BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Dossier

Ja vështirësitë që hasi CIA në rrëzimin e Enver Hoxhës, si ndryshuan planet kundër regjimit diktatorial dhe dyshimet e amerikanëve

Ja vështirësitë që hasi CIA në rrëzimin e Enver

CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon tentativave të saj për të rruar regjimin komunist. Sipas një dokumenti të deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta “SOT”, tregohet se CIA nisi bashkëpunimin me britanikët për të ndërhyrë në politikan shqiptare.

15 maj 1950

Rivlerësim i operacionit BGFiend

Meqenëse deri tani faza e dytë e operacionit të përbashkët SHBA-Britani me qëllim final përmbysjen e regjimit të Enver Hoxha në Shqipëri, nuk ka pasur sukses, po zhvillohet një rivlerësim i gjerë i politikave të operacionit. Mbi bazën e këtyre vlerësimeve do të bëhen dhe rekomandimet për vazhdimin e operacioneve të OPC në Shqipëri.

Gjendja e operacionit

Britanikët kanë pranuar planin tonë dhe saktësisht ndryshimet në përshtatjen e veprimeve. Koordinimi me britanikët bëhen me anë të stabilimentit në Uashingtonit ndërsa politikat në terren drejtohen nga kreu ynë i operacioneve dhe homologu i tij britanik. Faza e parë e operacioneve është kompletuar dhe kishte si qëllim krijimin e një baze të refugjatëve shqiptarë për të shërbyer edhe si front edhe si pikë nxitjeje për aktivitete të mëpasshme. Pra ky Komiteti Nacional Shqiptar është formuar në gusht 1949. Që prej vdekjes së kryetarit të tij të parë Mithat Frashëri, komiteti ende nuk ka rënë dakord për një pasues të përshtatshëm, pasi fraksionet e ndryshme kanë luftuar ashpër për pushtet. Nuk pritet të zgjidhen një kryetar nga Balli Kombëtar. Faza e dytë e operacionit në Shqipëri nisi me infiltrimet e grupeve shqiptare të stërvitura nga britanikët, me dy qëllime kryesore, zbulim terreni dhe propagande.

Zbulimi

Zbulimi ishte planifikuar të bëhej me anë të 80 shqiptarëve të infiltruar që do të zbulonin qendrat e mundshme të rezistencës në vend, do të përcaktonin besnikërinë e ushtrisë ndaj qeverisë dhe numrin e forcën e njësive sovjetike brenda Shqipërisë. Britanikët ia dolën të infiltronin tridhjetë agjentë në grupe nga pesë në jug të Shqipërisë, nga Malta. Por pesëmbëdhjetë prej tyre u larguan përsëri drejt Greqisë dhe vetëm një nga grupet ka vazhduar të dërgojë komunikime radio. Pjesa tjetër ose janë vrarë ose kapur. Llogaritet se vlera e punës së kryer nga agjentët deri tani është e pallogaritshme. Me qëllim realizimin e misioneve të ngjashme në pjesën tjetër të Shqipërisë, në zonën qendrore dhe veriore, ne kemi llogaritur dërgimin e rreth pesëdhjetë agjentëve të stërvitur nga SHBA. Por paaftësia e anëtarëve jo-Ballistë për të rekrutuar anëtarët e nevojshëm na detyroi të pezullonim operacionet e zbulimit nga Malta. Britanikët kanë sinjalizuar se agjentët duhet të jenë stërvitur dhe nisur nga Malta në fillim të dhjetorit, pasi duhet të mbyllin bazën sipas premtimeve me vendasit.

Propaganda

Plani ynë i përbashkët parashikon që bashkë me grupet e zbulimit të zhvillohet një fushatë intensive propagande që përfshin përdorimin e një anijeje në Adriatik për transmetime klandestine radio që mbulojnë Radio-Tiranën, lëshimin ajror të broshurave të propagandës dhe përdorimin e mjeteve të tjera të propagandës. Pas vështirësive që hasëm në prokurimin e anijes dhe pajisjeve të tjera, nuk kemi mundur ende të nisi sulmet e propagandës. Duke pasur parasysh sa më sipër, kemi marrë vendimin e përbashkët me britanikët për të pezulluar përkohësisht operacionet deri në hartimin e një plani të ri, në krijimin e një baze të re dhe në tejkalimin e vështirësive operacionale.

