BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Masakra e Urës Vajgurore në vitin 1997, luftë me anti-tank mes militantëve të PD e PS

Masakra e Urës Vajgurore në vitin 1997, luftë me anti-tank mes

Viti 1997, ose siç është quajtur “viti i rebelimit popullor, kundër pushtetit piramidal mashtrues të Sali Berishës”, shkaktoi pasoja të rënda ekonomike, sociale dhe tragjedi të shumta njerëzore, në krejt vendin. Por më tepër, kjo tragjedi ishte prezent në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të jugut të vendit, duke nisur nga Lushnja, Berati, Vlora, Fieri, Mallakastra, Memaliaj, Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, Delvina, Këlcyra e Saranda ku dhe ishin përqendruar veprimtaritë e shfrenuar të firmave piramidale, të cilat u zhvatën shqiptarëve si me “magji” gjithçka, deri tek kotecet e pulave. Të joshur prej fitimeve momentale të këtij super-mashtrimi të madh qeveritar e shtetëror të inskenuar dhe legalizuar prej Sali Berishës, shqiptarët shitën edhe “leckat e trupit” e i kthyen ato në lekë, duke i depozituar verbërisht në ato firma mashtruese, të hedhura në veprim dhe të mbështetura prej pushtetit të viteve 1992-1997. Dhe pse protesta nisën si reagim kundër vjedhjes prej firmave piramidale, ato degjeneruan në luftë civile, në momentin që shteti shqiptar, i komanduar dhunshëm e brutalisht prej Sali Berishës, kërkoi të shtypte popullin, të cilin e kishte zhvatur nëpërmjet firmave. Këtu nisi dhe konflikti i cili çoi në rënien e shtetit, të pushtetit, qeverisë, policisë, bankave e gjithçkaje. Pushteti “Berisha në 6 muajt e vitit 1997, nuk kishte më asnjë fuqi për të kontrolluar as çerdhet e fëmijëve. Populli hapi depot, rrëmbeu armët dhe u bë një ushtri e armatosur deri me tanke, në luftë mes palëve politike, madje deri në hakmarrje primitive mes individëve, grupeve kriminale e zonave të vendit. Një nga këto ngjarje është tragjedia njerëzor e ndodhur në vitin 1997 në urën Vajgurore në Berat.

Kronika politike e ngjarjes së vitit 1997, në Urën Vajgurore

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë kishin shkuar për takime elektorale dhe për propagandë “anti-Berishë”, lideri i PS, i sapo dalë nga burgu Fatos Nano. Po kështu, në mbështetje të Fatos Nanos dhe ekstremisht kundër shefit të piramidave Sali Berishës, ishte në Urën Vajgurore dhe Skënder Gjinushi, kreu i PSD. Ndërsa në komunën Poshnjë ishin përfaqësues të krahut tjetër politik, konkretisht të PD. Në miting, si përfaqësues i PD ishin Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së u largua nga Poshnja dhe pas saj, mbërriti grupi politik i Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit, por dhe i anëtarëve e simpatizantëve të shumtë të PS. Atë kohë, qytetin e Urës Vajgurore e kontrollonin bandat kriminale, të cilat ishin krijuar dhe realisht ishin “pushteti, shteti, qeveria, policia dhe pushteti lokal” i zonës. Ato komandonin totalisht gjithçka. Grabisnin, ngrinin postblloqe, merrnin vendime për emërime në zyra, grabisnin banka, merrnin peng këdo që mendonin, vrisnin ata që piketonin si kundërshtarë dhe biznesmenë që u vinin gjoba. Krerët e PS-së të drejtuar nga “triumfatori” Fatos Nano, pas mitingut në Berat, ishin larguar nga qyteti i Urës Vajgurore, për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një 18 vjeçar qëlloi me breshëri automatiku drejt rojeve të vilës së Protoduarëve e cila gjendej në qendër të këtij qyteti. Sipas dëshmive dhe fakteve të publikuara të asaj kohe, flitej se fisi “Protoduarëve” në urën Vajgurore dhe në krejt zonën e Beratit, ishte mbështetës fortë dhe i vendosur i PD dhe i Sali Berishës.

Vrasja e 17 vjeçarit nga rojet e vilës së “Protoduarve”, shkak për nisjen e masakrës

Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e “Protoduarëve”, siç quheshin në vitin 1997, reaguan me breshëri armësh vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën, shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni e njerëzish. Ndërsa pjesa tjetër që mbeti në qytet, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës Vajgurore. Disa persona, rrëmbyen një autoblindë policie duke kërcënuar trupën policore të qytetit dhe nën urdhrat e civilëve, në mënyrë krejt të pakontrolluar e agresive, blindi i policisë u nis për tek vila e “Protoduarëve”. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë anti-tanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe të ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore PS-së dhe PD, të cilët kaluan në ekses duke luftuar barbarisht kundër njeri tjetrit me pasojë tragjedinë që nuk harrohet jo vetëm në berat, jo vetëm në urën Vajgurore, por as në krejt vendin. .

