BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Rrëzimi i regjimit, zbardhen metodat që ndoqi CIA për infiltrimin e agjentëve në Shqipëri, nga trajnimet, te përgjimet e komunikimeve me radio

Rrëzimi i regjimit, zbardhen metodat që ndoqi CIA për infiltrimin

Në kuadër të dokumenteve të deklasifikuara nga CIA për Shqipërinë, kanë dalë të tjera detaje sa i takon tentativave të tyre për të rrëzuar regjimin, por edhe për të pasur në monitorim Shqipërinë Komuniste, për shkak të ekspansionit rus. Dokumenti që po publikojmë sot, është një memorandum që shefi i operacioneve në CIA, i dërgonte kreut të Divizionit 5E, ku e informonte mbi planin 2-vjeçar që ata kishin hartuar për ndërhyrjen në Shqipëri. Bëhet fjalë për një dokument të datës 29 dhjetor 1953.

 

Dokumenti i CIA

Memorandum për: Kreun e Divizionit 5E

Subjekti: Plan i Shqipërisë

Referenca: Memorandum nga COP/DDP, datë 29 dhjetor 1953

Objektivi: “Plan tokësor për zonë të ndaluar dhe Instruksione për Operacione Speciale”

1. Plani është aprovuar dhe do të shërbejë si guida juaj për kryerjen e operacioneve speciale në Shqipëri për dy vitet e ardhshme, sipas rishikimeve dhe amendamenteve që mund të kryhen sipas paragrafit 5.c. të memorandumit.

2. Të gjitha planifikimet dhe programimet për Shqipërinë do të bazohen në këtë plan dhe direktivat në terren do të jepen sipas përgjegjësive të misioneve individuale të CIA.

Richard Mews, Shef operacionesh, DDIP

Kushtet e operimit

Pas shpërthimit të bombës në legatën sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951, janë shtuar masat e ashpra të sigurisë dhe janë kryer reprezalje të shpejta, prandaj prej atëherë kanë qenë të pakta aktet e rezistencës së hapur. Shtrëngimi i masave të kontrollit ka vazhduar. Një dekret i kaluar në fillim të vitit 1953 kërkon leje të veçantë për mungesë në shtëpi për më shumë se 48 orë, por grupet e refugjatëve thonë se rregulli nuk respektohet gjithmonë. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për përforcime të kufirit Shqipëri-Jugosllavi, por Jugosllavia duket se nuk ka pasur vështirësi në dërgimin e agjentëve para e prapa. Si dhe ka pasur një kalim të vazhdueshëm të refugjatëve drejt Jugosllavisë. Edhe kontrollet në kufirin grek duken të buta dhe agjentët apo refugjatët kanë kaluar pa vështirësi gjatë muajve të verës. Disa zona të kufirit grek janë të minuara edhe një i arratisur tha se kishte kaluar në një zonë të shënuar si të tillë, pa incidente. Anëtarët e grupeve ashtu si dhe refugjatët kanë raportuar edhe për raste kur patrullat kufitare kanë kthyer kokën në anën tjetër kur kanë pikasur njerëz. Vetëm një raportim është marrë për përdorim të telave me gjemba; kjo barrierë ishte rreth 4 km larg kufirit grek. 1 metër e lartë dhe gati 1 kilometër e gjatë. Nuk janë dalluar deri tani qen kufiri, zona me tokë të punuar, projektorë drite apo mjete të tjera.

Siguria në kufi

Megjithë lehtësinë relative me të cilën kanë kaluar kufirin shqiptar agjentët dhe refugjatët, siguria e brendshme në Shqipëri është efektive edhe jo aq sa në vende të tjera komuniste. Kjo kontradiktë në dukje shpjegohet me prapambetjen e vendit dhe izolimin e komuniteteve rurale. Udhëtimi i brendshëm është shumë minimal dhe të huajt dallohen menjëherë. Masa që ende nuk janë zbatuar në lidhje me shtrëngimin e kontrollit të brendshëm e kufitar janë:

(a) Toka e punuar përgjatë kufirit. Thuajse e pamundur për arsye të terrenit malor.

