BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Kur Shqipëria luante në Kampionatin Ballkanik të Futbollit

Kur Shqipëria luante në Kampionatin Ballkanik të Futbollit

Nga Skifter KËLLIÇI Në vend të prologut Kur më 19 qershor të këtij viti Sadiku shënoi të vetmin gol që na dha fitoren kundër Rumanisë, në ndeshjen e grupit të Euro 2016-ës, ku bënin pjesë edhe Franca me Zvicrën, zhvilluar në Lion, m'u kujtua se po me kokë, më 28 maj të vitit 1948, në Bukuresht Mirashi na kishte dhënë fitoren, po kundër rumunëve, në një ndeshje për kampionatin e Evropës Qendrore, që për arsye politike nuk përfundoi. M'u kujtua gjithashtu se më 13 tetor të vitit 1946, me një gol të Telitit, por me goditje dënimi, Shqipëria jo vetëm kishte fituar ndeshjen, por edhe Kampionatin Ballkanik të Futbollit ose siç njihej shkurt me emrin Ballkaniada. Dhe ja, sot gjej rastin t'u sjell lexuesve mbresat e mia të pashlyeshme rreth kësaj ballkaniade, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë të cilën, si shumë sportdashës, edhe tani pas 70 vjetësh, e kujtoj me mall… Për më tepër, për kureshtje, i cilësuar i pari turne në botë pas Luftës së Dytë Botërore. 

