BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Dossier

Maskara e Përmetit dhe 6 bandat e marsit 1997

Maskara e Përmetit dhe 6 bandat e marsit 1997

Jugu i Shqipërisë, si asnjë popull tjetër i ish-lindjes komuniste pas ndryshimit të sistemit, ka përjetuar një tragjedi të rëndë në 6 muajt e protestave popullore, të nxitura e të zhvilluara prej falimentimit të piramidave financiare, që kishin si simbol firmën piramidale “SUDE” dhe si mbështetje, pushtetin “Berisha”. Në muajin shtator 1996, kur ish-presidenti Sali Berisha, deklaroi se lekët e shqiptarëve që futen në piramida “janë të pastra” dhe kur po Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve, që “të vazhdonin të çonin lekët e tyre” tek firmat “SUDE” e “Xhaferri” mbasi ishin të sigurta, askush nuk e mendoi se vetëm 5 muaj pas kësaj deklarate, do të shpërthente rebelimi popullor. Madje këtë nuk e kishte parashikuar as “themeluesi” i piramidave mashtruese financiare Sali Berisha, i cili në 11 dhjetor 1996 u përballë me “ndezjen” e protestës së parë, në jug të vendit, konkretisht në Tepelenë e madje në Përmet.

Përmetarët përkujtojnë së bashku, masakrën e vitit 1997

Ajo masakër e rëndë që ndodhi në Përmet, në mes-marsin e vitit 1997 gjatë rebelimit me motiv piramidat, ka mbetur në kujtesën e banorëve të këtij qyteti, si një “njollë e zezë” dhe si një “plagë e rëndë”, shkaktuar prej marrëzisë e çmendurisë së luftës civile që shpërtheu dhe përfshiu krejt jugun, jashtë të cilit nuk mbeti as Përmeti. Edhe pse, rebelimi kishte si “luftëtarë” ndarjen politike e krahinore, të nxitur e të instaluar prej ish-pushtetit absolut e despotik të Sali Berishës, kjo nuk i ka penguar dhe nuk i ka ndarë përmetarët, që 15 vite pas asaj masakre tragjike të bashkohen në një ceremonial homazhesh për viktimat e marsit 1997, të vrarë në mënyrë barbare prej armëve që ishin në duar e të gjithëve. Organizatore e këtij nderimi të përbashkët, ka qenë Bashkia e Përmetit, nderimi u bë për 6 qytetarët e pafajshëm përmetarë, të cilët u ekzekutuan në qendrës së qytetit, më 9 mars 1997. Sipas dëshmive, 15 vjet më parë, banorët e një prej qyteteve më të qetë e më të kulturuar të Shqipërisë, kishin dalë në një protestë paqësore, për ti kërkuar qeverisjes “Berisha” të asaj kohe, rikthimin e lekëve të humbura në skemat piramidale. Po kështu, protesta e përmetarëve, kishte lidhje dhe me thirrjen drejtuar pushtetit të kohës së piramidave, për të larguar trupave e SHIK, të policisë speciale dhe të ushtrisë, të dërguara prej pushtetit “Berisha” nga Veriu, si “vullnetarë luftarakë” për të shtypur rebelimin e jugut. Përmetarët nuk e pranuan luftën mes shqiptarësh, përkundrazi respektuan forcat ushtarake e ato SHIK, duke u kërkuar në mënyrë paqësore, të largoheshin prej këtij qyteti, mbasi nuk dëshironin të “derdhin gjak”. Por këtë apel, pushteti i 15 viteve më parë nuk e dëgjoi, madje dërgoi të tjera forca luftarake në Përmet dhe në jug, duke bërë presion e duke ushtruar dhunë mbi banorët e protestuesit e qytetit dhe të jugut. Historia tragjike e masakrës së ndodhur në Përmet, dëshmon se 15 vjet më parë, në këtë qytet mbeti i vrarë në mënyrë misterioze edhe vet kryetari i PD-së të rrethit të Përmetit Tomor Mullaraj, i cili së bashku me banorët e qytetit, duke kundërshtuar regjimin piramidal të Sali Berishës, agresivitetin e policisë së Agim Shehut dhe dhunën e pashembullt të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, kërkonte me ngulm largimin e para-militarëve ushtarakë të dërguar pushtetit.

