
Detaje të reja/ Kush është “personi me rrezikshmëri të lartë” që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur dhe viktima

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Kontribuan në luftën partizane dhe ngritjen e ushtrisë shqiptare, ja kush janë gjeneralët Veli Dedi, Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi dhe Vehbi Hoxha

Shkruar nga Sakip Cami 16 Dhjetor 2022
4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënura, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtrakëve të lartë që konntribuuan për krijmin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur gjeneralët Veli Dedi, Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi dhe Vehbi Hoxha gjatë luftës partizane dhe në ringritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vejtorit të krijimit FA.
Hero i Popullit, Nderi i Kombit, gjeneral major Veli Dedi, trimi nga Medvegja, luftëtar internacionalist
Me 5 prill 1912, ne fshatin Dede te Komunes se Medvegjes ne Kosoven lindore, ne familjen e Jasharve, bashkshorteve Musa Jashari dhe Gjyle Radinoci u lind femija i tetë, Veli Dedi. Shkollen fillore e kreu ne Medvegje e Gazdar, te mesmen-gjimnaz ne Leskoc. Fakultetin e makinerise e kreu ne Beograd. Me 1932 punoi ne nje firme ne Shkup me synim per te shkuar ne Turqi, por sic thote vete ai ne kujtimet, nje shkrim i Bedri Pejanit ndikoi qe te vinte ne Shqiperi. “... Pasi erdhi ne Shqiperi vazhdoi shkollen mbreterore te oficerve, por nje heresh i lindi deshira per te shkuar ne Akademi Ushtarake ne Itali, gje qe e shtyu per te mesuar gjuhen Italiane shume shpejt. Keshtu ne vitin 1934 shkoi ne itali per studime ushtarake, ku per dy vite kreu Akademine e Xhenjos e te Artilerise ne Torino. Gjate qendrimit ne Shqiperi dhe Itali njihet me shume patriote shqipetare, si, Ali Kelmendi, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Emrush Myftari, Sali Vuciterna, Ibrahim Gjakova, Xhemal Kada, Asim Vokshi (nje nder shoket me te ngushte te tij), etj. Me 1933 behet antar i Komitetit te Mbrojtjes Kombetare te Kosoves. Vazhdimisht e derisa nderroi jete, mendja i punonte e zemra i rrihte per Atedheun, per Shqiperine e Kosoven e per mbare trojet shqiptare.
Kontributi i Veliut në luftën e Spanjës
Kur fashistet e Frankos iu versulen Spanjes Repuplikane ne 1936-en, Veliu u nis ne mbrojtje te lirise se popullit spanjoll bashke me Asim Vokshin, Ramiz Varvaricen, Xhemal Kaden, Zef Hotin, Musa Fratarin, Thimio Gogozotin e te tjere qe dhane jeten, gjene me te shtrenjte te njeriut, per nje ideal te madh, per lirine e popullit spanjoll. Shoket e tij te luftes, Petro Marko, Skender Luarasi, Justina Shkupi, Zef Prela e te tjere sebashku me shume luftetare spanjoll te lirise, e vullnetare antifashist italiane, ne shume beteja te fronteve te rezistences spanjolle dhe luftime te brigadave internacionaliste, pane Veliun te hidhej me trimeri te rralle kunder fashisteve, me thirrjen “NO PASERA!”. Në vitin 1946 kthehet ne Shqiperi me graden e Majorit Francez sebashku me bashkeshorten Elena, nje Italiane, antifashiste qe e njohu ne Marseje e cila iu be bashkpuntore dhe krah gjate gjithe jetes se tij. Pas kthimit ne Atdhe me graden e majorit francez, emerohet ne detyren e Drejtorit te Xhenios se Ushtrise Shqiptare, ku dha nje kontribut te larte ne organizimin, kompaksimin e konsolidimin e trupave xheniere, si dhe ne fortifikimin e brezit kufitar per perballimin e provukacioneve te monarko fashisteve greke te gushtit 1949. Gradualisht mori gradimet ne ushtrine Shqiptare deri me graden e Gjeneral Majorit dhe titullin me te larte ‘’Hero i Popullit’’. Gjeneral Major Veli Dedi ka meriten e vecante per kontributin e jashtzakonshem qe dha personalisht per cminimin e mese 40 km front bregdetar te Shqiperise, te minuara gjate Luftes se Dyte Boterore nga nazistet gjerman. Pas daljes ne pension, Gjeneral Veliu u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i Komitetit Kombetare te Veteranve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare per shume vite me rradhe dhe nje heresh edhe Antar i Forumit Drejtues te Federates Internacionale te Rezistences Antifashiste (FIR-it). Gjeneral Major Veli Dedi vdiq me 3 Prill 1995 ne Tirane.
