BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Raportimet e amerikanëve, ja si u çliruan qytetet kryesore të Shqipërisë më 1944, Enver Hoxha cilësohej si një Tito i dytë

Raportimet e amerikanëve, ja si u çliruan qytetet kryesore të

Në kuadër të cikliti të dosierëve, pas deklasifikimeve të CIA dhe DASH, gazeta po publikon një sërë artikujsh të prestigjiozes amerikane “the Neë York Times”, sa i takon zhvillimeve në Shqipërinë komuniste. Ajo i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj situate dhe një gjë e tillë pasqyrohet dhe në shkrimet e mëposhtme.

31 tetor 1944

Tirana sheh çlirim të shpejtë

Çlirimi i kryeqytetit të Shqipëri besohet se do të ndodhë këto ditë, siç raportojnë rrethet e afërta me zhvillimet në Shqipëri. Luftimet vazhdojnë mes ushtrisë çlirimtare dhe forcave gjermane në zonat e brendshme urbane. Gjermanët po bëjnë rezistencë të fortë në prapavijë për të siguruar tërheqje të sigurt për trupat e tyre që vijnë nga jugu i thellë. Qeveria kolaboracioniste e Biçakut është dorëhequr dhe raportohet se është larguar nga kryeqyteti. Sipas radios së Budapestit të kontrolluar nga gjermanët, është krijuar një komitet çlirimtar pro-gjerman në qytetin verior të Shkodrës nga At Harapi, një ish-anëtar i qeverisë kuislinge. Kjo duket se konfirmon raportimet nga Shqipëria që thonë se shumica e jugut dhe e zonave qendrore është çliruar nga patriotët shqiptarë. Në fakt, njësitë partizane kanë shënuar disa suksese në dy javët e fundit. Ata kanë çliruar qytetet e Korçës pranë kufirit grek, Përmetit në luginë e lumit Vjosë, Beratit në qendër të Shqipërisë dhe portin e rëndësishëm të Vlorës, si dhe Dibrën në kufirin me Maqedoninë.

Porti i Vlorës i paprekur

Porti i Vlorës u çlirua në 15 tetor pas luftimeve të ashpra. Sulmi guximtar i njësisë 12-të partizane parandaloi që njësitë gjermane të shkatërronin instalacionet e portit. Në të njëjtën ditë brigada e sapoformuar partizane 17-të arriti fitoren e parë në qytetin e Elbasanit në jug të kryeqytetit, dhe e mbajti për 24-orë, por u tërhoq pas djegies së kazermave gjermane.

Çlirimi i Korçës ishte një nga fitoret më të rëndësishme partizane. Kjo ushtri ka formuar një qeveri të përkohshme nën udhëheqjes së atij që mund të quhet “Tito” i Shqipërisë, Enver Hoxha që është komandanti i ushtrisë çlirimtare shqiptare. Ushtria partizane arrin sot në rreth 30.000 njerëz të armatosur e të organizuar në 17 brigada dhe disa batalione speciale. Partizanët shqiptarë janë në kontakt të ngushtë me forcat e Marshall Titos dhe njësive britanike të ndërlidhjes, që janë të atashuar në selinë qendrore të ushtrisë së Enver Hoxhës.

Dhjetor 1944

Rritja e lëvizjeve politike të majta, simpatike ndaj Bashkimit Sovjetik është tashmë e dukshme në zonat e çliruara të Ballkanit që nga deti Egje deri në brigjet e Danubut. Jo vetëm në Greqi, ku shumica e vendit në konflikt të brendshëm është tashmë në dorë të Elas, por gjithashtu edhe në Bullgari, Jugosllavi e Rumani, lëvizjet partizane ose frontet çlirimtare po influencohen ndjeshëm nga lëvizjet e majta komuniste, të cilat kanë përfituar nga kaosi pas tërheqjes së gjermanëve.

Kjo nuk mund të shpjegohet sllavizmin tradicional që kërkon të imitojë Moskën pasi sllavizmi nuk ekziston në Shqipëri, Greqi e Rumani, por përkundrazi, historia e këtyre rajoneve ka qenë gjithmonë e shënuar nga sllavofobia. Gjithashtu Ushtria e Kuqe ka hyrë në Rumani, Bullgari e Jugosllavi, por jo në Greqi e Shqipëri, ku tendencat e saj janë të dukshme. Në disa rajone qeveritë nuk kanë lëvizur aq shpejt sa duhet për të paralajmëruar drejtuesit vendas ndaj rrezikut të së majtës. Kreu komunist i qytetit bregdetar rumun Konstanta ka vendosur që tani njëfarë diktature të tijën, megjithatë zhurmat se rusët po ndërtojnë fortifikime të mëdha në Konstanta duken të pavërteta. Në Shqipëri qeveria e Enver Hoxhës është modeluar sipas linjave pro-ruse e pro-komuniste të lëvizjeve partizane të Ballkanit. Edhe pse lëvizja është drejtuar nga Hoxha, Mehmet Shehu ka qenë i lidhur ngushtë herë pas here ushtrinë çlirimtare të Marshall Titos. Vetmja ndihmë që ai ka marrë nga Perëndimi është ajo e Britanisë për furnizimin dhe organizimin e Brigadës Shehu. Disa ditë më parë kryeministri Hoxha mbajti një takim me misionin sovjetik që kishte ardhur papritur me avion në Shqipëri. Shehu ka bërë të qartë se ai është jo vetëm anti-britanik por dhe se simpatizon me grupimet greke të komandant Elias.

Ndërsa Greqia ka qenë tradicionalisht pro-britanike dhe anti-sllave. Bashkimi Sovjetik ka pranuar ta njohë Greqinë si pjesë e sferës britanike të influencës dhe ka ndaluar propagandën në mbështetje të komunistëve. Kremlini njeh akoma qeverinë e kryeministrit George Papandreu.

Ka konfuzion më zona të gjera të Ballkanit dhe pasiguri nëse fuqi të e mëdha do të kapin tre aleatët e tyre të rinj,

Churchill mbështet Titon

Është e qartë tashmë se që prej shtatorit, kryeministri britanik Churchill,i ka vendosur të gjitha vezët e tij në një shportë, në atë të marshall Titos, për sa kohë bëhet fjalë për Jugosllavinë. Disa vëzhgues kompetentë thotë se Tito e ka siguruar pushtetin aktual me anë të përpjekjeve të veta, por dhe mëbshtetja perëndimore dhe ajo e Ushtrisë së Kuqe gjatë avancimit të tyre në lumin Danub kanë pasur efektin e tyre. Marshall Tito ndoshta ndjehet totalisht i pavarur dhe pa detyrime për të bërë tolerime ndaj britanikëve. Drejtimi komunist i lëvizjes së Titos dhe i qeverisë së tij të përkohshme, duket qartë e haptazi, dhe nuk ka asnjë tentativë për ta fshehur. Në fjalë të tjera, një ekspert mbi subjektin tha se rezultati është që “zyrtarët e fuqive të mëdha që tentojnë të ndalojnë zhvillimin e lidhjeve të Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik, janë duke u lodhur kot”.

4 dhjetor 44

Shqipëria drejt rrugës demokratike

Kryeministri shqiptar Enver Hoxha tha sot në një intervistë se qeveria e tij do të rindërtojë Shqipërinë në formë demokratike dhe se favorizon një “vllazëri të fortë mes popujve të Ballkanit”. Por ai shtoi se ishte kundër një federate ballkanike, të paktën për sa kohë që nuk janë përcaktuar saktësisht kufijtë. Ish-mësuesi i kthyer në ushtar, tha se ndihma e vendeve aleate ishte shumë e nevojshme në detyrën gjigande të rindërtimit të vendit të vogël të Adriatikut, por deri tani nuk ishte ofruar gjë. “Tashmë Shqipëria është thuajse e çliruar, e gjitha vetëm me anë të popullit të saj, por asnjë organizatë aleate nuk na ka kontaktuar. Kjo është për të ardhur keq. Njerëzit tanë janë ende duke luftuar me armikun por tani po nisin dhe ndërtimin e vendit”, tha ai.

Kryeministri 36 vjeçar e përshkruante Shqipërinë si një vend të shkatërruar me mijëra njerëz të vrarë. Detyra e aprë e qeverisë së tij, tha Hoxha, është zgjedhja e asamblesë kushtetuese për të vendosur formën e përhershme të qeverisjes. Përfaqësuesit e parlamentit do të zgjidhen nga çdo fshat i Shqipërisë.

Vota universale e siguruar

Hoxha më tej analizoi planet e tij pikë pas pike. Ai tha: “Qeveria do të garantojë të drejtën e pronës private. Të gjitha personat mbi 18 vjeç, pa dallim bindjesh politike, por dhe personat nën 18 vjeç që ishin përfshirë në luftën partizane, do të kenë të drejtë të votojnë”.

“Gratë, që janë trajtuar si skllave në shumë situata, kanë luftuar përkrah burrave në luftën çlirimtare dhe kanë fituar të drejtën e votës dhe privilegje të tjera. Qeveria nuk ka diskutuar ende panet në lidhje me kolektivizimin e bujqësisë, por tokat e të gjithë tradhtarëve dhe kriminelëve të luftës do të konfiskohen. Do të ketë një mobilizim kombëtar për punë me qëllim rindërtimin e vendit, por jo mobilizim për ushtri. Një komision tashmë ka nisur të vendosë cilët janë kriminelët e luftës dhe më vonë gjykatat e popullit do të krijohen në çdo prefekturë për t’i gjykuar ata.

Kufijtë e Shqipërisë do të mbeten këto që janë. Ne nuk do të kërkojmë t’i zgjerojmë ato dhe nuk do të lejojmë të zvogëlohen. Qeveria do të ndihmojë të gjithë të plagosurit në luftë, ata që kanë qenë aktivë me forcat partizane do të ndihmohen të parët. Do të ketë një program të caktuar për tharjen e tokave dhe të përdorimit të burimeve të brendshme kombëtare”. Shqipëria kërkon aleancë të ngushtë me Jugosllavinë e Marshall Titos, pasi ne jemi të lidhur nga gjaku me jugosllavët”.

Do të formohet Agjencia Telegrafike e Lajmeve për shpërndarjen e lajmeve të vendit në pjesën tjetër të botës, pasi në të kaluarën lajmet e Shqipërisë kur arrinin në Amerikë ishin shtrembëruar”.

E drejta për të luftuar grekët

Duke diskutuar një deklaratë të fundit të kryeministrit grek gorge Papandreu se Greqia do të kërkojë një pjesë të jugut të Shqipërisë në dëmshpërblimet e luftës, Hoxha tha se Shqipëria ishte e gatshme të luftonte për të mbrojtur kufijtë e saj. Kryeministri akuzoi se Greqia ka shkatërruar shtëpitë dhe ka torturuar njerëzit e minoritetit shqiptar në Çamëri në veri të Greqisë. “Situata është aq e keqe sa që deri tani 20 000 prej tyre kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Unë i kam parë ata të zbathur e në rrecka”, tha ai. Ai shtoi se minoriteti grek në jug të Shqipërisë ka dhe do të vazhdojë të ketë të njëjtat të drejta si shqiptarët. “Por asnjë qeveri në Athinë nuk do të dërgojë këtu xhandarmërinë për t’i komanduar ata apo për të ndërhyrë në politikat shqiptare”.

15 korrik 1945

Britania shton forcat në Greqi prej tensioneve në Ballkan

Për arsye të gjendjes së paqartë në Egje mes zonës britanike të influencës në Greqi dhe Turqi, dhe asaj sovjetike në Shqipëri, Jugosllavi e Bullgari, po bëhet gjithnjë e më e qartë se forcat britanike në Greqi do të mbeten deri pranverën që vjen ndoshta edhe më gjatë. Plani fillestar besohet se ishte ruajtja e njësive britanike deri në pranverë kur do të krijoheshin tre divizionet e ushtrisë greke. Nëse paqartësia në Ballkan vazhdon forcat britanike jo vetëm që nuk do të reduktohen por mund të shtohen. Forcat britanike në Greqi janë në masë po ato që erdhën në 1941 për të luftuar kundër gjermanëve. Por tashmë në veri të Greqisë po akumulohen forcat komuniste dhe megjithëse gradualisht armiqtë e rendit po eliminohen (40 guerilas të gjeneral Ares janë ekzekutuar) , trazirat duket se po ziejnë. Emri i vërtetë i gjeneral Ares është Athanasios Klaras, drejtues i Frontit Kombëtar Çlirimtar. Është raportuar gjithashtu për lëvizje të trupave jugosllave drejt jugut, si dhe ushtria që po krijon Shqipëria e Enver Hoxhës. Ka zhurma të pakonfirmuara që Marshall Tito po dërgon trupa nga Shqipëria drejt kufirit grek të Epirit. Zhurmat me shumë gjasa nuk janë të vërteta por funksionojnë për rritjen e pasigurisë.

Asnjë nga observuesit e situatës nuk beson se do të shpërthejë konflikti, por situata e krijuar është një tentativë e organizuar për të ulur moralin e Greqisë me anë të luftës psikologjike, në kohën e negociatave ruso-turke për të ardhmen e Dardaneleve dhe zonave Ardahan dhe Kar në Trans-Kaukazin turk. Sigurisht që forcat britanike në Greqi janë të pamjaftueshme për të përballuar një ofensivë të mundshme nga Bullgaria apo jugosllavët, por Britania është e përkushtuar këtu dhe disa njësi ushtarake në vend ia vlejnë sa për të parandaluar telashe ndërkombëtare. Që prej arritjes së marrëveshjes Chërchill-Molotov ku Rumania u vendos në sferën sovjetike dhe Greqia në atë Perëndimore, kjo zonë e palumtur presioni politik ka nisur të marrë formë. Qeveria britanike e kupton plotësisht masën e detyrës së saj këtu, pasi Greqia është çelës në kontrollin e Mesdheut Lindor dhe zonave të Suezit. SHBA duhet të jenë më të ndërgjegjshme për interesat e tyre pasi në zonën e Mesdheut Lindor ka rezerva strategjike karburantesh dhe janë investuar mbi 100 milion 2 dollarë.

6 tetor 1945

Përplasjet me Greqinë

Kryeministri shqiptar Enver Hoxha deklaroi sot se grekët që përpiqen të kthejnë në Shqipërinë jugore “kanë kryer çdo provokim të mundshëm duke përfshirë dhe masakra ndaj grupeve shqiptare në Greqi”. Ai akuzonte se qeveria greke po bënte agjitacion për transferimin.

Në intervistën e tij të parë për gazetarin amerikan që prej çlirimit të Shqipërisë në 1944, Hoxha tha: “provokimet greke në kufirin jugor shqiptar janë më të rënda sesa ato të fashistëve italianë. Nëse Shqipëria sulmohet, ajo do të luftojë deri në njeriun e fundit për të larguar pushtuesit. Hoxha shtoi se 20 000 refugjatë shqiptarë ishin larguar drejt Shqipërisë me forcë muajt e fundit nga zonat veriore të Greqisë.

Më të lexuarat