BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Raportimet e amerikanëve, Hoxha spastroi 25% të partisë gjatë 7 viteve të para në pushtet, ja si Jugosllavia kërkonte rrëzimin e tij

Raportimet e amerikanëve, Hoxha spastroi 25% të partisë

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi spastrimet gjatë periudhës komuniste. Sipas “The New York Times”, Enver Hoxha spastroi 25 përqind të Partisë Komuniste deri në vitin 1952. Po ashtu tregohen detaje se si Beogradi trumbetonte rrëzimin e Hoxhës.

9 prill 1951

Fletushkat e transmetimet në radio nxisin luftën politike te satelitët

Ka nisur tashmë lufta politike ndaj regjimeve kukulla në shtetet satelite sovjetike nga organizata të posaçme në vendet aleate perëndimore. Fletushka propagande janë shpërndarë në Shqipëri e Bullgari. Stacione speciale radio janë ngritur për të nxitur popullatën dhe elementët opozitarë të koordinojnë aktivitetet e tyre anti-sovjetike. Një prej këtyre stacioneve i quajtur Radio Gorianin transmeton në frekuencën 56.3 e 60 në Bullgari çdo mbrëmje në 8:30. Duke folur në emër të Vëllazërisë së Bullgarëve të Lirë, radio këshillon: “Vëllezër bullgarë, dëgjoni Radio Gorianin çdo mbrëmje dhe flisni për të me miqtë tuaj të besuar”. Fletushkat janë lëshuar mbi Bullgari të paktën dy herë nga avionë të paidentifikuar, dhe thonë: “Kur ju të dëgjoni transmetimet tona, bëni kujdes të merrni masat e mëposhtme; kujdesuni që fqinjët tuaj të mos dëgjojnë radion, në apartamentet dhe pallatet ku jetojnë shumë njerëz kjo është shumë e rëndësishme. Përdorni kufje nëse keni dhe nëse dikush troket në derë teksa jeni duke dëgjuar Radio Gorianin mos harroni të ndryshoni stacionin. Për të evituar dyshimet dëgjoni dhe programet e gënjeshtarëve komunistë dhe ngrijeni zërin e radios që të dëgjojnë fqinjët tuaj. Me Radio Gorianin dhe mjetet e tjera të njoftimit të Vëllazërisë ne do të njoftojmë mënyrat e ndryshme që ju ta ndihmoni atë dhe ajo t’ju ndihmojë ju”. Fletushkat e hedhura nga avionët në një tematikë të ngjashme nxisin bullgarët të përgatiten për përpjekjen e mposhtjes së vrasësve të atdheut (regjimi komunist e quan veten Fronti i Atdheut). Ndërsa Jugosllavia është aq e tmerruar nga hakmarrja e mundshme sovjetike saqë denoncon se operacionet që po kryhen janë nxitur nga agjentë sovjetikë që kanë depërtuar në inteligjencën perëndimore, për të nxitur trazira në Ballkan. Ata argumentojnë se dhe një shpërthim bombe kohët e fundit në Ambasadën Sovjetike në Tiranë është kryer nga ndonjë agjent provokator i Moskës. Kominform ka intensifikuar fushatën e akuzave ndaj Perëndimit duke thënë se së bashku me Jugosllavinë po përpiqen të përmbysin regjimin në Shqipëri me anë të forcës. Gazeta moskovite Isvestia shkruante më 25 mars: “Imperialistët amerikanë kërkojnë që servilët e tyre në Beograd dhe Athinë të intensifikojnë veprimet armiqësore kundër Shqipërisë dhe kundër paqes në Ballkan”. Ajo shton se është hartuar një plan nga koloneli grek Kirilakis për një pushtim të përbashkët greko-turk të Shqipërisë, i cili është aprovuar nga admirali amerikan Robert R. Carne. Megjithëse është pozitive që një projekt i tillë nuk ekziston. Jugosllavia është e shqetësuar nga lëvizjet që mund të prishin qetësinë delikate në Ballkan duke i dhënë Kremlinit justifikim për luftë.

Shtypja e kryengritjes shqiptare

Shqipëria komuniste duket se ka neutralizuar një kryengritje të shkallës së gjerë anti-komuniste me rreth 3000 njerëz të ardhur nga jashtë kufijve. Ky informacion vjen nga burime të ndryshme të shteteve kufizuese me Shqipërinë dhe nga burimet evropiano-lindore në Londër. Raportimet për natyrën e saktë të ngjarjeve nuk janë konfirmuar nga grupet jo-komuniste në Ballkan.

