramiz Alia mori pushtetin dhe sulmet ndaj regjimit komunist

Ja si u pasqyrua në mediat ndërkombëtare vdekja e Enver

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vdekjen e diktatorit Enver Hoxha. Duke qenë se ai ishte drejtues i një regjimi komunist, sulmet e tyre nuk kanë munguar. Gazeta po tregon sot se si u pasqyrua vdekja e tij dhe marrja e pushtetit nga Ramiz Alia.

24 dhjetor 1984

Një diplomat perëndimor në Tiranë dikur tha: “Shqipëria është vendi më i kontrolluar që kam parë ndonjëherë në jetën time. Imagjinoni një puritanizëm të Gjenevës në kohën e Calvin, nacionalizmin në Gjermaninë naziste ose fanatizmin në Irlandën e Veriut dhe do të keni Shqipërinë aktuale”. Por kjo mund të mos jetë e vërtetë për Shqipërinë e nesërme pasi kreu i saj komunist Enver Hoxha po shuhet shpejt. Tashmë 76-vjeçari Hoxha ka qenë në pushtet që prej çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë në 1944. Tashmë kujtimet e tij që publikohen çdo vit në tetor kanë arritur numrin e çmendur prej 40 volumesh. Por ai ka dalë në publik vetëm dy herë prej majit dhe raportimet flasin se vuan nga diabeti dhe sëmundje e avancuar e parkinson. Ramiz Alia, kreu nominal i shtetit ka marrë përsipër detyrat e përditshme të qeverisë së vendit të vogël ballkanik, por shumë dyshojnë nëse do të mund të ruajë pushtetin pa “xhaxhin Enver” në një kohë kur sherret e pushtetit në Shqipëri zgjidhen kryesisht me zjarrin e armëve. Vendi ka prishur njëra pas tjetrës marrëdhëniet me Jugosllavinë (1948), Bashkimin Sovjetik (1961) dhe Kinën (1977) prej devotshmërisë fanatike të Hoxhës ndaj versionit stalinist të komunizmit, ose atij me izolim të plotë të popullsisë dhe kult të udhëheqësit. Çdo kthesë e re në politikë është shoqëruar me spastrime të gjera e të pamëshirshme të aparatit shtetëror të lidhura ngushtë me konceptin e politikës së vjetër të Hoxhës. Kështu kur Hoxha dënoi Kinën si “social-imperialiste” që braktisi idetë e Mao Ce Dun, kreu i ushtrisë shqiptare dhe tre ministra të kabinetit që besoheshin se ishin të afërt me kinezët, u pushkatuan ose u burgosën. Në këtë mënyrë zgjidhen dhe konfliktet për politikat e brendshme, siç ndodhi me kryeministrin e vendit, aleatin e Hoxhës prej 40 vjetësh, Mehmet Shehu, i cili u vra në 1981 dhe u akuzua se punonte për CIA, KGB dhe shërbimet sekrete jugosllave, italiane e britanike. Në të njëjtën kohë u zhduk dhe shumica e familjes së tij, ndërsa tani ai është zhdukur krejtësisht nga librat shqiptarë të historisë. Kjo qasje pa kompromis e ka aftësuar Hoxhën të krijojë vendin më militant në botë, ku është e ndaluar prona private dhe besimi fetar, së bashku me mjekrën, kontraceptivët apo kontaktet me të huajt. Asnjë shqiptar nuk lejohet të udhëtojë jashtë shtetit dhe as nuk lejohet informacion i jashtëm të hyjë në vend. Askush nuk merr më shumë se rroga minimale (rreth 40 dollarë në muaj) dhe të gjithë ata që nuk punojnë në punë manuale duhet të kryejnë një muaj në vit punë në tarracat e kodrave ose në fabrika. Burrat dhe gratë duhet të jenë të virgjër para martesës e madje dhe të puthesh në publik është e kundërligjshme. Të gjitha këto rregulla realizohen nga Sigurimi që është policia sekrete dhe kjo vërtetohet nga të paktën 50 000 të burgosur politikë në vendin me 3 milionë banorë. Politikat e Hoxhës e kanë çuar vendin drejt vetëmjaftueshmërisë në ushqim, sipas qeverisë, në një kohë kur Shqipëria është shteti më i varfër e i mjeruar në Evropë. Megjithë këtë, sulmet e ashpra të Hoxhës ndaj qeverive të Londrës, Moskës, Bonn-it, Uashingtonit e Pekinit dëshmojnë për ksenofobinë e tij dhe të popullatës shqiptare. Kjo sepse vendi gjatë gjithë historisë së tij është shkelur nga pushtues të huaj, kurse pushteti aktual duke përfituar nga kjo e mban popullatën nën presionin e vazhdueshëm se vendi është nën kërcënimin e pushtimit nga të huajt. Të gjithë burrat e gratë në moshë ushtarake u jepen pushkë (pa municion) dhe zonat jashtë qyteteve janë të mbushura me bunkerë betoni. Të paktën dy herë në muaj sirenat e alarmit i mbledhin shqiptarët në bunkerë apo poste të mbrojtjes. Nuk dihet me siguri sesa i besojnë shqiptarët këto gjepura dhe shumica e tyre nuk kanë burime të tjera informacioni, por llogaritet se shumica e tyre janë besnikë ndaj regjimit për arsye nacionaliste. Por elita komuniste e di se gjërat janë më të komplikuara dhe prej vitesh ka tashmë debate për hapjen e lidhjeve tregtare dhe diplomatike të vendit. Debate si këto ishin më shumë gjasa shkaku i vdekjes së Shehut. Pasuesi i zgjedhur nga Hoxha, Alia ka qenë dhe ai një stalinist i thekur prej 40 vitesh (pas një dashurie të shkurtër me fashizmin), por është e mundur të ketë simpati për grupin e liberalëve. Bashkimi Sovjetik është i gatshëm të rivendosë lidhjet me Shqipërinë dhe ndoshta të rikthehet në bazën e Vlorës në detin Adriatik që humbi në 1960; Perëndimi dhe Kina do të ishin dhe ato të gatshme të jepnin ndihmë dhe kredi për Shqipërinë, me kusht që të mbahet larg BRSS. Vdekja e pritur e Hoxhës mund të vërë përsëri Shqipërinë në mes të rivalitetit për pushtet në Ballkan.

