BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Prapaskenat, ja negociatat Tiranë-Romë para pushtimit dhe lakmia që kishte Duçja për Shqipërinë, lëvizjet e Amet Zogut

Prapaskenat, ja negociatat Tiranë-Romë para pushtimit dhe lakmia

Dalin në pah detaje nga situata e 6 prillit 1939. Më 7 prill Italia nisi pushtimin e Shqipërisë, ndërsa shumë është folur se kishte një marrëveshje mes Zogut dhe Italianëve. Mediat në atë kohë kanë hedhur detaje mbi negociatat dhe situatën përpara pushtimit.

6 prill 1939

Duçja lakmon Shqipërinë e vogël

Mediat britanike thoshin se Italia po mendon të krijojë një formë protektorati në mbretërinë e vogël të Ballkanit ose dhe marrjen e plotë të kontrollit të saj, që duket si objektivi kryesor. Korrespondentët britanikë thonë se pozita ekonomike e Shqipërisë po përkeqësohet, njerëzit janë të çorientuar dhe se vetë mbreti Zog ka pranuar idenë e protektoratit, çka do t’i jepte Italisë kontroll më të plotë në burimet natyrore shqiptare teksa nuk ka përfituar ende nga paratë e mëdha që ka investuar në vend. Kreu ushtarak i mbretit Zog gjeneral Zef Seregi është emëruar së fundmi ministër në Romë. Ai është fuqimisht pro-italian ka bërë të rritet aktiviteti në legatën shqiptare në Romë. Një deklaratë gjysmë-zyrtare nga Shqipëria tha dje se raportimet tendencioze për marrëdhëniet me Italinë janë të pabaza. Një korrespondent britanik në Romë thotë se komanda e lartë të trupave alpine italiane është transferuar nga Roma në Trento. Zyra e luftës thotë se ky është një operacion i zakonshëm por ekspertët e huaj ushtarakë thonë se garnizonet në Trento e Foriza janë vënë në gatishmëri mobilizimi. Foriza gjendet në provincën Venezia Giulia në kufi me Jugosllavinë. Raportohet gjithashtu se trupat italiane në të gjithë Spanjën janë përqendruar në Almeria teksa përgatiten të zbarkojnë për në Itali. Megjithëse zyrtarisht nuk ka konfirmim për sulm kundër Shqipërisë, raportimet nga Parisi thonë se legata shqiptare në Romë është këshilluar për zbarkimin e trupave italiane atje më 5 prill. Ndërkohë Italia e Shqipëria po negociojnë përforcimin e aleancës së tyre mbrojtëse. Gazetat italiane citonin sot një transmetim nga Bari ku thuhej se negociatat vazhdojnë me kërkesën e qartë të mbretit Zog për mbrojtjen e Shqipërisë. “Nuk është qëllim i Italisë të veprojë kundër integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë”, shtohet në transmetim.

6 prill 1939

Italia e Shqipëria forcojnë aleancën

Një tjetër lëvizje në politikat e pushtetit parashikohet me forcimin e kontrollit të Italisë ndaj Shqipërisë. Teknikisht kjo nuk do të ishte shkelje e pavarësisë së Shqipërisë pasi mbreti i saj Zog, ish-kreu fisnor që u bë president në 1925 dhe mbret në 1928, është tepër i varur nga mbështetja ekonomike e Italisë. Por Shqipëria është teknikisht shtet i pavarur dhe populli i saj emocional kanë treguar dhe më parë se refuzojnë dominimin e huaj apo ndërhyrjet në punët e brendshme, edhe pse nuk kanë shumë mundësi për të bërë diçka që demonstron ndjenjat e tyre. Për Italinë më e rëndësishme është kontrolli strategjik i Shqipërisë që i jep asaj komandën e hyrjes në Detin Adriatik. Porti i Vlorës është përbri ngushticës së Otrantos, 45 mije larg saj. Linja bregdetare shqiptare është e ashpër dhe malore, në krahasim me brigjet e ulëta të Italisë lindore. Por edhe pse Vlora është porti natyror më i përshtatshëm, Italianët kanë përqendruar punën në zhvillimin e postit më të cekët të Durrësit, i cili është i vendosur më mirë në mbikëqyrjen e Adriatikut në lidhje me rivalin verior Jugosllavinë. Zotërimi i tokave përballë saj në Adriatik ka qenë një nga avantazhet e ofruara për Italinë në Traktatin sekret të Londrës në 1915 për ta joshur atë të hynte në luftë. Por pas aplikimit të parimit të vetëvendosjes për Shqipërinë nga presidenti amerikan Uilson, Italia e gjeti veten në pozitë të dobët përballë Jugosllavisë në zgjerim. Aventura e kryeministrit D’Anunzio bëri që të jepej pjesa më e madhe e portit të Fiume, duke e lënë vendin vetëm me qytetin e vogël të Zarës dhe një ose dy ishuj. Ndërsa flota austro-hungareze u eliminua. Kështu që Italia fashiste nuk humbi kohë në kapjen e një pozite kontrolli me Shqipërinë e vogël që fitoi pavarësinë nga Turqia në 1912. Ajo dha hua të mëdha me kushte të buta për mbrojtjen, ndërtimin e rrugëve dhe qyteteve, por shqiptarët kishin ndjeshmëri në dorëzimin e sovranitetit te një vend i huaj prandaj pas disa viteve debate në 1936 vendi largoi këshilltarët italianë. Jugosllavia do të mbetet e zhgënjyer nga lëvizje të tilla të Italisë, të cilat nuk do të kishin ndodhur nëse në vend nuk do të kishte përçarjet aktuale mes serbëve e kroatëve dhe aq më shumë presionin e Gjermanisë për pushtim ndaj Austrisë e Çekosllovakisë. Duke forcuar kapjen e saj në ngushticën e Otrantos, Italia forcon kontrollin dhe ndaj trafikut drejt Triestes e Fiume që janë portet e fuqive të Evropës Qendrore. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Britania do ta konsiderojë lëvizjen si shkelje të akordit anglo-italian me të cilin Roma është zotuar të mos ndryshojë gjendjen aktuale të fuqive në Ballkan.

