BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Dossier

Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane Kadri Cakrani dhe Mit’hat Frashëri në 1943

Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane Kadri Cakrani dhe Mit’hat
Nga Robert Papa   Më 8 nëntor 1943 një avion amerikan i nisur nga Sicila për në Bari është rrëzuar në Shqipëri, diku mes Elbasanit dhe Beratit. Ishin 13 infermiere dhe 13 ndihmës mjekë, si dhe ekuipazhi i amerikanëve. Komunistët shqiptarë donin t’i përdornin si propagandë se amerikanët ishin me ta, dhe i sorollatën nëpër male deri në janar, që populli të shikonte që amerikanët janë më partizanët. Kur kanë mbërritur në Berat, janë pritur me lule si çlirimtarë, sepse partizanët shpresonin në një zbarkim të amerikanëve.
 
Partizanët kontrollonin Beratin, por gjermanët kanë ndërhyrë dhe amerikanët kanë mundur të arratisen duke hipur në një makinë të vjetër, por 3 infermiere amerikane mbetën të bllokuara në Berat.
 
Ishte 15 nëntor 1943. Një natë më parë kishin shkuar në kinema dhe kishin parë një film italian. Janë tronditur nga zhurmët e pushkëve. An Manjes, ishte 32 vjeçare; Helen Porter, nga Utahu ishte 31 vjeçare dhe Vilma Litll, ishte 31 vjeçare nga Kentaki.
Pas krismave, çifti që i kishte mikpritur, Nani dh Goni Karaja, i ftoi të zbrisnin në bodrumin ku prodhonin verën. Çifti jetonte me njerkën e Nanit, Ollgën dhe Kolin 7 vjeçar. Pas disa orësh janë ngjitur në katin e parë dhe mësuan se gjermanët dhe ballistët kishin fituar betejën me partizanët. Sipas Cate Linerbery, infermieret kanë vështruar nga dritaret lëvizjet e gjermanëve. Amerikanët kanë dashur të dorëzohen, që të mos iu krijonin problem familjes që i strehoi. Gjermanët dënonin me vdekje. Familja ka refuzuar kërkesën e tyre. Vëllai i Nanit, Kici, shiste verë për gjermanët dhe kishte miqësi me ballistët. Kici iu tha se grupi i amerikanëve kishte shpëtuar.
 
Pasdite, dy ushtarë gjermanë kanë hyrë duke bërë kërkim në shtëpi. Njëri prej tyre fliste shqip (ose dinte disa fjalë). Kur kanë parë infermierët me uniforma ushtarake i kanë pyetur se çfarë jeni? “Infermiere”, i është përgjigjur në shqip, njëra syresh. Gjermanët kanë ikur dhe nuk i kanë arrestuar. Sipas autores Linerbury, Kici, ngaqë njihej me gjermanët iu kishte folur atyre. Cate shkruan: “Pas dy ditësh Kici kishte shkuar me një shok të Ballit Kombëtar. Pas disa ditësh, Komandanti i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, kishte vizituar infermieret amerikane dhe i kishte siguruar se do t’i ruanin dhe do t’u plotësonin çdo kërkesë. Infermiereve iu dhanë veshmbathje, sheqer dhe oriz”. 
 
Arkivat e luftës
 
Nga arkivat e luftës, del se “Më 6 janar, grupi i amerikanëve kishte zbritur në Karaburun, 3 ditë para se të largohej me një motobarkë. Oficerët Smith dhe Palmer ishin përpjekur që të merrnin edhe 3 infermieret në Berat. Oficeri Mc Addo i ka thënë Smithit se disa drejtues të Ballit Kombëtar po mundoheshin t’i sillnin infermieret në Karaburun. Ballistët e zonës iu thanë aleatëve se gjermanët mund të arrinin, te bazat e tyre te Gjiri i Gjyshes dhe Syri i Elefantit. Smith ka kërkuar një bazë të re të Gjiri Ariut në veri të Karaburunit. Ndërkohë, Skënder Muço, anëtar i Ballit Kombëtar në Vlorë, i kishte thënë se nuk mund t’i sillte dot infermieret. Cate sqaron se Smith i ka kërkuar ndihmë ballistit Meto Hodo. Meto ka shkuar të Gjiri i Gjyshes. Meto ishte një nga ata që kishin punuar me Karapicin të ndërtonin rrjetin e bashkëpunëtorëve të aleatëve. Cate nënvizon se: “Mes përkthimit të Metos, Smith i shkruajti një letër Mid’hat Frashërit, liderit të Ballit Kombëtar dhe Kadri Cakranit, komandantit të forcave në Berat. Smith e dinte që infermieret ishin nën kujdesin e tyre. Ai i shkruan se: “Ushtria Amerikane e di se infermieret janë me ju dhe u bë kohë e gjatë që nuk po vijnë dot. Nëse më pyesin për arsyet, do t’u them se ka munguar bashkëpunimi nga na juaj”. Meto, ja ka dhënë letrën një kushëririt të tij, Tare Shyti, i cili nuk kishte lidhje as me partizanët e as me ballistët (ishte dhëndër në Dukat). Sipas Cate Lineberry, Tares i ishin dhënë të holla për të siguruar letërnjoftimet dhe të blinte veshje civile.
 
Meto kundërshtoi që t’i binte infermieret në këmbë nga Berati, sepse ai nuk donte të kalonte nga zonat e partizanëve. Gjermanët morën bazën e “Gjirit të Gjyshes” dhe amerikanët janë larguar drejt dukatit. Të nesërmen kanë pare 6 gjermanë edhe te Gjiri i Ariut.
 
Infermieret me emra të rremë 
 
Kishin kaluar 6 javë, që kur Smith kishte marrë urdhërin për të evakuar infermieret por asnjë fjalë. Meto kishte dërguar një korrier dhe i siguronte amerikanët se kushëriri i tij do vinte nga çasti në çast.
 
“Nëse kushëriri im nuk vjen, më vrini mua”, shkruan Cate. Kadri Cakrani ka vizituar disa herë infermieret dhe u shqetësua kur familja strehuese i tha se ato kishin vendosur të iknin vetë. Një natë i mori me makinë dhe i dërgoi të shtëpia e tij për darkë. Nga fillimi i marsit, Shyti kishte mbërritur në Berat, dhe Cakrani ua kishte shpjeguar planin infermiereve. Plani ishte se dikush do t’i çonte me makinë deri afër Karaburunit dhe aty Smith do t’i hidhte me barkë për në Itali. Tare Shyti dhe Sulejman Meço, një tjetër kushëri i Metos, shkuan dhe u thanë se duhet të dilnin në fotografi për letërnjoftimet false me emra shqiptare. Shyti, i cli jetonte në Tiranë i kishte siguruar lejekalimet në Tiranë, por gjetën vulat e Beratit. Amerikaneve iu dhanë emra falsë. Litll do quhej Arife Hamitaj. Në mëngjes, Shyti dhe Mecaj fotografuan infermieret dhe në darkë sollën lejekalimet. Komandanti Cakrani dhe shoferi i tij i morën në darkë. Kaluan aeroportin ku ishin gjermanët, por aty u shpua një gomë. Shoferi ndërroi gomën. Më 8 mars Meço erdhi më herët dhe infermieret nxituan të visheshin si shqiptare. Sipas Cate, “Një kamionçinë e vogël i priste jashtë me një shofer nga Balli Kombëtar. Infermieret dhe Meco hipën në makinë. An u ul në sedilen e pasagjerit dhe kishte edhe një pushkë të fshehur mes këmbëve për çdo rast. Shyti, shoferi i Cakranit dhe një ushtar i Ballit ishte pas me dy infermieret e tjera. Makina para humbi sysh, dhe kamionçina e tyre pësoi një gomë të plasur. Ndërsa shoferi po rregullonte gomën disa ushtarë gjermanë kaluan atypari. Cate sqaron se: “Amerikanet ulën shikimin poshtë, ashtu si vajzat shqiptare. Sytë blu e Porterit nuk duhej te këmbeheshin me gjermanët se ata do dyshonin”.
 
Pastaj u nisën, por u ndaluan disa herë rrugës nga postblloqet gjermane, por pasi kontrolluan lejekalimet u lejuan. Ndaluan për të ngrënë dhe burrat qëndruan roje duke parë se mos sulmonin partizanët. Cate shkruan: “Me një mushkë u afruan te një shtëpi bazë e amerikanëve. Fjetën që të ishin gati për të nesërmen. Smithi ishte në një shpellë bariu kur mori vesh lajmin se ato po vinin. Shkoi dhe i mori duke i çuar te shpella. Sapo ra nata, Smith i çoi te ferma e Xheli Çelos, një shtëpi e sigurt që përdorej nga agjentura amerikane edhe angleze. Ndenjën disa orë duke pirë çaj, derisa Smith tha se do niseshin. Ishte ora e dy e gjysmë e natës, ashtu si shoqet e tyre ecën nëpër borë që të mos i ndiqnin gjermanët. Në Karaburun arritën pas orës dy të drekës. Koha e keqe i detyroi të rrinin të ngujuara në shpellë. Natën e fundit e kaluan të shtrira me batanije plot morra, por ishin të lira më në fund”. 
 
Raporti i Majorit Llojd Smith i OSS (pararendësja e CIA)
 
19 mars, 1844 (i fshehur pranë bregut jugperëndimor shqiptar)
 
Më datë 19 u zgjova në orën 7.00 nga një rreshter anglez shumë optimist. Unë po flija. Ai më paralajmëroi se po afroheshin gjermanët. Vura dorën te revolveri gjithë panik. Por ai më tha: “Infermieret arritën”. Fjalët e para të Hodos ishin: ‘E shikon djalli e mori. Major, a të thashë se kushëriri im do t’i sillte? Fakti se lejekalimet duhej të siguroheshin në Tiranë, e kishte shtyrë ardhjen e tyre. Sulejman Meço që flet shumë mirë anglisht, i shoqëroi që nga Berati, duke shërbyer si përkthyes i tyre. Infermieret ishin në kushte shumë të mira fizike dhe folën me shumë respekt për kujdesin e treguar nga Balli Kombëtar. Meço shprehu dëshirën e madhe që oficerë amerikanë të bashkëpunonin me Ballin Kombëtar për t’i përgatitur për aksione kundër gjermanëve, kur ata të lëviznin për t’u larguar nga Shqipëria. Mes lidhjeve të Hodos në Dukat, siguruam 2 litra vajguri që të karikonin baterinë për të çuar një mesazh me radio. Në darkën e datës 19 shkuam në shtëpinë e Xhelil Çelës. Ikëm në 2.30 të mëngjesit”. Gjithë ditën tjetër, 21 mars 1944, ndenjën duke parë shiun derisa një motobarkë e shpejtë italiane arriti aty rreth orës 11:30 të natës duke sjellë fundin e ditës së tyre të 135 në Shqipëri. Pas 8 ditësh, nga Bari u nisën për në atdhe, në SHBA. I shpëtuan Mit’hat Fashëri dhe Kadri Cakrani por me trima si Meto Hodo dhe Tare Shyti.