 11 prill 1985

Vdes diktatori komunist i Shqipërisë

Enver Hoxha, kreu komunist që prej 42 vjetësh rri në pushtet në Shqipëri, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare, njoftonin mediat shtetërore vendase. Nën regjimin e Hoxhës vendi ka refuzuar ofertat e afrimit si nga Kina dhe BRSS dhe është shkëputur tërësisht nga pjesa tjetër e botës. Hoxha ishte udhëheqësi i fundit i gjeneratës së revolucionarëve të Ballkanit që dolën nga fushëbetejat e Luftës së II Botërore për t’u bërë udhëheqësi komunist i vendit. Zyrtarisht shkaku i vdekjes së tij është raportuar si komplikacione nga një atak kardiak i dy ditëve më parë. Udhëheqësi shqiptar vuante nga diabeti që prej vitit 1948 dhe sëmundja kishte shkaktuar dëme të shumta në enët e gjakut, në zemër, veshka e organe të tjera sipas raportimeve. Ai pësoi një atak kardiak në 1973 dhe pas kësaj krijoi gjendjen e pamjaftueshmërisë kardiake. Hoxha me sa dukej ishte mbajtur gjallë në mënyrë artificiale dy ditët e fundit. Agjencia shqiptare e lajmeve thoshte: “Me hidhërim të thellë ju informojmë se sot më 11 prill 1985 në ora 2:15, zemra e shokut Enver Hoxha, udhëheqësit të dashur e të lavdishëm të partisë e të popullit, ka ndaluar”.

