BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Raportimet pranë CIA, ja si dhjetra banorë në Mallakastër u rreshtuan krah Ballit Kombëtar dhe ofensiva gjermane ndaj partizanëve gjatë pushtimit

Raportimet pranë CIA, ja si dhjetra banorë në Mallakastër u

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë pushtimit gjermano-italian dhe regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në një dokument voluminoz, CIA tregon me detaje rrëfimin e një funksionari të partisë dhe që ka qenë pjesë e luftës, pa përmendur emrin. Në numrin e sotëm, ai tregon detaje nga disa beteja të partizanëve me italianët në zona të ndryshme të vendit. Po ashtu hidhet dritë dhe mbi përballjen me gjermanë. Më tej tregohet se si Mallakastra u shndërrua në një nga zonat ku dominonte Balli Kombëtar.

31 janar 1957

Raport Partia e Punës

(Vijon nga numri i kaluar)

Luftimi i Voskopojës; u zhvillua në dhjetor 1942, ishte një zonë e kontrolluar nga italianët në afërsi të zonave të kontrolluara nga partizanët. Kishte depo të mëdha me municione dhe një garnizon prej rreth 300 italianësh. Për të dëbuar garnizonin dhe për të marrë armët, partizanët rrethuan vendin me rreth 200 vetë, të ndihmuar dhe nga po aq vullnetarë fshatarë. Garnizonit italian në Voskopojë i erdhën përforcime nga Korça rreth 2000 italianë dhe në sajë të kësaj ndihme të rrethuarit mundën të çajnë rrethimin, por i lanë depot e mëdha me ushqime e municione. Gjatë tërheqjes së tyre u kapën rreth 60 italianë rob.

Luftimet e Pogradecit (shtator 1943)

Rreth 1000 efektiva të rregullta partizane (nga Brigada I-rë dhe repartet e Mokrës) të ndihmuar nga rreth 2000 forca vullnetare fshatare, luftuan kundër rreth 15.000 trupave italiane të garnizonit të Pogradecit. Fillimisht italianët pranuan të dorëzohen, por pas disa instruksioneve nga Korça ata refuzojnë. Por partizanët kishin marrë kontrollin e depove dhe pas tentativave të italianëve për t’i marrë nisin përpjekjet ku u shkatërrua një pjesë e mirë e qytetit. Italianët nisën të tërhiqen drejt Korçës për t’u bashkuar me trupat e rrethuara në Maliq e Zboqeri. Ata u bashkuan me autokolonën dhe u futën në Korçë, ku dy ditë më vonë iu dorëzuan gjermanëve që hynë nga Greqia e Jugosllavia.

Luftimet në Krujë (shtator 1943)

Zona në veri të Tiranës ishte një qendër e rëndësishme italiane. Një pjesë e saj u dorëzua te partizanët sëbashku me armatimet, me premtimin që të mbeten autonome në lidhje me gjermanët, ndërsa një pjesë më e vogël rezistoi dhe nuk u mposht nga partizanët.

Luftimet e Dibrës (shtator 1943)

Me kapitullimin e Italisë, trupat italiane e braktisën këtë krahinë duke u drejtuar për në Elbasan. Në qytet lanë vetëm një prapavijë për t’u kujdesur për depot dhe transportet e tyre. Por kjo prapavijë u sulmua nga partizanët dhe popullsia të cilët ishin grumbulluar nën komandën e Haxhi Lleshit dhe të ndihmuar nga mijëra vullnetarë që ishin të etur për plaçkë lufte. Prapavija u dorëzua dhe depot u plaçkitën. Autokolona italiane kur mësoi fatin e prapavijës së saj u kthye dhe sulmoi Dibrën duke rrafshuar thuajse të gjithë qytetin, si dhe hodhën në erë atë që kishte mbetur nga depot. Luftime të ngjashme gjatë tërheqjes së Italisë janë bërë dhe në Gjirokastër, Vlorë e Berat, por me stil më të vogël nga këto që u përmendën. Por sidoqoftë humbjet e italianëve ato ditë shtatori ishin të mëdha nga situata e krijuar.

