BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Plas në opozitë, Basha refuzon 13 tetorin, Berisha del kundër dhe rreshtohet krah Metës, Kryemadhi braktis marshimin para Parlamentit

Plas në opozitë, Basha refuzon 13 tetorin, Berisha del kundër dhe

Protesta e djeshme e gjeti të përçarë opozitën. Prej kohësh gazeta ka treguar sesi midis kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha e LSI ka përplasje për mënyrën sesi demokratët duhet të vijojnë aksionin e tyre opozitar. Por tani duket se ndarje ka edhe për zgjedhjet e 13 tetorit. Brenda Partisë Demokratike janë një pjesë e ish-deputetëve në mbështetje të Bashës. Një prej tyre është edhe Luan Baçi, i cili dje deklaroi për mediat se opozita nuk do të futet as në zgjedhjet e 13 tetorit nëse Edi Rama nuk largohet. “Ne kemi agjendën tone dhe ajo është një dhe e pandryshueshme “Rama ik” aq më tepër duke parë që pas zgjedhjeve në instalimin e një neo-diktature, opozita nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe ashtu siç tha edhe Basha ky fillimi i një fundi real të Edi Ramës. Është një problem tjetër që hap pas hapi do të diskutohet, për mendimin tim opozita ka agjendën e vet largimin e Ramës dhe opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 tetorit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryeministër. Për mendimin tim nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as me 13 tetorin është një problem ligjor që është shkelur përsëri dhe është një problem mes Presidencës dhe Mazhorancës”, deklaroi Baçi. Pra, duket sikur një pjesë e demokratëve janë kundër datës 13 tetor të dekretuar nga presidenti Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet vendore. Ky qëndrim i demokratëve është kundër atij të shprehurit disa ditë më parë nga eksponentë të LSI. Silva Caka deklaroi se dekreti i presidentit duhet të zbatohet dhe zgjedhjet të bëhen në 13 tetor. Përveç këtyre deklaratave, përçarja mes PD dhe LSI tregohet qartë fare nga qëndrimi që Monika Kryemadhi mbajti dje në protestë. Kur Basha iu kërkoi protestuesve që të nisen drejt Parlamentit, Kryemadhi me militantët e saj qëndruan tek Kryeministria. Ata nuk u bashkuan me Bashën tek Parlamenti e më pas tek selia e PD për të bërë mbylljen e protestës. Por në një studio televizive Kryemadhi vulosi gjithçka. Ajo tha se LSI është gati të negociojë apo të shkojë në zgjedhje dhe me Ramën kryeministër. “Zoti Basha ka eksperiencën e marrëveshjes së 17 Majit, prandaj kërkon largimin me çdo kusht të Edi Ramës”, tha ajo.

Berisha në krah të Metës

Ndryshe nga ish-deputeti Luan Baçi, Sali Berisha, njësoj si LSI, doli dje hapur në mbështetje të Ilir Metës. Në një prononcim për mediat nga protesta, Berisha dënoi ngritjen e komisionit hetimor nga Parlamenti për shkarkimin e presidentit. Sipas tij, ky është një puç kundër presidentit sepse për dekretet e këtij të fundit mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese. “Po kryhet një puç ndaj presidentit. Komisioni është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës bashkë me narko-horrat e tij ndërmori ndaj Kushtetutës, institucionit të Presidencës. Ekspertiza e ODIHR-it ju tha të gjithëve përfshirë edhe ndërkombëtarëve se dekretet e presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme dhe se ato nuk mund ti prekën Denarët e Partisë dhe narko-kolegji i partisë. Ato mund t’i hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Dekretin e tij nuk e rrëzon parlamenti i horrave, kriminelëve dhe narkotrafikantëve, ato i shqyrton Gjykata Kushtetuese. Çdo lëvizje kundër kësaj është grusht shteti dhe do të përgjigjet një më një”, u shpreh Sali Berisha. Pra, përmes kësaj deklarate ish-kryeministri mori në mbrojtje Metën dhe dekretet e tij, krejt ndryshe nga demorkatët pranë Bashës, që dolën kundër datës 13 të presidentit. Ndërkohë, Sali Berisha dje nuk ndali as thirrjet për kryengritje. Sipas tij, kryeministrit po i vjen fundi dhe e pret burgu. “Vetëm me kryengritje, Rama do të kalbet të paktën 37 vjet në burg. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë. Rama është një armik i lirisë. Ata duhet ta dinë se Edvin Kristaq Mafisë ju kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve, refuzoi sepse i ka minutat e numëruara”, deklaroi Sali Berisha. 

Mimoza Ibra

Më të lexuarat