BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Dossier

Mjeku Alimehmeti zbulon arsyen: Ja pse nuk e bëra tamponin kur u infektova me Covid-19

Mjeku Alimehmeti zbulon arsyen: Ja pse nuk e bëra tamponin kur u infektova

Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar në “Quo Vadis” pse refuzoi të bëjë testin që verteton nëse është pozitiv apo jo me COVID, pas simptomave të shfaqura.

Për një mjek, theksoi Alimehmeti, testi është i panevojshëm kur ka dyshimin e fortë klinik.

 “Po kjo ka qënë në mënyrë të vazhdueshme, këtë e kam diskutuar dhe herë të tjera. Nga pikpamja mjekësore, si mjek, ne merremi me klinikën, pra ne merremi me pacientin, nuk merremi me pjesën e testit, po apo jo. Në mënyrë të menjëhershme sapo pata mendimin e parë, unë u izolova, u vetëizolova në mënyrë që të mbroja të tjerët patjetër dhe fillova në rast nevoje sipas shenjave, trajtimin. Testi është I panevojshëm për mjekun kur ka dyshimin e fortë klinik. Më pas, ditë më vonë u bë dhe konfirmimi laboratorik kështu që jemi të bindur për diagnozën, por tësti është një pjesë e diagnozës. Diagnoza e vërtetë është ajo klinike.”

Ai shtoi se njerëzit fokusohen tek rastet e rënda, pavarësisht se pjesa me e madhe e tyre kalojnë lehtë.