BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Raportimet e amerikanëve, ja si Hoxha vendosi të hiqte dorë nga posti i kryeministrit dhe ndryshimet e shumta në qeveri e parti në vitet ’53-’54

Raportimet e amerikanëve, ja si Hoxha vendosi të hiqte dorë nga

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga ndryshimet në qeverinë komuniste. Sipas disa artikujve të “New York Times”, Hoxha vendosi që të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, i ministrit të Mbrojtjes dhe i ministrit të Jashtëm. Po ashtu, jepen detaje dhe për ndryshimet në postet drejtuese në parti.

29 mars 1953

Beogradi dyshon në mundësinë e kryengritjes në Shqipëri

Regjimi komunist në Shqipëri, i cili komandohet nga Policia Sekrete me personel sovjetik në postet kyçe, është ende i vendosur fort në pushtet edhe pse kushtet ekonomike të vendit janë të mjerueshme, sipas informacioneve më të mira të mbledhura për vendin. Informatorët thonë se kufijtë janë të mbyllur hermetikisht dhe refugjatët që kanë arritur të arratisen drejt Jugosllavisë janë shumë të paktë. Ende nuk ka prova për zhurmat se Enver Hoxha mund të ndahet nga Blloku Komunist prej vdekjes së idhullit të tij Stalinit. Por thuhet se nëse ai nuk do të mund ta bënte këtë edhe nëse dëshironte pasi në vend ka rreth 3000 këshilltarë dhe ushtarakë sovjetikë që kontrollojnë të gjithë regjimin. Për më tepër në një transmetim të djeshëm të Radio Tirana, ai përsëriste zotimet e besnikërisë ndaj Moskës. Studiues të situatës në Shqipëri kanë riekzaminuar informacionet e kufizuara për vendin pas ngjarjeve të fundit dhe zhurmave për kryengritje nga zonat malore të Adriatikut. Roli i grupit të refugjatëve. Në një artikull të kohëve të fundit thuhet se Apostol Tenefi drejton një grup refugjatësh të armatosur prej rreth 50 000 njerëzish.

25 korrik 1953

Diktatori i Shqipërisë heq dorë nga 2 poste

Shqipëria komuniste njoftoi sot një rotacion në qeveri ku kreu Enver Hoxha humbi 2 poste të tjera që mbante përveç kryeministrit. Ndryshimet gjithashtu kanë reduktuar numrin e ministrive nga 19 në dhjetë dhe kanë transferuar detyrat e mbajtura më parë nga kryeministri si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Jashtëm, te komunistë të tjerë. Rivali kryesor i Hoxhës, gjeneral Mehmet Shehu, kreu i Policisë Shqiptare, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm, por ka humbur atë të Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Studiuesit besojnë se këto janë lëvizje teknike me të cilat të përballohet pakënaqësia popullore në rritje. Një transmetim i Agjencisë Telegrafike Shqiptare thoshte se vendimet u morën dje në një sesion të përbashkët të Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe të Këshillit të Ministrave. Në sesion u shkarkua Omer Nishani, që mbante titullin e Presidentit të Asamblesë Kombëtare, dhe në vend të tij u emërua Haxhi Lleshi. Ndjekësit e zhvillimeve thonë se politikat e reja të diktuara nga Moska favorizojnë udhëheqjen kolektive për të reduktuar pushtetin e individëve. Politika të ngjashme kanë sjellë dhe dorëheqjen e kryeministrit të Hungarisë, Matias Rakosi. Diktati sovjetik në ndryshimet e fundit shihet nga fakti që njoftimi në radio dha vetëm informacionet minimale për ndryshimet dhe i kushtoi të gjithë vëmendjen deklaratave të Hoxhës për miqësinë e pathyeshme të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, dhe trajtimin e pamëshirshëm të armiqve në shtëpi. Radio nuk dha arsye për shkarkimin e Nishanit dhe as nuk tha se çfarë do të bëhej me të. Presidenti i ri Haxhi Lleshi dha një fjalim të shkurtër për pranimin e postit dhe më pas Hoxha prezantoi qeverinë e re. Në transmetim nuk u dhanë emrat e ministrave, por u njoftua programi i ri i Hoxhës për “përmirësimin e kushteve të punës dhe e ambienteve kulturore”. Ushtria, organet e sigurisë dhe rojet kufitare do të forcohen, gjë që konfirmonte raportimet për rritje të trazirave mes popujve të zonave rebele malore.

