BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Dossier

“Katharsisi” që shënoi fillimin e rënies së PS dhe fundin e Nanos, mbledhja e famshme e KPD, “faturë” e shtrenjtë për socialistët

“Katharsisi” që shënoi fillimin e rënies së PS

Modeli qeverisës i një vendi reflektohet te partitë politike. Për Shqipërinë mund të thuhet fare lehtë se dy forcat politike identifikohen me modelin drejtues centalizues ku autoriteti i vendimmarjes përqëndrohet në duart e kryetarit aq sa pjesa më e madhe e përgjegjësisë së historisë së udhëheqjes së kësaj partie apo qeverisë i ngarkohet atij. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dominuar për 32 vite jetën politike në Shqipëri. PD është karakterizuar si forcë politike e ndërtuar sipas kultit të Sali Berishës. Periudhat afatshkurtra 1992-1995, 1995-1997 dhe 2013-2022 rezultuan një fasadë e drejtimit të pandërprerë dhe të pakontestueshëm të Berishës. Nga ana tjetër, rivalët historikë të demokratëve, socialistët krijuan për afro 10 vite iluzionin e drejtimit të shtëpisë së tyre politike nëpërmjet debatit, garës së hapur dhe ballafaqimit të fraksioneve. Por, në vitet 2001-2002, ky mit u rrëzua përfundimisht me fuqizimin absolut të Fatos Nanos, i cili siguroi marrjen e pushteteve në dy frontet partiak dhe qeverisës: kryetar partie dhe kryeministër. Rënia e PS nga pushteti në 2005 i hapi rrugën periudhës Rama në parti, i cili ka drejtuar pa ndërprerje për 17 vjet partinë më të madhe të majtë në Shqipëri.

Fuqizimi i Metës frikëson Nanon, kreu i PS “kryqëzatë” kundër kryeministrit që e “bekoi” vetë

