BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Lufta Hoxha-Hrushov, ja sulmet përmes mediave mes dy liderëve komunistë, Kina krah Shqipërisë kundër sovjetikëve

Lufta Hoxha-Hrushov, ja sulmet përmes mediave mes dy liderëve

Shqipëria dhe Kina në vitin 1962 nisën një sulm të koordinuar kundër Bashkimit Sovjetik. Sipas një dokumenti të deklasifikuar nga CIA, të dyja shtetet nisën sulmet përmes editorialeve në shtyp. Shqipëria e akuzonte Hrushovin se kishte devijuar nga linja tradicionale marksiste-leniniste.

Viti 1962

Rinisja e ofensivës kinezo-shqiptare

Gjatë janarit 1962 marrëdhënia mes Kinës e BRSS vazhdoi të avanconte drejt përplasjes finale., në pjesën e dytë të muajit Moska avancoi me paralajmërimet e saj ndaj Pekinit duke kërcënuar me tërheqjen nga përkushtimet ushtarake. Por udhëheqja kineze vazhdoi me sfidat ndaj Moskës, e mbështetur nga partia shqiptare, e cila akuzonte Kremlinin thuajse me të njëjtën forcë në shtypin e saj, madje duke përmendur emra dhe me gjuhë më të ashpër. Në një editorial të së përditshmes shtetërore kineze theksohej rëndësia e pikëpamjes së madhe, vetëmjaftueshmërisë dhe politikave të suksesshme të prodhimit, si rezultat i të cilave Kina mund të avanconte me ritme të shpejta. Në lidhje me përpjekjen botërore, editoriali vazhdonte duke thënë se armiku amerikan e kishte diskredituar veten e tij me dhunën në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të cilat ishin pikat më të dobëta të kampit imperialist. Ndërsa mbi kampin socialist, editoriali thoshte se kanë ndodhur ngjarje të padëshiruara të cilat gjithsesi nuk duhet të largonin vëmendjen e popullit nga përpjekja kryesore kundër imperializmit, kapitalizmit dhe shtypjes së popujve. “Prej linjës së saj revolucionare, imperialistët, revizionistët dhe reaksionarë të tjerë janë armiqësorë ndaj Kinës. Valët anti-kineze e anti-komuniste të kohëve të fundit mund të zgjerohen prandaj ne duhet të jemi të përgatitur për t’i rezistuar dhe për t’i mundur”, thuhej në editorial. Edhe shtypi shqiptar shpallte hapur mbështetjen ndaj Kinës për debatin sovjetik. Mao Ce Dun i dërgoi Hoxhës një telegram urimesh më 9 janar ku i uronte “suksese të reja në luftën kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe në ndërtimin e socializmit”. Kjo erdhi pas një artikulli në “Zërin e Popullit” ku thuhej se sulmet sovjetike ndaj partisë shqiptare koinçidonin me hapjet e Moskës ndaj presidentit amerikan Kenedi dhe ndaj Titos. Por gazeta thoshte se çështja e vërtetë nuk është dogmatizmi shqiptar, por revizionizmi sovjetik. Hrushovi dhe grupi tij kishin ndryshuar themelet e marksizëm-leninizmit, kishin trajtuar me oportunizëm çështjen e luftës dhe paqes, çështjet e përpjekjeve për çlirim kombëtar dhe ato të ngritjes në pushtet. Artikulli thoshte se taktikat e Hrushovit ishin anti-marksiste, nacionaliste e dogmatike. Sipas pikëpamjes së Shqipërisë dhe asaj kineze, gazeta thoshte se Bashkimi Sovjetik ishte vërtet “koka” e kampit në sensin se ishte shteti më i vjetër dhe partia e saj më me eksperiencë, por eksperienca e tij nuk nisi në kongresin e 20, prandaj duhej parë dhe periudha e mëparshme.