Heroi i Popullit, Gjen.Leit. Sadik Bekteshi, ish zv.mistër i Mbrojtjes, ish drejtor politik i ushtrisë
Lindi më 1915 në Vuthaj, të krahinës shqiptare të Plavës e të Gucisë. Familja e Sadikut që nga viti 1913, është përzënë prej barbarëve serb tri herë prej trojeve të veta dhe përfundimisht, pasi i dogjën dhe u shkatërruan shtëpi e katandi, më 1930 u vendos në Shkodër, ku kaloi një fëmijëri në varfëri, por gjithnjë i edukuar me ndjenjën patriotike.Sadiku, megjithse i varfër, i dëshiruar për shkollë, ndoqi mësimet në gjimnazin e Shkodrës, ku u njoh me Qemal Stafën e shokë të tjerë dhe u përfshi në lëvizjen përparimtare të kohës.
Ai u gjykua dhe u dënua nga regjimi i Zogut, bashkë me Qemal Stafën e të rinj të tjerë. Dënimin e vuajtën në një fshat të Beratit, ku e gjeti pushtimi fashist. Pasi shpërthyen burgun, Sadiku u kthye në Shkodër. Atje ai u përfshi në lëvizjen antifashiste, duke u bërë një nga drejtuesit kryesorë të protestave, demostratave dhe aksioneve kundër okupatorit fashist. Për këtë aktivitet, u arrestua dhe u internua në Itali, në ishullin Ventotene dhe si një nga më të rrezikshmit, izolohet në burgun e Barit. Me t’u liruar nga internimi, Sadiku u kthye në Shkodrën e tij të dashur, në gjirin e bashkëluftëtarëve të tij, Tuk Jakova, Vasil Shanto, etj. Ai u bë një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Nacionalçlirimtare në Qarkun e Shkodrës, si drejtuesi kryesor i Qarkorit të Shkodrës, komandant i çetës së parë, dhe më vonë i Batalionit “Perlat Rexhepi”, që luftoi jo vetëm në Qarkun e Shkodrës, por edhe në krahinat e tij te lindjes, në Plavë dhe në Guci, në krahinat e Tropojës, Hasit e Kukësit.Sadiku qe një nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u morën vendime historike, që Kosova pas çlirimit nga fashizmi të kishte të drejtën për vetëvendosje. Ai e përfundoi luftën si komandant i Brigadës 27 Sulmuese. Pas çlirimit të atdheut, Sadiku me të njejtin vrull dhe përkushtim ju përvesh punës për riorganizimin dhe transformimin e ushtrisë, nga partizane në ushtri të rregullt kombëtare. Ai duke patur detyra të larta drejtuese, si Drejtor Politik i Ushtrisë, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, Drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake dha një kontribut të veçante në rritjen dhe forcimin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë, për mbrojtjen e pavarësisë së atdheut. I zgjedhur për disa legjislatura deputet i Kuvendit Popullor. Sadiku gjithë jetën ka patur preokupim të madh çështjen për çlirimin e Kosovës. Ai e ka ndjekur dhe mbështetur me përkushtim luftën për çlirimin e Kosovës. Që në fillim mbështeti Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhe përshëndeti ndërhyrjen e NATO-s, për rivendosjen e paqes dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.Fatmirësisht Sadiku e pa Kosoven e lirë. Ai vizitoi të gjitha krahinat e saj, u takua atje me bashkëluftëtarët e tij të vjetër e të rinj dhe bashkëkombasit e tij.