Një kapitull që ka ndarë opinionin publik në dy pjesë është mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS në dhjetor 2001, i cili zgjati për 3 ditë. Fatos Nano ishte rikonfirmuar kryetar i partisë në pushtet në tetor 1999 duke mundur në përballje direkte kryeministrin e kohës Pandeli Majko me rezultatin 297 vota kundër 261. Edhe pse Majko u mbështet nga një tjetër eksponent i lartë i socialistëve, Ilir Meta, nuk mundi të rrëzonte Nanon. Në mbledhjen e KPD në dhjetor 2001, socialistët kishin siguruar mandatin e dytë qeverisës në 24 qershor 2001 duke mundur PD dhe Berishën. Meta mori bekimin e Nanos për të drejtuar për herë të dytë në karrierën e tij qeverinë. Gjatë kësaj kohe, fuqia e tij u shtua shumë jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe atë politik duke krijuar grupimin e tij me ministra kundër Nanos. Në këtë situatë, duke parë dhe akuzat e rënda ndaj PS për përfshirje në afera korruptive si: shitja e 157 ndërmarrjeve të mëdha publike dhe Bankës Kombëtare Tregtare për shifra qesharake, shpërdorimi i 1.150 miliardë dollarëve dhe shumë privatizime të tjera kontradiktore, Nano thirri Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të PS nën moton “Lëvizja për Katharsis” duke propaganduar spastrimin e shumë zyrtarëve dhe eksponentëve socialistë që kishin dëmtuar rëndë imazhin e partisë dhe parimeve të saj. Edhe pse në fillim, opinioni publik i kohës dhe shumë simpatizantë të majtë besuan se Nano po realizonte një reformin të partisë, koha dhe vitet e ardhshme provuan krejtësisht të kundërtën, kontrollin e plotë të PS dhe qeverisë në duart e Fatos Nanos dhe forcimin e kultit të tij politik si politikan i pamposhtur. Një mbledhje e përzier midis “gjyqit publik” dhe spektaklit humoristik, e ktheu Ilir Metën dhe shumë prej ministave pro-tij Anastas Angjeli (Ministri i Financave), Mustafa Muçi (Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit), Bashkim Fino (Ministri i Punëve Publike dhe Turizmit), Arta Dade (Ministre e Punëve të Jashtme), Ndre Legisi (Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit), etj., në shënjestrat e preferuara të Nanos duke i akuzuar për shpërdorim detyre, mungesë aftësie politike, etj. Madje, kryetari i asaj kohe socialist nuk kurseu as batutat dhe ironitë personale si “vlen më pak se një lavatriçe”, (Ulqini), “nuk kuptoj anglishten tënde” (Dade), “mos rri me Mirin e Xhikes” (Fino), “i kërkove Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi lirimin e Artur Grorit, i kupton me vështirësi mesazhet politike”, “Naçi-Muçi-Baçi”, “Caci”, etj. Duke shfrytëzyuar sulmet e opozitës dhe pakënaqësitë e socialistëve ndaj disa prej këtyre eksponentëve, si dhe karizmën dhe burgosjen politike nga rivali historik Berisha në vitet 1993-1997, Nano instaloi pushtetin e tij në strukturën e PS si dhe ia doli të dobësonte politikisht rivalin e brendshëm Ilir Meta duke sjellë dhe dorëheqjet e Mustafa Muçit, Bashkim Finos dhe Anastas Angjelit nga postet ministrore. Ky moment dhe rikonfirmimi si lider i socialistëve në vitin 2003, abuzimet e vazhdueshme me pushtetin, keqqeverisja dhe rritja e një deliri madhështie nëpërmjet shprehjeve të Nanos që kanë mbetur në “folklorin” e politikës shqiptare si “Jam Fatos Nano dhe mbrapa më vjen historia” si dhe “Qëndroj aq lart sa e keqja nuk më arrin as thembrat” shënuan degradimin e ngadaltë, përçarjen e PS dhe në përfundim, rënien nga pushteti në 2005 bashkë me qëndrimin e vështirë në opozitë për 8 vite. Një rol jo pak të rëndësishëm në goditjen përfundimtare të Nanos dhe socialistëve në 2005 dha dhe Ilir Meta. Fillimisht, në 18 mars 2002, ai bashkoi votat me armikun e tij dhe të Nanos, Sali Berishën për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm të kohës, Arben Rakipin, i cili konsiderohej si njeriu besnik i Nanos. Në qershor 2002, kur Nano bëri të gjitha përpjekjet që të zgjidhej president, Meta kërcënoi PS me zgjedhje të parakohshme duke bllokuar kandidaturën e Nanos. Ky i fundit së bashku me Berishën pranuan të zgjidhnin Alfred Moisiun si president në 24 qershor 2002. Por, lufta hakmarrëse e Metës ndaj Nanos dhe PS u shënua përfundimisht në vitin 2003 për të themeluar LSI. Votat e tij në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 rodhën nga socialistët duke dobësuar akoma më shumë Nanon. Duke parë humbjen e madhe në zgjedhjet e atij viti dhe rënien e popullaritetit të tij, Fatos Nano u tërhoq nga politika pas 3 korrikut 2005, megjithëse ka tentuar 2 herë të tjerë të zgjidhej president, por socialistët nuk i dhanë më mbështetje madhore. Pas 14 vitesh në krye të PS dhe 4 vite e gjysmë në total si kryeministër, Fatos Nano mbylli ciklin e tij politik. Në një dalje të fundit televizive, ai u shpreh se nuk duket se i ka prishur punë askujt në politikë, edhe kundërshtarëve të tij dhe se delegoi më shumë pushtet se duhet te vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Gazeta “SOT” do të sjellë për ditën e sotme përplasjet e ashpra mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues.