Nga informatorët evropiano-lindorë në Londër erdhën këto raportime: “Në fillim të vitit rreth 3000 anti-komunistë shqiptarë, turq e grekë, hynë në Shqipëri dhe arritën deri në Tiranë. Ata kontaktuan me elementë armiqësorë ndaj regjimit komunist dhe planifikuan të përmbysnin regjimin në një kohë të caktuar. Në shkurt një bombë shpërtheu në ambasadën sovjetike në Tiranë dhe kjo kishte nxitur kryengritjen, që kishte si qëllim vrasjen e kryeministrit Enver Hoxha”. Burimet thanë më tej se plani dështoi sepse njerëzit e Hoxhës arrestuan shumë nga të infiltruarit dhe të dyshuar të tjerë pas bombës. Hoxha shpalli gjendjen e emergjencës dhe drejtoi personalisht fushatën kundër komplotuesve.

8 qershor 1951

Zogu i bën apel Perëndimit për integritetin e Shqipërisë

Ish-mbreti Zog i Shqipërisë ka nxitur sot fuqitë perëndimore të garantojnë integritetin territorial të Shqipërisë së vogël, si dhe inkurajoi njerëzit të përshkallëzojnë luftën e tyre ndaj regjimit aktual komunist. Zogu bëri deklaratën e tij në një intervistë, në reagim ndaj lajmeve për përshkallëzim të rezistencës në vend kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ish-mbreti tha se në këtë rast nevojitet një garanci për integritetin territorial të vendit nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Franca, pasi diçka e tillë do të inkurajonte lëvizjen e rezistencës kundër qeverisë së Tiranës. Deklarata e Zogut u bë pas raportimit të frikës se në rast lufte ushtarët grekë e jugosllavë do të kalojnë kufijtë e vendit për të aneksuar provincat periferike.

17 prill 1952

Spastrime në radhët e Partisë Komuniste të Shqipërisë

Që prej fundit të vitit 1948 nga Partia Komuniste e Shqipërisë janë spastruar më shumë se 12 000 anëtarë ose rreth 25 % e anëtarësisë. Këtë ka deklaruar koloneli Enver Hoxha në një fjalim të fundit të partisë. Raportimet për kongresin e dytë të partisë shqiptare të mbajtur dy javë më parë, thonë se Hoxha prezantoi të dhënat për anëtarësinë e partisë, që kishin rënë nga 45 382 në nëntor 1948, 44 418 aktualisht, edhe pse në parti gjatë kësaj kohe kishin ardhur rreth 1 000 anëtarë të rinj. Kjo shpjegohet me përjashtimin e rreth 12 000 anëtarëve edhe vetë Hoxha tha në fjalimin e tij se ka pasur rreth 6000 të përjashtuar. Hoxha mburrej se janë spastruar e likuiduar elementë trotskistë dhe shtoi se presioni i borgjezisë ndaj partisë është një kërcënim serioz. Ai përmendi Sejfulla Malishovën e Abedin Shehun si udhëheqës të një deviacioni djathtas brenda partisë, i cili ishte likuiduar. Megjithëse pranoi se aktiviteti dhe disiplina e partisë është përmirësuar vitet e fundit, Hoxha sulmoi praktikat e vazhdueshme burokratike dhe shkeljet e parimeve demokratike brenda partisë. Pas Hoxhës foli kreu i policisë sekrete Mehmet Shehu i cili akuzoi disa anëtarë të partisë se vetëm hiqeshin se ishin komunistë për të ruajtur apo për të fituar postet e tyre. Analistët e konsiderojnë këtë si një paralajmërim për një tjetër spastrim madhor të aparatit shtetëror. Fjalimi i Hoxhës tregonte se komunistët do të nisin së shpejti fushatën e kolektivizimin të bujqësisë, por kjo do të kryhet me kujdes. Tetë muaj më parë qeveria ndaloi programin e kolektivizimit prej rezistencës së fshatarëve. Hoxha ishte ankuar se prodhimi bujqësor po mbetej shumë prapa atij industrial.

5 gusht 1952

Raportime për vrasjen e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sali Ormani, erdhën sot nga buletini anti-komunist i lajmeve në Romë. Ai thoshte se ministri është vrarë me armë sipas urdhrave të Partisë Komuniste. Kryeministri Hoxha raportohet të kishte thënë se Ormeni ka vrarë veten.

14 gusht 1952

Beogradi parashikon spastrimin e Hoxhës

Gazeta e Beogradit Politika tha sot se kryeministri shqiptar Hoxha pritet të spastrohet së shpejti për t’u zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Mehmet Shehu. Burime të mirinformuara shqiptare thonë Hoxha ka humbur besimin e Sovjetikëve prandaj do të zëvendësohet nga Shehu.

12 tetor 1952

Shqiptarët ndjenë afrimin e revoltës

Burimet e refugjatëve shqiptarë në perëndim thoshin sot se në Shqipëri po përgatitet një revolucion, pasi regjimi komunist është tronditur nga vrasjet, spastrimet, dezertimet drejt Jugosllavisë dhe arrestimet masive. Grupi anti-komunist i emigracionit Shqipëria e Lirë sipas burimeve të tij thotë se nuk ka dyshime që një kryengritje serioze po përgatitet kundër regjimit të kuq kukull të Enver Hoxhës. “Bandat e rezistencës së armatosur po veprojnë thuajse hapur në disa pjesë të vendit. Postet e komandës së ushtrisë dhe instilacione të tjera të sigurisë së qeverisë së kuqe po shkatërrohen gjithkund”. Grupi thotë se Enver Hoxha është prishur me Moskën dhe se pushtetin e vërtetë e ka marrë ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, i cili ka studiuar në Moskë.