(b) Largimi i popullsive nga zonat kufitare.

(c) Tela me gjemba dhe zona të minuara. Të dyja të vështira për arsye të terrenit të ashpër në vend.

(d) Përdorini i qenve nga patrullat.

(e) Instalimi i dritave dhe kullave të vrojtimit përgjatë kufirit. Kjo ka pak gjasa për arsye të rrjetit të kufizuar elektrik në terrenin malor dhe rural.

 (f) Shtrëngim i rregullacionit të lejeve të udhëtimit.

(g) Dokumentacioni i ri.

Numri i refugjatëve

Nuk mund të jepet një llogaritje e saktë e efektit të kontrolleve mbi numrin e kalimeve kufitare të grupeve për konspiracion kundër regjimit. Shërbimi shqiptar i sigurisë ka rezultuar mjaft efektiv duke eliminuar grupe të njohura të rezistencës apo duke detyruar të tjerë të largohen në Jugosllavi. Por një grup agjentësh të sponsorizuar nga CIA në vitin 1952 ka raportuar krijimin e rrjeteve me rreth100-300 njerëz (këto ishin pretendime të pakonfirmueshme dhe përkufizimi i “rrjeteve” ishte i pasaktë. Më saktë ato ishin grupe njerëzish, besnikë ndaj liderëve individualë, që mbanin lidhje me kontaktin, i cili nuk ishte agjent rezident). Ekziston informacion i konfirmuar se grupe që veprojnë jashtë Jugosllavisë kanë krijuar kontakte në rajonet veriore malore dhe janë përdorur, në një prej rasteve për lëvizjen e të arratisurve nga Shkodra drejt kufirit jugosllav. Besohet se “grupet e rezistencës” janë vetëm sporadike, duke përfshirë pesë deri në njëzet persona në një fshat, të cilët nuk janë të varur nga njëri-tjetri.

Natyra dhe masa e grupeve për rekrutim

-Ish-klika e mbretit Zog, tre apo katër njerëz që mund të përdoren si drejtues grupi, që mund të na japë Zogu nëse vazhdon bashkëpunimin dhe nëse vështirësitë aktuale me egjiptianët zgjidhen.

-Kampi i refugjatëve, Lavrion, Greqi: Nuk ka njerëz të kualifikuar për drejtues, por ka rreth

75-100 të rinj që mund të punojnë si anëtarë grupi në ndihmë të liderit të kualifikuar.

-Ianina e Trieste: Qendrat e interrogimit në Ianina e Trieste kanë pika zbulimi i rekrutimi për refugjatët që mund të bëhen agjentë në të ardhmen.

-Garda shqiptare në Gjermani, e cila ka rreth 200 shqiptarë (tashmë në kontroll të plotë të ushtrisë amerikane) dhe konsiderohet si një grup ku mund të gjenden agjentë të nivelit të ulët që mund të përdoren në raste emergjence, apo si anëtarë të forcës së sulmit.

Potencialet për agjentë

Ekzistojnë kontakte mes disa oficerëve dhe dy anëtarëve të legatës shqiptare në Romë. Disa takime nuk kanë dhënë shumë shpresa për një dezertim të mundshëm edhe pse njëri ka treguar mundësi të konvertimit. Ekzistojnë mjetet për përgjime audio, por infiltrimi i fshehtë në ambasadat e Romës apo Parisit nuk është i mundur aktualisht. Në Paris mund të kryejmë përgjime, por personel amerikan nuk ka të gatshëm. Zakonisht në operacione të tilla nevojitet një pikë ndërlidhjeje dhe jemi të informuar se mund të ketë komplikime. Ndërsa në Romë kemi pajisjet dhe personalin, por për arsye të prioritetit të ulët të caktuar për Shqipërinë, në krahasim me zona të tjera, ka pak shanse të shfrytëzimit të tyre. Zakonisht kërkimi i agjentëve kushtëzohet nga mungesa apo lindja e mundësive të rastit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të lindë. Në një periudhë, ekzistonin shpresa për kryerjen e operacioneve nga Jugosllavia me mbështetjen e UDB. Shpresat bazoheshin në premtimet e UDB për këmbimin e informacioneve, por rrjedhimisht ata nuk treguan përmirësime në sjelljen e tyre të përgjithshme dhe nuk u arrit asnjë operacion i përbashkët në praktikë.

