BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

SHBA skanon Familjen Mbretërore shqiptare: Ja si Leka I u dëbua nga Spanja dhe përplasja për arsenalin e armëve

SHBA skanon Familjen Mbretërore shqiptare: Ja si Leka I u dëbua nga

Amerikanët i kanë kushtuar rëndësi edhe Familjes Mbretërore. Në disa shkrime “New York Times”, ka treguar detaje nga jeta e Leka I. Sipas tyre, ai është mbreti që nuk mbretëroi kurrë. Po ashtu tregohet se si ai u dëbua nga Spanja.

Bllokadë mbretërore

3 qershor 1979

Mbreti i Shqipërisë është mbi 2 metra i gjatë dhe gjithmonë mban armë me vete. Kjo ndoshta se do të ketë nevojë për të nëse e shfaq veten në Shqipëri, pasi regjimi komunist nuk i ka qejf familjet mbretërore dhe as ai nuk është përpjekur të miqësohet me ta. Shumicën e ditëve ai e kalon duke komanduar atë që ka quajtur “Ushtria Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”. Mbreti i Bullgarisë është mik i vjetër i mbretit të Shqipërisë pasi kanë qenë së bashku në shkollë në Egjipt, ku të dy ishin të arratisur nga vendet e tyre. Por mbreti i Bullgarisë ka qëllime më paqësore pasi siç ka sugjeruar vetë në një intervistë, mund të kishte një ambasador shumë i mirë i vendit në Kombet e Bashkuara për Bullgarinë. Qeveria komuniste e vendit nuk u zbavit me komentet e tij, por mbreti gjithsesi shpreson të kthehet një ditë në vend. Nga Rusia deri në Prusi, nga Mali i Zi deri të Rusia ka me dhjetëra monarkë që e kanë gjetur veten pa punë dhe të dëbuar pas luftërave e revolucioneve të këtij shekulli. Dhe numrat e tyre vijnë duke u shtuar. Mbreti Constantine II i Greqisë u shkarkua në 1973, ndërsa një këshill revolucionar largoi mbretin e Etiopisë, Haile Selassie në 1974. Më së fundmi Shahu i Iranit, mori një kuri të vogël me ‘tokë iraniane’ dhe u nis në atë që e quajti “pushime.” Disa nga mbretërit e rrëzuar kanë qenë rezistent në ekzil. Princi i Kamboxhias Norodom Sihanouk ka shërbyer si zëdhënës i qeverisë së Khmer Rouge, që më parë e kishte mbajtur të burgosur. Po ashtu dhe konti 70?vjeçar i Parisit, trashëgimtar i dinastisë së vjetër Bourbon u pranua nga kryeministri Charles de Gaulle si një pasues i mundshëm. Generalissimo Francisco Franco riktheu Familjen Mbretërore spanjolle duke vendosur në fron Juan Carlos I, gjyshi i të cilit ishte rrëzuar nga froni në vitin 1931. Shembulli i Spanjës i bën të ëndërrojnë familjet e rrëzuara mbretërore. Duka i Braganza, trashëgimtar i fronit të Portugalisë lëshoi këtë deklaratë pas vdekjes së dukës së mëparshëm, babait të tij, në vitin 1977. “Prejardhja mbretërore nuk do të thotë se kërkon të imponohet, por të dëgjojë thirrjen e popullit. Unë jam në dispozicionin tuaj”, tha ai, por deri tani populli nuk e ka thirrur. Shahu i Iranit është më i fundit që i bashkohet monarkëve të papunë, ashtu si dhjetëra Bourbonë e Hapsburg-ë që ëndërrojnë rikthimin në ditët e lavdisë, ashtu dhe të tjera që janë të bindur se kauza e tyre është e pashpresë.

Mbreti që nuk mbretëroi kurrë

Deri dimrin e fundit, mbreti shqiptar Leka I, jetonte në një vilë të bardhë në një kodër të Madridit. Më pas qeveria spanjolle refuzonte arsenalin e tij të armëve dhe i tha të largohej nga vendi, prandaj Leka mori arsenalin e tij, mbretëreshën australiane dhe enturazhin me emigrantë shqiptarë dhe shkoi në Rodezi, ku denoncoi veprimet e qeverisë spanjolle. “Le ta themi hapur, ata e dinin prej vitesh për armët”, tha ai në një intervistë telefonike nga zyra e tij në hotelin Monomatapa.

Po përse e përzunë atëherë?

