BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Raportimet e CIA, ja kush ishin mbështetësit më të mëdhenj të Koçi Xoxes dhe si u “shfarosën” nga regjimi pas ekzekutimit të tij

Raportimet e CIA, ja kush ishin mbështetësit më të

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë pushtimit gjermano-italian dhe regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në një dokument voluminoz, CIA tregon me detaje rrëfimin e një funksionari të partisë dhe që ka qenë pjesë e luftës, pa përmendur emrin. Në numrin e djeshëm treguam detaje nga gjyqi kundër Koçi Xoxes, ndërsa sot po tregojmë dëshminë mbi mbështetësit e tij më të flaktë.

-Si ishte situata në Shqipëri pas dënimit të Koçi Xoxe, si veproi titizmi ndaj partisë shqiptare? Sa dhe cilët titistë të njohur ruajtën pozitat brenda partisë? Cili ishte orientimi i Moskës mbi situatën e krijuar në Shqipëri?

Duhet se për të realizuar planin e tij për t’u ngritur sipër Nako Spirut e Enver Hoxhës, Koçi Xoxe e rrethoi veten me një numër komunistësh që i kishte miq personalë, të cilët gradualisht gjatë periudhës 1945-1947 ai i ngriti nga rangu i mesëm deri në udhëheqje të Komitetit Qendror të Partisë. Nga këta persona besnikë të Koçit, unë përmend Naxhie Duma (gruaja e Nesti Karenxhi) e cila u bë ministre e Arsimit në 1947. Nesti Karenxhi, në fillim drejtor i Sigurimit e më vonë president i Komisionit të Planifikimit (në vend të Nako Spirut), Petro Papi presidenti i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë (në vend të Tuk Jakovës), Vaskë Koleci (drejtor i Sigurimit), njëfarë Dhimitri (mbiemri nuk më kujtohet) i bërë president i rinisë shqiptare, Xhoxhi Blushi shef i Komisionit të Kontrollit, Pëllumb Dishnica drejtor politik i ushtrisë, Kiço Ngjela nëndrejtor i kuadrit pranë Komitetit Qendror, Rahman Përlaku gjeneral. Krahas kësaj politike për të ngritur në poste me përgjegjësi njerëzit e tij, Koçi Xoxe afron pas vetes anëtarë të vjetër të Komitetit Qendror si Pandi Kristo, Kristo Themelko e Ramadan Çitaku. Nga ana tjetër ai izoloi ose përjashtoi nga Komiteti Qendror dhe postet e tyre një varg eksponentësh të vjetër të partisë si Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Nako Spiru, Liri Belishova, Spiro Koleka, Manol Konomi.

Pas Kongresit të I-rë të partisë që shënon fitoren e Hoxhës mbi Xoxen dhe pushkatimin e këtij të fundit, njerëzit e Xoxes humbin pozitat e fituara me përkrahjen e tij. Pandi Kristo e Vaskë Koleci u burgosën, pa përmendur zyrtarë të dorës së dytë si Nuri Huta, Niko Opari e Vango Mitrojorgji. Ndërsa elementët e njohur si filo-enverist rifituan postet me bollëk siç ishin Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Liri Belishova, Pilo Peristeri, Tuk Jakova, Manol Konomi, Beqir Balluku, Spiro Koleka etj. Në këtë mënyrë elementi pro Koçit u eliminua dhe duke humbur pozitat ai nuk ishte më në gjendje t’i sillte probleme partisë. Shumica e tyre ishin gjithsesi njerëz pa aftësi e influencë personale në parti, që ishin ngritur në përgjegjësi nga politika sektariane personale e Koçi Xoxes. A mund të konsiderohen ata njerëz me parime titiste apo që kanë pasur një vijë të tyren politike? Unë personalisht nuk besoj. Me pak përjashtime, ata ishin vetëm vegla që përdoreshin nga Xoxe, me fjalë të tjera nuk ishin kuaj race për gara, por kafshë bartjeje ose parmende.

Rryma titiste

Eksperienca dhe njohuritë e mia më bëjnë gjithashtu të avancoj një teori tjetër; në Komitetin Qendror të Partisë tani nuk ka një rrymë titiste. Elementët që ishin koshientë për lojën e tyre si Koçi Xoxe, Pandi Kristo e Nesti Karenxhi, tashmë u janë prerë kthetrat. Elementët e tjerë si Xhoxhi Blushi, Petro Papi e Dhimitri?? As që mendohet se do të hyjnë ndonjëherë në Komitetin qendror pasi në shumicën e tyre kanë qenë gjithnjë zero, qoftë si njerëz politikë dhe si organizatorë. Përpara se të mbyll këtë përgjigje dua të theksoj orientimin e ri të Tiranës pas shkëputjes prej Beogradit. Ky orientim synonte që Partia Komuniste që deri atëherë kishte qenë sekrete, ilegale, tashmë të dilte hapur pasi nuk kishte më kuptim që partia që dominonte vendin të qëndronte e panjohur nga masa e popullit. Ndërsa në lëmin e politikës së jashtme tashmë Bashkimi Sovjetik ishte “drita, jeta dhe miku i madh i Shqipërisë”. Besnikëria ndaj BRSS ishte metri që mat çdo Parti Komuniste. Ndërsa parulla e vjetër “bashkimi me Moskën kalon prej Beogradit” u dënua si anti-komuniste.

