BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Raportimet e ndërkombëtarëve, ja si Shehu krahasohej me Hitlerin, situata ekonomike gjatë viteve 1959 dhe lufta ndaj fesë

Raportimet e ndërkombëtarëve, ja si Shehu krahasohej me Hitlerin,

Ndërkombëtarët kanë pasur tjetër imazh mbi zhvillimet gjatë regjimit komunist. Mediat britanike kanë shkruar shumë artikuj për këtë çështje dhe kanë qenë shumë arktike ndaj drejtuesve të Partisë Komuniste. Gazeta po tregon sot të tjerë artikuj ku tregohen sulmet ndaj Shehut dhe jeta e vështirë ekonomike.

28 prill 1951

1.5 milionë shqiptarë të skllavëruar nga Rusia

Shqipëria, sateliti më i vogël i Rusisë, është në prag të krizës së urisë. Mijëra fëmijë të kequshqyer po vdesin nga sëmundjet. Nënat nuk kanë mundësi të shuajnë urinë e bebeve të tyre teksa vendi me 1.5 milionë banorë është degraduar në nivelin më të ulët të ekzistencës nga 12 000 policë e sigurimsa nën komandën e policisë diktatoriale të Mehmet Shehut. Skuadrat gjermane të likuidimit SS ishin të urryera në këtë vend malor, por vetëm në kohën kur populli nuk e dinte ende se çfarë i priste pas tyre. Siç thotë vetë një shqiptar, “gjermanët të vrisnin shpejt, kurse shefat tanë aktualë preferojnë të torturojnë njerëzit deri në vdekje”. Krerët brutalë komunistë të Shqipërisë janë në pushtet prej vitit 1945, por brutaliteti i tyre duket se nuk është ende i mjaftueshëm për të kënaqur rreth 3500 këshilltarët e tyre sovjetikë që komandojnë vendin. Mehmet Shehu udhëheq rendin në vend me një dorë të hekurt që do të kishte impresionuar dhe vetë Fyrerin apo Hitlerin. Ai është diplomuar në shkollën profesionale në Tiranë në 1932. Shkoi të studionte në Napoli, por u përjashtua për aktivitete revolucionare. Më pas iu bashkua brigadës ndërkombëtare Garibaldi në luftën civile të Spanjës dhe u internua në Francë, deri në vitin 1939 kur u kthye në Shqipëri. Në 1945 shkoi në akademinë ushtarake të Moskës dhe pas ekzekutimit të Koçi Xoxes në Shqipëri u bë ministër i Brendshëm. Thatësira e vjetshme në Shqipëri ka përkeqësuar rëndë situatën. Të korrat e misrit normalisht nuk mjaftojnë për të ushqyer popullatën ndërsa këtë vit ishin në një të katërtën e tyre. Por përsëri fshatarët shqiptarë u detyruan me majën e bajonetave të dorëzonin prodhimet në kooperativat shtetërore. Ata që refuzuan të linin familjet pa bukë u arrestuan dhe u lidhën në mure me zinxhirë. Më të prekura ishin familjet e zonave malore. Ata që disa vjet më parë kishin luftuar si patriotë krenarë tashmë janë të veshur në rrecka e të mbuluar nga pleshtat. Në tregje nuk ka ushqime dhe mallrat e sekuestruara nga fshatarët u jepen me pakicë vetëm militantëve dhe funksionarëve të besuar komunistë. Korrupsioni është i përhapur kudo, njëlloj me terrorin e autoriteteve. Oficerët e kontrollit të ushqimeve bëjnë pazar me fshatarët për disa thasë patate dhe më pas denoncojnë blerësit ose shitësit te policia. Blerësi mund të ketë fëmijët duke vdekur urie, por megjithatë arrestohet për sabotazh ekonomik, një akuzë që mund të marrë dënimin me vdekje. Kjo është Shqipëria e sotme, një tokë e pashpresë që ka çuar popullatën në limitet e mbijetesës. Shumica e punëtorëve të qytetit ushqehen në kuzhinat e përbashkëta ku abonimi mujor është më i lartë se rroga e punëtorëve. Një punëtor i thjeshtë fiton vetëm sa për një vakt ngrënie në ditë. Dhe fshatrat që kanë lënë fshatrat e tyre për të ardhur drejt qytetit janë të zhgënjyer. Duke iu trembur një eksodi masiv qeveria ka urdhëruar të gjithë “dezertuesit e fshatit” të futen në batalionet e punës që janë njëlloj me kampet e përqendrimit. Këto batalione përdoren për “punime strategjike” si riparimi i hekurudhave, kanalizimet dhe tharjet e kënetave. Numri i dezertimeve nga formacionet paraushtarake është i lartë dhe shumë nga punonjësit detyrohen të largohen në male duke formuar banda piratësh që vrasin për një copë bukë. Ndërkohë një fushatë e ashpër urrejtjeje kundër Jugosllavisë, Greqisë e Britanisë po kryhet nga komisarët e partisë të trajnuar në Moskë dhe vende të tjera satelite. Ata u thonë njerëzve se Amerika e Britania po komplotojnë për një “grusht shteti imperialist” që do të sjellë masakrimin e të gjithë vendit. Këto histori të rreme përhapen për një qëllim të caktuar. Enver Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij kryesor Mehmet Shehu, e dinë se do të kryengritje të përgjakshme nëse njerëzit nuk mbahen me frikën e një pushtimi të Aleatëve. Regjimi i terrorit të Shehut është ekzemplar në kuptimin që rusët theksojnë vetëm avantazhet e tij te qeveritë e tjera satelite.

