BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

“Ne jemi pushteti i punës, edhe i dhunës për kriminelët, por kurrë i vdekjes”, ja udhëzimet dhe qëndrimet e Ramiz Alisë pas rrëzimit të bustit të Hoxhës

“Ne jemi pushteti i punës, edhe i dhunës për

Në vitet 1990-1991 vendi ynë po kalonte krizë të thellë jo vetëm ekonomike që vazhdonte prej disa vitesh, por edhe një krizë të thellë politike, ideologjike e morale. Një shfaqje kulmore e saj ishte edhe rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë më 20 shkurt 1991. Si kundërpërgjigje, lindi lëvizja për mbrojtjen e figurës së Enverit. Situata u tensionua, sa pritej përkeqësim i gjendjes dhe rrezikonte të shpërthente një kaos, me pasoja shumë të rënda për popullin. Problemi shtrohej: A mund të shmangej kaosi, gjakderdhja?

***

Gjatë një jave Ramiz Alia, ish-Sekretari i Parë i KQPPSH dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, organizoi takime me institucionet qendrore partiake e shtetërore, me strukturat e partisë në rrethe. U analizua gjendja dhe u përcaktuan masat që duheshin marrë për qetësimin e saj. Unë isha pjesëmarrës me grupin e Pukës, Kukësit, Shkodrës dhe Lushnjës më datën 28 shkurt. Në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve u bë takimi. Ishim rreth 40 vetë. Ramiz Alia erdhi bashkë me Haxhi Lleshin. Ramiz Alia tha: “Ju jeni një nga gjashtë grupet që KQP ka organizuar me rrethet për t`u njohur me situatën dhe për të caktuar drejtimet e punës sonë për të ardhshmen. Sot e mbyllim. Gjithë ky aktivitet ka vlerën e një kongresi në kushte të veçanta që nuk ka qenë asnjëherë paria jonë. Nga ju dua të dëgjoj se si është situata në rrethe gjerë te individi kudo qoftë ai edhe në skajet më të largëta të vendit. A orientohet organizata në këto rrethana shumë të ndërlikuara dhe si mendon të veprohet? Po punonjësit e kooperativistët si e kuptojnë situatën dhe ç`punë bëhet për të mbajtur boshtin e drejtimit të vendit?

 1. Litari në qafën e Enverit ishte litari edhe në qafën time e tënden shoku Ramiz

Pas tij e mori fjalën drejtori i minierave të rrethit Pukë, F. Pjetri, i cili, ndër të tjera theksoi: “Kur e kam parë litarin në qafen e Enver Hoxhës, e kam parë edhe në qafën tënde, pastaj në qafën time, shoku Ramiz. (Ramiz Alia e kthen kokën majtas dhe e shikon diskutuesin që e kishte në krah e pranë)... Gjendja në minierat e Pukës në përgjithësi është e qëndrueshme. Punohet dhe realizohet plani. Me shumë sforcime, por nuk kemi humbur asnjë ditë pune. Kushtet e minierave janë relativisht të mira. Ushqimi e veshmbathja për ta janë të mira. Me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike që kalon vendi, kemi mundur të ruajmë sasinë dhe cilësinë e ushqimit. Edhe eksportin e kemi realizuar. Po vihet re se ka pakënaqësi të ndryshme për pagesën e ulët sidomos, por edhe për të tjera. Punëtorët janë njëkohësisht edhe fshatarë, prandaj flasin me njëri-tjetrin për kushtet e rënda që ka fshati. Në fakt kushtet e vështira po shtohen përditë. Bukë kanë, por nuk kanë me çfarë ta hanë; mungon bulmeti: qumështi me nënproduktet e tij mungon, mbasi blegtoria ka vite që ka pësuar vetëm rënie si për shkak të punës së dobët në drejtimin e kooperativave, por edhe të disa gabimeve të rënda që u bënë nga qendra gjatë mëse pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Fshatarët kanë mbetur të hanë bukën me turshi, bukën me bukë. Kjo gjendje ka keqësuar edhe shëndetin e popullit dhe ka ndikuar edhe në shpirtin e tij për keq.

