Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raportimet e amerikanëve, Nexhmije Hoxha u kthye në pengesë për Ramiz Alinë pas vdekjes së diktatorit, ja pritshmëritë e ndërkombëtarëve

Postuar: 06/07/2019 - 07:06

Gazeta amerikane “New York Times”, ka nxjerrë në pah të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste. Ajo ka bërë disa shkrime për situatën pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Aty tregohet e si Nexhmije Hoxha u kthye në pengesë për të.

18 mars 1987

“Më pështyve, me ty nuk mund të flitet'', Nikita Khrushchev tërbohet me Enverin pasi ai e kishte turpëruar duke prishur lidhjet me Moskën gjatë kongresit komunist të 1960. Gjatë çerekshekullit në vijim, asnjë kryetar qeverie nuk arriti të fliste me ish-mësuesin kokëmushkë që për 40 vjet mbajti “Ruritaninë” e tij të Ballkanit si të vetmin vend Marksist-Leninist. Ai nuk shkeli më asnjëherë jashtë Shqipërisë. Por megjithatë Hoxha, i cili vdiq në 1985, ishte një nga udhëheqësit që ka shkruar më shumë në kohët moderne, me rreth 50 volume me opinione, dritare dhe dogma mbi popullin e tij të vogël të shumëvuajtur, një nga më të varfrit në Evropë. Jon Halliday, gjithashtu autori i librit Historia politike e kapitalizmit japonez”, i ka bërë një favor Hoxhës duke redaktuar disa nga gjashtë vëllimet e tij me kujtime, për t’i kthyer në pjesë të përtypshme për lexuesin anglisht folës, e për të na dhënë një ide mbi jetën e kryekomunistit. Si njeri brutal e i paepur, Hoxha ka eliminuar mijëra kundërshtarë, por mes bashkëkohësve të tij evropiano-lindore ishte gjithashtu nga më të lexuarit dhe i ndjeshëm. Kishte pikë të dobët heroin e tij të fëmijërisë Stalinin, por shkrimet e tij janë plot përshkrime rigoroze e të gjalla të politikanëve me të cilët kishte të bënte, në veçanti të ish-aleatëve të tij kinezë. Interes të veçantë zgjon përshkrimi i tij për përpjekjet e Hrushovit në zbutjen e politikave të Hoxhës. Burimet e pasura natyrore të Shqipërisë, duke përfshirë naftë, qymyr, krom e nikel, e aftësuan atë t’i rezistonte Moskës e Pekinit, si dhe duke përfituar miliona në ndihma prej tyre. Komenti i Halliday shton pjesë mbi çështjet që nuk trajtoheshin nga Hoxha (ekonomia, gratë, feja, konfliktin për rajonin e Kosovës Jugosllavia dhe debatin e incidentit të kanalit të Korfuzit mes Shqipërisë e Britanisë, për mbytjen e dy luftanijeve në britanike në 1946 dhe rreth $50 milionë dollarë flori), duke hartuar një histori të dobishme moderne të Shqipërisë. Hoxha ka arritur të dalë më i zgjuar dhe të tërbojë si Lindjen dhe Perëndimin ndërsa dhe pasuesit e tij po përpiqen të ruajnë traditën. Turistët e huaj mund të vizitojnë vendit vetëm në grupe të organizuara deh të mbikëqyrura mirë. Vetëm amerikanët me origjinë shqiptare mund të marrin vizë shumica e evropiano-lindorëve ndalohet të hyjnë.

Kongresi i partisë kërkon ide për Shqipërinë

12 tetor 1986

Në Bukuresht, Beograd dhe kryeqytete të tjera të Ballkanit çështja që mbetet në mendjen e specialistëve që studiojnë Shqipërinë, është se kur lideri i ri Ramiz Alia, do të krijojë stilin e tij të udhëheqjes, për ta dalluar veten nga Enver Hoxha. Këta specialistë – qeveritarë, gazetarë e studiues, disa prej të cilëve kanë punuar në Shqipëri– po presin me padurim Kongresin e Partisë që hapet në Tiranë në javën e parë të nëntorit. Pas bisedimeve me specialistët në Bukuresht dhe Beograd, ka një konsensus se llogaritja e vërtetë për liritë e zotit Alia do të varet nga ajo që do të ndodhë me vejushën 71 vjeçare të Hoxhës, Nexhmije. Hoxha udhëhoqi Shqipërinë me dorë të hekurt për 40 vjet deri në vdekjen e tij, një kohë kur Nexhmija ishte drejtore Institutit të Studimeve Marksist-Leniniste në Tiranë. Në fillim të këtij viti ajo u emërua kryetare e Frontit Demokratik Shqiptar post që më parë mbahej nga bashkëshorti i saj. Fronti ka detyrën të mbledhë njerëzit që nuk janë anëtarë partie, për të mbështetur objektivat e saj. “Fronti Demokratik nuk ka influencë reale'', thotë një specialist jugosllav për Shqipërinë, ndërsa shton, “por kryesia e tij është një post me influencë. Është i vetmi nga postet që Ramiz Alia nuk mori dot. Ka tre vende të lira në Byronë politike dhe me siguri ato do të mbushen me enveristë. Nëse Nexhmija zgjidhet për në Byro kjo do të thotë se ajo ka ambicie të madhe dhe do të forcojë enverizmin në vend”. Ai shton më tej: ''Nëse jo, atëherë Ramiz Alia do të ketë më shumë kurajo për t’u bërë zot i vetvetes. Un jam i sigurt se dhe Alia është vetë një enverist. Por është më pragmatik dhe më modern se Enver Hoxha”.