Operacioni kundër krahinës së Mallakastrës

Ky u bë para shtatorit 1943, por harrova ta vë sipas radhës. Ishte një nga operacionet më të mëdha kundër zonave të kontrolluara nga partizanët. Trupat italiane ishin thuajse një divizion i tërë me 30 000 vetë ndërsa partizanët ishin të paktë, rreth 500. Për të vetmen herë me këto forca partizane bashkëpunuan dhe disa forca balliste të komanduara nga një nacionalist i ndershëm, i cili u vra gjatë përpjekjeve (emri nuk më kujtohet). Rezultati ishte disfatë e plotë e partizanëve dhe humbje e autoritetit të Frontit Nacional-Çlirimtar në këtë zonë. Italianët kaluan në tërë Mallakastrën duke djegur fshatra të tëra dhe bereqetin e fshatarëve. Luftimet zgjatën për 2 javë dhe partizanët u tërhoqën pa pësuar humbje të mëdha, por duke braktisur zonat e tyre. Terreni fushor ndihmonte italianët pasi kishte rrugë kalimi dhe jo gryka malore. Prej kësaj kohe në zonë humbi influenca e Frontit Komunist dhe u rrit influenca e Ballit Kombëtar. Pas këtij operacioni shumica e fshatarëve nuk donin t’ia dinin për luftën kundër okupatorëve në tokën e tyre, prandaj dhe bijtë e tyre nuk dëshironin të mobilizoheshin me komunistët si partizanë. Partia rifitoi influencën në këtë zonë vetëm në prag të çlirimit. Nga të gjithë operacionet italiane, ky i Mallakastrës i ka shkaktuar më shumë dëme Frontit Nacional-Çlirimtar. Banorët kaluan nën influencën e Ballit Kombëtar, i cili kishte si politikë jo aksione të çmendura që sjellin djegien e fshatrave dhe vrasjen e civilëve, por vetëm në momentet e fundit kur armiku nuk ka mundësi të hakmerret. Dhe në fakt operacionet italiane në Vithkuq e në Pezë kishin më shumë vlera demonstrative sesa rezultate konkrete. Zonat mbetën gjithsesi besnike të partisë me burime të vazhdueshme në njerëz.

Lufta ndaj gjermanëve

Faza e dytë e përpjekjeve të armatosura nis me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri prej fundit të shtatorit 1943 deri në fundin e nëntorit 1944, me tërheqjen e tyre të plotë nga Shqipëria. Në vija të përgjithshme luftimet në këtë periudhë janë shumë më të shpeshta, por me karakteristika të ndryshme. Efektivat partizanë janë të shtuar kurse forcat gjermane me të cilat përballen janë më të vogla në numër se ato të italianëve. Gjermanët nuk veprojmë me 20 000 ose 30 000 efektiva dhe as artileri të rëndë, por ka reparte të vogla të shpejta. Taktika e tij është në përshtatje me taktikën partizane. Italianët hezitonin të hynin në brendësi të zonave armike nëse nuk mbështeteshin nga aviacioni, ndërsa gjermanët sulmonin me trupat komando zona shumë më të thella se Vithkuqi ose Voskopoja. Me një tank të vetëm dhe 50 ushtarë ata depërtonin me shpejtësi deri në qendrat partizane, sapo marrin informacionin, në taktika gjysmë guerile.

Gjithashtu gjermanët nuk krijonin garnizone të rëndësishme, por vetëm reparte të vogla të fortifikuara në vende strategjike. Trupat e tyre ishin thuajse gjithmonë në lëvizje, jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe në Greqi e Jugosllavi. Përjashtim bënin trupat në bregdet, por dhe ato ishin në pozita të tilla që nuk mund të sulmohen. Prandaj gjatë kësaj periudhe shumica e luftimeve partizane kundër gjermanëve ishin në formë pritash. E tillë ishte prita e Barmashit, ku u vranë disa gjermanë, por që solli më pas pushkatimin e krejt popullsisë me burra gra e familje. E njëjta situatë u përsërit në pritën e Maliqit dhe ajo e Goskovës, ku u vranë disa gjermanë, por më pas rrafshuan katunde të tëra dhe u pushkatuan të gjithë burrat e fshatit nga 10 vjeç e lart.