Reagimet në media

Artikulli i “Zërit të Popullit” thoshte se konferenca kishte premtuar se deklarata e Moskës nuk do të përdoret për të imponuar vendimet te partitë e tjera dhe se edhe pa formulën e “drejtimit të kampit nga BRSS” Hrushovi kishte kërkuar të dominonte partitë e tjera. Në lidhje me çështjen e fshehjes së të vërtetës, artikulli thoshte se Shqipëria e kishte botuar programin e partisë sovjetike kurse grupi i Hrushovit nuk i kishte botuar materialet shqiptare, që do të thotë se ishte partia sovjetike që “i fshihet të vërtetës” dhe jo Shqipëria. Në lidhje me çështjen e ardhjes në pushtet të partive komuniste në vende të tjera, artikulli thoshte se prioriteti sovjetik i bashkë-ekzistencës paqësore ishte i mbivlerësuar dhe nuk korrespondonte me realitetin. “BRSS ka akuzuar Shqipërinë se kërkon të eksportojë revolucione, por në fakt ne (ashtu si kinezët) kemi kërkuar vetëm mbështetje të vendosur për ato vende që kryejnë revolucione. Partia sovjetike po e interpreton gabim çështjen, duke e bërë socializmin botëror të varur nga bashkekzistenca dhe konkurrenca ekonomike”, thuhej më tej. Në lidhje me kunder-revolucionin në Hungari në 1956, përsëri duke reflektuar qëndrimin kinez, gazeta tha se për të ishte pjesërisht Hrushovi. “Kundër-revolucioni është nisur me sloganet e de-stalinizimit të nxitura nga Hrushovi, por përmbajtja e destalinizimit e kishte zbutur Evropën Perëndimore dhe Hrushovi ishte nxitur nga Tito dhe forcat anti-komuniste në Hungari. Në lidhje me kultin e individit, artikulli thoshte se partia shqiptare e kundërshton një praktikë të tillë, por nuk ka aprovuar kursin e de-stalinizimit pasi këto ndryshime i jepnin municion armiqve të socializmit, prandaj grupi i Hrushovit duhet të mbajë përgjegjësi. Ashtu siç kanë nënkuptuar shpesh dhe kinezët, gazeta thoshte se Hrushovi ka krijuar rreth vetes kultin e individit deri në pikë të tillë sa që goditja me këpucë e tavolinës në OKB, u prezantua nga mbështetësi i tij Abzhubei si një “shembull i madh marksist-leninist”. Artikulli akuzonte sovjetikët për mbrojtjen e Titos dhe të tradhtarëve shqiptarë, çka demonstronte se Hrushovi ishte një tradhtar i marksizëm-leninizmit dhe armik i popullit shqiptar. “Hrushovi përpiqet të krijojë përshtypjen se të gjitha partitë po e mbështesin duke dënuar partinë tonë. Por së shpejti këto parti do të pendohen dhe Hrushovi do të dështojë”, thuhej më tej.