Gjeneral Vehbi Hoxha, Hero i Popullit, ish zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare
Vehbi Abaz Hoxha lindi më 13.03.1916 në katundin Tërbaç të Vlorës, në një familje të besimit mysliman. Babai i tij ishte hoxhë fshati, por me ndjenja atdhetare të shquara. Arsimin fillor Vehbi Hoxha e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1935 përfundoi studimet në shkollën e mesme tregtare italiane në Vlorë.
Në qershor të 1943-shit Vehbiu u inkuadrua në çetën partizane “Halim Xhelo” të Qarkut të Vlorës e mandej në çetën partizane të Mallakastrës. Në muajin gusht 1943, me formimin e Brigadës së Parë Sulmuese u rreshtua në efektivat e saj dhe caktohet komandant toge, në tetor emërohet zëvendëskomisar kompanie dhe në dhjetor komandant i Kompanisë të Batalionit V të Brigadës së Parë Sulmuese. Disa ditë pas çlirimit të Shqipërisë, emërohet komandant i Brigadës së 24-t Sulmuese. Në prillin të 1945-s Vehbi Hoxhës i ngarkohet detyra e komandantit të Brigadës së 17-të Sulmuese me gradën Kapiten I. Pas riorganizimit strukturor të ushtrisë, në shkurt të 1946-s, Vehbiu emërohet komandant i Regjimentit të 3-të të Divizionit të Tretë të Këmbësorisë, ndërsa në maj të po atij viti emërohet komandant i Regjimentit të 31-të të Divizionit të Pestë të Këmbësorisë. Në dhjetorin e 1947-s dërgohet për studime të larta në Akademinë Ushtarake “Frunze” në Moskë. Më 26.11.1951, me gradën nënkolonel, Vehbi Hoxha emërohet shef i degës operative në Drejtorinë e parë të Shtabit të Përgjithshëm, ku punoi me përkushtim e seriozitet, derisa u dërgua përsëri për studime të larta ushtarake në Moskë, në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm “Voroshillov”. Pasi i përfundoi studimet me rezultate të larta, në moshën 40-vjeçare, në kulmin e pjekurisë profesionale kthehet në atdhe dhe në 23.11.1955 emërohet përsëri shef i Degës së Përgatitjes Operative në Drejtorinë e parë të Shtabit të Përgjithshëm. Pas një viti e gjysmë, më 1966-n, Vehbi Hoxha emërohet drejtor i Drejtorisë së Zbulimit në Shtabin e Përgjithshëm. Për këto merita, me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, në vitin 1957 gradohet gjeneral-major. Në vitin 1963 emërohet komandant i Korpusit të 7-të të Këmbësorisë dhe tre vjet më vonë, në vitin 1966, emërohet komisar i Korpusit të 9-të të Këmbësorisë. Në të dyja korpuset, në atë të Burrelit dhe të Shkodrës, ku gjeneral Vehbi Hoxha punoi dhe drejtoi për rreth katër vjet e gjysmë, evidenton aftësitë e tij të veçanta si komandant dhe drejtues i njësive të mëdha operative. Më 26.12.1967, Vehbi Hoxha emërohet drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe më 1970-n emërohet edhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, ku punoi pesë vjet, duke përballuar një volum pune të tensionuar dhe të mbushur me aktivitete të rëndësishme me shpalosje në bazë ushtrie dhe vendi. Në vitin 1972 emërohet inspektor i përgjithshëm dhe më 1974-n përgjegjës i grupit të inspektorëve të përgjithshëm në MMP.Vehbi Hoxha emërohet drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Përgjithshëm të MMP-së dhe më pas i besohet detyra e komandantit në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm, ku shërbeu deri në vitin 1977.Në moshën 61-vjeçare doli në pension.