Presione të kundërta

Siç e shikojnë çështjen jugosllavët dhe specialistë të tjerë, Alia përballet me një dilemë ku presioni për rritjen e ekonomisë rritet, por duhet të tejkalojë opozicionin ndaj ndryshimeve të sistemit. Siç thotë një nga specialistët ''Kjo situatë nuk mund të vazhdojë, por është thuajse e pamundur të ndryshojë”. Verën e kaluar, shton specialisti, Alia mbajti një fjalim për bujqësinë në Komitetin Qendror ku prezantoi rregullat e reja sipas të cilave anëtarët e fermave kolektive mund të krijonin dhe parcela të vogla private, siç ishte praktikuar prej kohësh në vendet e bllokut sovjetik. Dekreti i Komitetit Qendror i kthente një pjesë të tokës fermerëve për kultivim privat pro prodhimin ata duhet ta ndanin me anëtarë të tjerë të brigadave fshatare. Diplomatët e stacionuar në Tiranë arritën në konkluzionin se me këtë dekret Alia nuk kishte forcën për të vendosur rregullin e tij.

Përpjekjet për fundin e izolimit

Në lidhje me politikën e jashtme, specialistët theksojnë se Alia përpiqet për të përmirësuar lidhjet me Italinë, Greqinë, Gjermaninë Perëndimore dhe vende të tjera perëndimore. Por në të njëjtën kohë ai ka vazhduar sulmet e ashpra të stilit të Hoxhës kundër Jugosllavisë për trajtimin e minoritetit shqiptar prej dy milionësh në Kosovë. Nga kjo, një specialist llogarit se ''Alia ndoshta kërkon të tregojë se është një Enverist. Megjithatë ne besojmë se Ramiz Alia po ndjek një politikë evolucionare, të ngadaltë por gjithsesi evolucionare”. Specialistët e Shqipërisë në Jugosllavi e Rumani besojnë se Nexhmija Hoxha ka qenë mes atyre që e kanë penguar Alian të ndjekë politika më inovative. Këtë vit një specialist jugosllav shkruante në të përditshmen e Zagreb, Vjesnik se zonja Hoxha ka influencuar edhe bashkëshortin e saj për të zgjedhur Alian si pasues që prej vitit 1981, pasi sipas tyre mbetet “agjentja shpirtërore e linjës radikale komuniste të sekretarit të parë të partisë komuniste”.