Kërkesat dhe detyrat operacionale

A. Kërkesat për degën:

Marrja e informacionit për zonat e mëposhtme:

(1) Durrës- Informacion mbi trafikun e anijeve.

(2) Kukës- Informacion mbi mbrojtjen ndaj infiltrimeve jugosllave, mbi rojet kufitare dhe ushtrinë.

(3) Tirana- Informacion mbi zyrtarët dhe funksionimin e Partisë Komuniste; informacion mbi misionin sovjetik

 (4) Vlorë- Informacion mbi instilacionet detare dhe aktivitetet, anijet tregtare, instilacionet e naftës, dhe bazën e mundshme të nëndetëseve në ishullin e Sazanit.

B. detyra Operacionale

1. Sipas kuadrit të përcaktuar, urdhërohet që operacionet e CIA në Shqipëri të kryhen sipas instruktimeve të mëposhtme. Këto detyra operacionale do të reflektojnë kërkesat e vëna mbi CIA nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Departamenti i Mbrojtjes. Këto do të marrin në konsideratë kapacitetet e CIA, të interpretuara sipas disa parimeve bazë:

a. prioritetet shtetërore tregojnë sesi duhet të vihet theksi i veprimeve. Të mos neglizhohen detyrat e prioritetit të ulët gjatë kryerjes së detyrave me prioritet të lartë.

b. Gjatë mbledhjes së inteligjencës, duke përfshirë vëzhgimet dhe lëvizjet e tipit veprues, veprimet duhet të ndahen nga njëri-tjetri gjatë gjithë kohës, dhe burimet të përdoren sipas radhës së përcaktuar të prioriteteve në politikën kombëtare.

Prioriteti I

A. Zhvillimi i kontakteve të sigurta dhe i komunikimeve të shpejta në zonën e shënjestruar.

B. Zhvillimi i një mekanizmi mbështetës për kalimin e sigurt të agjentëve brenda dhe jashtë zonës së shënjestruar.

C. Krijimi i një klime të përshtatshme psikologjike me anë të broshurave dhe mjeteve të tjera.

Prioriteti II

A. mbledhja e të dhënave të brendshme politike.

B. Mbledhja e të dhënave mbi organizatën, metodat, personelin e shërbimeve shqiptare të inteligjencës dhe shërbimeve të sigurisë.

C. Ndërmarrja e hapave paraprake gjatë dy viteve të ardhshme për lejimin dhe plotësimin e kërkesave të ushtrisë mbi mbështetjen klandestine të SHBA dhe nisjen e planeve të luftës, të cilat duhet të fokusohen fillimisht në detyra të veçanta:

1. Vazhdim i pengesave për naftësjellësin Perhond-Vlorë.

2. Vendosja dhe trajnimi i një agjenti rezident në Vlorë e Tiranë për rekrutimin e mundshëm të agjentëve sabotatorë.

3. Vendosja dhe trajnimi i një agjenti rezident secilën prej zonave me qëllim krijimin e njësive guerrile: Zona e lumit Erzen, 10 milje në jug të Tiranës; Çamëria: 12 milje larg Sarandës; Alpet e Shqipërisë: 18 milje në veri të Shkodrës.

4. Vendosja dhe trajnimi i një agjenti rezident për qëllime zbulimi të agjentëve, shtëpive të sigurta, zonave të sigurta, pikave të kalimit kufitar, infiltrimit dhe eksfiltrimit, si dhe pikave të uljeve të mundshme ajrore.

a. Një mekanizëm të aftë të mbështesë një lëvizje në drejtim të jugut në katër zonat guerrilase.

b. Një pikë ndalimi detare pranë zonës së ishullit të Korfuzit.