29 gusht 1953

Beogradi shpreh konfliktet me Greqinë

 Sinjalizime se qeveria jugosllave është e pakënaqur me veprimet e qeverisë greke janë shfaqur sot dhe mund të vënë në rrezik traktatin e miqësisë dhe të bashkëpunimit ushtarak mes Turqisë, Greqisë e Jugosllavisë. Sinjalet erdhën pas publikimit të një konflikti për të drejtat e pronës në Maqedoninë greke dhe më pas në debatin për politikat e ndjekura ndaj Shqipërisë së dominuar nga sovjetikët. Një pjesë e diferencave jugosllavo-greke vjen nga përpjekja e Bashkimit Sovjetik për të shkatërruar efikasitetin e paktit me anë të veprimeve miqësore dhe raportimeve nga Ankaraja se Turqia ka dallime me Jugosllavinë se i vlerëson më shumë veprimet ruse. Gjithashtu njoftimi i pranimit të ftesës për të vizituar Italinë nga kryeministri Aleksandërt Papagos dhe ministri i Jashtëm grek Stefas Sefanopulos, është pritur ftohtë në Beograd. Italia dhe Jugosllavia kanë ende të hapur problemin e kontrollit të Triestes. Bisedimet e pritura greko-italiane me siguri do të përfshijnë problemet ushtarake e diplomatike në Ballkan dhe në këto rrethana udhëheqësit jugosllavë janë shumë të ndjeshëm ndaj rezultateve që mund të arrihen. Pakti mes të dyjave përfshin gjithashtu teknikat që me ndihmën e Perëndimit, të ndajnë Shqipërinë nga Blloku Sovjetik. Një transmetim i Radio Beogradit denoncoi së fundmi një sugjerim të gazetës së Athinës ‘Messager d’Athenes’ se Shqipëria duhet të çlirohet dhe se veprimi i drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të përmbysur regjimin e Hoxhës. Sipas radios jugosllave një propozim i tillë i përshtatej më mirë politikave të Italisë, të cilën e quante ‘imperialiste’, dhe jo një gazete ‘të respektuar greke’. Transmetimi jugosllav citonte konferencën tre-palëshe në Athinë më 11 korrik duke sugjeruar që Shqipëria të flakë sundimin sovjetik duke e bërë vetë punën e saj. Diferencat jugosllavo-greke për Shqipërinë qëndrojnë dhe në pretendimet greke për Epirin e Veriut që tashmë është brenda kufijve të Shqipërisë.

21 korrik 1954

Hoxha heq dorë nga posti i kryeministrit

Udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha ka lëshuar postin e kryeministrit që ka mbajtur për dhjetë vjet, sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve. Gjeneral Mehmet Shehu zë vendin e tij. 55 vjeçari Hoxha do të mbajë postin e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (komuniste) të cilin e ka marrë disa ditë më parë ku u njoftua shkrirja e postit të sekretarit të përgjithshëm. Agjencia Shqiptare e Lajmeve njofton se Parlamenti Shqiptar ka pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me Shehun. Kryetar i Parlamentit është zgjedhur Gogo Nushi. Njoftimi duket se kompleton riorganizimin e partisë në vend, sipas linjave të rekomanduara gjashtë muajt e fundit nga Moska dhe vende të tjera satelite.

10 nëntor 1956

Jugosllavët akuzojnë se prapa sulmeve shqiptare janë sovjetikët

Jugosllavët kanë akuzuar sot se një fushatë e sponsorizuar nga Moska po kryhet nga vendet satelite me qëllim vënien e fajit Beogradit për trazirat, për revoltat si dhe për forcimin e kontrollit sovjetik ndaj Evropës Lindore. Një seri zhvillimesh brenda kampit sovjetik tregojnë se Kremlini po përgatitet të rinisë luftën e tij të përgjithshme ideologjike kundër Titos. Gazeta shtetërore sovjetike Pravda publikoi një artikull të gjatë nga Enver Hoxha i Shqipërisë, i cili sulmonte konceptin jugosllav të “rrugëve të ndryshme drejt socializmit”. Raportime të tjera nga Beogradi flasin për sulme të ngjashme ndaj Titos nga udhëheqës të tjerë të satelitëve sovjetikë si Bullgaria e Çekosllovakia. Në një artikull me fjalë të kujdesshme, gazeta kryesore jugosllave Borba pranoi sot se garda e vjetër staliniste mund të ketë rifituar dominimin në Moskë. Borba publikonte pjesë të gjata të fjalimit të Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë duke thënë se ata po përpiqeshin t’i hidhnin fajin Jugosllavisë për kryengritjet në Poloni dhe Hungari. Kryeministri Hoxha që konsiderohet si armiku më i ashpër i Titos nga vendet satelite, nuk e përmendi drejtpërsëdrejti Jugosllavinë, por sulmoi tezën kryesore politike të Titos se çdo vend ka të drejtë të krijojë socializmin sipas kushteve vendore, si dhe nxiti komunistët të marrin vetëm Moskën si modelin dhe udhëheqjen e tyre. Borba tha se fushata kundër Jugosllavisë nuk ishte as e izoluar dhe as individuale, por uniforme. “Nuk ka dyshim se kjo është një tentativë për të evituar shpjegimin e arsyeve të vërteta për përplasjen në Hungari”, thotë Borba. Shpjegimi jugosllav për ngjarjet në Hungari është se politikat staliniste krijuan pakënaqësinë masive si në partinë komuniste dhe në popullin hungarez që e refuzon stalinizmin. Ajo shton se disa gazeta lindore kanë hequr pjesë kryesore nga programi i kryeministrit hungarez Janos Kadar, pikërisht ato ku bëhej thirrje për krijimin e këshillave punëtore, ndryshime në politikat bujqësore dhe marrëdhënie normale me Bashkimin Sovjetik. Borba paralajmëronte se çdo tentativë për të shmangur kritikat ndaj politikave staliniste në Jugosllavi do të krijonte vetëm mosbesim në marrëdhëniet mes Beogradit dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore duke penguar zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes tyre. Kritika duket si e drejtuar ndaj Bashkimit Sovjetik.

29 nëntor 1956

Jugosllavia sulmon regjimin e “terrorit” në Shqipëri

Jugosllavia raportonte sot për një valë të re terrori nga Shqipëria me vrasje dhe arrestime masive. Diplomatët e kthyer prej andej së fundmi raportojnë se dy javë më parë rreth njëzet njerëz të rreckosur, nisën një demonstratë duke kërkuar dru për zjarr për familjet e tyre, por ata u ndaluan nga autoritetet dhe pesë prej tyre u pushkatuan. Fakti që shqiptarët guxuan të demonstronin konsiderohet i jashtëzakonshëm, por ata mund të jenë inkurajuar nga lajmet për revoltën në Hungari e Poloni ku manifestime të tilla nuk ishin dënuar. Shqipëria ka mbetur prapa vendeve të tjera komuniste nën regjimin e Enver Hoxhës. Edhe kur udhëheqësit e BRSS bënë paqe me presidentin jugosllav Tito vitin e kaluar, Shqipëria i ndoqi në politikë por me pendesë. Përmirësimi i ngadaltë i lidhjeve mes Beogradit e Tiranës nuk ka arritur avancime të mëdha. Edhe sot armëpushimi mes tyre i ka dhënë rrugë një debati ideologjik. Hoxha ka qenë udhëheqësi i parë komunist që sulmoi jugosllavët për konceptin e rrugëve të ndara drejt socializmit, në një artikull të gazetës sovjetike Pravda. Kjo u ndoq nga dënesa e Mautice Thores, kreu i Partisë Komuniste të Francës, nga Rude Pravo i partisë çekosllovake dhe nga vetë Pravda. Jugosllavët nuk hezituan të dënojnë Hoxhën me fjalët më të ashpra. Këtë mëngjes Borba raportonte se Tirana ka nisur arrestime masive të personave që dyshohen se shprehin simpati pro-jugosllave. Borba shton se në të gjithë vendin po mbahen konferenca partie ku sulmohet dhe demonizohet Jugosllavia. Duke iu përgjigjur kritikave ndaj fjalimit të Titos në 11 nëntor mbi ndërhyrjen sovjetike në Hungari, gazeta e Beogradit tha se Tirana ishte rikthyer në gjuhën e sharjeve dhe të urrejtjes së të kaluarës. “I gjithë artikulli vijon të tregojë se udhëheqja shqiptare nuk devijon nga rruga që ka ndjekur prej vitesh. Ajo e ka shtruar mirë këtë rrugë me skuadra pushkatimi dhe shpifje e intriga ndaj të gjithë atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe. Është një çështje tjetër të mendosh se sa socialiste është kjo rrugë në të vërtetë”, shkruan Borba.

Më të lexuarat