Meta në KPD kërkon dorëheqjen e Nanos

Pas dorëheqjes së 3 ministave të sipërpërmendur të kabinetit “Meta 2”, kryeministri i kohës dhe lideri socialist, respektivisht Meta dhe Nano hodhën akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit. Meta i kujtoi Nanos se po përmend më shpesh burgosjen politike në periudhën 1993-1997 nga PD dhe Sali Berisha aq sa ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, i cili vuajti 27 vite burg kundër regjimit të aparteidit në vend nuk e përmendte vazhdimisht në media. Duke parë se Nano po i dobësonte pushtetin dhe ndikimin politik, Meta kërkoi me këmbëngulje që Nano të dorëhiqej nga posti i kreut të PS duke e akuzuar se po përçan partinë dhe po lufton për interesa personale. “Duhet të fillojmë nga puna dhe të ngremë besimin e socialistëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. I dashur, Fatos. Ju dëgjoj të përsërisni pambarimisht burgun e Berishës. Vështirë të dëgjosh një ish-të burgosur politik që ta përmendë burgun kaq shpesh sa ju. Jam i bindur se as Mandela nuk e ka zënë në gojë kohën e burgut kaq shumë sa e zutë ju gjatë mbledhjes së KPD. Për burgun tuaj kemi folur të gjithë, nga dera në derë, nga mbledhja në mbledhje, nga sheshi në shesh, nga mitingu në miting. Por, tani mendoj se ka ardhur koha që politikën ta bëjmë me kontribute të reja, jo me kuptime apo me hesape personale”, deklaroi Meta në mbledhjen e KPD.

Nano-Metës: Bashkëpunon me krimin, po drejton Shqipërinë si fashist

Pas fjalës së Metës, lideri socialist Nano premton se në radhët e partisë do të përfunojë procesi i katharsisit (në greqishten e vjetër “pastrim shpirtëror nga mëkatet”, në politikë ka kuptimin e spastrimeve të kundërshtarëve). Ai hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit për përfshirje në korrupsion, abuzime me pushtetin, lidhje me krimin e organizuar, bashkëpunim me Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën e Sali Berishës, pasurimit të paligjshëm dhe drejtimit të Shqipërisë në mënyrë fashiste. Nano shton se nuk do të lejojë që Meta të shkatërrojë PS dhe Shqipërinë. “Kryetari i partisë do të kërkojë dhe do të vazhdojë të kërkojë në institucionet përfaqësuese të partisë dhe me zgjedhësit në mënyrë krejt transparente që ky katharsis të vazhdojë dhe të përfshijë të gjithë fenomenologjinë, mbartësit e saj, defektet e politikave të institucione politike dhe shtetërore. Të gjitha mekanizmat që çalojnë janë të bllokuar dhe duhen transformuar sepse kjo është zgjidhja radikale që kërkon shoqëria shqiptare në marrëdhëniet e çfarëdo mazhorance qeverisëse me çfarëdo opozite. Në 10 vjet ky mekanizëm në mënyrë absurde është bllokuar dhe prodhon urrejtje dhe destabilitet. Ilir Meta dhe shpura në qeverinë e tij që është lidhur kokë e këmbë me korrupsionin. Ta dëgjojë dhe mësojë mirë se nuk nuk do lejojmë siç ka ndodhur deri tani qeverisje të korruptuar, me trafiqe e abuzime, krahinorizëm dhe grupime interesash antiligjore që synojnë pasurimin e shpejtë përmes përdorimit të pushtetit. Kë të besoj, kryeministrin që sapo foli këtu në KPD apo kryeministrin që lejon që nga zyrat e FRESSH-it që ka krijuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare të vazhdojnë të manipulohen afera shumë milionëshe? Të besoj kryeministrin që kemi zgjedhur të na drejtojë drejt të ardhmes europiane apo Ilirin që po qeveris me njerëz të botës së krimit, të identifikuar për lidhje tepër të ngushta dhe aspak ligjore me të?! Kryeministri Ilir Meta po e drejton qeverinë dhe Shqipërinë në mënyrë fashiste duke bërë lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij në zyrën e agjensive të specializuara të shtetit, nga policia deri tek Gjykata apo Prokuroria. Unë nuk do të lejoj, që qeverisja të shkatërohet e sundohet prej Ilir Metës për shkak të presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve të partisë duke i diktuar të heshtin, me metodat që po ushtron Ilir Meta, po e përsëris, që po drejton në mënyrë fashiste. Kryeministri Ilir Meta ka histori të vjetra me SHIK, që e detyrojnë t’i shërbejë djallit Berisha për shkatërrimin e PS. Ai i ka kthyer kurrizin partisë, forumeve, kryetarit dhe po punon me miqtë e tij me probleme ligjore vetëm për interesat e tij personale. Duhet të jesh nga Skrapari që të gjesh një vend të lartë në administratën shtetërore ose me njohje në grupet e lidhura me krimin dhe pushtetin e Ilir Metës”, u shpreh Nano ndaj Metës.

Më të lexuarat