21 shkurt 1953

Kremlini fortifikon Shqipërinë kundër Aleatëve në Ballkan

Siç ishte pritur Bashkimi Sovjetik po bën gjithçka është e mundur për t’iu kundërvënë përpjekjeve diplomatike të Perëndimit, duke fortifikuar postet e tij në Evropën Juglindore dhe në Lindjen e Mesme. Përpjekjet e Aleatëve kanë arritur t’i hapin rrugë një marrëveshjeje politike mes Turqisë, Greqisë e Jugosllavisë, që shpresohet të përfshijë aspekte ushtarake. Por duket qartë që Moska nuk pranon të shohë as harmoninë më të vogël në krahun jugor të bllokut të saj, prandaj ka nisur një fushatë fortifikimesh te dy popujt e saj të preferuar sherrxhinj, shqiptarët e kurdët.

Baza shqiptare

Në rast lufte, Shqipëria do të kishte rëndësi strategjike duke vepruar si bazë për çdo ushtri që vjen nga Bullgaria për të goditur Greqinë apo Jugosllavinë, siç e përdori dhe Aksi Nazist në vitin 1941. Prej fillimit të vitit duket se vëmendja e BRSS ndaj Shqipërisë është rritur si politikisht dhe ushtarakisht, me rritje të dërgesave të armatimeve të artilerisë dhe anti-ajrore, që janë instaluar në bregdet. Popullsia e vogël dhe e paparashikueshme e Shqipërisë nuk ka vlerë të madhe ushtarake, por duket se Moska kërkon të nxjerrë maksimumin prej saj, duke forcuar dorën e agjentit të saj, diktatorit Enver Hoxha kundër rebelimeve të mundshme. Disa oficerë të rëndësishëm sovjetikë kanë vizituar Tiranën, mes të cilëve gjeneral Kuzma Galitski. Për llogari të Stalinit, Galitski ka theksuar miqësinë e pathyeshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy popujve. Në të njëjtën kohë Hoxha, i cili vjeshtën e shkuar qëndroi disa javë në Moskë, dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë, po kërkojnë të forcojnë lidhjet me Kremlinin.

23 mars 1953

50 000 guerilas në Jugosllavi planifikojnë goditjen ndaj Hoxhës

Nga një shtëpi e vjetër fshatare në Jugosllavi, një ish-mësues matematike mburret se ka mbështetjen e 50 000 guerilasve shqiptarë për të nisur një revolucion ndaj regjimit komunist të Shqipërisë që mbështetet nga Moska. Apostol Tenefi, një shqiptar komunist në shpirt dhe në arsim, thotë se ndjekësit e tij në vendin e vogël malor tashmë kontrollojnë një të tretën e tij dhe janë gati të godasin për të marrë kontrollin e plotë. Lajmet për planet e Tenefit u publikuan nga gazeta franceze Paris Presse, ku gazetari Jean Devay tha se ishte takuar me udhëheqësin partizan në selinë e “qeverisë së tij të ekzilit” në Prishtinë të Jugosllavisë. Devay raportonte se organizata e Tenefit vepronte në dijeni të plotë të qeverisë së Titos, i cili është prishur me Moskën në 1948.

Deklarata të paverifikueshme

“Ne nuk kemi armë moderne”, citonte Devay të kishte thënë Tenefi. “Sigurisht kemi pushkë, shumë pushkë e automatikë por kryesore është vullneti për të luftuar”, thoshte 40 vjeçari Tenefi, i cili ka qenë më parë mësues matematike në një qytet të vogël shqiptar. Por nuk ka mënyra për të konfirmuar deklaratat e Tenefit pasi autoritetet komuniste kanë bllokuar çdo kontakt me botën e jashtme përveç Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij. Sipas llogaritjeve Tenefi duhet të bazohet në fjalët e refugjatëve që kalojnë kufirin drejt Jugosllavisë, por beson se e di mirë se çfarë po ndodh në vendin që pushtuesit italianë e gjermanë përdorën si rrugë pushtimi drejt Greqisë. Tenefi thotë se 1.5 milionë njerëzit e vendit po vuajnë nga uria dhe e urrejnë regjimin komunist. Ai llogarit se ushtria shqiptare prej 50 000 vetash është e pajisur keq dhe dezertimet janë të shumta, prandaj është i sigurtë se partizanët e tij mund të mundin ushtrinë dhe të çlirojnë Shqipërinë pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.

Më të lexuarat