Diktatori pëlqen bunkerët e përhapur si kërpudhat

Ekziston paranoja, por ekziston dhe paranoja e tipit Enver Hoxha. Diktatori brutal, i fiksuar dhe izolationist i Shqipërisë për më shumë se katër dekada vulosi vendin e tij nga këmbimet me botën e jashtme, duke insistuar se këtë po e bënte se vendi përballej me rreziqe nga të gjitha anët e nga të gjithë kufijtë. Paranoja e tij ishte e tillë që nuk bënte dallime mes Lindjes e Perëndimit. Ai thoshte se nëse SHBA nuk do të përpiqej të pushtonte Shqipërinë, atëherë këtë do e bënte Bashkimi Sovjetik. Hoxha vdiq në 1985, dhe shqiptarët janë përpjekur dekadën e fundit duke shuar kujtimet e diktaturës së tij të çmendur. Statuja të Hoxhës janë shkatërruar dhe fotot janë djegur, teksa Shqipëria përpiqet të vendosë ndonjë formë të afërt me demokracinë. Por megjithë tmerrin e shqiptarëve që përpiqen të harrojnë epokën e Hoxhës, trashëgimia e tij vazhdon të mbetet, qoftë edhe vetëm në formën e bunkerëve beton-arme, të cilët janë ndërtuar në qindra mijëra për t’u mbrojtur nga pushtuesit e padukshëm e të paparë ndonjëherë. Këto kutiza janë të përhapura në të gjithë bregdetin si kakërdhi kafshësh në një kopsht të bukur e të lulëzuar, madje zënë dhe tokë bujqësore që është gjithsesi i pakët. Për shqiptarët bunkerët janë një kujtesë e padëshiruar dhe e pashkatërrueshme, e shtypjes, varfërisë e ksenofobisë. "I shoh këta bunkerë dhe më shkon mendja te Enver Hoxha," thotë Zilije Luga, fermere 55 vjeçare e cila kullot lopët në një fushë të mbushur me bunkera të vegjël. Duke rregulluar shaminë e bardhë të kokës, që është e zakonshme te gratë fshatare shqiptare, ajo marshon drejt njërit nga bunkerët dhe me shkopin e saj na tregon të çarën ku supozohet të mbahet mitralozi 75-milimetra. "Më kujtohet kur erdhën te unë në vitet 1970-të dhe më thanë se do të vendosnin dy mu përpara shtëpisë sime. Unë i thashë ‘Mos jeni çmendur', por jo më thanë, duhet të mbrojmë atdheun. Unë përsëri mendoja se ishin të çmenduar. Por atëherë askush nuk mund të ankohej pasi nëse ankoheshe të fusnin në burg. Duhet të rrinim të heshtur”. Dy bunkerët mbeten edhe sot e kësaj dite para derës së zonjës Luga, të patundur. Askush nuk e di me saktësi se sa bunkerë u ndërtuan nga qeveria e Hoxhës, por llogaritjet flasin për 500,000 deri në 700,000, ose një bunker për çdo pesë ose gjashtë njerëz në kombin prej 3.3 milionë banorë. Hoxha nisi ndërtimin e tyre në vitin 1970, kur u tmerrua nga pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë për të cilin besonte se mund të ishte një pikënisje dhe për pushtimin e Shqipërisë. Komunisti radikal nxënës i Stalinit – detyroi shumë shqiptarë të përdornin emrin Stalin për fëmijët e tyre – por ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik në 1961, duke u ankuar se pasuesit e Stalinit në Moskë ishin imperialistë që kishin devijuar nga rruga e komunizmit të vërtetë. Bunkerët ishin vetëm një nga elementët e planit të tij diabolik të mbijetesës, të cilët ishin ndoshta edhe më tej jashtë normales. Për ta mbrojtur veten nga kapja apo vrasja prej të ardhurve nga jashtë Hoxha raportohet se ka urdhëruar krijimin e një sozie me kirurgji plastike që merrte pjesë në mitingje publike në vend të tij. "Bunkerët u bënë një simbol i totalitarizmit në Shqipëri," tha Kujtim Cashku, regjisori shqiptar i filmit "Kolonel Bunker," një dramë e financuar nga francezët, e që tregon historinë e një oficeri shqiptar të fiksuar me ndërtimin e bunkerëve në kohën e Hoxha. "Në fund të filmit, oficeri kupton se ka harxhuar kot jetën e tij". Vitet e shpërdorimit mund të kenë marrë fund tashmë në Shqipëri me ardhjen e tregut të lirë dhe lirisë së fjalës, si dhe me vendimin e qeverisë për të lejuar hyrjen e të huajve në vend si investitorë dhe si turistë. Përgjatë brigjeve të ashpra të Adriatikut, disa bunkerë janë kthyer në dyqane e restorante karakteristike, nganjëherë përdoren si kotece pulash ose dhe si tualete publike. Josef Paparisto, 27-vjeçar shqiptar menaxher i një bamirësie kristiane në Shqipëri është frymëzuar nga bunkerët për të fituar para për organizatën e tij. "Unë i shihja bunkerët duke u ndërtuar kur isha i vogël dhe nuk e vrisja shumë mendjen. Atëherë ne nuk mund të bënim pyetje, por tani përse të mos fitosh para prej tyre”, thotë Paparisto i cili pati idenë për suvenirin turistik më të famshëm të Shqipërisë, bunkerët e vegjël prej mermeri, që shiten rreth $10 copa. Një dhuratë e vogël për të gjithë vizitorët e huaj. "Urime për vendin e bunkerëve, pasi besojmë se nuk mund të bleni dot një prej vërteti", thotë ai me shaka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:12

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi.

Postuar: 22/10/2019 - 07:09

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist.

Postuar: 20/10/2019 - 07:37

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arratisur

Postuar: 19/10/2019 - 07:05

 Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arra

Postuar: 18/10/2019 - 07:09

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 17/10/2019 - 07:13

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 16/10/2019 - 07:07

Në vijim të numrit të kaluar, gazeta po tregon të tjera detaje nga rrëfimi që një prej ish-anëtar