 Po bëjmë gjithçka të mundur për ta mbajtur situatën në dorën tonë. Po me sa po shohim probleme të shumta po dalin përditë, prandaj edhe e kemi shumë të vështirë t`i zgjidhim në këto rrethana. Hallet e shumta po ia prishin edhe ndërgjegjen njerëzve si në punë, por edhe në jetën familjare e shoqërore. Vërehet dobësim i besimit te Partia për arsye të rënies ekonomike. Ushqimi është pakësuar. Qetësia është në lëkundje dhe gati në shpërthim. Njerëzit që lëvizin për në Shkodër, Tiranë etj. po sjellin shqetësimin e këtyre qyteteve edhe tek ne. Radioja e televizioni po informojnë për lëvizje të rrezikshme kundër sistemit socialist, për përmbysjen e tij. Shembulli më i zi ishte rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës në mes të Tiranës. Heshtja juaj dhe e të tjerëve anëtarë të Byrosë Politike për këtë ngjarje kanë krijuar mungesë të theksuar besimi te Partia, por edhe tek ju personalisht. Në Europën Lindore me afro 400 milionë banorë u përmbys socializmi... A mund të qëndrojmë ne? Ndërhyn Ramiz Alia: “Po ti si thua? Përgjigja ime duket në sytë e mendjet e secilit prej nesh e të popullit mbarë... Drejtori i ndërmarrjes së përpunim-drurit Fushë Arrëz, P.Gj. “...Më duket e pabesueshme për sytë e shpirtin tim: E rrëzuan, e përmbysen, e tërhoqën zvarrë për së vdekuri Enver Hoxhën. Nuk doli një burrë i gjallë ta kundërshtojë këtë turp të madh që po mbulonte Partinë tonë e ju shoku Ramiz. Ju veçanërisht, e theksoj ju, shoku Ramiz”! Me këtë rast besimi i popullit për partinë tonë ka ra për tokë... Punonjësit e ndërmarrjes sonë, deri tash nuk kanë përçarje të dukshme. Dalin në punë. Edhe në kushte të tilla po e realizojnë planin, bile ka edhe tejkalime. Edhe komunistët heshtin... Janë të mpirë nga situata e krijuar dhe nuk dinë se si të veprojnë. Formimi i PD-së ka krijuar një situatë të re. Në këtë parti janë grumbulluar punëtorët më të padisiplinuar e problematikë që kemi pasur. Ata po propagandojnë se PD do të sjellë parajsën. Kritikojnë dobësitë tona, të cilat i shohim të gjithë. Kanë ndikuar edhe në një masë punëtorësh, të cilët kanë kaluar në anën e saj. Dobësimi i punës së Partisë sonë që nga ju sh. Ramiz, po ia rrit autoritetin PD-së. Gjendja është shumë e turbullt, sepse edhe Europa Lindore ndryshoi sistemin. E kemi shumë të vështirë ta përballojmë. Ndërhyn Ramiz Alia: “Pikërisht për këtë jemi mbledhur dhe po diskutojmë. Si mund të veprojmë”. Jam i bindur se sot shumicën e kemi me vete, por edhe sa kohë do ta kemi. Kjo varet nga zotësia jonë, nga mençuria e Partisë dhe sidomos nga aftësitë tuaja për t`i dalë zot situatës shoku Ramiz...

2. Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, është edhe rrëzimi i vetë Partisë sonë

Diskutuesi nga Kukësi A.D theksoi: Rrëzimi i Enverit është rrëzimi i Partisë sonë. Si nuk paska pasur një burrë që ta bëjë të pabërën. Të gjitha ato probleme që thanë shokët parafolës, janë edhe në rrethin tonë. Përmbysja e sistemit socialist në Europën Lindore e ka tronditur edhe popullin e rrethit tonë dhe e ka vënë në dyshim mundësinë e përballjes së situatës që po kalojmë. Klasa punëtore në minierat Kalimash dhe Gjegjan, por edhe punëtorët e ndërmarrjeve ekonomike, tregti, ndërtim, me gjithë çoroditjen, po punojnë dhe realizojnë detyrat. Organizatat e partisë po ndjekin me vëmendje situatën. Mblidhen herë pas here, analizojnë gjendjen dhe përpiqen që të sqarojnë punëtorët. Por ka edhe nga ata komunistë që kritikojnë shumë të metat e dobësitë e punës sonë. Sidomos mungesat për lëndë të parë që çojnë në mos realizimin e planit. Si rrjedhim punëtorët mbesin pa realizuar planin, por edhe pa rroga. Ka edhe ndonjë komunist që është përvjedhur dhe ka kaluar në anën e PD-së. Zakonisht këta kanë qenë me probleme edhe më parë, ngatërrestarë e hileqarë. Edhe këta ndikojnë për keq. Megjithëkëtë, shumica është e shëndoshë deri tash; së paku kështu duket. Çka ziejnë në kokat e tyre nuk e dimë. Në fshat gjendja është më solide. Shndërrimet në Europën Lindore kuptohen më ngadalë në fshat. Fshatarët i shohin ndryshimet me shumë dyshim. Por meqenëse punëtorët e ndërmarrjeve janë edhe fshatarë, këta ndikojnë të punëtorët e kooperativave bujqësore duke çuar në fshat turbullirat që po ndodhin nëpër qytetet tona e nëpër Europë. Radiot e huaja po dëgjohen shumë, prandaj edhe ato po nxisin turbullirat. Edhe Radio-Tirana po ashtu është çoroditur. Ato janë bërë zëdhënëse të PD-së. Në fakt në PD-në në Kukës janë kryesisht nga ish-klasat e përmbysura që me të drejtë janë ndëshkuar nga partia, por ka edhe ndonjë intelektual që shkon nga fryn era. Komiteti i Partisë mblidhet shpesh, analizon gjendjen dhe shtron detyra që komunistët të jenë shembull në punë, por edhe si agjitatorë për sqarimin e situatës. Ka prej atyre që heshtin. Heshtja tregon se ata po ndjekin ecurinë e kohës, sepse janë lëkundur...Vihet re edhe largimi nga lufta ideologjike kundër armikut të klasës. (Larg b... sime), po bëhet sëmundje ngjitëse. Se si do të veprojmë ende nuk e dimë. Qendra, dhe qendra kam parasysh vetëm Ju shoku Ramiz, se të tjerët janë fshehur, kanë avulluar. Nuk i shohim. Sikur të mos ishin fare, do të ishte më mirë. Në këtë situatë, duken burrat, se në kohë të qetë janë të gjithë “trima” e “rrahësgjoksa”. Tash ata janë shndërruar në tutësa. Kjo tregon se ata kanë qenë për “mish e pilaf e jo për punë e luftë, jo për beteja burrash”. E kanë mjelë si lopën shoqërinë, djersën e mundin e shqiptarëve. Haram u qoftë! Paçin faqen e zezë! Shoku Ramiz: “Pikërisht se është kohë e vështirë jemi mbledhur për të debatuar se si është më mirë të veprojmë. Kundërshtarët tanë tashmë kanë dalë sheshit, duke shfrytëzuar ndikimin nga jashtë e dobësitë tona brenda vendit. Pra duhet që puna e partisë sonë të veprojë me mençuri edhe në këtë situatë, sepse ato nuk janë forca të reja, por të vjetra aq sa është i vjetër edhe kapitalizmi”.

“Ne jemi pushteti i punës, edhe i dhunës për

3. Kush je ti, Ramiz Alia? Edhe ti je strukur! Burrat njihen në kohë të vështira. Kohët e vështira për partinë janë këto ditë e në vijim. Jemi në prag lufte civile, shoku Ramiz...

Komandanti i Brigadës ushtarake të Leshnjës ngre fuqishëm zërin. (E ka përballë Ramiz Alia). “E them hapur. Gjendja është kritike. Është shumë e rëndë. Kurrë Partia, as në kohë të LANÇL nuk ka qenë situatë më e vështirë, kurrë. Për rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës ka pasur hile nga brenda Partisë. Ju duhet ta dini. Ishte çmontuar shtatorja, prandaj rrëzimi ishte thjesht një demonstrim politik i forcave të errta... Ju e hapët derën e pluralizmit. Kanë vërshuar të tërë të liqtë: burgaxhinjtë, batakçinjtë, hajdutë e kriminelë ordinerë, njerëz pa moral, pa ideale të pastra kombëtare. Këta janë pararoja e PD-së. Të gjithë të gatshëm për të vjedhur e grabitur pasurinë kombëtare, djersën e gjakun e mijërave shqiptarëve gjatë gjysmë shekulli. Unë kam vërejtje për ju shoku Ramiz! Ku jeni ju që nuk dilni në radio e televizion për t`iu drejtuar popullit se si ta përballojmë situatën? Edhe ju fshiheni?! Kush je ti Ramiz Alia? Çfarë bën ti e Kryeministri që nuk ia mbledh atij? Edhe ai diçka po luan...”. Ndërhyn Ramiz Alia: “Hë, pra kush jam unë sipas teje, thuaje hapur këtu si burrat”. Komandanti stopohet një çast e vazhdon: “Unë, shkurt, nuk kam më besim. Po si të bëj, as vetë nuk e di. Veç të mbaj rregull absolut. Së pari, të forcoj vigjilencën dhe të rris gatishmërinë numër një ditë e natë... Ku janë anëtarët e Byrosë Politike? Janë futur vrimave, apo kanë kaluar te PD-ja”. Ndërhyn Haxhi Lleshi: “Isha në klinikën speciale. Takova në shkallë Manushin (Myftiu) tek po zbriste. E pyeta: -Ku i ke djemtë, o Manush? Ngriti kokën, shikoi, tha diçka që nuk e mora vesh dhe zbriti shpejt shkallët. I thash: Poshtë po bie, poshtë”. Ramiz Alia: “Me Kryeministrin (Fatos Nanon) flas dy-tri herë në ditë për gjendjen e vendit. Të dy në linjën e vet jemi. Ju i kuptoni mirë situatat që kemi. Disa anëtarë të Byrosë nuk kanë forcë për asgjë. Janë konsumuar”. Ndërhyn komandanti i brigadës: “Po ata ka kohë që vetëm konsumojnë që të mbushin barkun, por jo mendjen. Kanë rrjedhur prej kohësh. Për këto ditë duhen burrat, të mençurit, guximtarët. Unë them se do të bëhemi si Libani: luftë civile, fetare, luftë, luftë dhe gjak shqiptari me shqiptar. E tmerrshme”!

Ramiz Alia:-He si thua ti, çfarë të bëjë partia, çfarë të bëjë ushtria?

Komandanti i brigadës:-Unë pres urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm...

4. Mjerisht, Enver Hoxha nuk ka lënë pasardhës burra që t`i dalin zot vendit...

Diskuton Ç.. nga Shkodra: (Ramiz Alia sqaron: Shoku Ç.J, ish-partizan, shok besnik i sprovuar. Burrë qelibar. Është historian i zoti. Po e dëgjojmë).

Ç.J.: -Rrëzimi i monumentit të Enverit së vdekuri nga banditë e turma tregon se Enver Hoxha nuk paska lënë burra trima, të zgjuar e guximtarë. Siç tha shoku i Pukës, litarin në qafë të Enverit, në qafë të partisë dhe në qafën e secilit anëtar të partisë sonë a do ta mbajmë? Me çka duket deri tash, po. Heshtje varri gjithkah. Po pritni çka do të ndodhë pa vonuar...

Ramiz Alia:-Çfarë do të ketë, shoku Çun J? Përgjigje: -Ne kemi bërë shumë gabime për më shumë se dhjetë vite rresht. (autori foli gjatë për historinë, luftën e klasave). Ramiz Alia ndërhyn:-Ka shkuar shumë vonë. Po kalon ora 21:0. E filluam në ora 17. (J.Ç. kërkon falje dhe ulët).

 5. Asnjë armë nuk do të zbrazet në asnjë rast. Jeta e njeriut mbi të gjitha. Ky është misioni ynë historik

Ramiz Alia: -Asnjë fishek nuk do të zbrazet. Asnjë armë jashtë depove. Asnjë pikë gjak shqiptari nuk duhet e nuk do të derdhet...Ky është misioni ynë historik tani e në vitet që kemi përpara.

Edhe ju e keni kuptuar situatën. Kur e kupton është fillimi i punës. Duhet mençuri, guxim e veprim i matur, e theksoj shumë i matur. Duhet gjakftohtësi, gjakftohtësi. Partia Demokratike kërkon përmbysjen e Partisë sonë dhe marrjen e pushtetit. Si opozitë e re ajo nuk ka histori, prandaj lufta ndaj saj është e ndërlikuar. Ajo nuk ka bërë gabime sepse nuk ka ekzistuar më parë. Pra gëzon privilegjin e kritikuesit sa të mundin e ku të mundin; mohojnë çdo arritje tonë në ekonomi, në arsim, në kulturë, në gjithë jetën e vendit; e nxijnë çdo gjë. Ne vërtet kemi bërë disa gabime, por kemi aftësinë që t`i korrigjojmë dhe të realizojmë premtimet. Kundërshtarët tanë na mohojnë gjithçka dhe premtojnë se do të sjellin lumturinë si në parajsë. Kujdes: Të mos mashtrohemi me premtimet. Ky është një problem i madh. Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës është një dhimbje e madhe. Problemi shtrohet: A mund t`i ruajmë idetë e mësimet e Shokut Enver? Turqit e zhduken edhe varrin e Gjergj Kastriotit, por nuk e zhduken dot dashurinë e popullit për heroin e vet. Rron dhe rron prej 500 vitesh e do të rrojë ndër shekujt e ardhshëm. Historinë nuk e kemi në dorë ta bëjmë si duam ne. Ne e kemi në dorë të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë kohë shumë të ndërlikuar. Problemi më i madh sot shtrohet: A mund të shmangim konfliktet midis forcave politike shqiptare që të mos derdhet asnjë pikë gjak shqiptari? Ne në qendër kemi marrë masa të rëndësishme. E ndjekim situatën gjatë 24 orëve. Japim udhëzime e urdhëra për veprim të matur dhe shmangie të nxitjeve për konflikt.

Unë sapo u ktheva nga Aktivi i Ministrisë së Mbrojtjes. Me gjithë situatën në evoluim të shpejtë edhe aty, kemi vënë nën mbrojtje të gjithë armatimin e municionin. Asnjë njeri që ka armë, nuk do ta përdorë kundër askujt që proteston. Kushdo që guxon të gjakosë njeri, do ta gjakosë ligji menjëherë e pa hezitim. Sekretarët e parë duhet të ndjekin 24 orë gjendjen e gatishmërisë së forcave në terrenin që mbulojnë. Mbajnë përgjegjësi me jetën e tyre edhe për jetën e secilit. Komunistët duhet të jenë tribunarë, të urtë, të guximshëm dhe të sqarojnë popullin për misionin e forcave të kundërta me ne. Të theksohet se ata mund të premtojnë parajsën, por të bëhet gjithçka që masat të kuptojnë të vërtetën e premtimeve të bujshme. Të shkojnë shtëpi me shtëpi dhe të bisedojnë me shtresa të ndryshme mbi rrezikun dhe për qëndrimin që duhet mbajtur. Gjendjen në ushtri e kemi të shëndoshë. Ushtria jonë është mbrojtëse e atdheut e popullit nga rreziku i jashtëm. E theksoj, nga rreziku i jashtëm. Ministria e Brendshme ka shumë punë të koklavitur. Çdo lëvizje e të dy ministrive vetëm me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm. Në të gjitha rastet të ruhet jeta e çdo njeriu. Çdo kush prej nesh, komunistëve, të ruhet prej provokimeve. Mos të bien pre e tyre. Kur Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Lindjes Evropiane e përmbysën socializmin e po vendosin kapitalizmin, kuptohet se sa vështirë e kemi ne të ruajmë sistemin. Guri i provës është ekonomia. Ky gurë për rrezikun tonë, ka disa vite që ka marrë të tatëpjetën.

6. Ne jemi pushteti i punës, por edhe i dhunës për kriminelët, por jo i vdekjes, jo. As do të jemi ndonjëherë

Asgjë nuk duhet të na duket e pa pritur. Kryesore për ne është të ruhet qetësia dhe jeta e çdo njeriu. Në të gjithë vendin, në fshatra e në qytete të ngrihen grupet vullnetare për forcimin e vigjilencës ditë e natë. Aparati i KQ është i hapur 24 orë. Njoftoni për çka ndodh kudo deri në çdo cep të atdheut. Merrni masa, por pa përdorur dhunë fizike, as armë aspak. Edhe kundërshtarët tanë janë shqiptarë si ne pavarësisht bindjeve. Do të ndeshemi, por jo kurrë me mjete dhune. Ne jemi pushteti i punës, por edhe i dhunës për kriminelët, por jo pushteti i vdekjes, as do të jemi ndonjëherë. Populli ynë është paqësor. Nuk kërkon konflikt me dhunë, as me armë kurrë ndaj njëri-tjetrit. Jemi në luftë ballë për ballë. Kjo luftë zhvillohet me mjete demokratike. Komunistët të jenë na ballë për të thënë të vërtetën, për të pranuar gabimet, por edhe për të shprehur gatishmërinë se janë të zotët të bëjnë më të mirën e mundshme në shërbim të çdo shqiptari. Kushtojini kohë punës individuale e lidhjeve fisnore e miqësore. Organizoni mbledhje e takime të vogla. E theksoj: Mos jeni gjaknxehtë, por këmbëngulës e të durueshëm. Përditë do të provokohemi nga kundërshtarët tanë. Mos bini në grackën e tyre. Provokimi është mjeti i tyre për të na hedhur në gabime, apo veprime të pakontrolluara. Jemi para provës së madhe, më të madhe se sa ajo e LANÇ sepse atëherë kishim aleatët e mëdhenj në krahun tonë. Sot përballemi vetëm. Po kemi të vërtetën dhe përvojën afro gjysmë shekulli me vete. Lufta e sotme është e gjatë, e gjatë, luftë ditë e natë... Me të vërtetë jeta është luftë. Tani duhet të jemi të gjithë komunistët dhe atdhetarët në luftën më të madhe në jetën e tyre, në luftën për të ruajtur jetën e çdo njeriu.

Më të lexuarat