Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kujtimet e komandantit të Brigadës së Parë Muhamet Prodani: Ja si u çlirua Tirana nga gjermanët dhe lufta heroike e popullit tiranas

Postuar: 17/11/2019 - 15:50

Lufta e Tiranës ka hyrë në histori si momenti i kalimit të forcave partizane në formacione të rregullta luftarake dhe është mbajtur si baza e krijimit të ushtrisë së rregullt shqiptare. Në këtë betejë dolën elementet e parë të luftës frontale si barrikadat ku forcat çlirimtare luftoni në ballë përballë forcave pushtuese gjermane. Sipas librit të kujtimeve “Nga lufta në luftë”, të Komandantit të Brigadës së Parë Gjeneral Lejtnant Muhamet Prodani, brigada e I Sulmuese mori detyrën t’i afrohej Tiranës në gjysmën e parë të shtatorit 1944, por as komanda e brigadës dhe as vetë komandanti i Divizionit të I nuk shikonin mundësinë e sulmit mbi Tiranë me vetëm një brigadë, nga u kërkua që të vinte dhe brigada e 4 sulmuese dhe dy o tre brigada të tjera me eksperiencë në përballjen luftarake.

Në kujtimet e tij, komandanti i Brigadës së Parë Sulmuese tregon se: “Tirana nuk sulmohej partizançe, sulmo e tërhiqu. Është e vërtetë që nyjet nevralgjike qenë të rimarra por që të fillohej beteja me gjermanët, duhej të kalonim nga forca partizane në formacione të rregullta ushtarake. Shtabi i Brigadës së I, pas luftës së Krujës me një letër të Hysni Kapos mori urdhër t’i bashkohet forcave që do të çlironin Tiranën dhe për këtë duhej marrë kontakt me shtabin e Dvizionit të I.

Për këtë arsye, brigade e parë u përqendrua në fushime me batalione dhe u organizua furnizimi me armatime me vetë repartet. U organizua komanda e vendit në qytet dhe në lagje që vareshin nga divizioni i parë dhe më vonë nga Korpusi me detyrë ruajtjen e rendit, spastrimin e zonës nga elementët e rrezikshëm, evakuimin e popullsisë dhe veprime të tjera të cilat do të ndihmonin popullatën për rreziqet që vinin nga beteja ballë përballë. Në të njëjtën kohë u dha urdhër nga Enver Hoxha nëpërmjet Hysni Kapos që asnjë ushtar gjerman apo kolaboracionist të mos pushkatohej dhe për këtë qëllim u krijua batalioni i disiplinës në lidhje me terrenin dhe u hap kampi i përqendrimit. Në Brigadën e parë ishin të atashuar edhe dy ushtarakë anglezë, Majori Ridëll dhe një kapiten, të cilët e ndoqën këtë brigadë në luftimet e Dibrës, Matit dhe Krujës dhe nga aty i kërkuan komandës së Mesdheut ndihma në armatime dhe ushqime për luftimet në Tiranë.

Ndihma nga aleatët ishte një vlerë e çmuar për luftën e Tiranës, dhe ishte shumë e rëndësishme për armatimin e ushtrisë në përballje me gjermanët. Gjatë gjithë tetorit, Brigada e I u mor me organizimin, armatimin dhe ishte në pritje të trupave të tjera të cilat do të sulmonin Tiranën. Gjatë kësaj kohe në radhët e gjermanëve kishte lëvizje të rrufeshme. Gruparmata (E) e përqendruar në Greqi nga e cila varej Korpusi 21, me qendër në Shqipëri, me kohë kishte filluar tërheqjen e forcave në veri. Në 25 tetor u largua për Shkodër komanda e korpusit gjerman duke lënë një garnizon me 3000 ushtarë në Tiranë, nën komandën e divizionit të 297. Atë komandanti i Korpusit gjerman shpërndau qeverinë kuislinge dhe aparatet e saj. U shpërnda xhandarmëria dhe njerëzit e Ballit u larguan për në Prezë dhe më pas për në Shkodër. Pas asaj dite, në Tiranë nuk kishte më asnjë forcë shqiptare të armatosur nga ku xhandarë te Selvia u bashkuan me forcat partizane, ndërsa 10 xhandarë me Osman Gazepin u tërhoqën nga gjermanët. Detyrat e forcave gjermane në Tiranë ishte të ruanin rrugën e tërheqjes së forcave që ishin në Greqi, pasi ushtria e kuqe kishte marrë Nishin dhe Shqipëria kishte ngelur i vetmi rrugëkalim. Forcat e ballit që pas operacionit të dimrit e sidomos të qershorit u shkrinë dhe masa më e madhe e tyre u bashkua me brigadat partizane.