“Katër shtete — preferoj të mos i përmend ato këtu — i bënë presion qeverisë spanjolle të na zhvendoste sepse ne po bëheshim shumë të suksesshëm”, tha ai. Vitin e kaluar, në vilën spanjolle të Lekës, unë nisa të kuptoj se për çfarë ai pretendonte se po bëhet i suksesshëm. Një taksi në Madrid më la atje në një mëngjes të nxehtë vere. Edhe pse porta kishte lart tela me gjemba, unë mund të shihja terrenin stërvitor të rrethuar me ndërtesa të ulëta. Te dera erdhi një shqiptar me gjoks të hapur që mbante pistoletë në brez. “Ka një arsye psikologjike për këtë,” thotë Leka disa minuta më vonë, kur unë e pyeta për natyrën ushtarake të stabilimentit të tij. “Grupet në emigracion duket se bëjnë shumë fjalë por jo shumë veprim. Por nëse e vesh dikë me uniformë ata nisin të veprojnë më shumë sesa flasin”, thotë ai. Leka është tashmë 40 vjeç dhe mban edhe vetë pantallona kamuflazhi dhe pistoletë e thikë në brez. Në krahun e majtë të gjoksit mban shqiponjën dykrenore me një kurorë sipër. Me gjatësinë dhe peshën e madhe ai është një pamje impresionuese. Muret e dhomës/zyrës së tij janë veshur me harta të Shqipërisë dhe foto të Mbretit të Jordanisë Hussein, Mbretit të Spanjës Juan Carlos, ish-Mbretit të Arabisë Saudite Faisal dhe sigurisht Mbretit Zog të Shqipërisë. Ishte Mbreti Zog, babai i Lekës që krijoi familjen mbretërore aktuale. Në vitin 1912, pas rreth 500 vjet sundimi të Turqisë otomane, Shqipëria u bë e pavarur dhe dy vjet më vonë fuqitë e mëdha dërguan Princin gjerman Vid për të qeverisur vendin duke iu përmbajtur praktikës së monarkëve të huaj për monarkitë e reja. Vendi i vogël i ngjeshur mes Greqisë e asaj që më pas do të bëhej Jugosllavia, ishte më primitivi në Evropë, nuk kishte as industri, as hekurudha, por vetëm klane që luftonin me njëri-tjetrin. Mbretërimi i tij ishte i shkurtër dhe i palumtur. Ai u kthye në Gjermani pas gjashtë muajsh. Ndërsa Zogu, i njohur atëherë si Ahmet Bej Zogu, ishte një figurë në ngritje në skenën shqiptare, pasi vinte nga një linjë e gjatë krerësh fisnorë të veriut. Ishte luftëtar dhe politikan dhe në 1922 u bë kryeministër. Ai u shpall Mbreti Zog në 1928. Ndaj kësaj Princ Vidi dërgoi një notë proteste por si Zogu dhe bota nuk ia vunë veshin.