PD dhe qeveritarët e pushtetit “Berisha” nuk nderuan viktimat e marsit 1997

Ndërsa përmetarët, ndryshe nga marsi 1997, kërkuan të ishin bashkë në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të masakrës, PD e Përmetit dhe institucionet e pushtetit qendror zonal, nuk u bën pjesë e këtij nderimi, duke vijuar të mbajnë ende në kujtesë dhe në qëndrimin e tyre psikozën e ndarjes dhe urrejtjes politike brenda komunitetit. PD dhe pushteti “Berisha” tregoi se nuk heq dorë nga përçarja e ndarja. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, mos pjesëmarrja e PD dhe e zyrtarëve të saj të lartë qeverisës lokalë e qendror në këtë ceremoni, ka qenë i urdhëruar prej vet kryeministrit Sali Berisha, i cili rebelimin që e shkaktoi me piramidat në vitin 1997, vazhdon ta konsideroj si: krim popullor” e e jo si krim shtetëror, i nxitur dhe i organizuar prej tij. Porositë e ardhura nga pushteti qendror në Tiranë, i ndaloi PD rreptësisht pjesëmarrjen megjithëse i ndjeri Tomor Mullaraj është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Por ky fakt, nuk e ka “ulur” PD e Përmetit për të përkujtuar figurën e tij si ish-drejtor i gjimnazit të qytetit dhe të viktimës tjetër, ish kryetarit të PD, i cili nuk u nderua edhe pse ai ishte kryetar i saj në momentin që u vra po prej forcave ushtarake të ish-pushtetit të PD.

Gjashtë dosjet e trazirave të marsit 1997

Ministria e Brendshme, nëpërmjet Departamentit të Krimit te Organizuar dhe Anti-Terrorit, ka rihapur disa prej dosjeve te vjetra te vitit 1997. E para ka qenë “Masakra e Cërrikut 1997”, ku mbetën të vrarë në kurthin e protestuesve 6 gardistë dhe u plagosën 9 efektivë të tjerë policie, gjate një operacioni në qytet, për të vendosur rendin dhe qetësinë. I plagosur mbeti edhe kreu aktual i Krimit të Organizuar, Agron Kuliçi. Gjatë operacionit, të koduar “Autoblinda”, u kryen dhjetë arrestime, u lëshuan 4 fletë-arresti dhe shtatë të tjerë u vendosën nën hetim, si të dyshuar. Hetimet u kryen në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Po kështu, janë duke u rishikuar dosjet “Ura Vajgurore ‘97”, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 5 të tjerë me anti-tank. Po kështu, është futur në hetim dhe dosja “Vlora 1997”, ku gjatë trazirave u vranë dy oficerë të SHIK-ut dhe një qytetar. Dosja e fundit është në hetim është “Përmeti 1997” e cila po rishikohet, pasi mbetën të vrarë pesë qytetarë dhe një funksionar i lartë, drejtues i Degës Lokale të PD-së dhe ish-drejtori i gjimnazit, Tomor Mullaraj, ndërsa nuk ka ende autorë për vrasjen e tyre. Hetime janë kryer dhe për dosjen “Tirana 1997”, ku pati 13 të plagosur dhe 7 të vrarë.

