BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Spartak Ngjela: Problemi i qeverisë “Rama” është LSI, Meta shqetësim për PS

Spartak Ngjela: Problemi i qeverisë “Rama” është LSI,
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ndërsa ka bërë një analizë të 100 ditëshit të parë të qeverisë “Rama”, ka deklaruar se problemi i kësaj qeverie është Lëvizja Socialiste për Integrim. Avokati theksoi se kryeparlamentari Ilir Meta përbën shqetësim për PS, pasi e rëndon psikologjikisht qeverisjen “Rama”, ndërsa e cilëson këtë të fundit si mjaft të dobët dhe pa forcë. “Qeverisja Rama në 100 ditë të punës së saj ka qenë e dobët. Nuk ka forcë dhe ngërçi qëndron te Meta. Pjesa e qeverisë “Meta”, e rëndon psikologjikisht qeverinë ‘Rama’”, u shpreh Ngjela. Avokati ka analizuar gjithashtu edhe rolin e opozitës dhe raportin e dyshes, Berisha-Basha. Sipas tij, opozita e sotme ndodhet në vorbullën dekadente të Sali Berishës. Për kreun e PLD, dyshja Berisha-Basha është nonsens. Sipas tij, Berisha ka vendosur në krye të opozitës një kukull. “Opozita është në një nivel shumë të dobët. Vazhdon ende me idenë se edhe pse humbi zgjedhjet është ende në qeveri. Opozita është në vorbullën dekadente të Sali Berishës, pra ecën në vorbullën që krijoi vetë. Ndërsa dyshja Berisha-Basha është nonsens. S’mund të ketë Berisha-Basha. Berisha vendosi në krye të Partisë Demokratike, një kukull, që e komandon si të dojë”, theksoi Ngjela. Më tej, Spartak Ngjela deklaroi se Partia Demokratike ka mbetur brenda agresivitetit politik, duke vijuar se Berisha nuk ka lejuar që opozita të qytetërohet. “Saliu nuk lejon që partia të qytetërohet. Partia Demokratike ka mbetur brenda agresivitetit primitiv”, nënvizoi Ngjela.
 
Shehu
 
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti demokrat, Tritan Shehu, deklaron se qeveria “Rama”, e ka filluar punën me këmbën e majtë, ndërsa ka parashtruar një sërë gabimesh të bëra nga mazhoranca në 100 ditëshin e parë të punës. “100 ditëshi i qeverisë “Rama”, është fillimi i qeverisjes me këmbën e majtë. Kemi një qeverisje konfuzioni dhe mosmbajtje të premtimeve elektorale. Që në fillimet e saj ka bërë një sërë gabimesh, që nga paketa fiskale, ekonomike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një sërë elementësh të tjerë substancialë, që kanë të bëjnë me të ardhurën e vendit. Gjithashtu, janë bërë gabime në taktikën e shkarkimeve masive e të pa argumentuara, në cilësinë e emërimeve të bëra për disa nga institucionet e rëndësishme shtetërore. Po kështu në mënyrë jo të rregullt janë anuluar lista të gjata vendimesh qeverie pa u argumentuar, pa u studiuar, pa u thirrur palët e interesuara. Kjo dëmton rëndë imazhin e vendit, sigurinë e investitorëve, pra interesat tona. Megjithëse do shtoja se është ende e parakohshme të bësh një analizë thelbësore të qeverisë”, u shpreh deputeti demokrat. 
 
Ndoka: Qeveria “Rama” është e dështuar, viti 2014, i vështirë financiarisht
 
Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka parashikon një vit të vështirë financiarisht për qytetarët shqiptarë. Deputeti demokrat pohoi se kryeministri Edi Rama nuk po mban premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale. “Qeveria “Rama” nuk jep shpresë te qytetarët në mbajtjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale. Nuk pati një rilindje por do thoja se do të kemi një vit të vështirë nga ana financiare. Mazhorancë është e dështuar”, tha Ndoka. Ndër të tjera, deputeti demokrat ka vlerësuar opozitën si konstruktive dhe alternative. Sipas tij, përgjegjësia e opozitës bëhet më e madhe, kur ka përballë një mazhorancë të dështuar. “Opozita duhet të ketë një riorganizim më të efektshëm. Gjithsesi opozita është mjaft konstruktive, e fortë, e vërtetë dhe alternative. Përgjegjësia e opozitës rritet kur ka përballë një mazhorancë të çakorduar. Dhe në këto rrethana, opozita duhet të reagojë më fortë”, u shpreh Nard Ndoka.
 
Fatmir Toçi: PD nuk ka identitet, është e çakorduar
 
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, vlerëson se roli i opozitës në Parlament është shumë i dobët. Sipas deputetit socialist, opozita e sotme është totalisht e çakorduar. “Opozita ka probleme me identitetin. Është e çakorduar totalisht, me nje kryetar që nuk dihet se kush është de facto dhe kush është de jure. Opozita e sotme nuk merret me gjera që janë thelbësore për vendin tonë”, u shpreh Toçi. Deputeti socialist theksoi se Shqipërisë i mungon një opozitë e fortë dhe konstruktive. “Vendi është pa opozitë. Vendit tonë i mungon një opozitë konstruktive dhe e vërtetë. Opozita ka probleme me veten e vetë, me kryetarin dhe me vetë njerëzit që ka. Opozita nuk e kupton se duhet të shohë me sy kritik kohën kur kanë qenë në qeveri, të gjitha gjërat që kanë bërë. Shqiptarët po vuajnë ende pasojat e tyre. Edhe pse shqiptarët ishin ata që në 23 Qershor i treguan vendin Partisë Demokratike. Opozita vazhdon të mendojë se është ende në pushtet”, pohoi Toçi.
 
Arben Çuko: Vendi ka nevojë për opozitë konstruktive 
 
Deputeti socialist, Arben Çuko, ka komentuar performancën e qeverisë “Rama”, në 100 ditët e para të punës, duke e vlerësuar atë maksimalisht. Çuko theksoi se qeveria “Rama”, ka shënuar një sërë arritjesh në të mirë të shtetit shqiptar, në një periudhë të shkurtër. “Kjo qeveri në thelb të saj ka pasur transparencën, vendimet për kontrollin e territorit, sukseset e rendit dhe sigurisë etj,. Madje një tjetër sukses i saj, ishte dhe hartimi i buxhetit, më i madhi i këtyre 20 viteve, dhe marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Fillimi i punës së qeverisë është transformimi i shtetit shqiptar”, u shpreh Çuko. Ndërkaq, deputeti socialist ka komentuar dhe rolin e opozitës në Parlament. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive. “Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë dhe konstruktive. kryetari de facto i opozitës është Sali Berisha ndërsa Lulzim Basha është de jure. Berisha nuk ka për tu larguar ndonjëherë nga opozita”, nënvizoi Çuko. Joana Tafa
 
 
 
 
 

Më të lexuarat