12 prill 1985

Hoxha drejtonte një nga regjimet më shtypëse të botës

Udhëheqësi shqiptar që vdiq dje, kishte drejtuar atë që zyrtarët amerikanë dhe grupe private të të drejtave të njeriut e kanë quajtur një nga regjimet më shtypëse të botës. Në Departamentin e Shtetit askush nuk mbajti zi për Hoxhën, të dhënat e të cilit për të drejtat e njeriut gjatë 42 vjetëve në krye të pushtetit, janë përshkruar si jashtëzakonisht të këqija. Zëdhënësi i Departamentit Edward Giergian tha se nuk kishte komente zyrtare për vdekjen e Hoxhës duke theksuar vetëm se SHBA nuk kishte kontakte me të që prej vitit 1945, ndërsa me Shqipërinë SHBA nuk ka marrëdhënie që prej vitit 1939. Një raport i vitit 1984 i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut, shkruante se Shqipëria është një vend ku kushtet në burgje janë ekstreme, dhe ku fëmijët nxiten të informojnë autoritetet për devijimet politike të prindërve të tyre. Një raport i dhjetorit nga grupi Amnesty International me qendër në Londër, thoshte se Shqipëria përdor masa ekstreme për të ndaluar largimin e qytetarëve. “Është e ditur që familje të tëra janë internuar sepse një i afërm i tyre ka arritur të arratiset nga vendi”, thuhet në të. Raporti thotë se shqiptarët e akuzuar për kritika ndaj qeverisë ose për praktikim të besimeve fetare kanë marrë dënime të gjata me burgim dhe në kampet e punës së detyruar, pasi prej tyre janë marrë pranime të krimit me anë të rrahjeve e torturave. Në një raport të Departamentit të Shtetit thuhet se kushtet në burgje përfshijnë punë të rëndë të detyruar, mungesë ushqimi e veshjesh, qeli të stërmbushura pa vend për të ndenjur shtrirë dhe pa ngrohje. Raporti thotë se të gjitha aktivitetet fetare në Shqipëri janë të ndaluara dhe se regjimi me krenari deklaron se ka krijuar “shtetin e parë ateist në botë”. Në nëntor 1983 Vatikani ka thënë se dhjetra priftërinj, murgj e anëtarë të tjerë të klerit kanë vdekur në burgjet politike shqiptare dhe se dy priftërinj janë ekzekutuar se kanë pagëzuar fëmijë fshehurazi. Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se megjithëse Shqipëria ka mbajtur zgjedhje për asamblenë popullore, rezultatet janë fiksuar paraprakisht. Pas zgjedhjeve të vitit 1981, raporti tha se: “Qeveria njoftoi se kanë marrë pjesë 100 për qind e qytetarëve me të drejtë vote dhe se të gjithë kandidatët komunistë ishin zgjedhur me vetëm një votë negative nga i gjithë elektorati. Drejtori i grupit të monitorimit të të drejtave të njeriut Freedon House, Leonard Susman ka thënë në një intervistë se Shqipëria është shembulli më i keq se si mund të shkojnë gjërat në një vend komunist. Ai shton se në vend nuk ka organizata private dhe se shprehjet e opinionit edhe në rrethe private janë të rralla. Grupi e rendit janë në nivelin më të ulët botëror për të drejtat civile dhe ato politike, sëbashku me 15 vende të tjera të botës me të dhëna të ngjashme. Shumica e këtyre të fundit janë vende komuniste, por përfshihen dhe Çad dhe Somalia të cilat kanë marrdhënie me SHBA. Kur Geregian u pyet për mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me pasuesit e Hoxhës si Ramiz Alia, aleati i ngushtë i Hoxhës prej vitesh, ai tha: “Ne e kemi deklaruar gjatë dekadës së fundit se kur dhe nëse shqiptarët duan të vendosin marrëdhënie, ata do të na gjejnë të gatshëm për t’u dhënë përgjigje”.

14 prill 1985

Alia zëvendëson Enver Hoxhën në Shqipëri

Ramiz Alia, kreu komunist që ka drejtuar Shqipërinë e izoluar në tre vitet e fundit, u zgjodh të shtunën si kryetar i partisë duke zëvendësuar Enver Hoxhën që udhëhoqi bastionin komunist për 42 vjet. 59-vjeçari Alia u emërua në krye të udhëheqjes në sesionin e Komitetit Qendror, njoftoi radio shqiptare. Sipas komenteve jugosllave të transmetimit, Alia ishte zgjedhur në mënyrë unanime në mbledhjen që ishte hapur me homazhe për vdekjen e Hoxhës. Edhe para vdekjes së tij vëzhguesit e huaj kishin parashikuar se Alia do të ishte pasuesi i tij në krye të partisë, një post që i jepte Hoxhës fuqi të pakufizuara. Qeveria njoftoi në fundjavë se delegacionet e huaja nuk janë të mirëpritura në funeralin e Hoxhës më 15 prill dhe se telegramet e ngushëllimeve nga Bashkimi Sovjetik ishin kthyer mbrapsht. Hoxha ishte prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961 kur kryeministri Nikita Krushov nisi procesin e destalinizimit. Tirana u kthye nga Kina më pas për mbështetje teknologjike e ushtarake, por i dha fund dhe kësaj miqësie kur Kina i hapi dyert perëndimit në fund të viteve 1970-të.

Më të lexuarat