Pak histori… 

Po kaloja pushimet verore të vitit 1946, kur mësova nga bashkëmoshatarët e mi se në Tiranë pas disa muajsh, saktësisht më 6-13 tetor, do të zhvilloheshin Lojërat Ballkanike në dy sporte, futboll dhe atletikë. Do të merrnin pjesë skuadra nga Shqipëria, Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Nuk merrnin pjesë në këtë veprimtari ballkanike Greqia dhe Turqia. Siç mora vesh kur u rrita, sipas vendimeve të Konferencës së Jaltës, në shkurt të vitit 1944, të marra nga Ruzvelti, Cërcili dhe Stalini, përkatësisht udhëheqës të Amerikës, Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik, vendet e mësipërme pas Luftës së Dytë Botërore u përfshinë në sferën perëndimore, pra u bënë vende kapitaliste, me të cilat atëherë Shqipëria, që fatkeqësisht mbeti në sferën komuniste, nuk kishte marrëdhënie shtetërore. Unë me tim vëlla Luanin, dhe shokë e mëhallës, u gëzuam së tepërmi. Dhe gjëja e parë që bëmë, ishte të shkonim të shihnim stadiumin, që shtrihej në kodrat e jugore të Tiranës. Siç mësova vite më vonë, kur u fillova të punoja gazetar në Radio Tirana, gurin e parë në përurimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Tiranës, sipas projektit të arkitektit italian, Xherardo Bozio, e kishte vënë Galeaco Ciano, dhëndri i Musolinit dhe ndër drejtuesit kryesorë të shtetit fashist. Stadiumi ishte parashikuar të vishej i tëri me mermer. Por punimet u ndërprenë në vjeshtë të vitit 1943, kur Italia fashiste kapitulloi. Me ardhjen e pushtuesve gjermanë fusha e stadiumit u kthye në vendqëndrim të tankeve dhe armatimeve të tjera të rënda të ushtrisë gjermane. Pikërisht në fushën e këtij stadiumi, së bashku më prindërit e mi, në vjeshtë të vitit 1945 kam parë një nga ndeshjet e para, madje ndërkombëtare, midis përfaqësueses së Tiranës dhe të Maqedonisë, që tanët e fituan 5-2. Në një tjetër ndeshje, në verë të vitit 1946, "Vllaznia" e Shkodrës mundi "Tiranën" 5-1. Aty për herë të parë pashë Loro Boriçin dhe mbeta pa mend nga loja e tij, aq sa më pas, së bashku me tim vëlla Luanin, e detyronim nënën të na bënte jo vetëm topa lecke, por më pas edhe të na sajonte prapa fanellave, në qoftë se ato mund të quanin të tilla, numrin 9, që ishte numri i fanellës me të cilën luante Loro Boriçi. Më 1 maj të po atij viti ndoqa plot kureshtje takimin midis përfaqësueses së Tiranës dhe "Spartakut" të Moskës, ku rusët na mundën me shumë vështirësi 2-1. Por asokohe stadiumi kishte mbetur, ashtu siç e kishin lënë italianët pas kapitullimit, në verë të vitit 1943: fusha ishte e zhveshur nga bari, mungonte pista e vrapimit, mungonin portat, nga ku hynin dhe dilnin shikuesit, muri rrethues pas pistës dhe sipër, pas shkallëve, ku qëndronin shikuesit… Por në pushimet e verës së atij viti, kur u futëm plot kureshtje në stadium, menjëherë na ranë në sy plot të rinj që po punonin krahas punëtorëve të ndërtimit. Fusha tani gjelbëronte nga bari, në pistë po shtrohej pluhur qymyri, që i jepte një pamje të murrme, pas portave po ndërtoheshin pedanat e kërcimeve dhe nga jugu, një fushë basketbolli, ku një vit më pas do të zhvilloheshin edhe ndeshje ndërkombëtare. Të tëra këto punime plotësuese të stadiumit, vepër e të rinjve të Tiranës, u kryen brenda pak muajsh dhe kështu ky stadium, i quajtur tashmë "Qemal Stafa", për kujtim të heroit tonë, ndonëse ai nuk kishte qenë kurrë i lidhur me sportin, ishte gati për të pritur Lojërat Ballkanike, që u zhvilluan nga 6-13 tetor të vitit 1946. Nga më të mëdhenj mësova atëherë se në skuadrën tonë do të bënte pjesë Riza Lushta, (1916-1997). Me origjinë kosovare, kishte luajtur deri më 1938 me "Tiranën". Mirëpo, pasi në pranverë të atij viti skuadra e "Barit" kishte zhvilluar në Shallvare një ndeshje miqësore me skuadrën tiranase, italianëve u kishte bërë kaq përshtypje ky qendërsulmues i fuqishëm, sa e kishin përlarë menjëherë. Por edhe barezëve nuk u kishte prirë nafaka, sepse, pa kaluar mirë një vit, Riza Lushtën e kishte gllabëruar "Juventusi" i famshëm i Torinos, ku kishte luajtur deri më 1945, (85 ndeshje dhe 46 gola!...)..Madje, kur Loro Boriçi, siç me ka treguar në intervista, aso kohe bënte pjesë në skuadrën e "Lacios" së Romës, ishte vënë edhe përballë tij, duke ngjallur admirimin e shikuesve italianë dhe shqiptarë, (studentë, a vizitorë), siç ka vënë në dukje dhe Anton Mazreku i famshëm në reportazhet e tij, të botuara në shtypin e atëhershëm. Pikërisht disa muaj para fillimit të Ballkaniadës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Sporteve, (FSSH), kishin dërguar një përfaqësues që të takonte Riza Lushtën dhe ta bindte që të kthehej në atdhe dhe të luante më së fundi me kombëtaren shqiptare. Por nuk kishte qenë mundur. Shkak, siç thuhej, ishte bërë kërkesa e tij që të ngrinte në Tiranë një park privat makinash, dëshirë, ta pret mendja, e pamundshme, kur regjimi komunist po zhdukte pronën private dhe madje po i kallte nëpër burgje pronarët e mëdhenj, dhe e shoqja italiane që nuk donte të linte atdheun e saj. (Më pas Riza Lushta luajti me "Napolin", "Alesandrian", me skuadrën franceze "Kanë" …dhe "i vari këpucët në gozhdë", më 1954, kur ishte 34 vjeç, duke mbetur nga futbollistët më të shquar të Italisë së të gjithë kohërave). 