Dosjet e marsit 1997

Dosja: “Cërrik 1997”
Dosja: “Ura Vajgurore 1997”
Dosja: “Vlora 1997”
Dosja: “Përmeti 1997”
Dosja: “Saranda 1997”
Dosja: “Tirana 1997”
Dosja: “Vlora 1997”

Përmet 1997/ Gjashtë të vrarë me plumb në kokë

Ata që u vranë në Përmet në mars 1997, ishin njerëz pa probleme. Ata u ndëshkuan prej plumbave të pushtetit “Berisha”, edhe sepse kishin dalë së bashku me protestuesit pa ngjyrime politike, për të kërkuar lekët e zhvatura prej piramidave mashtruese të ngritura, të promovuara e të mbështetura prej pushtetit të vitit 1997. I pari që u ndëshkua prej hakmarrjes së pushtetit, ishte mësuesi i gjimnazit të Përmetit, njëkohësisht numri dy i demokratëve në qytet, Tomor Mullaraj, i cili u vra brenda godinës ku ndodhet bashkia, ndërsa bëhej një mbledhje e rëndësishme me përfaqësues të të gjithë forcave politike, drejtuesve të rendit dhe autoriteteve lokale, së bashku me komitetin e shpëtimit. Një plumb pas koke, në rrethana misterioze, shkaktoi protestë popullore te menjëhershme. Por plumbat, do t’u merrnin jetën edhe 5 qytetarëve të tjerë që ndodheshin në protestë, në sheshin e qytetit. Hetuesit dyshuan për vite të tera, se ishte qëlluar me snajpereë nga forcat ushtarake te dislokuara ato dite ne Jug, po kurrë nuk pati autorë. Mullaraj u shpall dëshmor, pasi u sakrifikua në krye të një misioni. Viktima mbeten edhe Efali Theodhori, Kristul Theodhori, Bledar Kasa, Reshat Telhai etj. Një ditë më vonë u vranë edhe tre persona të tjerë, por përsëri nuk pati autorë.


1.    Tomorr Mullaraj
2.    Efali Theodhori
3.    Kristul Theodhori
4.    Bledar Kasa
5.    Reshat Telhai


Profili 20 vjeçar i Berishës

Nëse shfleton “ditarin” e periudhës 20 vjeçare të veprimtarisë shoqërore, politike e qeverisëse të personazh “krimit” shqiptar Sali Berisha, sidomos të viti 1997, do të shikosh se çdo ditë të këtyre 20 viteve që pas hipjes në gjithë-pushtetin e tij në 22 mars 1992, ka regjistruar pothuajse një krim të ideuar, të organizuar, të nxitur, të lejuar, të mbështetur ose të kryer direkt prej tij. E megjithëse ka si tregues shumë krime publike e të maskuara, Sali Berisha ka disa muaj që po bënë të gjithë llojet e krimeve morale e dokumentare, për të “pastruar” krimet e tij, Pse? Sepse personazh “krimi”, plakushi i degraduar, i diskretituar, i penalizuar dhe i mbaruar fizikisht Sali Berisha, ka si qëllim që të mos futet në histori si “figurë e qelbur kombëtare”, por si “figurë e pastër”. Të gjithë po shohin duke qeshur e stigmatizuar, se po “zvarritet” neveritshëm me “shpirt ndër dhëmbë” të vetë-futet me forcë në historinë e Shqipërisë si “Figurë e ndritur, e shquar dhe madhore kombëtare”. Po a do vendoset “profili” i tij në histori? Natyrisht, që Sali Berisha është futur dhe do të mbetet jetë e mot në historinë e politikës dhe të shtetit shqiptar, i stamposur si “figurë kombëtare”. Por pyetja shtrohet, se në cilën faqe të historisë së figurave kombëtare do të shënohet emri dhe vepra e tij: Në skedën e figurave e ndritura, apo në “faqen” e figurave të “zeza” të kësaj historie? Natyrisht, që në histori, Sali Berisha është futur dhe do të mbetet përjetësisht tek figurat anti-shqiptare, anti-kombëtare, anti-popullore, anti-demokratike e anti-integruese të Shqipërisë. Nga: Përparim Halili