Pakti me Kinën

Më 13 janar, në një kohë që bisedimet tregtare sovjeto-kineze ishin në vazhdim, Pekini dhe Tirana njoftuan arritjen e marrëveshjes të bashkëpunimit tregtar për 1962, ku përfshiheshin ndihmat kineze për Shqipërinë, asistenca teknike dhe shkencore. Por detajet e marrëveshjes nuk u publikuan, mundësisht në varësi të përfundimit të bisedimeve tregtare të Kinës me Sovjetikët. Në banketin për delegacionin shqiptar Çu En Lai lavdëroi partinë shqiptare në mënyrë ofenduese ndaj Moskës: “Partia e lavdishme shqiptare është një militante e palodhur e marksizëm-leninizmit që ka mbajtur lart gjithmonë flamurin leninist dhe ndërkombëtarizmin proletar, sipas deklaratës së Moskës. Ajo ka punuar për forcimin e solidaritetit në kampin socialist dhe ka mbrojtur pa kompromis pastërtinë e marksizëm-leninizmit kundër revizionistëve modernë të përfaqësuar nga Tito dhe Jugosllavia”. Ndërsa kreu i delegacionit shqiptar tha në fjalën e tij se Shqipëria ishte krenare për miqësinë me Kinën, nga e cila Shqipëria frymëzohej për përpjekjen kundër imperializmit dhe revizionizmit. Një ditë më pas shtypi shqiptar shkruante se Shqipëria ka shumë miq në luftën e tyre për ndërtimin e socializmit, të kryesuar nga Kina e cila ishte një shembull për popujt e shtypur. Gjatë janarit partia sovjetike dha disa paralajmërime publike për partinë kineze, pa e përmendur me emër. Më 6 janar Radio-Moska tha se rreth 150 projekte ekonomike në Kinë ishin ndërtuar me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, i cili ishte gjithsesi i gatshëm të zhvillonte më tej miqësinë dhe bashkëpunimin. Raporti paralajmëronte se idetë për ndërtimin e socializmit veç vendeve të tjera ishte i pamenduar, jo-ekonomik dhe me natyre reaksionare. Pak më vonë, një artikull në Pravdën e Ukrainës denonconte grupin sovjetik anti-parti të Molotov dhe thoshte se partia sovjetike nuk mund të rrijë e heshtur para deviacioneve të partive të tjera si ajo Shqiptare (pa specifikuar Kinën) duke shtuar se statusi i privilegjuar i kërkuar prej tyre nuk i përshtatej filozofisë marksiste-leniniste, si për partitë e vogla dhe ato të mëdha. Artikulli ngrinte lart shembullin sovjetik për rritjen e influencës komuniste dhe mbyllej duke thënë se askush nuk mund të tolerojë dogmatistët si Molotov që thonë se programi ynë është anti-revolucionar. Më 16 janar, në një bisedë radiofonike të radio-Moskës në gjuhën kineze mandarin flitej për shfaqjet e kultit të individit në Shqipëri, duke thënë se “cilido që ka një mendje të shëndoshë i kupton idetë gabuara të shqiptarëve për strategjinë komuniste. Pravda e Moskës shkroi më tej se refuzimi shqiptar i bashkë-ekzistencës paqësore nga “pseudo-teoricienët” e Tiranës, ishte një kapitullin ndaj kapitalizmit dhe refuzonte akuzat se propozimet sovjetike për çarmatim janë kundër interesave të bllokut. “Pseudoteoricienët i përdorin këto shpikje absurde për veprimet e tyre përçarëse dhe politikat aventuriere anti-sovjetike. Duke kundërshtuar drejtpërdrejt kinezët, artikulli thoshte se prioriteti kryesor është parandalimi i luftës, sipas citimeve të vetë Leninit që ka thënë se objektivi i socializmit është ndalimi i i luftërave. Më tej përmendeshin sukseset e arritura në këtë aspekt si ndalimi ose parandalimi i disa luftërave lokale të nisura nga imperialistëve. Kinezët në fakt argumentojnë se konflikte të tilla mund të ndalohen duke u luftuar, ndërsa qëndrimi sovjetik është se ato duhen parandaluar, për arsye se mund të zgjerohen. Në lidhje me argumentin kinezo-shqiptar se me politikën e tyre sovjetikët po e bënin përpjekjen revolucionare të varur nga përpjekjet për paqen, artikulli i Pravdas thoshte se bashkekzistenca paqësore nuk ishte dorëheqje nga lufta e klasave dhe përpjekja revolucionare, por ajo e bënte më të vështirë për imperializmin ndërhyrjen në revolucionet. “Pikëpamjet borgjeze thonë se bashkekzistenca paqësore është një luftë e ftohtë”, thuhej në artikull, pa specifikuar qëndrimin sovjetik për luftërat lokale dhe ato çlirimtare.

Më të lexuarat