Problemet kryesore

Me qëllim vazhdimin e operacioneve të përbashkëta me britanikët sipas planit të pranuar nga Departamenti i Shtetit dhe ministria e brendshme britanike, problemet e mëposhtme duhet të zgjidhen: Krijimi i një baze për stërvitjen dhe qëndrimin e rreth 250 shqiptarëve. Për këtë kanë nisur negociatat me komisionerin e lartë amerikan në Gjermani, e cila duhet se mund të na japë lejen e nevojshme për operacionet. Një tjetër zonë brenda rrezes së objektivit për menaxhimin e personelit dhe furnizimeve në transit nga baza drejt objektivit. Një anije e përshtatshme për propagandë radio, për të cilën duhet të finalizohen marrëveshjet në Commo. Masa shtesë për sigurinë e mjediseve dhe veprimeve të mësipërme. Mundësia e organizmit të një force të veçantë me shqiptarë më të fuqishëm e më inteligjentë, pasi eksperienca ka treguar se shqiptarët nuk mund të krijojnë një udhëheqje kompetente apo të frymëzuar. Integrimi i fazave të njëpasnjëshme të operacioneve të zbulimit, të krijimit të qendrave të rezistencës, të lëshimit të armëve e municioneve, deri në nisjen e fazës finale. Përveç problemeve operacione, ngrihen gjithashtu pyetjet e mëposhtme: A dëshirojmë të vazhdojmë me objektivin fillestar të misionit, apo të kufizojmë synimet tona me atë që mund të arrijmë pa përdorur forcën para-ushtarake? Nëse regjimi i Hoxhës përmbyset nga grushti i shtetit, SHBA a ka avantazh të mjaftueshëm për të shpenzuar shpenzimet e mëdha të kohës e përpjekjeve? Nëse operacioni ka sukses dhe qeveria e Hoxhës zëvendësohet nga një qeveri demokratike e orientuar nga Perëndimi, a do të përkeqësonte kjo marrëdhëniet me Lindjen aq sa për të nisur një kundër-veprim ushtarak?

Diskutim

Duke përjashtuar problemet e natyrës teknike, vendosmëri e lartë duhet të tregohet në arritjen e objektivave finale, ashtu siç është aktualisht dilemë tipi i veprimit që duhet të ndërmerret për përmbysjen e qeverisë Hoxha. Tashmë është e qartë për ne dhe për britanikët se regjimi i Hoxhës nuk mund të përmbyset pa ndihma dhe ndërhyrje të konsiderueshme nga jashtë, si armë, furnizime, drejtim dhe propagandë. Prandaj përkushtim më i madh nevojitet nga SHBA në krahasim me programin e aprovuar në qershor 1949. Grupet britanike të zbulimit kanë arritur shumë pak dhe me përjashtim të njërit, të gjithë janë vrarë nga regjimi, janë kapur ose janë detyruar të largohen përsëri. Duke parë mungesën e suksesit të tyre, është e qartë se mbikëqyrja e rreptë e autoriteteve shqiptare i bën të kota përpjekjet e zbulimit. Para se të nisim përpjekje të reja zbulimi, është e nevojshme të marrim në konsideratë qasje të reja. Ne besojmë se grupet janë të armatosura mirë dhe mund të operojnë si banda guerile për të pasur shanse më të mira mbijetese dhe për të realizuar misionin e tyre. Sipas këtij koncepti grupet do të kenë misionin e dyfishtë të organizimit të bërthamave të rezistencës dhe gjithashtu të krijimit të rrjetit operacional të inteligjencës. Grupet e rezistencës do të ndihmojnë grupet e tjera të “zbulimit e armatosur” dhe do të hedhin bazat për krijimin e aparatit të kryengritjes. Plani aktual për Shqipërinë parashikon një rivlerësim pas mbylljes së fazës së parë të zbulimit, ku do të zbatohet aspekte të reja të programit. Për arsye të kohës së nevojshme për marrjen e një vendimi të tillë, fazat fillestare mund të humbasin një pjesë të efektivitetit të tyre. Si një alternativë ndaj programit të diskutuar më sipër, është dhe programi që kërkon më shumë kohë, i krijimit të linjave të korrierëve mes qendrave të rezistencës. Ky program i ngadaltë mund të realizojë objektiva të kufizuar por përjashton mundësinë e organizmit të revoltës në të ardhmen e afërt, prandaj një program i tillë nuk do të avanconte objektivat e politikës së jashtme të SHBA në rajon. Gjithashtu është e mundur që sipas prezantimit të mundësive, numri i shqiptarëve jashtë vendit të mos jetë i mjaftueshëm për krijimin e forcës shtesë që nevojitet për përmbysjen e shpejtë të regjimit të Hoxhës, prandaj mund të nevojitet që ajo të plotësohet me njerëz të kombësive të tjera. Një veprimi tillë do të ishte i dëshirueshëm nga pikëpamja operacionale por nuk përputhet me politikat aktuale të SHBA, pra operacioni shqiptar duhet të jetë, të paktën në dukje i organizuar dhe sponsorizuar nga shqiptarët.