Edhe armiku i vjetër Tito ishte miqësor javën e kaluar

21 tetor 1979

Studentët e parë nga Shqipëria që do të studiojnë në Perëndim, mbërritën këtë muaj në Paris, Vienë, Stokholm e Romë, duke sjellë me vete lajme interesante; lajmi ishte se Shqipëria po përgatitet t’i bashkohet komunitetit të kombeve. Por teksa studentët, biznesmenët e diplomatët kanë nisur lëvizjet mes Tiranës e Evropës, ende nuk ka gjasa për ndryshime të shpejta në atë që është ende vendi më i prapambetur i Ballkanit. Shqipëria dhe protektori i saj kryesor i 20 vjetëve Kina nisën të dalin nga guaskat e tyre ksenofobike rreth një vit më parë. Vizita e javës së kaluar e kryetarit të partisë kineze Hua Guofeng në Evropën Perëndimore u ndoq nga një udhëtim në Rumani e Jugosllavi, dy vendet e moderuara komuniste që janë denoncuar shpesh nga radikalët e Shqipërisë. Para vizitës së 1978 Kina prishi zyrtarisht marrëdhëniet me Shqipërinë, e cila prej vitesh ishte aleati i vetëm i saj në Evropë. Gjashtë javë para mbërritjes në Budapest, kryetari Hua ndërpreu lidhjet me Tiranën duke tërhequr teknikët dhe ushtarakët që kishin nxitur Shqipërinë për afro dy dekada. Prishja me Kinën ndodhi pas disa muaj polemikash publike nga të dyja palët, teksa transmetuesit me valë të shkurtra që Kina kishte ndërtuar në Tiranë për propagandën kundër Bashkimit Sovjetik tashmë kishin kthyer veprimin e tyre kundër Pekinit. Kina po akuzohej çdo ditë për krime ideologjike sipas gjuhës së Enver Hoxhës, i cili në udhëheqjen e tij imiton Josef Stalin, statuja e të cilit ende dominon sheshin kryesor të Tiranës. Por pa ndihmat dhe tregtinë me Kinën prej rreth 5 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit, Shqipëria është në vështirësi të mëdha. Kur regjimi i ri kinez post?Mao Ce Dung hapi dyert për Perëndimin, edhe Shqipëria u tërhoq me zor jashtë izolimit të saj. BRSS bëri disa përpjekje për afrim me të por u refuzua. Edhe Shqipëria qetësisht nisi të kontaktonte me Gjermaninë Perëndimore, Italinë, Belgjikën, Francën, Britaninë, Austrinë Holandën etj. Tregtia e saj u zgjerua por statistikat janë ende të vogla. Shqipëria po shiste fuqimisht kromin e saj, si prodhuesja e tretë më e madhe pas Afrikës së Jugut dhe BRSS. Ajo eksportonte gjithashtu ullinj, portokalle, fruta të thata dhe sasi të vogla drithi te Italia. Vendi është i vetëmjaftueshëm në naftë teksa prodhon rreth 20 milionë fuçi në ditë, dhe eksporton sasi të vogla te Greqia e Italia, si dhe është interesuar për pajisje shpimi në Perëndim. Ministra Tregtie nga Greqia, Turqia, Rumania e Italia pritet të vizitojnë vendin. Specialistët perëndimorë llogarisin se tregtia e vendit me Evropën do të rritet me 20-30 për qind në vit. Një projekt hekurudhe është njoftuar për lidhjen e Titogradit, Barit dhe qytetit verior të Shkodrës. Ndërtimi i saj pritet të kërkojë disa vjet. Dy javë më parë raportohet se ministri jugosllav i Tregtisë Metod Rotar, ishte në Tiranë për të nënshkruar një marrëveshje tregtare. Agjencia Tanjug parashikonte se tregtia mes dy vendeve do të rritet me 30 për qind vitin që vjen në rreth $80 milionë. Javën e kaluar në një fjalim televiziv nga provinca jugosllave e Kosovës, presidenti Tito nxiti “marrëdhënie të mira fqinjësie me Tiranën”, duke shtuar se zgjerimi i lidhjeve është në interes të plotë të të gjitha kombeve. Teksa studentët shqiptarë nisin të mësojnë në universitetet e Evropës Perëndimore, disa profesorë francezë kanë ardhur në Universitetin e Tiranës. Muajin e kaluar një grup sportiv skocez nga Glasgou u ftua në Tiranë dhe u mund në debutimin e Shqipërisë në kupat evropiane. Por kur skuadra skoceze kërkoi që të kishte me vete disa gazetarë kërkesa u refuzua si “arrogante e arbitrare.”

Nevoja për udhëtim

Një diplomat perëndimor kujton takimin me disa zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe të Tregtisë në Shqipëri, të cilët nuk kishin dalë kurrë nga Shqipëria dhe thoshin se nuk prisnin ta bënin kurrë. Me gjithë zellin për të bërë biznes me Perëndimin burokracia e Tiranës është ende radikale dhe zakonet e vjetra nuk thyhen kollaj. Kushtetuta shqiptare nuk lejon huat e huaja, por vetëm marrëdhëniet e këmbimit. Biznesmenë evropianë kanë thënë se transaksionet do të jenë të mundura kur të arrihen marrëveshjet për shitjen e produkteve shqiptare në vendet e tyre. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë Perëndimore janë të komplikuara prej pretendimeve të Shqipërisë për $4.5 miliardë, 28,000 persona të vdekur sipas saj, 800,000 kokë bagëti dhe 100,000 ndërtesa të rrënuara gjatë pushtimit nazist. Britania ka në mbajtje $20 milionë flori të Shqipërisë të kapur në fund të Luftës së Dytë Botërore, por në të njëjtën kohë pretendon $1.7 milionë kompensim për dy luftanijet britanike të fundosura nga minat detare në ujërat shqiptare në kanalin e Korfuzit në 1946, pretendime për të cilat ende nuk ka zgjidhje të afërt. Kreu i vjetër komunist shqiptar Hoxha, megjithëse 71 vjeç dhe ka fjalë për shëndet të keq, edhe ruan komandën dhe imponon pastërtinë ideologjike edhe para ushqimit të popullit. Ai nuk pritet të devijojë nga linja radikale e modelit stalinist, duke parë dhe nga publikimi këtë muaj i librit të tij “Ditari Politik”. Në kryeqytetin Tiranë nuk ka makina private por vizitorët e fundit kanë nisur të shikojnë me shumë ngjyra në fustanet e grave teksa shkojnë në punë me biçikleta. Mes ceremonive publike ishte së fundmi ajo e vdekjes së zyrtarit të tretë më të lartë në vend Hysni Kapo, ndërsa kanë nisur përgatitjet për rastin madhështon të ditëlindjes së 100 të Stalinit në dhjetor.

Më të lexuarat