Një humbje e beftë 

Lojërat Ballkanike u hapën me takimin midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Atë ditë, pasi dolëm nga shkolla, unë dhe vëllai, si dhe shokë të tjerë të mëhallës, mezi ç'pritnim të shihnim këtë ndeshje. Doemos, bileta nuk kishte, siç nuk kishim edhe ne para për t'i blerë ato. Por do të bënim si të bënim, si kalamaj që ishim. Mirëpo, vaj medet!...Të trullosur nga Ballkaniada, siç nisën të quheshin shkurtimisht këto lojëra, nuk ua kishim varur fare mësimeve. Për më tepër, detyrave të shtëpisë. Si pasojë, erdhi ndëshkimi. Prindërit nuk më lanë as mua, as vëllanë të shkonim me shokët në stadium. I vetmi ngushëllim ishte ta ndiqnim ndeshjen me radio, nëpërmjet zërit të komentatorit, që më pas do të mësoja se quhej Anton Mazreku. Ai i përshkruante ndeshjet kaq bukur, sa që mua më dukej sikur ndodhesha në shkallët e stadiumit. Nuk kaluan veçse disa minuta nga fillimi i takimit dhe Mirashi shënoi golin e parë, pas një pasimi të bukur të Parapanit. Kur britmat hovëzuese të shikuesve nuk kishin mbaruar ende, Llambi u shkëput nga mbrojtja dhe, siç e përshkroi Mazreku, ia kaloi topin Telitit brenda zonës së rreptësisë. E kisha parë atë për herë të parë kundër "Spartakut" të Moskës dhe e dija, se po ta kishte topin nëpër këmbë, bënte hatanë. Dhe kështu siç dukej ndodhi. Shqipëria brenda disa minutash udhëhiqte 2-0. Por nuk mjaftoi me kaq. Biçaku që luante nga e majta e sulmit, krahas Boriçit, ia pasoi topin Telitit, që e pa të udhës t'ia kalonte Mirashit. Pa e bërë të gjatë, ky i këputi një goditje të fortë dhe topi shkundi rrejtën. 3-0!...Për fat të keq jo! Gjyqtari rumun, Istrati, nuk e quajti këtë gol, se Mirashi na pakësh qenë ofsajd, pra, jashtë loje. (Të tëra këto hollë- si mua dhe vëllait na i plotësuan shokët pas mbarimit të ndeshjes). Kur filloi pjesa e dytë, vura re nga dritarja e dhomës se si qielli u nxi nga re të dendura që, sikur të shtrydheshin, zunë të derdhnin një shi të rrëmbyeshëm. E merrja me mend se si po luhej takimi në stadium, ku fusha do të ishte mbuluar me siguri me ujë, ashtu si oborri i shtëpisë ku unë e i vëlla luanin me topa lecke. Dhe me të vërtetë ashtu kishte ndodhur. Për dreq, si të ishin mësuar me fusha tërë llucë, jugosllavët, që duhet thënë kishin më shumë përvojë se tanët, (siç mësova më pas, kishin marrë pjesë që më 1930 në Kampionatin Botëror në Uruguaj e dy javë para Ballkaniadës kishin mundur Çekosllovakinë, nënkampione botës më 1934), shënuan shpejt e shpejt dy gola. Mazreku ndërkohë, përsëriste në radio se fusha ishte shndërruar në moçal e megjithatë, gjyqtari bënte shenjë që ndeshja të vazhdonte. Merret me mend se ç'ndeshje po luhej… Dhe ja, në minuat e fundit Cajkovski, që, më pas do të bëhej nga futbollistë e njohur të Evropës, i dha topit një të goditur nga larg, sa portieri ynë, Dodë Tahiri nuk mundi ta priste. Kështu jugosllavët arritën një fitore që u përcaktua edhe nga fati. Këtë na e thanë edhe shokët që u kthyen të mërzitur nga stadiumi. Ishin bërë qull, nga koka deri te këmbët, por kishin qëndruar si heronj në shkallët e stadiumit, duke pritur atë fitore që përfaqësueses sonë i kishte rrëshqitur nga duart. 