Në 29 tetor i dhamë urdhër batalionit të III dhe IV të bënin një sulm spontan mbi ujësjellësin e Rapi Treshit, kazermat e xhenjos, Varri i Bamit dhe në mëngjes të ktheheshin në fushimet e tyre jashtë Tiranës. Batalionet pas një lufte të ashpër dhe shumë gjakderdhëse kishin thyer rezistencën gjermane dhe kishin dalë në sheshin Avni Rustemi. Ndërkohë që nga gjermanët mbahej Postëtelegrafa dhe ura që të çonte në Ali Dem. Ramë në dilemë të tërhiqeshim apo jo pasi u derdh shumë gjak dhe pozicioni ishte i pafavorshëm. I shkrova shtabit të Divizionit për gjendjen dhe prisja urdhrin. Nuk na ngeli kohë të mendojmë, gjermanët na sulmuan dhe ne kaluam sërish në mbrojtje. Për të parë gjendjen erdhi Mehmet Shehu. Inspektoi frontin dhe mu përgjigj ashpër: “Nuk mund të kuptosh fatalitetin e këtij veprimi pasi nuk kemi asnjë forcë tjetër të lirë, as brigadën e IV S”. Në përfundim vendosëm që e gjithë brigada e I-rë të futet në luftim. Gjatë natës afruam batalionin e dytë në krah të majtë të Lanës, batalionin e deri në autorepart dhe një batalion tjetër mbi Tiranë në pritje të udhëzimeve të divizionit. Kështu u sulmua Tirana nga Brigada e I-rë S në 5 km front, përballë çelikut dhe betonit e me gjak të pallogaritshëm çliroi Tiranën. Në 5 nëntor i kam kërkuar korpusit të tërhiqemi pasi kishim 50 të vrarë dhe morali i brigadës ishte lëkundur. Në 11 nëntor erdhën brigade e 4 dhe brigade e 8 nga ku u krye sulmi vendimtar mbi Tiranë. Brigada e I-rë doli në rrugën e Durrësit, pushtoi Radio Tiranën, centralin elektrik dhe Burgun e Vjetër. Nuçi Tira, zbuluesi i brigadës, nëpërmjet një njeriut të tij në Gestapo më njoftoi se trupat gjermane të Greqisë dolën në Elbasan. Kollona do të kalonte nga Tirana për në Durrës. Në këtë kohë Mehmet Shehu tërhoqi nga Tirana 3 brigada, brigadën e 4 dhe brigadën e 8 dhe futën në luftë brigadën e 17-të, që ishte në Krrabë. Në 15 nëntor forcat gjermane u shpartalluan në Kërrabë, një pjesë e vogël, 10 ushtarë dhe 1 kolonel hynë në Tiranë të cilat u zunë rob te Radio Tirana. Pas shpartallimit të Krrabës brigada e parë çliroi një e nga një pikat më nevralgjike duke detyruar që forcat gjermane në mbrëmjen e 16 nëntori u tërhoqën nga përroi i Lanës dhe Tirana në 06 të mëngjesit ishte e lirë. Pas 19 ditë lufte në luftën e Tiranë ranë 127 dëshmorë, 250 të plagosur nga të cilët 117 të rënë dhe 200 të plagosur ishin nga brigada e parë. Vetëm nga qyteti i Tiranës ju bashkuan 1500 persona brigadës së parë. Ndërkohë që pati rreth 100 viktima nga radhët e popullsisë së Tiranës dhe u asgjësuan dhe u kapën rob rreth 3000 gjermanë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 08:01

Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dritë mbi të tjera ngjarje gjatë regjimit komunist. Gazeta po publikon shkrime nga mediat britanike, të cilat përshkruanin regjimin e Enver Hoxhës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:05

Ndërkombëtarët kanë zbardhur të tjera detaje sa i takon zhvillimeve gjatë regjimit komunist.

Postuar: 08/12/2019 - 07:45

Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist në Shqipëri

Postuar: 07/12/2019 - 07:26

Ndërkombëtarët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë Shqipërisë komuniste.

Postuar: 06/12/2019 - 07:06

Ndërkombëtarët zbardhin detaje nga zhvillimet e zgjedhjeve në Shqipëri më 1945.

Postuar: 03/12/2019 - 07:08

Ndërkombëtarët e kanë paralajmëruar se në Shqipëri po lindte një diktator i frikshëm.