Masakra e urës Vajgurore, dosje me dënime, por pa arrestime

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk e kanë hapur "kapakun" e një prej ngjarjeve më të rënda të 16 viteve më parë, ku mbetën të vrarë katër policë dhe disa persona të tjerë. Ende pas 16 vitesh që prej masakrës së vitit 1997, familjarët e viktimave të asaj masakre barbare, presin të jepet një përgjigje ligjore, ndëshkuese për nxitësit dhe autorët e një prej ngjarjeve më të rënda të vitit 1997, atë që njihet si “Masakra e Urës Vajgurore”. Tashmë mbetet për t’u parë nëse pas 16 vitesh do të hapen hetimet, për të konfirmuar nëse në këtë ngjarje ka "gisht" politika shqiptare dhe protagonistët e saj të atëhershëm. Policia e Shtetit ka urdhëruar hetimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura në Qarkun e Beratit, gjatë viteve 1997, ku u vranë 109 persona dhe u plagosën e u gjymtuan 234 të tjerë. Në këto ngjarje përfshihet edhe masakra e Urës Vajgurore 1997. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg. Policia nuk ka bërë të mundur përcaktimin e vendndodhjes së tyre. Mendohet se ata fshihen jashtë Shqipërisë, të larguar që në momentin e ndodhjes së masakrës. Enigmë janë emrat e autorëve të tjerë të masakrës, të cilët mendohet se janë nga Veriu i Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tyre, persona me mbiemrin “Protoduari”, janë larguar jashtë Shqipërisë.

Masakra kishte si pikënisje konfliktin politik PD-PS

Nga rrethanat e ngjarjes, masakra vijon të përflitet edhe sot e kësaj dite për shkak të politikës. Gjithçka filloi në orët e para të mëngjesit. Banorët e Urës vajgurore edhe sot kësaj dite kujtojnë gjithë ngjarjen dramatike. Ndërsa hetimet paraprake të policisë, kanë mundur të ndërtojnë një skemë, mbi bazën e dëshmive që më së shumti u ngjajnë gojëdhënave. Pas shumë mitingjeve të suksesshme, Fatos Nano, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, kishte arritur në fund të itinerarit elektoral. Berati ishte projektuar si qyteti fundor, që do të mbyllte me madhështi fushatën në Jug të vendit. Në Urën Vajgurore, PS organizoi një miting në sheshin e qytetit, ku së bashku me eskortën e ardhur nga Berati, të pranishmit arrinin në rreth 1000 veta. Atëherë, qytetin e kontrollonin bandat. Thuhet se mitingu i socialistëve në Berat nuk ishte ai që pritej. Krerët e saj, u larguan nga ky qytet, për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Viktimat e masakrës

1. Miltiadh Koçi, punonjës i policisë, i vrarë
2. Arjan Shemuni, punonjës policie, i vrarë
3. Asllan Selami, punonjës policie, i vrarë
4. Ilia Bano, punonjës policie, i vrarë

Të plagosur në masakër

1. Thimi Tanku, punonjës policie
2. Ylli Dhamo, punonjës policie
3. Neim Gjeroveni, punonjës policie
4. Ëngjëllush Pasha, punonjës policie
5. Arben Bega, punonjës policie
6. Shkëlqim Selfo, punonjës policie

Banda e Beratit “Altin Dardha”

Banda e Altin Dardhës ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Beratit gjatë vitit 1997, kur në Berat sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvenie. Kjo bandë, kreu krime nga më të tmerrshmet. Altin Dardha, në vitin 1997 ishte një prej personazheve me të frikshëm të Beratit. Ai konsiderohej, një vrasës me gjak të ftohtë dhe hakmarrjen ndaj vëllezërve “Tomorri” në Berat e organizoi për shkak, se i kishin vrarë babanë e tij në qendër të Beratit, duke punuar si kambist. Kjo është edhe zanafilla e aktivizimit të bandës. Altin Dardha dhe banda e tij, kanë kryer mbi 120 vrasje, ku vetëm 63 i ka kryer Altin Dardha. Zona që kjo bandë sundonte, shtrihej nga hyrja e Beratit, deri tek Ura e Goricës. Banda e frikshme e Altin Dardhës kishte rivalitet me bandën e Lul Cakës, mbështetës i Partisë Demokratike. Vrasjet midis dy bandave ishin të shumta dhe makabre duke terrorizuar gjithë qytetin e Beratit. Nga grupi i Altin Dardhës, në Qershor 1997, doli banda e Otllakut, që i bëri atentat Altin Dardhës.

Bandat e Beratit

•    Altin Dardha
•    Ilir Cuman Ponoçi
•    Kastriot Jaupaj
•    Gezim Kasemi
•    Agron Bilali
•    Dritan Zhuka  Nga: Përparim Halili

Më të lexuarat