Sidoqoftë dhe gjatë kësaj periudhe pati luftime, por ishin të provokuara më shumë nga gjermanët e jo nga partizanët, siç ndodhte më parë me italianët. Për të shpjeguar dua të them se gjermanët kur erdhën në Shqipëri në 1943 gjetën një situatë të vështirë në lidhje rrugore të vogla dhe me forcim të pozitave partizane. Prandaj sapo erdhën gjermanët kryen disa operacione spastrimi.

Në Dibër që ishte një pikë e rëndësishme hyrjeje me Jugosllavinë, gjermanët sulmuan me forca të shumta në të gjitha zonat e qytetet dhe rrethinave për 10 ditë. Partizanët këtu u thyen dhe u larguan nga qyteti. Në shtator 1943 zona e Dibrës numëronte rreth 1500 partizanë ndërsa pas sulmit të gjermanëve dhe reprezaljeve të tyre kishte vetëm disa njësi të shpërndara që lëviznin vetëm natën. Kundër Pezës gjermanët sulmuan në nëntor ose dhjetor 1943. Efektivët gjermanë ishin rreth 4000, por avancuan shpejt edhe pse me humbje, duke rrafshuar të gjitha shtëpitë e duke pushkatuar qindra vetë nga popullsia. Kështu Brigada e Dytë partizane e sapoformuar atje, u shpartallua.

Operacioni kundër Çermenikës dhe Shpatit (në Elbasan)

Gjermanët me rreth 5000 efektivë nisën këtu operacionin në dhjetor 1943, pak pas operacionit të Pezës. Ata avancuan shpejt megjithëse ishte zonë malore me gryka. Humbjet ishin të mëdha nga të dyja palët. Brigada e III-të e sapoformuar u shpartallua dhe trupat e mbetura u hodhën në ilegalitet duke kaluar në qarkun e Korçës (Mokër). Reprezaljet e egra gjermane tmerruan popullsinë, por situata u stabilizua më vonë me ardhjen e Divizionit të I-rë.

Operacioni gjerman kundër krahinës së Mokrës (Korçë);

Trupat gjermane që morën pjesë në këtë aksion ishin rreth 1500 të ndihmuara nga trupat e Ballit Kombëtar të zonës së Elbasanit. Edhe këtu luftimet zgjatën rreth 10 ditë. Për humbjet e gjermanëve nuk di, por si Balli si partizanët pësuan shumë humbje. Gjermanët shkelën në të tërë Mukjen duke djegur e duke vrarë. Trupat partizane ishin të mundura, por jo të shpartalluara e të shpërndara si në Shpat e në Çermenikë, dhe u tërhoqën në krahinën e Gore-Oparit.

Operacioni gjerman në Gore-Opar;

Këtu ishin rreth 2000 trupa gjermane dhe disa trupa ndihmëse nga Balli Kombëtar. Koha e luftimeve ishte dhjetor 1943-janar 1944. Sulmet gjermane u thyen me humbje të mëdha për ta, ndërsa partizanët i ndoqën duke u përzënë dhe nga Pogradeci që kishin fituar më herët. Luftimet e janarit në Kamje u treguan gjermanëve se kishin arritur në qendër të rezistencës partizane ku ndodheshin forcat e tyre kryesore. Gjermanët nisën sulmin e tyre nga veriu i Shqipërisë në Dibër dhe e vazhduan në jug deri në Gore të Korçës, por e ndërprenë në Kamje. Por kjo ndërprerje ishte momentale pasi ata nisën të organizonin një operacion më të gjerë, me forca më të mëdha, të cilin e nisën në janar 1944.

Më të lexuarat