Këto objektiva janë zgjedhur mbi bazat e mëposhtme:

a. Secila prej tyre konsiderohet mjaftueshëm e rëndësishme për planet e luftës së SHBA, për të justifikuar shpenzimin e aseteve operacionale, sipas kushteve aktuale të operimit.

b. Në total ato konsiderohen si përbërës të programit operacional ushtarak brenda kapaciteteve të CIA stacioni ynë në terren duhet të autorizohet t’i rekomandojë selisë kryesore zëvendësimin e objektivave të listuar në këtë dokument, në rast se faktorë të tjerë e bëjnë të nevojshme.

Marrja e të dhënave mbi objektivat e inteligjencës

E. Rekrutimi i zyrtarëve shqiptarë jashtë Shqipërisë.

F. Vazhdimi i përgjimeve radio kundër Shqipërisë

 

 

Projektet për dallimin e agjentëve

Projekti OBVERSE. Ky është një projekt për vendosjen e një agjenti shqip-folës në Trieste, i cili të jetë në pozicionin e dallimit të agjentëve të mundshëm që vijnë aty si refugjatë. Në rast se Trieste merret nga Italia, agjenti planifikohet të vendoset në një kamp italian për këta persona, ku të vazhdojë të kryejë shërbimet e tij. Kjo përbëhet nga një agjent i kontraktuar i asistuar nga disa agjentë terreni që jetojnë në qytetin grek, që do të jetë një qendër monitorimi për refugjatët e ardhur shqiptarë. Ata do të punojnë bashkë me hetuesit greke për marrjen e tyre në pyetje.

OBOPUS/ OBLIVIOUS. Si një produkt dytësor ky projekt (i cili përshkruhet më poshtë në detaje) me anë të Komitetit për Shqipërinë e Lirë, jep strukturat për dallimin e agjentëve të mndshëm në Itali dhe në kampin e refugjatëve në Lavrion pranë Athinës dhe në vende të tjera. Aëntarët e Komitetit, të cilët kanë zyra në Romë e Athinë marrin në pyetje të sapoardhurit. Ndërsa dallimi dhe rekrutimi i tyre nuk bëhet me anë të Komitetit. Si dhe Marrja në pyetje e refugjatëve dhe dezertorëve. Të tre projektet e mësipërme japin shërbime të marrjes në pyetje dhe dallimit të agjentëve të mundshëm. Projekti OBSERVANT ka si qëllim të rrisë mbulimin e refugjatëve shqiptarë në Greqi. Ai përbëhet nga dy agjentë terreni, një prej të cilëve merr në pyetje refugjatët kurse tjetri përkthen raportet e marrjeve në pyetje

Ngritja e strukturave të mbështetjes, trajnimit dhe shpërndarjes

Struktura të tilla të trajnimit e mbështetjes për operacione të kalimit të kufirit kemi në Greqi, që është i vetmi vend fqinj me Shqipërinë ku CIA ka akses të lirshëm. Aty oficerët tanë marrin mbështetje ajrore, administrative de materiale me anë të oficerëve grekë të ndërlidhjes, për misionet e kalimit të kufirit. Projekti OBATIANTIS ka si qëllim ndërtimin e strukturave të trajnimit në tre ishuj të izoluar në gjirin e Korintit. Strukturat përfshijnë një shtëpi për stërvitjen e agjentëve, tenda për stafin, një port të vogël për marrjen dhe dërgimin e materialeve në ishull, dhe komunikim radio me bazën. Vendndodhja është zgjedhur për arsye të izolimit të saj. Qëllimet e saj nuk janë të deklaruara me grekët por ata mund ta kuptojnë rrjedhimisht natyrën e operacioneve. Qendra nuk është vetëm për përdorim të operacioneve shqiptare por edhe projekte të tjera ku mund të nevojitet.

Më të lexuarat