Zhvillimi ekonomik

Në fushën ekonomike partia tentonte të forconte luftën e klasave, duke krijuar sa më shumë kooperativa në fshat, sepse prova e vogël individuale lind gradualisht elementët e rinj kapitalistë në strukturën socialiste të regjimit të ri. Në fushën industriale u shpejtua ritmi i industrializimit, sepse “industria është baza e sukseseve”. Në fushën propagandistike, të gjitha vështirësitë ekonomike iu kredituan “plaçkitjes jugosllave” dhe Koçi Xoxes e grupit të tij, si zbatues të urdhrave të Beogradit. Bashkë me këtë ata premtonin publikisht se të gjitha padrejtësitë kundër individëve dhe anëtarëve të partisë do të ndreqen me orientimin e ri. Partia kërkoi ashpërsimin e demaskimit të fuqive perëndimore si fuqi “imperialiste, borgjeze, kapitaliste, armike të Shqipërisë dhe agjentura spiunazhi”, duke përfshirë këtu dhe Jugosllavinë e Titos.

-Pas rivendosjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd cila ka qenë përshtypja në elitën e partisë? Cili nga eksponentët konsiderohej filo-titist?

Personalisht nuk kam qenë në Shqipëri kur ndodhi rivendosja e marrëdhënieve Moskë-Beograd. Kam dy vjet që ndodhem në Greqi, saktësisht që nga nëntori 1954. Megjithatë jap opinionin tim personal duke u bazuar në eksperiencën time. Rivendosja e marrëdhënieve Moskë-Beograd ka shkaktuar njëfarë habie në parti dhe në popull, kjo është e natyrshme. Mirëpo duhet pranuar se partia e zotëron mirë situatën pasi ka një aparat të gjerë dhe të aftë, me të cilin është në gjendje të bëjë masat të besojnë se ky riafrim i Moskës e Beogradit është shumë pozitiv dhe për Shqipërinë. Në fakt asnjë anëtar partie në Shqipëri nuk e pëlqente dhe nuk e shikonte me sy të mirë rrethimin gjeografik të vendit nga vende armike (Italia në perëndim, Jugosllavia në verilindje e Greqia në jug). Pra kthimi i Jugosllavisë në një shtet jo armik nuk mundet veçse të kënaqë një aspiratë të thellë të komunistëve shqiptarë. Dhe kjo jo vetëm se thyet rrethimi gjeografik i vendit nga armiqtë, por sepse lidhjet tregtare të vendit bëhen më të thjeshta me Lindjen prej korridorit në tokën jugosllave, i cili ishte i mbyllur qoftë dhe për korrespondencën postare në kohën e acarimit të lidhjeve Moskë-Beograd. Gjithashtu Shqipëria ka interes direkt të importojë dhe të eksportojë mallra nga Jugosllavia sepse transporti është i lehtë dhe pa kosto. Por këtu lind pyetja a do të dojë baza e partisë dhe populli shqiptar të kthehet përsëri në një gjysmë koloni të Beogradit, ku ligjin ta bëjnë jugosllavët? Personalisht them se partia e populli nuk duan të vihen nën thundrën jugosllave. Ato duan marrëdhënie në nivel të barabartë po jo nënshtrim. A ka në plan Moska t’ia lërë vendin Beogradit në Shqipëri si në të kaluarën? Shenjat tregojnë se situata po shkon drejt një zgjidhjeje të tillë, sado që shumë ngadalë. Opinioni im është që nëse është i tillë orientimi final i Moskës, Partia Komuniste Shqiptare do të bindej edhe pse me gjysmë zemre. Por gjithsesi unë besoj se një konkluzion i tillë, pra që Beogradi të zëvendësojë tërësisht Moskën në Shqipëri, është i ngutshëm dhe aq më tepër i ngutshëm nëse mendohet se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

-Cilat janë veprat e ngritura sot nga pushteti komunist? Ç’rezultate ka arritur deri më sot ky regjim?

Për t’iu përgjigjur pyetjes nevojitet të disponoj dokumenta sepse boshllëqet në kujtesën time janë tepër të mëdha. Ku të mbaj mend se ç’janë ndërtuar në Shqipëri brenda 11 viteve, që kanë filluar në 1944-ën? Megjithatë derisa më kërkohet, do të përpiqem të rreshtoj disa objekte që mbaj mend. Sidoqoftë e përsëris se jashtë listës së mëposhtme mbeten një numër i madh veprash që nuk më kujtohen ose nuk i di. Për t’u shpjeguar më lehtë veprat e ndërtuara do t’i ndaj në ato të fushës së kulturës, bujqësisë, industri-minierave, në fushën e ndërtimit dhe të fushës së transportit. Në fushën e kulturës regjimi komunist ka ndërtuar vetëm një objekt të rëndësishëm që vlen për t’u përmendur. Ky është Kinostudio Shqipëria e Re, e inauguruar rreth vitit 1952. Ndodhet në veri të Tiranës me një varg godinash me arkitekturë të bukur (në krahasim me objektet e tjera në Shqipëri) dhe të pajisura me makineri e mjete moderne për prodhimin e filmave kinematografikë. Di se regjimi është bërë pishman që harxhoi shumë për ndërtimin e këtij objekti artistik të kushtueshëm për buxhetin e varfër të Shqipërisë, e gjithashtu me mungesë artistësh e kuadri të specializuar. Bullgaria me mjete shumë më të varfra teknike se Shqipëria ka arritur të nxjerrë disa dokumentarë propagandistikë, për qarkullim vetëm brenda vendit. Pikërisht për këtë ndërtimi i Kinostudios është konsideruar nga të gjithë luks i tepërt dhe harxhim i kotë.

Objektet e tjera në fushën e kulturës si shkolla gjimnaze etj. janë fare të zakonshme kështu që nuk ia vlen t’i përmend.

 

Më të lexuarat