Vendet e tjera

Agjencitë e inteligjencës së Francës, Greqisë e Italisë janë njohur me orvatjen tonë amerikano-britanike, dhe besohet se dhe agjencitë jugosllave e sovjetike janë njohur me aktivitete tona në Shqipëri. Prandaj dhe realizimi i suksesshëm i të gjitha fazave të operacionit po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Britanikët nuk janë shqetësuar asnjëherë se mund të merret vesh përfshirja e tyre në operacion. Por siç është parë nga refuzimi i tyre për të na dhënë bazën e Maltës apo të Cirenaica, ata po përpiqen të bindin ministrinë e brendshme se nuk do të ketë prova të qarta për përfshirjen e tyre në operacion. Edhe ne mendojmë se transparenca për operacionin nuk është një pengesë e madhe për sa kohë që sovjetikët nuk marrin prova konkrete të pjesëmarrjes së Britanisë ose SHBA. Megjithëse Tito nuk ka ndërmend të bëjë në Shqipëri veprime të ngjashme me ato të SHBA e Britanisë, ai i njeh mirë qëllimet tona dhe po përgatitet të jetë në pozitë të favorshme për të shfrytëzuar çdo zhvillim. Prandaj mund të jetë e nevojshme të marrim në konsideratë dhe arritjen e një marrëveshjeje me Titon në lidhje me Shqipërinë. Një zhvillim i mundshëm që mund të vijnë si rrjedhim i aktivitetit SHBA-Britani është reagim i mundshëm i BRSS që do të ishte një disavantazh për SHBA. Bashkimi Sovjetik mund të dërgojë në Shqipëri trupat e tij ose të vendeve satelite, por kjo do të ishte diçka e rrallë.

Në konkluzion, arritja e objektivave të operacionit është shumë e dëshirueshme për Departamentin e Shtetit. BRSS me shumë gjasa nuk do të përdorë trupat e saj apo ato të vendeve satelite për të ndihmuar Hoxhën, përveçse në rastin kur mud të provojë qartësisht se kryengritja është nxitur ose asistuar nga SHBA ose Britania. BRSS gjithashtu nuk do të sulmonte kombe perëndimore apo Jugosllavinë, dhe as marrëdhëniet Lindje-Perëndim nuk do të përkeqësoheshin në rast të përmbysjes së pushtetit në Shqipëri, apo në rast të një lufte të zgjatur civile në Shqipëri. Përmbysja e regjimit të Hoxhës do të reduktonte nxitjen e Kremlinit për agresion ushtarak, prandaj ne kemi shumë për të fituar me suksesin e operacionit, për të ardhmen afatshkurtër. Avantazhe nga operacioni do të kemi edhe në rast se nuk realizohet përmbysja e plotë të Hoxhës. Forca shtesë që do të përforcohet me anëtarë jo-shqiptarë nuk do të përdoret, pasi do të vinte në rrezik sigurinë e operacionit. Një masë e konsiderueshme ndihmash nga jashtë si armë e municione duhet të vijnë për të siguruar rezultatet finale të operacionit britaniko-amerikan, pasi dhe natyra e popullit shqiptar kërkon prova të dukshme për mbështetje të jashtme, për të vepruar në raste të tilla. Për realizimin e objektivave politikë të SHBA rekomandohet që të përdoren të gjitha mundësitë me qëllimin final përmbysjen e regjimit shqiptar të sponsorizuar nga Kremlini. Për të realizuar këtë një plan i ri operacional do të hartohet bazuar në eksperiencën e deritanishme. Misionet e zbulimit në Shqipëri do të organizohen sipas parimit të zbulimit të armatosur, që ka si prioritet krijimin e shpejtë të qendrave të rezistencës. Programi dytësor i luftës psikologjike i parashtruar më sipër, do të zhvillohet dhe zbatohet sa më shpejt. Autoritetet kompetente duhet të miratojnë përdorimin e “grupeve të armatosura të zbulimit”, ndërsa më vonë kërkohet aprovimi i departamentit të Shtetit për dërgimin e sasive të konsiderueshme të armëve.