Gjeneral Nexhip Vinçani, Nderi i Kombit, ish komandant i Br IV dhe ish Zv.Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
(Gjenerali që u varros me plumbin në trup)
Biri i atdhetarit të shquar Kareman Vinçani (Dervishi), pasi mbaroi shkollën fillore në Vinçan, filloi mësimet në Liceun e Korçës. Më pas vazhdoi mësimet në Shkollën Mbretërore Ushtarake në Tiranë dhe i përfundoi në Gjimnazin e Shkodrës në vitin 1939. Ishte shok i ngushtë i Qemal Stafës e Sadik Bekteshit. Nexhip Vinçani studimet universitare i kreu në Romë.Sa dëgjoi kushtrimin e nënës Shqipëri, si gjithë bashkëmoshatarët u kthye në atdhe.Menjëherë, Nexhipi dhe shoku i tij i ngushtë, Pëllumb Dëshnica caktohen nga Qarkori i Korçës të organizojnë rezistencën dhe luftë kundër okupatorit italian. Nexhip Vinçani, nga viti 1940 deri në maj 1943 ishte drejtues dhe organizator kryesor në qarkun e Korçës, komandant dhe intelektual i talentuar. Në qarkun e Korçës në fillim ai organizoi njësitet e armatosura.Më vonë, në fillim të vitit 1942 deri në shtator të atij viti punoi në organizimin e çetave, si ajo e Pogradecit, Gorës, Vithkuqit etj., gjithsej 15 çeta partizane.Në janar-mars 1943 numri i çetave sa vjen e shtohet. Baza politike e këtyre çetave ishin Këshillat Nacionalçlirimtare të zgjedhura nga populli, pothuajse në çdo fshat të qarkut të Korçës.Bilanci luftarak i Nexhip Vinçanit është shumë i pasur. Ai mori pjesë në 255 ditë luftime. Është plagosur në luftimet për çlirimin e Pogradecit dhe ka vdekur me plumbin në bark. Komandant Nexhipi ka drejtuar me aftësi të rrallë luftimet që ka zhvilluar Brigada IV S në dy operacionet armike, atë të Dimrit dhe të Qershorit.Komandant Nexhipi u caktua zëvendëskomandant i Shtabit Operativ për çlirimin e Tiranës. Luftimet e Brigadës IV S ishin shumë të suksesshme.Pas çlirimit të vendit, për merita të shquara gjatë LANÇ, Nexhip Vinçanit iu dha grada kolonel e më pas gjeneral major. Mbasi kreu me sukses Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm “Voroshillov” në BS, Nexhipi dha një kontribut të çmuar për modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.Caktohet zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe më 1956 komandant i Mbrojtjes Bregdetare. Mirëpo, gjithë vlerat e gjeneral Vinçanit, pas çlirimit filluan të zbehen dhe të mohohen, duke e spostuar gradualisht dhe cilësuar “antiparti”, nga diktatura e Enver Hoxhës dënohet padrejtësisht, duke e larguar përfundimisht nga Ushtria. Vdiq në Tiranë më 06.02.1997, duke lënë për historinë e brezat veprën dhe emrin e tij.
Më të lexuarat


Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga forca e shpullave, ja si Meta e Topalli “skuqën” njëri-tjetrin me akuza dhe fyerje nga më të rëndat ndër vite, sot s´ka asnjë njollë të kuqe në faqet e tyre

Kur ligjet dhe Kushtetuta ndryshohen për të deformuar demokracinë, Berisha dhe Rama tjetërsuan “dokumentin e shenjtë” në 2008 me telefon për të monopolizuar politikën, ja “krimet” e kryera ndaj sistemit politik në vend

1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Sot aleatë, ja si Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në vitin 2000 pas revoltave që nisën për zgjedhjet lokale, “grushti i shtetit” në Tropojë prodhoi 1 viktimë dhe 30 të plagosur

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare
