BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x

Dossier

Nga lufta partizane, te konsolidimi i Forcave të Armatosura, ja kontributi dhe kush ishin gjeneralët Petrit Dume, Tahir Kadare dhe Dali Ndreu

4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënuar, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtrakëve të lartë që konntribuuan për krijmin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur gjeneralët Petrit Dume, Tahir Kadare dhe Dali Ndreu gjatë luftës partizane dhe në ringritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vejtorit të krijimit FA.

Nga lufta partizane, te konsolidimi i Forcave të Armatosura, ja kontributi

Gjen.Leit. Petrit Dume, “ Hero i Popullit”, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Heroi i Popullit Gjen.Leit. Petrit Dume lindi në Kolonjë në një familje atdhetare dhe u edukua me ndjenjat e saj dhe të krahinës së tij. Ai u bë luftëtar i famshëm, komandant i çetës dhe i batalionit “Hakmarrja”, luftoi me trimëri dhe pati suksese të mëdha. Ky batalion u bë tmerr për armikun. Në vitin 1944 u caktua komandant i Br XVIII Sulmuese, ku u shqua për aftësi komanduese në të gjitha betejat që zhvilloi kjo brigadë. Më 1945 dërgohet për studime në Akademinë “Frunxe” dhe më vonë edhe në Akademinë “Voroshillov”, të cilat i mbaroi me rezultate shumë të mira. U ngarkua me detyrë komandant divizioni , Zv.Shef Shtabi të Përgjithshëm dhe që nga viti 1950 deri në vitin 1975, për 25 vjet me rradhë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Gjeneral Petrit Dume në të gjithë punën e tij është shquar për aftësi profesionale të lartë, për cilësi organizative dhe komanduese, për energji dhe përsosmëri në punë, për kërkesë llogarie dhe operativitet. Ai kujdesej jo vetëm për përgatitjen luftarake të ushtrisë, por edhe për jetën e njerëzve , të ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të cilët i donte shumë. Ai e drejtoi ushtrinë dhe shtabin e saj të përgjithshëm për 25 vjet me rradhë dhe e ngriti atë në rangun e ushtrive të tjera moderne.

Tahir Kadare, “Nderi i Kombit”, Komandant i Lavdishëm i LANÇ, zv.Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Nga lufta partizane, te konsolidimi i Forcave të Armatosura, ja kontributi

 

Lindi ne qytetin e Gjirokastres me 28 nentor 1913, ne nje familje me edukate te larte qytetare, qe e mesoi ate me dashuri per atdheun, me ndjenjen e ndershemrise e te drejtesise. Pasi mbaroi shkollen e mesme ne qytetin e tij te lindjes, vazhdoi studimet ushtarake ne degen e artilerise. Me mbarimin e shkolles ushtarake, u emerua ne detyre prane komandes se artilerise ne Tirane. U perfshi ne levizjen antizogiste, duke bere pjese ne grupin e oficereve qe u godit nga regjimi me 1935 me zbulimin e levizjes se Fierit. Pasi u burgosen, u perjashtuan nga ushtria dhe humben te drejten e grades se bashku me Dali Ndreun e Bedri Spahiun. Me vone arratiset ne Greqi bashke me Mustafa Matohitin. Me okupimin fashist te vendit Tahiri u kthye ne atdhe. Ai u perfeshi qe ne fillim ne Levizjen Antifashiste dhe u be shpejt nje nga udheheqesit e saj ne rrethin e Gjirokastres, duke u marre kryesisht me organizimin e drejtimin e njesiteve te para, cetave e batalioneve partizane. Ai qe perfaqesues i Qarkut te Gjirokastres ne luftimet ne Kuqar, Permet Kicok, ne te cilat moren pjese forcat e perbashketa nga qarku i Korces, Gjirokastres e Beratit, i pari aksion i perbashket qe perfshinte pothuajse tere jugun e Shqiperise. Me zhvillimin e zgjerimin e luftes Tahiri shpalosi aftesite e tij si udheheqes e strateg i luftes partizane. Me krijimin e Brigates se Pare Sulmuese, ai emerohet nga Shtabi i Pergjithshem zevendes komandant i kesaj brigade. Detyren e komandantit te Brigates se Gjashte Sulmuese Tahiri e mori ne kulmin e operacionit gjerman te dimrit te vitit te acarte 1944. Në gusht 1944, Tahiri caktohet komandant i Divizionit te Dyte Sulmues dhe ne kete detyre drejtoi veprimet luftarake te brigatave qe cliruan gjithe pjesen veriperendimore te Shqiperise, e bashke me Shkodren te gjithe Shqiperine. Pas çlirimit te vendit Tahiri, si komandant i permasave te medha caktohet komandanti i Korparmates se Dyte qe kishte per detyre te mbronte frontin e jugut, kur gjendja ne Greqi ishte e pa qendrueshme dhe forcat shoviniste kishin pretendime teritoriale ndaj vendit tone. Pas Çlirimit Tahiri mbaroi studimet e larta ushtarake ne Akademine e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Sovjetike me rezultate te shkelqyera. Per aftesite e tija, perkushtimin ne pune, si ushtarak i dimensioneve operativo – strategjike dhe si nje nga udheheqesit e larte te Luftes Nacional Clirimtare, ai u ngarkua me detyra te larta ne Ministrine e Mbrojtjes, Komandant i Artilerise se Ushtrise, Zevendes Shef i Shtabit te Pegjithshem e Drejtor Operativ, zevendes i pare i Ministrit te Mbrojtjes etj. Me 1962 pushoi se rrahuri zemra e komandantit trim, e njerit nga drejtuesit me te njohur te formacioneve me te medha te Ushtrise Nacional Çlirimtare, e njerit nga gjeneralet dhe udhtaraket me te talentuar te ushtrise shqiptare.

Dali Ndreu, “Nderi i Kombit”, ish-zv/Komandant i Shtabit të Ushtrisë LANÇ

Gjeneral Dali Ndreu ishte nje nga figurat me te shquara udheheqese te LANC. Ai ishte zevendes komandant i Shtabit te Pergjithshem, njekohesisht dhe operativ i ketij shtabi, i cili se bashku me komandantin e shtabit, Gjeneral Spiro Moisiu e ka drejtuar luften ne te gjitha etapat e saj. Biri i familjes se njohur, Ndreu, te Slloves se Dibres, pasardhes i denje i patrioteve e prijesve te shquar dibrane, Elez Isufi e Suf Xhelili, pasi kreu shkollen fillore ne vendlindje, ne moshen 16 vjeçare, me 1928 filloi studimet ne shkollen ushtarake ne Tirane, ne degen atrileri. Me 1931 mbaron studimet me rezultate te larta, gradohet aspirant dhe emerohet zevendes komandant baterie. Pas nje viti gradohet toger dhe emerohet komandant baterie artilerie. Me 1938 fillon studimet ne fakultetin e shkencave ekonomiko-politike ne Itali, te cilat i nderpret pas pushtimit fashist te Shqiperise dhe me 1940 kthehet ne Atdhe.

Nga lufta partizane, te konsolidimi i Forcave të Armatosura, ja kontributi

Ne fillim, bashke me Esat e Faik Ndreun, me Beqir Laçin etj, punoi per organizimin e Levizjes Nacionalclirimtare ne krahine dhe me krijimin e Cetes Partizane te krahines se Slloves behet komandant i saj. Me krijimin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalçlirimtare ne Korrik 1943, Dali Ndreu u zgjodh anetar i shtabit dhe u caktua Zv/komandant e njeheresh operativ i ketij shtabi. Gjeneral Dali Ndreu, pervec organizator e drejtues operativo-strategjik i Luftes, ishte edhe nje komandant i sukseseshem ne fushen e betejes, si ne luften partizane dhe ne ate frontale, ne kushte te ndryshme te terrenit dhe te kohes. Keto aftesi i demostroi edhe kur mori drejtimin e Brigates se III-te Sulmuese ne dhjetor 1943, gjate operacionit armik te dimrit 1943 – 1944, kur megjithese kjo brigate rrezikohej te asgjesohej nga forcat e medha gjermane dhe mercenare, qe po e rrethonin, gjeneral Dali Ndreu e udhehoqi ate nga fitorja ne fitore, duke care cdo rrethim e kapercyer cdo veshtiresi. Duke e vleresuar si nje nga oficeret me aftesi te larte profesionale e zotesi te vecanta komanduese, Kongresi i Permetit e gradoi Dali Ndreun “kolonel” dhe e emeroi komandant te Divizionit te Pare te Ushtrise Antifashiste Nacionalclirimtare, duke i ngarkuar detyren qe divizioni te kalonte ne mesymje per clirimin e Shqiperise Verilindore, krahinave te Matit, Dibres e Mirdites, ku gjermanet kishin forca te shumeta dhe mbeshtetje nga forcat e Ballit Kombetar e te Legalitetit. Pas ketij operacioni te suksesshëm, me krijimin e Korp-Armates se Pare, me merite, komandant i saj u emerua Dali Ndreu dhe u gradua Gjeneral – Major. Ne krye te kesaj Korp – Armate, Dali Ndreu drejtoi operacionin e forcave per clirimin e kryeqytetit, Tiranes, operacion qe perfundoi me sukses brenda 20 diteve. Me pas ai komandoi operacionin per clirimin e gjithe Shqiperise. Daliu ishte biri i Sufe Xhelilit dhe nipi i Elez Isufit, dy figura te njohura udheheqese te luftes kunder serbeve per mbrojtjen e trojeve kombetare.

Më të lexuarat