27 gusht 1951

Shërbimi i lajmeve katolike

Statuti i kishës në Shqipëri tregon se asnjë prift nuk ka mbetur i lirë. Statuti i Kishës Katolike të Shqipërisë i publikuar së fundmi nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë komuniste është miratuar nga asambleja katolike e vendit. Por ajo që është interesante është se regjimi i Enver Hoxhës nuk ka publikuar emrin e asnjë prifti ose peshkopi që është anëtar i Asamblesë, pasi me sa dihet nuk ka mbetur asnjë prift katolik në Shqipëri për t’u kujdesur për nevojat shpirtërore të katolikëve të vendit që arrijnë deri në 150 000, ose 15 për qind e popullsisë. Ka mundësi që disa priftërinj të jenë të fshehur në zonat malore rreth Mirditës, ku ekziston një nga fiset më të mëdha katolike të vendit, por deri tani nuk ka lajme për këtë. Duke pasur parasysh këtë do të ishte me interes të dihet se cilët janë në të vërtetë anëtarët e Asamblesë Katolike të Shqipërisë, cilët e kanë nënshkruar statutin apo marrëveshjet e tjera me regjimin komunist për llogari të Kishës Katolike shqiptare. Nëse tashmë në Shqipëri kanë dalë priftërinj katolikë miqësorë e paqedashës, ata janë diplomuar vetëm në shkollën komuniste, duke funksionuar nga brenda Bashkimit Sovjetik, ku priftërinj të rremë po instruktohen për t’u infiltruar e për të dominuar Kishën Katolike. Vetë dekreti e tregon se kjo praktikë është bërë tashmë standarde në vendet komuniste pasi rregullat parashikojnë që komunikimet mes peshkopëve dhe autoriteteve fetare të kufizohen vetëm në çështjet fetare dhe të kalojnë përmes kanaleve qeveritare. Këto komunikime nuk duhet ta bëjnë kishën katolike shqiptare të varur nga asnjë trup tjetër i huaj. Ligjet e Kishës do të pranohen vetëm nëse ato nuk kundërshtojnë ligjin shqiptar, zakonet apo rendin publik. Kjo vjen sepse persekutimi i kishës katolike nga regjimi i kuq ka vijuar që prej ardhjes së tyre në pushtet në 1945. Preteksti për eliminimin sistematik të klerit katolik u deklarua disa javë më parë në të përditshmen “Bashkimi”, ku thuhej se “me anë të klerit të lartë dhe agjentëve të tij, Vatikani po e përdor Kishën kundër mirëqenies së popullit dhe progresit të vendit. Politika e klerit të lartë gjatë 50 viteve të fundit e ka provuar se ajo punon kundër interesave të vendit, fillimisht kundër pavarësisë dhe më pas në favor të pushtimit nga Musolini. Gjithsesi fakti është se kleri katolik, veçanërisht murgjit françeskanë kanë qenë udhëheqësit më të guximshëm për pavarësinë e Shqipërisë. Poeti i madh patriotik i Shqipërisë, At Gjergj Fishta ishte një murg françeskan dhe ka frymëzuar prej dekadash luftën patriotike shqiptare. Pushtimi gjerman i Shqipërisë ishte i ngjashëm me atë të Danimarkës. Ushtria gjermane nuk ndërhyri shumë dhe nuk e bëri të njohur prezencën në Shqipëri. Për pak kohë At Harape, një murg françeskan shërbeu me gjermanët për mbrojtjen e popullatës si guvernator i Tiranës. Pas mundjes së gjermanëve, partizanët komunistë jo vetëm që e arrestuan dhe e ekzekutuan, por e përdorën atë si justifikimin kryesor për të vazhduar likuidimin e të gjithë murgjve françeskanë dhe të klerikëve të tjerë katolikë në vend. (Asgjë nuk duhet për dy anëtarët e Pontifikatit që sipas librit të 1951 janë ende të listuar në postet e tyre; 65 vjeçari kryepeshkop Nikolla Prenushi, i cili u dënua me 20 vjet burgim në 1948, dhe peshkopin 75-vjeçar Bernardin Shllaku të Pulatit, i cili herën e fundit është raportuar në arrest të ashpër shtëpiak.) Statuti i kishës katolike shqiptare kryen në fakt shkëputjen e lidhjeve të saj me Selinë e Shenjtë, duke ringjallur parimin “Cuius regio eius religio” (feja e çdo shteti të ndjekë atë të princit të tij) dhe përbën shkeljet më të hapura të lirive fetare e civile për besimtarët.

