Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kurt Kola: Qemal Stafën e vrau Enver Hoxha, Dita e Dëshmorëve jo në 5 Maj

Kurt Kola: Qemal Stafën e vrau Enver Hoxha, Dita e Dëshmorëve jo në 5 Maj

Postuar: 03/05/2014 - 10:44

Kreu i Partisë “Rruga e Lirisë”, ish i përndjekuri politik, Kurt Kola, ka dhënë një deklaratë, që vë në pikëpyetje 5 Majin. Kola deklaron se komunistin Qemal Stafa e vrau Enver Hoxha, ashtu siç vrau një sërë figurash të tjera, për të siguruar pozitat e tij pas Luftës Nacional Çlirimtare. Kurt Kola shprehet se Dita e Dëshmorëve nuk duhet të përkujtohet më 5 Maj vetëm se në këtë datë u vra komunisti Qemal Stafa. Sipas tij, historia e popullit shqiptar është shtrembëruar, ndërsa theksoi se Dita e Dëshmorëve duhet të caktohet që nga 7 prilli 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. “Që Dita e Dëshmorëve të përcaktohet më 5 maj, për mua nuk ka asnjë vlerë. Luftërat për pavarësi kanë filluar me kohë. Ne kemi qenë gjithmonë të pushtuar. Nëse nuk mund ta përcaktojmë Ditën e Dëshmorëve më datë 20 kur u zhvillua lufta e Vlorës, duhet ta përcaktojmë nga 7 prilli i 1939. Më 7 prill në bregdet nuk u luftua vetëm në Durrës, nuk u vra vetëm Mujo Ulqinaku, por janë vrarë shqiptarë të tjerë dhe u vranë 800 italianë.
 
Pse Dita e Dëshmorëve duhet të caktohet më 5 maj kur u vra Qemal Stafa?! Ne shqiptarët e kemi shkatërruar historinë tonë. Historia i takon popullit, i jep vlerë kombit. Ne nuk dimë të përcaktojmë as ditën e pavarësisë. Dita e Dëshmorëve është një pikëpyetje e madhe; nuk duhet që një pjesë të fyhen dhe një pjesë të nderohen. Te Varrezat e Dëshmorëve, duhet të jetë edhe një varrezë tjetër, ku të prehen ata që u vranë nga komunizmi”, u shpreh Kola. Ai akuzoi diktatorin Enver Hoxha për vrasjen e një sërë figurave dhe se bashkëpunoi me Jugosllavinë, politikë e cila ndikoi në humbjen e Kosovës. “Lufta Nacional Çlirimtare ka një pikëpyetje lidhur me kontradiktat që kishin partitë, Partia e Ballit dhe e Legalitetit. Enver Hoxha bashkëpunoi me Jugosllavinë dhe humbëm Kosovën. Ai mban përgjegjësi për vrasjen e figurave që i eliminoi gjatë luftës, si Qemal Stafën. Ai aplikoi diktaturën duke vrarë nacionalistët. Morri në shpatulla një luftë ndaj popullit të tij. Enver Hoxhën e ka rrëzuar populli shqiptar, duke e tërhequr zvarrë”, tha Kola. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 48

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:18

Për amerikanët, komunistët erdhën në pushtet përmes dredhive. CIA ka deklasifikuar disa dokumente për vitin 1947 dhe aty tregohet se si Hoxha dhe njerëzit pas tij arritën të ngjiten në pushtet.

Postuar: 16/09/2018 - 07:40

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1955.

Postuar: 15/09/2018 - 08:25

CIA ka renditur 5 arsye kryesore q mund të kenë sjellë fundin e bashkëpunimit Shqipëri-Kinë më 19

Postuar: 14/09/2018 - 07:11

CIA i ka kushtuar një rëndësi edhe marrëdhënieve me Kinën.

Postuar: 13/09/2018 - 07:06

 CIA tregon me detaje se si qeveria komuniste nisi të përçahej në fillimet e saj.