Një fitore shpresëdhënëse

 Dhe ja, erdhi dita që të ndesheshim me Bullgarinë. Befas mësuam se në pjesën e dytë portat e mëdha të stadiumit hapeshin e mund të hyje atje pa biletë. Unë u gëzova, por, çuditërisht, jo disa nga shokët dhe vëllanë tim, Luanin. Ashtu si edhe në ndeshjen BullgariRumani, ata vendosën të futeshin trimërisht në stadium që në pjesën e parë… pa biletë, duke u kacavjerrë sërishmi nëpër muret e tij. Dhe patën fat se policët që ruanin, nuk i vunë re, ose, më mirë, bënë gjoja se nuk i vunë re. Siç dukej, ndonjëri prej tyre ishte vetë baba dhe e kuptonte se fëmijët nuk futeshin për të vjedhur gjësendi, por thjesht për të parë një ndeshje futbolli. Megjithatë, unë vazhdova avazin tim. Pëlqeva më mirë të ngjitesha në kodër e që aty t'i ngjitesha një peme, ku mund të soditja ndeshjen. Them "mund", se ç'është e vërteta, porta nga jugu i stadiumit, sado që të kacavireshe edhe majë pemëve, nuk dukej. Veç kësaj, edhe futbollistët dukeshin të veckël fare, si xhuxhmaxhuxhë. Unë nuk munda të shoh golin e bullgarëve në portën tonë, që, siç mësova më pas, ishte shënuar nga qendërsulmuesi Spasov, lojtari më i mirë i tyre. Aq më tepër që pas golit stadiumi u mbulua nga një heshtje mortore. Së bashku me mua edhe çuna të tjerë, varur në degët e pemëve nuk bëzamë. Mos ndoshta do ta humbnim dhe këtë ndeshje si të parën me jugosllavët? Mirëpo nuk ndodhi kështu. Këmishat e gjelbërta, (me të tilla, dhe jo me fanella të kuqe, futbollistët tanë luajtën jo vetëm gjate këtij turneu, por edhe në takimet ndërkombëtare deri më 1948), ndonëse i shihja që së largu, mbi degët e pemëve, zunë të lëviznin gjithnjë e më shumë drejt portës së bullgar- ëve, nga shtëpitë e kryeqytetit. Dhe në një rast shikova se si një futbollist yni, shtatlartë, ndonëse i rrethuar nga tre kundërshtarë, se si bëri një rrotullim e veç e kur topi i goditur prej tij, sa nuk çau rrjetën. Stadiumi sikur u shkund si unë me shokë, e madje njeri prej tyre, duke harruar se nuk ndodhej në shkallët e tij, por në skaj të një dege … peme, jo larg meje, ngriti duart lart e briti "gol". Doemos që humbi drejtpeshimin e kësisoj u gremis duke ia dhënë një ulërime që na ngriu gjakun. Mirëpo, kur po bënte teposhtë me një kollotumbë marramendëse, për fat të tij, një degë e thyer se si iu fut në xhepin e pantallonave. Shoku im një grimë u lëkund në hava, por shpejt gjeti forca të kapej pas një dege tjetër më të vogël, që për dreq u këput, por sidoqoftë, ai ra butë mbi bar, pa pësuar gjë, veç xhepit të shqepur. (Siç më tha më pas, kjo i shkaktoi një të shkulur veshi në shtëpi, që nuk ishte qenë asgjë para ndonjë dore, a këmbe të thyer). Pjesa e parë u mbyll në barazim e unë me kalamajtë e tjerë zbritëm rakapjekthi nga drurët dhe u futëm në stadium, bile jo në tribunën anësore, por drejt e në shkallët përballë tribunës kryesore. Aty takova vëllanë, Luanin dhe trimosha të tjerë që kishin bërë si kishin bërë dhe kishin arritur të futeshin në stadium. Ç't'iu them: pjesa e dytë, pas një fillimi të qetë, qe një mrekulli. Sulmuesi i djathë, Parapani, u fut brenda zonës së rreptësisë, por, kur u bë gati të gjuante, një mbrojtës bullgar i futi një stërkëmbth. Penallti! Të ulur në shkallët e poshtme të stadiumit, nga jugu, pamë se si Loro Boriçi me qetësi, pasi mori shumë vrull, gjuajti kaq fort, sa që portieri bullgar, pa lëvizur vendit, siç e tregon edhe fotoja, pati kohë veç të ngrinte dorën e majtë e asgjë më shumë. Udhëhiqnim 2-1. Por, ama, për të qenë të qetë duhej dhe një gol. Dhe këtë dëshirë tonën, dhe të tërë shikuesve në stadium, e plotësoi Mirashi, kur nuk kishin kaluar veçse disa minuta nga goli i Loros. Qe një gjuajtje e bukur me kokë pas një kërcimi, nga ato për të cilat ai hante bukë veç. Pas golit Mirashi u drejtua nga vija anësore, jo shumë larg nesh dhe u arrit nga shokët e skuadrës që e mbuluan me përqafime. Pas këtij goli, bullgarët e humbën toruan e kështu Shqipëria arriti 3-1 fitoren e parë.  vijon...

 

Më të lexuarat