20 prill 1952

Lëvizjet shqiptare për t’u shkëputur nga BRSS

Burime të besueshme në Londër thonë se diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha ka kontaktuar me Britaninë për të mësuar sesi do të reagonte perëndimi ndaj një shkëputje të vendit nga BRSS. Burimet thonë se Hoxha ka bërë qasjen e tij me anë të kontakteve neutrale për arsye të ndërhyrjeve të vazhdueshme të sovjetikëve në punët e brendshme shqiptare. Burimet thonë se pas tetë vjet dominimi sovjetik Hoxha ndoshta është pranë ndarjes prej tyre. Tentativa e tij për t’u bërë një Tito i dytë ka ngjallur reagime te sovjetikët. Ministri i Brendshëm shqiptar, Mehmet Shehu raportohet se ka përjashtuar rreth 6000 komunistë nga partia. Ai ka urdhëruar gjithashtu hetime të imtësishme për anëtarët e ambasadave italiane e franceze në Tiranë, që janë dy përfaqësitë e vetme perëndimore në vend. Shehu ka kufizuar lëvizjet e të gjitha anëtarëve të trupit diplomatik në një rreze prej 2 miljesh dhe thuhet se ka arrestuar përkthyesin e shoferin e ambasadorit francez. Lëvizjet vijnë pas refuzimeve zyrtare të BRSS për të pranuar Shqipërinë në Kominform apo për të nënshkruar akord ushtarak me të. Ndërkohë asnjë delegacion sovjetik nuk ishte prezent në konferencën e punëtorëve shqiptarë dy javë më parë, ndërsa kishte delegacione nga vende të tjera satelite. Zyrtarët britanikë tremben se mund të ketë shpërthim dhune në Shqipëri të ngjashëm me atë të një viti më parë, kur rreth 5000 titistë dhe partizanë në male luftuan për të përmbysur pushtetin e Hoxhës. Por me varfërinë e saj dhe stilin absurd të komunizmit, Shqipëria mund të refuzohet dhe nga Perëndimi, e cila zotëron vetëm pozitën e saj si vendi i vetëm stalinist në Adriatik. Nuk ka dyshime në Perëndim se marshall Tito është duke ndihmuar komunistët jo-konformistë shqiptarë. Mijëra shqiptarë që janë arratisur në Jugosllavi vitet e fundit u janë dhënë racione speciale ushqimi, veshjesh që nuk i kishin kurrë në vendin e tyre. Disa prej tyre thuhet se kanë dërguar përsëri në Shqipëri për të formuar lëvizje ilegale rezistence dhe duke lavdëruar sistemin e Titos në krahasim me atë të Hoxhës. Komunizmi shqiptar prej fillimit është modeluar sipas atij jugosllav dhe më pas vendet ishin mjaft të afërta ekonomikisht e politikisht. Kur Tito u prish me Moskën, Shqipëria u bë armike me të. Por tashmë ka gjetur avantazhet e mbrojtjes sovjetike. BRSS ka sjellë pajisje dhe njerëz për të shfrytëzuar burimet shqiptare si nafta e bitumi dhe shumica e prodhimit eksportohet në Rusi.

Më të lexuarat