6 prill 1939

Evropa merr në konsideratë lëvizjen e Italisë ndaj Shqipërisë

Për fuqitë evropiane mbetet e paqartë masa e shkeljes së Italisë kundrejt Shqipërisë me veprimin e pritur ushtarak. Një raportim nga Bari thotë se negociatat italo-shqiptare janë ende në vijim “me kërkesën e mbretit Zog” por gjithsesi pretendohet se asnjë veprim nuk do të ndërmerret kundër integritetit apo pavarësisë së Shqipërisë, por nga ana tjetër raportimet e sigurta thonë se Italia do të zbarkojë në Shqipëri sot ose nesër. Nga Roma raportohet se Musolini dhe Hitleri kanë pasur një bisedë të gjatë telefonike sot ku ranë dakord për “masat parandaluese ushtarake” që Italia duhet të marrë. Ata raportohet të kenë diskutuar veprimin e përbashkët në rast se zhvillimet politike ndodhin më shpejt nga parashikimet. Për momentin është e pamundur të kontrollohet nëse trupat italiane kanë zbarkuar në Shqipëri apo nëse janë gati për ta bërë. Qeveria italiane po ruan qetësinë në mënyrë absolute dhe refuzon të konfirmojë apo mohojë çdo lëvizje ushtarake. Nuk besohet se Londra apo Parisi do të ndërmarrin masa drastike në rast të pushtimit të Shqipërisë nga Italia me kërkesën e mbretit Zog, edhe pse kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes italo-angleze. Një hap i tillë nga Italia do të konsiderohej vetëm e bezdisshme. Ndërkohë në Shqipëri qytetarët italianë po largohen nga vendi, përveç zyrtarëve të diplomacisë. Tre anije janë prenotuar posaçërisht për këtë, një prej të cilave është nisur tashmë. Beogradi raporton se zbarkimi i trupave italiane në Shqipëri ka nisur dhe se do të pushtohen disa qytete, porte dhe aeroporte të vendit. Por gjithsesi situata aktuale është e paqartë pasi deklaratat zyrtare janë në kontradiktë me njëra-tjetrën dhe zhurmat e pabaza janë në rritje. Në një mesazh të ministrisë së jashtme shqiptare thuhej sot: “Aktualisht ne nuk kemi nevojë të kërkojmë që Italia të dërgojë trupat ushtarake, në lidhje me marrëveshjen italo-shqiptare të vitit 1927, pasi askush nuk po e kërcënon vendin tonë”. Zëdhënësi i ministrisë vinte në lojë zhurmat se trupat italiane kishin zbarkuar dhe mohonte se ishte diskutuar çështja e protektoratit me Italinë. Ai shtoi se dy vendet ishin aktualisht në negociata për një aleancë të re ushtarake, tregtare e financiare. Por megjithë deklaratën rrethe të mirinformuara në Tiranë thonë se Shqipëria do i rezistojë çdo tentative nga Italia për të marrë kontrollin total të vendit. Ka zhurma në rritje se mbreti Zog po sillet gjithnjë e më pranueshëm ndaj patronazhit italian dhe shikon te politika e jashtme britanike një mundësi për të rifituar lirinë e tij në zbehje. Italia ende mohon lëvizjet e trupave por në Tiranë kanë nisur demonstratat anti-italiane. Në Beograd korrespondentët thonë se Jugosllavia do të dënojë çdo pushtim të Shqipërisë nga Italia qoftë kjo me kërkesën ose jo të mbretit Zog, duke shtuar se deklaratat e mëparshme se Jugosllavia nuk kundërshton veprimet e Italisë ishin thjesht për mirësjellje. Me sa kuptohet kabineti jugosllav u mblodh sot në mëngjes për të diskutuar masat paraprake në rast të një zhvillimi të tillë. Korrespondentët thonë se aktivitetet gjermane dhe italiane në lindje të Evropës mund të jenë hapat e parë për ndarjen e Jugosllavisë në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me Çekosllovakinë. Gazetarë britanikë nga Roma thonë se italianët janë të shqetësuar nga mundësia që Italia t’i bashkohet grupit anti-agresion, pasi kjo do të ndikonte në politikat në Adriatik, ku sipas tyre interesat italiane janë të rëndësisë parësore. Versioni zyrtar në Romë është se diskutimet italo-shqiptare po i afrohen përfundimit dhe shpejt do të bëhet një njoftim i njëkohshëm në Tiranë e Romë.

Më të lexuarat